| |
 |
OPINIONE |
|
|
8.08.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
CILI
ĖSHTĖ ROLI I KLERIKUT ORTODOKS PAVLE NĖ POLITIKĖN SERBE? |
|
|
PATRIARKU
PAVLE, KY NACIONALIST SERB MBAN PĖRGJEGJĖSI PĖR DEGRADIMIN E
PLOTĖ TĖ MIRĖKUPTIMIT NDĖRETNIK NĖ KOSOVĖ ! |
|
|
|
|
|
 |
|
Roli i paskrupullt i
Pavles nė mbėshtetje intensive tė politikės
gjenocidiale tė kriminelit Milosheviq dhe tė
bashkėpuntorėve tė tij, roli i tij nė formimin e
enklavave serbe nė Kosovė, nė stopimin e proceseve
demokratike dhe tė pavarėsimit tė Kosovės ka qenė dhe
vazhdon tė jetė i pashmangshėm, derisa nė anėn
tjetėr i njėjti po arrin tė pėrfitojė pėrkrahjen e
disa qarqeve brenda faktorit politik shqiptar si dhe tė
faktorit ndėrkombėtar, qė janė treguar tė gatshėm
pėr kompromise nė dėm tė vullnetit tė lirė politik
tė shqiptarėve tė Kosovės!? Pėr kėtė dėshmojnė
edhe takimet sekrete tė disa krerėve politik tė
Kosovės me kėtė individ nacionalist thellėsisht
antishqiptar nė SHBA si dhe nė vende tjera akoma tė
panjohura pėr opinionin publik.
8
gusht 2003 / Shkruan : Besim KRASNIQI
|
-
- Edhe pse i veshur nėn petkun e njė religjioni
tė caktuar (sllavo-ortodoks), patriarku serb Pavle shumė mė
pak i kushton kohė " punėve tė Zotit " dhe tė
shpėrndarjes sė njohurive fetare tė ortodoksizmit tek
pakica serbe nė Kosovė, ndėrsa qė kohėn mė tė madhe ia
kushton politikės antishqiptare duke bredhur kancelarive tė
perėndimit si i dėrguari i Beogradit, duke keqpėrdorur
keqas edhe pozitėn e tij prej klerikut ortodoks.
- Me petkun e tij prej kleriku dhe me propagandėn
e tij tė bazuar nė parimin serbosllav antishqiptar shumė tė
propaganduar nė dhjetėvjetshin e fundit si " Kosova,
djep i Serbisė ", Pavle ka arritur qė tė afrojė afėr
vetes tė gjithė serbėt me pikėpamje " patriotike
" dhe me nivel tė ulėt tė vetėdijes, tė cilėt janė
tė pakėnaqur me gjendjen e krijuar nė Kosovė pas luftės e
kėndej. Kjo nėnkupton se kleriku politikan ka ndikim tek njė
pjesė bukur e madhe e serbėve tė Kosovės, tė cilėt me njė
fanatizėm abnormal i shkojnė pas dhe i vihen nė shėrbim sa
herė qė e kėrkon kleriku-politikan, i specializuar pėr
futjen e frymės sė intolerancės ndėretnike nė Kosovė.
- Pėrgjatė karrierės sė tij politike,
patriarku Pavle ėshtė vėnė nė shėrbim tė politikės
ekspansioniste serbosllave dhe nė dėm tė popullit shqiptar
tė Kosovės dhe vullnetit tė tij politik. Roli i paskrupullt
i Pavles nė mbėshtetje intensive tė politikės gjenocidiale
tė kriminelit Milosheviq dhe tė bashkėpuntorėve tė tij,
roli i tij nė formimin e enklavave serbe nė Kosovė, nė
stopimin e proceseve demokratike dhe tė pavarėsimit tė
Kosovės ka qenė dhe vazhdon tė jetė i pashmangshėm,
derisa nė anėn tjetėr i njėjti po arrin tė pėrfitojė pėrkrahjen
e disa qarqeve brenda faktorit politik shqiptar si dhe tė
faktorit ndėrkombėtar, qė janė treguar tė gatshėm pėr
kompromise nė dėm tė vullnetit tė lirė politik tė
shqiptarėve tė Kosovės!? Pėr kėtė dėshmojnė edhe
takimet sekrete tė disa krerėve politik tė Kosovės me kėtė
individ nacionalist thellėsisht antishqiptar nė SHBA si dhe
nė vende tjera akoma tė panjohura pėr opinionin publik menjėherė
pas ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė.
- Deklarata e fundit publike e patriarkut
nacionalist Pavle rreth statusit tė ardhshėm politik tė
Kosovės kur deklarohet " pėr ruajtjen e sovranitetit tė
Serbisė nė Kosovė ", gjė qė nėnkupton se ėshtė
kundėr pavarėsisė sė Kosovės, na jep njė pasqyrė edhe mė
reale rreth figurės mė pak religjioze e mė tepėr politike
tė agjentit politik tė Serbisė, i cili synon me vendosmėri
t'i qojė deri nė fund planet kriminale tė padronit tė tij,
i cili tashmė " mrizon " prapa grilave tė drejtėsisė
nė Den Haag.
- Deklaratat e tilla kundėr pavarėsisė sė
Kosovės si dhe veprimet konkrete kundėr politikės sė bashkėsisė
ndėrkombėtare, duke mos i njohur institucionet legjitime tė
Kosovės, pushtetin e UNMIK-ut,KFOR-it, SHPK-sė etj., e me kėtė
duke inkurajuar veprimet ekstremiste kundėr policėve tė
UNMIK-ut dhe SHPK-sė (sikurse vrasja e fundit e policit tė
UNMIK-ut nė Albanik) jo vetėm qė duhet dėnuar publikisht
nga ana e UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės, por do tė
duhej edhe tė ndėrmeren masa ligjore, duke ia ndaluar me
vendim tė menjėhershėm gjyqėsor klerikut shovenist serb
aktivitetin e tij propagandistiko - politik, pasojat e tė cilės
propagandė po i pėrjetojmė aktualisht.
- Andaj, nė qoftė se nga liderėt shqiptarė
kėrkohet qė tė bėjnė politikė qė inicon tolerancė
etnike dhe fetare si dhe nė qoftė se nga shqiptarėt nė pėrgjithėsi
kėrkohet vazhdimisht tė bashkėjetojnė me pakicėn serbe nė
harmoni etnike, atėherė ėshtė mė se e domosdoshme dhe e
patjetėrsueshme qė bartėsve tė nostalgjisė
millosheviqjane, agjentėve tė tillė tė Serbisė siē ėshtė
patriarku Pavle dhe bashkėpuntorėve tė tij t'u ndalohet
aktiviteti politiko-propagandistiko-dirigjues kundėr shqiptarėve
dhe aleatėve tradicionalė tė shqiptarėve. Indiferentizmi
ndaj aktivitetit tė personave tė tillė do tė thotė mė
shumė vrasje tė shqiptarėve, tė policėve tė UNMIK-ut dhe
SHPK-sė, mė shumė destabilizim, mė tepėr urrejtje ndėrnacionale
si dhe mė shumė pasiguri pėr mbarė shoqėrinė e Kosovės.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|