|
7
gusht 2003 / Laura Konda / « Zėri
i Amerikės »
Kryeministri
i Kosovės Bajram Rexhepi tha se incidentet qė kanė ndodhur kohėt
e fundit nė Kosovė e dėmtojnė imazhin e saj. Nė njė
intervistė qė i dha sot Zėrit tė Amerikės ai tha gjithashtu
se kėrkohet njė bashkėpunim sa mė i ngushtė me UNMIK-ut, pėr
arsye se ky ėshtė njė mision i pėrbashkėt dhe bashkėpunimi
ėshtė nė dobi tė qytetarėve.
Zėri
i Amerikės: Zoti Rexhepi, kohėt e fundi nė Kosovė, ka
patur disa incidente me dhunė, siē ishin vrasja e policit tė
OKB-sė, shpėrthimet nė Prishtinė, Podujevė e Mitrovicė, tė
cilat kanė cėnuar gjendjen e sigurisė nė Kosovė. Sa shqetėsuese
janė kėto zhvillime pėr sigurinė e brishtė nė Kosovė?
Bajram
Rexhepi:Kėto janė mjaft shqetėsuese dhe krijohet pėrshtypja
se disa elemente me predispozita kriminele qėndrojnė si
kujdestarė qė nė momentet kur megjithatė situata e sigurisė
shkon drejt pėrmirėsimit, ta dėmtojnė dhe ta prishin imazhin e
Kosovės. Tė gjitha kėto incidente nė njė mėnyrė dėmtojnė
Kosovėn, prandaj ka shqetėsime pėr arsye se kėto cikle tė
dhunės ndodhin kohė pas kohe.
Zėri
i Amerikės: Zoti kryeministėr, kohėt e fundit zoti Jakup
Krasniqi, Ministri i Shėrbimeve Publike dhe ushtrues i detyrės sė
kryeministrit ndėrkohė qė ju ishit me pushime, bėri publike njė
letėr tė tij, ku kritikonte ashpėr punėn e UNMIK-ut. Si e cilėsoni
ju kėtė veprim tė jashtėzakonshėm tė zotit Krasniqi dhe si
ka ndikuar ai nė marrėdhėniet midis UNMIK-ut dhe institutioneve
tė Kosovės?
Bajram
Rexhepi:Mendoj se ka vend pėr kritika pėr misionin e
UNMIK-ut, por edhe pėr institucionet kosovare pėr arsye se as ka
institucione, as ka njerėz tė pagabueshėm. Mirėpo mendoj se
forma nuk ishte mė adekuate. Tė gjitha kėto ēėshtje ku ne
kemi percepsione tė ndryshme, ka mundėsi qė nė forumet e pėrbashkėta
ti prezantojmė dhe kėrkohet njė bashkėpunim sa mė i ngushtė
me faktorin ndėrkombėtar, me misionin e UNMIK-ut, pėr arsye se
ky ėshtė njė mision i pėrbashkėt i yni, nė mėnyrė qė tė
ketė sa mė pak hapėsirė pėr kritika, qoftė tė ndėrsjellta,
qoftė tė qytetarėve tė Kosovės, pėr arsye se njė bashkėpunim
mė i ngushtė ėshtė edhe nė dobi nė fund tė fundit tė
qytetarėve, pėr ēka edhe ne kemi obligim moral. Prandaj pėrkundrazi
ndonjėherė pėrshtypjeve se ka ngecje nė procese, duhet tė
bashkėpunojmė mė shumė qė proceset bashkarisht ti ēojmė
pėrpara.
Zėri
i Amerikės: Zoti Kryeministėr, si po realizohet procesi i
kalimit tė pėrgjegjėsive nga UNMIK-u tek institucionet vendore,
a ėshtė realiste tė thuhet se ky proces do tė pėrfundojė
deri nė fund tė vitit, ndėrkohė qė aktualisht ky proces duket
se ėshtė bllokuar?
Bajram
Rexhepi: Aktualisht, ndoshta pėr shkak tė ndėrrimit tė
administratorėve, ky proces ka ngecur. Ne kemi punuar gjatė kohės
qė zoti Shtajner ishte administrator dhe shpresojmė se shumė
shpejt do tė vazhdojė edhe me kryeadministratorin e ri, me zotin
Holker pėr arsye se kjo do tė jetė tani nga prioritetet edhe tė
qeverisė dhe institucioneve tė Kosovės, por edhe tė UNMIK-ut.
Ėshtė joreale qė tė pritet tė bėhet transferimi i tė gjitha
kompetencave deri nė fund tė vitit, por shumica e pjesėve tė
parezervuara, ose tė transferuuara duhet tė rrumbullakoset deri
nė fund tė vitit. Kjo nuk do tė thotė se do tė mbetemi vetėm
nė ato pozicione, por do tė formojmė edhe grupe tė pėrbashkėta,
ku edhe ato tė tjerat tė rezervuara, gradualisht do tė bėjmė
pėrgatitjet qė tė transferohen.
Zėri
i Amerikės: Nė Kosovė, ka filluar tashmė procesi i
privatizimit tė ndėrmarrjeve. Sa po pengohet ky proces nga
statusi i paqartė i Kosovės?
Bajram
Rexhepi:Unė mendoj se pavarėsisht nga statusi i paqartė i
Kosovės, pengesat kanė qenė tė mėdha qė tė fillojė procesi
i privatizimit dhe kėto pėr dihet se subjekti i cili mė tepėr
ka qenė i interesuar ta pengojė ishte Serbia, e cila ka
pretendime tė ndryshme pronėsore, territoriale etj. Mirėpo
megjithatė ka filluar procesi i privatizimit, edhe pse me vonesė
dhe gjashtė ndėrmarrjet e para janė privatizuar. Mendoj se ėshtė
njė fillim i mbarė pėrkundėr qė ka pakėnaqėsi aty-kėtu tek
punėtorėt. Askush smund tė presė njė privatizim ideal, mirėpo
mendoj se sa mė shpejt tė bėhet privatizimi i pronės shoqėrore
ėshtė nė dobi tė Kosovės se pa privatizim nuk mund tė
pretendojmė tė kemi zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm dhe
krijim tė vendeve tė punės.
Zėri
i Amerikės: Nė vjeshtė thuhet se do tė fillojnė
bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit. Ndėrkohė Serbia ka thėnė
paraprakisht se Kosova do tė pėrfshihet nė Kushtetutėn e re tė
Serbisė. Sa i mundur do tė jetė dialogu nė kėto kushte?
Bajram
Rexhepi:Mendoj se provokimet e kohėpaskohėshme mjaft tė rėnda
nga ana e Serbisė nuk pushojnė. Rreth njė vit e ca mė parė
ishte me preambulėn kushtetuese tė unionit Serbi-Mal i i Zi.
Mendoj se Unioni Evropian tash do tė veprojė nė mėnyrė
preventive qė tė mos lejojė njė gjė tė tillė, pėr arsye se
njė situatė tė tillė gati e pamundėson dialogun dhe mendoj se
krijon njė klimė tė papėrshtatshme pėr ēfarėdo forme tė
dialogut. Prandaj ne shpresojmė se ata nuk do tė ndėrmarrin njė
hap tė tillė tė gabuar, nė tė kundėrtėn atėherė edhe ne
do tė marrim pozicione krejt tė tjera.
|