 |
|
6
gusht 2003 / « Zėri
i Amerikės »
Interneti e ka
ndryshuar jetėn e njerėzve nė shumė drejtime dhe njėri prej
tyre ėshtė mėnyra se si njerėzit lexojnė libra. Mėnyra e re
ėshtė libri elektronik. Por ēfarė pėrfaqėson ai pėr tė
ardhmen?
Le tėpėrfytyrojmė
se ėshtė ora 2 e natės dhe juve nuk ju ze gjumi. Ju ngriheni,
hapni kompjuterin dhe kontrolloni e-mailin. Asgjė e re. Provoni tė
lexoni lajmet nė internet. Pėrsėri asgjė e re. Atėhere ju
provoni diēka tjetėr.
Me fjalėn kyē
"e-books" filloni tė kėrkoni nė internet. Nė ekran
ju shfaqet njė listė e gjatė me libra elektronikė qė mund tė
lexohen falas. Disa prej tyre janė tė Shekspirit dhe ju zgjidhni
Henrikun e Pestė. Brenda pak orėsh ju keni mbaruar sė lexuari
librin dhe bini tė flini.
|
Pėr mė tepėr
e keni lexuar atė pa paguar asgjė. Nė Internet mund tė gjesh
mijra libra tė tillė falas. Librat elektronikė nuk janė njė
ide e re, por ato po bėhen mė tė rėndėsishėm, mė interesantė
dhe mė tė lehtė pėr tu gjetur.
Njė nga faqet e
internetit ku mund ti gjeni ato ėshtė i ashtuquajturi Projekt
Gutenberg. Ideja pėr kėtė projekt i lindi njė njeriu tė
quajtur Michael Hart. Nė vitin 1971, ai ishte informaticien qė
punonte nė Universitetin e Ilinoit. Universiteti i kishte dhėnė
atij njė kompjuter tė madh dhe modern si dhe njė fond parash pėr
eksperimente.
Michael Hart
vendosi ta pėrdorė kompjuterin pėr tė futur aty njė numėr
librash tė famshėm tė cilėt tė mund ti lexonte ēdo njeri
qė do tė lidhej me kėtė kompjuter. Dokumneti i parė qė ai
futi nė kompjuter ishte Deklarata Amerikane e Pavarėsisė.
Qė nga ajo kohė,
qindra njerėz tė tjerė kanė vepruar si ai, duke shpenzuar kohėn
e tyre pėr tė futur libra nė internet.
Sot, Projekti
Gutenberg nė Internet pėrmban mė shumė se 6 mijė libra dhe tė
gjithė falas. Ato mund ti lexosh pavarėsisht nėse ndodhesh nė
Shqipėri, nė Indi, apo nė Amerikė. Shumė libra janė nė gjuhė
tė huaja. Gjithsej projekti pėrmban libra nė 15 gjuhė.
Kėta libra
ofrohen falas sepse ato nuk e kanė mbrojtjes e sė drejtės sė
autorit. Natyrisht nė internet mund tė gjesh edhe libra qė e
kanė njė mbrojtje tė tillė, por pėr ato duhet tė paguash.
Shumė kompani
shesin libra elektronikė nė Internet, pėr tė cilat blerėsi
paguan me kartė krediti. Nė Shtetet e Bashkuara ka dy kompani tė
tilla, Amazon dot Com dhe Barnes and Noble. Kjo e fundit pėr
shembull kėtė verė po shet nė internet librin e ri tė
senatores Hillary Clinton, Histori e Gjallė. Libri kushton
17 dollarė.
Nė Internet
mund tė gjesh libra edhe pėr subjekte tė tjera. Njė kompani e
quajtur Science Week, ofron pėr shembull libra elektronikė
pėr kancerin, neurobiologjinė, kiminė dhe tema tė tjera tė
shumta.
Natyrisht, pėr
tė lexuar njė libėr tė tillė juve ju duhet njė kompjuter dhe
lidhja me internetin. Por pėr disa libra tė tjerė mund tė
duhen programe tė posaēme leximi, tė cilėt e bėjnė
informacion mė tė lehtė pėr tu lexuar apo kopjuar. Dy nga kėta
programė janė Microsofts Reader dhe Adobe e-book reader.
Kompanitė qė i
kanė prodhuar kėta programe i japin ato falas. Shumė njerėzve
nuk u pėlqen tė lexojnė njė libėr duke u ulur para
kompjuterit, ata preferojnė librin prej letre, tė cilin mund ta
marrėsh me vete, mund ta fusėsh nė ēantė dhe ta lexosh ku tė
duash. Prandaj disa kompani kanė krijuar njė mekanizėm tė vogėl
i cili bėn tė mundur qė librin elektronik ta kalosh nga
kompjuteri tek ky mekanizėm leximi dhe ta marrėsh kėtė me vete
kudo qė shkon.
Lexuesi
elektronik ka njė ekran pothuajse sa faqja e librit dhe mund tė
mbajė 10 mijė faqe elektronike ose 10 libra tė trashė.
Librat
elektronikė mund tė bėhen mė popullorė nė tė ardhmen. Pėr
shembull, njė student nuk do tė ketė mė nevojė tė shkojė nė
librari sa herė qė i duhet njė tekst por mund ta gjejė atė nė
Internet.
Shumė ekspertė
thonė se revolucioni nė fushėn e librit eletronik tashmė ka
filluar.
|