|
6
gusht 2003 / Laura Konda /
« Zėri i Amerikės »
Ish-kryeministri
Ilir Meta, vazhdoi tė mėrkurėn turneun e tij nėpėr rrethet e
Shqipėrisė, nė perpjekje per tė siguruar mbėshtetjen e bazės
socialiste nė luftėn e tij kundėr kryeministrit dhe kryetarit tė
partisė Fatos Nano. Zoti Meta dhe disa deputetė, pėrkrahės sė
tij, organizuan tė mėrkurė njė takim nė Shkodėr. Sėrish nė
qendėr tė kritikave ka qenė kryetari Nano dhe qeveria e tij.
Zoti Meta ka deklaruar se nuk do tė lejohet qė Partia Socialiste
tė kthehet nė njė piramidė. Sipas tij, ekonomia e vendit po
shkon drejt rėnies, pėr shkak tė monopolizimit tė saj. Ai
kritikoi procesin e privatizimit tė sektorėve strategjikė si
dhe pėrdorimin e fondeve publike pėr tė mbuluar defiēitin
buxhetor. Zoti Meta ėshtė shprehur se do tė vazhdojė tė
denoncojė fenomenet negative pėr tė mos e lėnė kryeministrin
Nano qė tė mashtrojė me paratė e shqiptarėve. Megjithė
kritikat e rėnda, zoti Meta u bėri sėrish thirrje socialistėve
qė tė angazhohen pėr fitore nė zgjedhjet vendore. Konflikti
mes dy figurave kryesore tė Partisė Socialiste u rishfaq i ashpėr
pas dorėheqjes sė zotit Meta nga posti i zėvendėskryeministrit
dhe ministrit tė jashtėm. Ky konflikt arriti kulmin, kur zoti
Meta dhe pėrkrahėsit e tij bllokuan votimin e ministrit tė ri tė
jashtėm, tė propozuar nga kreu i qeverisė sė Fatos Nanos. Zoti
Meta i dha tė mėrkurėn njė intervistė Zėrit tė Amerikės.
Zėri
i Amerikės: Zoti Meta, cili ėshtė nė thelb qėllimi i lėvizjes
suaj dhe a mendoni ti vazhdoni takimet me socialistėt edhe nė
qytete tė tjera tė vendit?
Ilir Meta:Mė
duket se tashmė opinioni publik ėshtė njohur me qėllimet e
mia, tė cilat synojnė tu japin fund devijimeve nga programi
politik i Partisė Socialiste dhe i qeverisė socialiste, nga
programi ynė elektoral i qershorit 2001, si edhe njėkohėsisht tė
frenojnė personalizimin absurd tė pushtetit tė qeverisjes dhe tė
Partisė Socialiste nga njė person i vetėm dhe po kėshtu ti
jepet fund deformimit tė reformave, ngadalėsimit tė tyre dhe tė
gjithė atyre problemeve dhe shqetėsimeve konkrete qė ka
elektorati, qė kanė anėtarėt e Partisė Socialiste, pėrpjekje
tė cilat unė u pėrpoqa pėr ti zgjidhur nė rrugė
institucionale duke i drejtuar mė shumė se dy muaj mė parė njė
letėr Kryesisė sė Partisė Socialiste pasi kisha bėrė tė
gjitha pėrpjekjet pėr ti zgjidhur ato sė bashku me
kryeministrin Nano.
Dihet tashmė se
edhe pas pėrpjekjeve dhe vullnetit tim pėr tė respektuar
rezolutat e Partisė Socialiste, zoti Nano u thellua akoma mė tej
nė politikėn e tij hakmarrėse, nė pėrpjekjet e tij pėr tė mė
eliminuar jo vetėm si zėvendės kryeministėr, por edhe nė
detyrėn e Ministrit tė Jashtėm. Ai nuk erdhi nė analizėn
gjashtė mujore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ku unė e
ftova dhe njėkohėsisht pėrfaqėsuesit e tij atje nuk ngritėn
asnjė shqetėsim, asnjė problem por pėrkundrazi montuan njė
analizė, ose mė saktė njė pėrmbledhje, njė fletėrrufe pėr
punėn e Ministrisė sė Jashtme me qėllim denigrimin e kėtij
institucioni, nė shenjė hakmarrjeje pėr tė gjitha ato probleme
tė qeverisė qė unė ngrita.
Megjithatė nuk
dua tė kthehem mbrapa, por mund tju bėj tė ditur se tashmė
kam gjetur njė mirėkuptim gjithnjė e mė tė gjerė nga pėrfaqėsuesit
e Partisė Socialiste, tė cilėt bashkohen me ato shqetėsime qė
unė kam ngritur dhe qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin
radikal tė qeverisjes sė vendit, me mbrojtjen e vlerave mė tė
mira tė qeverisjes sonė dhe tė Partisė Socialiste, me rritjen
dhe thellimin e transparencės sė qeverisjes sonė dhe jo me
rritjen e mėtejshme dhe skandaloze tė mungesės sė transparencės
e cila sikurse e kam shprehur edhe mė parė ka tė bėjė qė nga
faktet skandaloze kur njė ministri iu mbyll goja nė qeveri pse kėrkoi
tė dinte ēmimin e aksioneve tė shitjes sė INSIG-ut, gjė qė
ishte njė pėrgjegjėsi e gjithė anėtarėve tė qeverisė dhe qė
nuk ka ndodhur dhe qė nuk besoj se do tė ndodhė nė ndonjė
qeveri tjetėr e deri tek edhe mbledhja e fundit e Kėshillit tė
Rregullimit tė Territorit, ku deklarohet se nuk ka rėndėsi se
cilėt janė emrat dhe kompanitė tė cilat paraqesin projektet
dhe marrin vendet mė tė mira tė bregdetit shqiptar, por e rėndėsishme
ėshtė projekti.
Njė mungesė e
tillė transparence, e cila veēanėrisht u vėrtetua edhe kėto
ditė me shkarkimet e disa drejtuesve tė doganave ku vazhdimisht
pretendohej se ishte realizuar plani i tė ardhurave ēdo muaj,
tregon qartė se qeverisja e vendit ka probleme serioze pėr tė
cilat duhet tė ndėrgjegjėsohet tė gjithė anėtarėt dhe
simpatizantėt e Partisė Socialiste, opinioni publik dhe njėkohėsisht
ėshtė detyra dhe pėrgjegjėsia nė radhė tė parė e
strukturave tė Partisė Socialiste pėr tė reflektuar menjėherė
nė drejtim tė pėrmirėsimit tė qeverisjes sė vendit dhe jo tė
lejimit tė degradimit tė saj.
Zėri
i Amerikės: Zoti Meta, ēfarė propozimesh konkrete keni
ju pėr pėrmirėsimin e punės sė kėsaj qeverie?
Ilir Meta:
Mė duket se propozimet unė i kam bėrė tė qarta nė qėndrimin
qė kam mbajtur nė kryesinė e Partisė Socialiste dhe nė
vazhdimėsi. Edhe sot, edhe njė herė tjetėr unė kam bėrė tė
qartė se vazhdimi i reformave ėshtė e vetmja rrugė pėr tė
forcuar stabilitetin nė vend dhe se stabiliteti nė vend nuk mund
tė jetė real, i qėndrueshėm dhe afatgjatė duke u mbėshtetur
mbi autoritarizmin e njė personi duke pėrdorur pushtetin pėr tė
mbuluar problemet, por kjo situatė mund tė kapėrcehet vetėm
duke i zgjidhur kėto probleme.
Atėherė kėrkohet
urgjentisht qė reformat, nė sistemin fiskal veēanėrisht, tė
thellohen akoma mė tej, kėrkohet qė tė hiqet dorė nga
politika nepotike nė sistemin doganor dhe tatimor, e cila i ka
sjellė shtetit humbje skandaloze pėrsa u takon tė ardhurave, qė
sikurse e kam pėrmendur disa herė nė fund tė vitit tė kaluar
ishte nė 12 miliardė lekė tė reja, pra rreth 100 milionė
dollarė dhe deri tani llogaritet nė rreth 30 milionė dollarė
dhe me tendencė pėr tu thelluar gjithnjė e mė tej.
Po kėshtu njė
drejtim tjetėr ėshtė pėrshpejtimi i privatizimit tė sektorėve
strategjikė dhe thellimi i transparencės nė maksimum nė mėnyrė
qė tė rritet dhe tė makzimizohet vlera e kėtyre aseteve qė
janė pronė e publikut dhe vazhdimi i tė gjitha reformave
strukturore. Po kėshtu unė do tė theksoja se ėshtė e rėndėsishme
qė tė sigurojmė dhe mobilizojmė edhe tė ardhura tė tjera nė
buxhetin e shtetit dhe unė sot kam bėrė edhe disa propozime dhe
nė tė ardhmen do tė vazhdoj tė bėj edhe propozime tė tjera qė
tė rrisim mė tej investimet publike nga buxheti i shtetit dhe tė
mos i pakėsojmė ato, veēanėrisht nė disa vepra tė rėndėsishme
qė janė jetike pėr zhvillimin e shumė zonave tė vendit qė
sot janė tė izoluara dhe jetojnė nė vėshtirėsi dhe nė njė
varfėri tė plotė.
Zėri
i Amerikės: Zoti Meta, a nuk shihni ju njė kontradiktė nė
lėvizjen tuaj? Nga njėra anė ju u bėni thirrje socialisteve tė
angazhohen pėr fitoren e zgjedhjeve vendore dhe nga ana tjetėr
ju keni ndėrmarrė njė fushatė kundėr qeverisė sė partisė
suaj. Si mund ti ftoni zgjedhėsit tė votojnė pėr njė
parti, kryetari dhe qeveria e sė cilės kanė probleme kaq
serioze?
Ilir Meta:Unė
dėshiroj tua bėj edhe juve, edhe dėgjuesve tanė tė nderuar
dhe gjithė oinionit publik tė qartė edhe njė herė tjetėr
konceptin tim, i cili mesa shikoj ėshtė edhe koncepti i shumė
drejtuesve tė tjerė nė Partinė Socialiste dhe i elektoratit tė
saj se ne nuk mund tė fitojmė mė shumė vota duke mashtruar dhe
duke gėnjyer, duke bėrė mė pak investime dhe duke realizuar mė
pak tė ardhura, pėrkundrazi ne do tė fitojmė mė shumė vota
duke i bėrė tė qartė elektoratit se ne i njohim problemet, se
ne i njohim shqetėsimet e tij, se ne i njohim mangėsitė e
qeverisjes sonė dhe jemi ne pikėrisht qė i njohim kėto, tė
vendosur pėr ti futur nė rrugėn e zgjidhjes.
Njėkohėsisht
fushata ime nuk ėshtė njė fushatė kundėr qeverisė sė Partisė
Socialiste, por ėshtė njė fushatė kundėr personalizimit tė
qeverisjes nga Fatos Nano dhe kundėr personalizimit tė
strukturave tė Partisė Socialiste pėrsėri nga zoti Nano dhe
nuk ka tė bėjė aspak me njė kundėrvėnie ndaj Partisė
Socialiste, ndaj programit tė saj, ndaj interesave tė saj tė
cilat unė kam ditur ti mbroj dhe ti zhvilloj gjithmonė, jo
vetėm duke patur parasysh interesat e partisė, por edhe
interesat e vendit, tė demokracisė dhe tė integrimit evropian tė
tij.
Prandaj besoj se
edhe vetė fakti qė kryefjala e tė gjithė kėtyre takimeve ėshtė
ftesa pėr tė votuar pėr Partinė Socialiste, ėshtė miratimi qė
unė u kėrkoj tė gjithė atyre anėtarėve, simpatizantėve, pėrkrahėsve
tanė qė janė tė pakėnaqur nga kėto probleme tė qeverisjes
dhe qė i evidentojnė edhe nė nivel vendor, pėr tė mos e
identifikuar partinė me asnjė individ tė caktuar, as nė Tiranė
dhe as nė rrethe, por pėrkundrazi pėr tė votuar pėr tė, pėr
tė kuptuar se brenda saj janė tėrė ato potenciale, tė cilat i
kanė mundėsitė pėr ti vėnė problemet nė rrugėn e
zgjidhjes.
Zėri
i Amerikės: Zoti Meta, edhe njė pyetje e fundit ju lutem:
a vazhdoni tė mohoni se kjo lėvizje e juaja, nuk synon
kandidimin tuaj pėr kryetain e partisė nė dhjetor, nė
Kongresin e Partisė Socialiste?
Ilir Meta:
Unė asnjėherė nuk i kam lidhur zgjedhjet vendore me Kongresin e
Partisė Socialiste. Gjithashtu edhe problemet e ngritura me
Kongresin e Partisė Socialiste. Pėrkundrazi e vėrteta ėshtė
ndryshe. E kam thėnė edhe njė herė tjetėr, e pėrsėris: qė
nė momentin qė i kam drejtuar letrėn kryesisė sė Partisė
Socialiste, se nuk i shikoj asnjėherė problemet nė njė plan
kaq afatshkurtėr, as deri nė tetor, as deri nė dhjetor dhe as
deri nė vitin 2005.
Si njė
politikan i ri, si njė politikan i angazhuar pėr tė promovuar nė
Partinė Socialiste dhe nė shoqėrinė shqiptare idetė
eurosocialiste qė nė janar tė vitit 1992, dua ti garantoj tė
gjithė se angazhimi im ėshtė pėr ti shėrbyer ndėrtimit tė
Shqipėrisė Evropiane, ėshtė pėr ti shėrbyer ndėrtimit tė
njė demokracie tė vėrtetė, ėshtė pėr ti shėrbyer
modernizimit tė vendit dhe unė shikoj si alternativėn mė tė
mirė pikėrisht alternativėn eurosocialiste, alternativėn e
Partisė Socialiste. Unė kam qenė dhe jam i gatshėm qė ti
shėrbej kėsaj alternative nė ēdo detyrė dhe nė ēdo pėrgjegjėsi
qė do tė mė besohet.
|