8.08.2003 - Trepca.net

In memoriam - shkencėtarit

INJAC   ZAMPUTI

( 1910 – 1998 )


Maj 2003 / Jozef  ZAMPUTI
    
Njeriu i  mirė, historiani i shquar, studjuesi i pėrkryer, letrari i talentuar, Injac Zamputi, lindi nė Shkodėr mė 12  shkurt 1910. Babai i tij, Romolo, me origjinė italiane, zyrtar poste nė qytetin e Shkodrės, e la atė nė moshėn 1 vjeēare, sė bashku me tri motra, edhe ato tė vogla, si pasojė e vdekjes sė parakohshme, kur ishte rreth 30 vjeē,  nga njė aksident banal… E ėma, Nine, me origjinė nga Malėsia, nga  Temali, i rriti kėta fėmijė me mundime e sakrifica tė mėdha,
 
Injaci studioi nė Kolegjin Saverian tė qytetit tė tij tė lindjes,  ku u shqua pėr korrektesė tė lartė dhe rezultate shumė tė mira nė mėsime. Prandaj qė nė moshėn 21 vjeēare mbahet si mėsues nė atė Kolegj, ku jep lėndėn e letėrsisė shqipe, si koleg i ri i tė madhit Dom Ndre Mjeda, te i cili gjeti mbėshtetje dhe mirėkuptim tė plotė, qė u shndėrrua midis tyre, me kohė, nė njė miqėsi e njė dashmirėsi tė veēante.
 
Me natyrėn e tij artistike, merr pjesė nė mjaft shfaqje teatrale, nė fillim si nxėnės e mė pas  si mėsues, edhe si drejtues i tyre. Nė shfaqjet muzikore, traditė e shkollave tė asaj kohe, ėshtė aktiv  e si amator me talent, nė orkestėr i bie violinės. Jep njė ndihmesė tė madhe me shkrimet e tij, nė revistėn “ LEKA”. I dashur e i respektuar nga nxėnėsit dhe mėsuesit e tjerė tė Kolegjit, merr pjesė bashkė me ta nė aktivitete kulturore, artistike e sportive.
 
Duke patur parasysh se nė Kolegj mėsonin edhe fėmijė tė besimeve tė tjera, ai pat si nxėnėsa tė tij edhe Veli e Qemal Stafėn, Loro Boriēin, Selaudin Bekteshin, e shumė tė tjerė.
 
Nė vitin 1937 martohet me njė vajzė nga familja Prela e Shkodrės, me tė cilėn kaloi njė jetė plot dashuri, mirėkuptim e harmoni, duke pėrballuar sė bashku edhe tė gjitha vėshtirėsitė e jetės qė u ranė nė pjesė. Me Rozėn e tij ai bėri 6 fėmijė, 5 vajza dhe njė djalė tė vetėm.
 
Mbaron universitetin nė Trieste tė Italisė dhe doktorohet nė Shkencat Politike. Mbron temėn historike : “ 700-a Veneciane dhe Shqipėria “, pa menduar aspak nė atė kohė se e ardhmja e tij do tė lidhej pikėrisht me historinė, historinė e mesjetės Shqiptare.
 
Nė vitin 1945 punon si drejtues i Shtėpisė sė Kulturės nė Shkodėr, ndėrsa nė vitt 1946- 1948 e transferojnė nė Gjirokastėr, larg familjes sė tij, ku jep lėndėn e letėrsisė nė Liceun e atij qyteti.
 
Me hapjen e Institutit tė Shkencave, thirret nė Tiranė pranė kėtij Instituti ku i caktohet dega e Historisė sė Mesjetės. Nė vitin 1953, mė nė fund, si i jepet njė apartament banimi ( njė dhomė me njė paradhomė tė vogėl, e njė guzhinė po tė tille arrin tė bashkohet pėrsėri me familjen e tij tė madhe prej 10 personash ( e ėma, motra, gruaja dhe 6 fėmijėt ), nė atė hyrje ku strehoheshin edhe katėr familje tė tjera, me korridor e banjė tė pėrbashkėt, tamam ambient i pėrshtatshėm pėr kėtė historian , tashmė edhe tė afirmuar. Aty, ai me familjen e tij jetoi e punoi pėr 40 vjet. Aty ai shkroi tė gjitha punimet e tij , herė nė stol, herė nė njė tryezė tė vogėl, e ndonjėherė edhe nė prehėr, duke u kėrrusur gjithnjė e mė shumė mbi dokumentat e historisė shqiptare, pa i trokitur nė derė askujt…
 
Nė vitin 1993 riatdhesohet nė Itali ku deri sa vdiq, mė 28 shkurt 1998, vazhdoi me ngulm punėn e tij tė nisur qė nė rini, duke lėnė dorėshkrime tė mrekullueshme familiare e tė kohės, por edhe studime historike.
 
Me gjithė kėtė punė tė madhe ne dobi tė historisė sė Shqipėrisė, atij nuk i dhanė asnjė titull shkencor.
 
Nė vitin 1995 , mė nė fund, i jepet dekorata “Punonjės i shquar i Shkencės  dhe i teknikės “ nga Presidenti i Republikės Sali Berisha, me motivacionin : “ Pėr kontribut shumė tė shquar nė zhvillimin e shkencave albanologjike”.
 
Edhe kur ishte nė moshė tė thyer, mbi 80 vjeē, ai vazhdimisht shkruante, botonte duke lėnė kujtime tė vyera tė jetės sė tij, tė mbushur me punė tė mirėfilltė shkencore por edhe me vėshtirėsi e keqtrajtime, tė cilat, me natyrėn e tij tė butė, fisnike e shume fetare, ai arriti t’i pėrballojė.
 
Amaneti i tij i fundit nė prak tė vdekjes ( nė Tivoli tė Italisė ) ishte qė eshtrat e tij tė preheshin nė truallin shqiptar, tė cilit i kishte shėrbyer me devotshmėri dhe aftėsi tė admirueshme, pėr mė tepėr se 60 vjet.
 
….. U varros nė varrezat e Sharrės, pranė tė ėmės, motrės Xhina dhe njė djali foshnjė tė tij ė vdekur, si njė shqiptar i vėrtetė….
      
 
AKTIVITETI   I  TIJ   LETRAR
 
Aktivitetin e tij letrar Injac Zamputi e ka filluar nė moshė fare tė re. Ėshtė autor i dhjetra e dhjetra shkrimeve, artikujve letrarė, kryesisht kulturorė, gjuhėsorė, shoqerorė  e poetik, nė shtypin e kohės, duke pėrdorur, pėrveē emrit tė tij edhe pseudonime tė ndryshme ( si Ales, Notarios, Pol-iglota, Rosea, Sila, Sirena, Stal, Z=i
Zeta (j), R.N.
 
Nė vitin 1937 botoi nė revistėn “ LEKA “ melodramėn “ Damjani Himarjot”, e cila u botua mė vete mė 1943. Nė vitin 1943 botoi librin e parė me novela “ Zemra Njerėzish”dhe mė 1944 librin e dytė me novela “ Atje nėn hijen e Rozafės”, tė cilėn ja dedikoi :   “ Nanės seme qi mė pėrkundi nė djep druni “
 
Nė vitet ’50 e fillimin e viteve ’60, merret pėrseri me letėrsi. Shkruan tri drama, njė melodramė, dy tregime tė gjata, njė poemė pėr luftėn e Himarės tė vitit 1481. Por nuk e lejojnė tė botojė. Kėshtu detyrohet tė heqė dorė, pėrkohėsisht nga letėrsia e t i kushtohet vetėm historisė e paleografisė.
 
Iu kthye pėrsėri kėsaj fushe  tė ndėrprerė me vite, nė 10 vjeēarin e fundit tė jetės sė tij. Nė fund tė viteve ’80, e ndjeu se po afroheshin ndryshime tė mėdha dhe fillon ta zgjėrojė aktivitetin e tij. Pėrkthen e boton nė vitin 1989 librin “ Burgimet e mija” tė Pashko Vasės dhe merr pjesė nė njė emision televiziv, kushtuar figurės sė atij rilindasi tė madh..
 
Ndėrkaq, nė vitin 1993, boton dy veprat e tij tė titulluara : “ Fishta – Koha, Njeriu, Vepra” dhe   “ Ekskursion nė dy vepra tė Kadaresė”.  Kėto dy vepra, nėn njė frymė kritike miqėsore dhe thellimi historik tė fakteve tė pėrshkruara, janė edhe veprat e fundit tė botuara, tė aktivitetit tė tij letrar…
 
Por ai ka lėnė disa dorėshkrime, tė cilat me kohė , sigurisht qe do tė shohin dritėn e botimit.
 
 
AKTIVITETI   SHKENCOR
 
Nė vitet e fundit tė Kolegjit Saverian, sė bashku e nėn drejtimin e at Z. Valentinit, hedh bazat e albanologjisė shqiptare, e kjo do t’i shėrbejė si bazė e mirė pėr studimet  e mėvonshme historike tė  shumta tė tij.
 
Me ardhjen nė Institut, iu fut punės  me seriozitet e pasion tė paparė, sepse aty edhe gjeti mėnyrėn pėr tė shprehur intelektin e bagazhin  e tij kulturor si dhe mėnyrėn pėr tė mbajtur familjen e tij, pėr tė mbijetuar.
 
Ndėr punimet e tij tė  para ėshtė zbėrthimi i alfabetit tė dorėshkrimit tė quajtur “Anonimi i Elbasanit” , transkriptimi e komentimi i tij, duke e ēuar se paku nė shek. XVII lėvizjen e ritit ortodoks,  pėr njė liturgji nė gjuhėn  shqipe. Po kėshtu zbėrtheu alfabetin e panjohur tė shek. XIX, tė njė poezie me pėrmbajtje bektashiane.
 
 Mė pas boton librin: “ Pėrpjekjet Shqiptare pėr liri i pavarėsi nė shek. XVI-XVII”. Fillon tė pėrgatisė kuadrin e ri pėr dokumentacionin e asaj periudhe e u jep drejtime se ku duhet tė shkojnė, nė arkivat e ndryshme  tė Venecias, Vatikanit, Raguzės etj. Ja sjellin kėto dokumenta me mikrofilma e ai , nga fotokopjet, duke pėrdorur edhe lentet ( lupėn ), i transkripton, i pėrkthen, i komenton. Kėshtu botohen disa vėllime nė kuadrin e Institutit tė Historisė, me relacione, regjistra e shėnime tė ndryshme tė asaj kohe.
 
Njė punė kjo kolosale, e papėrsėritshme.  Ndėrsa ai vetė, koka e tė gjithė kėsaj pune madhore pėr historinė e Shqipėrisė, nuk u lejua asnjėherė tė dilte jashtė Shqipėrisė, as pėr gjetjen e dokumentave tė nevojshme e as  pėr tė marrė pjesė nė simpoziume apo konferenca ndėrkombėtare, ku ftohej edhe nominalisht nga historianėt dhe shkencėtarėt e huaj, tė cilėt e njihnin historianin Zamputi nga  punimet e tij. Shkolla qė kishte kryer, kultura qė kishte marrė nė Shkollėn Saveriane, origjina, kontaktet qė kishte pasur para luftės ( At Valentini ishte konsideruaj reaksionar nga regjimi i diktaturės sė proletariatit), besimi i spikatur fetar, e bėnin pėr regjimin e Enver Hoxhės, person tė dyshueshėm, qė duhej mbajtur nėn kontroll e mbikqyrje.
 
Ndėrkaq ,ai me punėn e tij tė palodhur , mbushi atė boshllėk tė madh qė ekzistonte nė periudhėn e historisė sė Shqipėrisė pas vdekjes sė Skėnderbeut, duke nxjerrė  nė pah organizimin e maleve pėr luftėn kundėr otomanėve, kuvendet shqiptare, kontaktet me Europėn etj. Konkluzionet e studimeve tė dokumentacionit,. botoheshin nė formė artikujsh ne revistėn “ Studime Historike”. Nga dokumentacioni i kohės zbulon e studion mjaft hollėsi tė shkrimtarėve tė vjetėr shqiptarė Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani e tė humanistėve tė tjerė shqiptarė si Barleti e Beēikemi.
 
Tė periudhės 1960 –1990 janė librat e botuar :
 
-          “ Relacione mbi gjėndjen e Shqipėrisė veriore e tė mesme nė shek.XVII ( 1610-1634) “- Vėll.I ( 1963 );
-          Me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut botohet : “ Dokumente tė shek.XV pėr Historinė e Shqipėrisė ( 1479 –1499) “ – (1967) ;
-          Seriali i librave “ Dokumente pėr Historinė e Shqipėrisė”  pėr periudhat :
-          1499-   1506 –pjesa e II -  ( 1979 );
-          1400 – 1405  - ( 1987 ) ;
-          1507  - 1592 -  Vėll.I (1989 )
-          1603  -  1621 – Vėll. III ( 1989 ) ;
-          1593  -  1602  - Vėll. II ( 1990 ) ;
-          1675  -  1699   -  Vėll. -  IV ( 1990 ). Disa nga kėto vėllime janė me bashkėautorė.
 
   Tė gjitha kėto vėllime janė botuar me transkriptimet origjinale, pėrkthimet pėrkatėse e me indekset e emrave tė personave e tė vendeve. Vetėm nė kėto vėllime dokumentash numėrohen rreth 4500 faqe.
 
Vitet e zeza 1967 – 68- revolucioni kultural -  e ai ėshtė nė shinjestėr  pėr ideologjinė fetare, por mbahet akoma nė Institut vetėm sepse, dokumentacioni i mesjetės do tė mbetej edhe pėr shumė kohė pa u lexuar nga askush. E ai me pasion, i mbyllur nė shtėpi, vazhdon  e punon duke jetuar nė botėn e  Budit, Bogdanit, Bardhit etj. Asnjėherė nuk ia njohėn titullin doktor  e diplomėn e Triestes, megjithėse tė gjithė e thėrrisnin “Profesor”.
 
I vitit 1988 ėshtė edhe punimi i tij me shumė interes pėr leximin e “ Mbishkrimit tė Arbėrit “ e  tė “ Mbishkrimit tė Brarit “, tė cilėt lexohen pėr herė tė parė nė mėnyrė tė plotė dhe qė vendosin gurė themeli nė historinė e popullit shqiptar. Nė vitet 1995 – 1997 boton artikuj e studime me shumė interes nė revistėn “ Hylli i Dritės “,  pėr ēėshtje tė fillimit tė letėrsisė nė gjuhėn shqipe dhe, i fundit, pėr aksionin kolonizues tė Dionisit e luftrat iliro-romake.
 
Injac Zamputi ka botuar shumė artikuj, studime etj.  Pėrveē  botimeve nė “ Buletinin e Shkencave” ai ka botuar edhe te revista “Studime Historike”, te  “Studime Filologjike”, materiale kėto  me karakter historik, etik, gjuhėsor, arkeologjik,  sociologjik etj.Si njė studjues pėr njė kohė tė gjatė i historisė shqiptare edhe i periudhės sė pushtimit osman, ai ka bėrė kujdes pėr visaret shpirtėrore dhe fizike tė popullit shqiptar, por pa cėnuar aspak visaret e popujve  fqinjė e njėkohėsisht, pa nguruar aspak tė kundėrshtojė me kėmbėngulje , shkencėrisht, shtrėmbėrimet historike tė studjuesve tė huaj dashakeqe.
 
Kėshtu kjo figurė madhore pėr Historinė e Shqipėrisė, nga duart e tė cilit u pėrgatitėn edhe shumė studjues tė tjerė e historianė tė rinj tė talentuar, mbeti nė hije edhe pse nuk dijti t’i bente lajka askujt nė regjimin e atėhershėm.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.