6.08.2003 - Trepca.net

Rrezet Lazer premtuese pėr tė kryer operacione


6 gusht 2003  / « Zėri i Amerikės »

Rrezet lazer pėrdoren nė mjeksi pėr shumė gjėra, nga kurimi i kancerit deri tek rregullimi i shikimit. Tani njė teknikė me rreze lazer pėr tė parė indet mund tė bėjė tė mundur eliminimin e operacionit qė i ndihmon mjekėt tė diagnostikojnė sėmundjet.

Ēdo ditė nėpėrmjet thikės ose gjilpėrės mjekėt bėjnė biopsi pėr tė nxjerrė sasi tė vogla tė indeve tė pacientėve dhe pėr t’i parė ato nė mikroskop pėr sėmundje tė mundshme. Pėr biopsitė duhen ditė qė tė pėrfundohen dhe kėrkohen kimikate qė mund tė jenė tė dėmshme pėr punonjėsit e laboratorit.

Nė njė studim tė kohėve tė fundit, pėrshkruhet njė teknikė me rreze lazer nėpėrmjet tė cilės mund tė shihen qelizat e veēanta dhe tė bėhen biopsi, qė kėrkojnė vetėm disa minuta.

Studjuesit e Universitetit Cornell dhe Harvard, po e zbatojnė kėtė teknikė nė eksperimente tek kafshėt dhe njerzit, duke vėzhguar ēdo gjė nga funksionimi i trurit deri tek kanceri.

Mjeku dhe inxhinjeri i Universitetit Cornell, Watt Webb, ėshtė njė prej shpikėsve tė metodės sė re, e cila u bėn tė mundur shkencėtarėve tė shikojnė gati 1 milimetėr nė thellėsi tė indit.

“Ne mund tė shikojmė nėpėr lėkurė, mund tė shikojmė qarkullimin e gjakut, strukturat e kolagjeit nėn lėkurė dhe shumė tė tjera. Pra kjo ėshtė njė teknologji kjo shumė e dobishme pėr diagnostikimin e sėmundjeve dhe mendojnė se sė shpejti do tė gjejė zbatim nė mjeksi.”

Por si funksionon ky proces i ri me rreze lazer? Disa molekula nė trupin e njeriut ndriēojnė kur i nėnshtrohen njė drite tė caktuar. Zakonisht, energjia e lartė qė pėrdoret pėr tė ndriēuar molekulat mund tė dėmtojė indet. Por drita me energji mė tė ulėt, si rrezet infra tė kuqe, janė shumė mė pak tė dėmshme dhe shumė tė volitshme pėr tė parė nėpėr inde.

Studjuesi i Universitetit Cornell, Warren Zipfel, thotė se nevojitet ennergjia e tė paktėn dy pjesėzave tė dritės pėr tė ndriēuar disa molekula tė trupit. Pikėrisht kėtu pulset me rreze lazer funksionojnė mė mirė se sa drita natyrale.

Imazhi shumė ngjyrėsh qė pėrftohet skanohet nga mikroskopi dhe pėrpunohet me kompjuter. Kėshtu mund tė shikosh fotografi shumė tė hollėsishme 3 dimensionale tė qelizave tė gjalla.

“Ne mund tė krijojmė imazhe me rezolucion shumė tė lartė. Ėshtė njėlloj sikur pėr shembull tė shikosh 100 faqe tė njė libri pa e hapur librin.”

Eksperti i teknikave optike tė Universitetit Wisconsin, John White, i cili nuk mori pjesė nė studim, ėshtė i gėzuar qė kėto fotografi me ngjyra tregojnė veēori tė ndryshme tė indit nė tė njėjtėn kohė, gjė qė nė kushte normale kėrkon kimikate tė shumta nė njė biopsi me operacion.

Studjuesi i Universitetit Cornell, Warren Zipfel, dhe bashkėpunėtorėt e tij po pėrpiqen ta pėrmirėsojnė teknikėn. Ata po e lidhin lazerin me fibra tė holla dhe elastike xhami, tė cilat pėrcjellin dritėn. Duke i futur kėto fibra optike nė trup, ata shpresojnė tė shikojnė mė thellė se sa njė milimetėr, nė mėnyrė qė kjo procedurė tė mund tė zėvendėsojė biopsitė.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.