 |
|
6
gusht 2003 / Ilir SECI
Kohe
me pare mediat shqiptare gjeten prehje ne trajtimin e
zbuleses se madhe te pajtimit Nano-Berisha duke e dhene kete
si nje sensacion te dores se pare athua se gjithshka ne
jeten politike shqiptare ishte me te vertete peng i ketij
dueti.Menyra se si rrodhen ngjarjet e stili i perdorur ishte
disi jashte parashikimit te mendjeve te shqiptareve te
thjeshte te cilet duke gjykuar lojen teatrale dhe klasin e
aktoreve Berisha e Nano pandehnin me te vertete se keta jane
armiq te betuar e gjithshka ne bote mundet te ngjase por
vetem ata te dy nuk pajtohen!Dhe keshtu nisi pjesa me e re e
tragjikomedise se pluralizmit shqiptar e cila eshte luajtur
kaq rende ne kurrizet e shqiptareve sa vetem ai popull e di.
|
 |
|
Ardhja
e pluralizmit ne trojet shqiptare u pat prite si nje shprese e
madhe dhe shqiptaret investuan shume shprese ne te sidomos ajo
shtrese e thjeshte dhe e paprivilegjuar dhe mbi te gjithe shtresa
e vuajtur dhe persekutuar. Mirepo njerezit kishin harruar se edhe
komunistet kishin bere hesapet e veta sepse ata vete e dinin se
nuk ishin te perjetshem. Nje dite si viti 1990 do te vinte ndaj
duheshin marre masat, shtabet vepronin nate e dite duke rekrutuar
te rinj e te vjeter ne pritje te ndryshimit i cili kish nise ne
Rusi e qe andej do te vinte edhe ne Shqiperi.
Nje
objektiv paten asokohe komunistet:menjanimin e klases se
perndjekur dhe pinjojve te tyre nga perfshirja e menjehereshme ne
politike dhe kete e arriten me se miri ne fazen e pare e cila pat
synimin e shmangies se te djathteve nga politika.Duke e ditur mire
se gjate viteve te diktatures kandari jo vetem kish renduar por
ishte varur teresisht nga Toskeria dhe duke e ditur se shqiptaret
edhe vete tosket ishin velur me paçavure te tipit Rita Marko apo
Llambi Gegprifti skenaristet e zyrave te Komitetit Qendror te
PPSH-se sollen ne skene aktore te rinj.
Tashme
duhej te nxirrej nje kaste e re me akcent gege,djem te rinj nga
Gegeria te cilet ishin ne te vertete kandidatet e pritshem per te
zene vende ne Byrone e re Politike e cila ishte dekompozuar dhe
sterkonsumuar.Sali Berisha me shume se njehere e ka pranuar se e
ka thirre Ramiz Alia per te shkuar te studentet ne dhjetor 1990,
Preç Zogaj asokohe ishte nje nder linjeruajtesit me te ashper te
vijes politike ne gazetat e kultures siç mund te permenden
“Zeri i Rinise” dhe “Drita”,ai ishte nje kandidat
potencial per te aderuar ne Byrone e Re, Gramoz Pashko po dihet se
nga vinte e me pak fjale e tere garnitura e djemve te rinj te
Partise, fidanishta e saj ne Komitetin Qendror te Rinise u
urdherua te shpendahej me misionin e tharmit per te ngjizur
pluralizmin politik ne Shqiperi.
Te
gjithe e mbajne mend ate kohe kur ende vepronin operativet qe
vrisnin ne stilin e tyre, kur "djemte trima" te PPSH-se
nisen luften Brenda llojit me pleqte e atrofizuar te partise se
tyre dhe mahnitnin te gjithe me “guximin” e tyre.
Karakteristike e tyre e perbashket ishte se ata ishin ne shumice
gege te cilet duhej te thyenin me akcentin e tyre monotonine toske
te pesedhjete vjeteve regjim labo-komunist,duke u shtirur sikur
ishin per ndryshime e forma te reja por qe misioni i tyre ishte
dhe mbetet menjanimi i nacionalisteve dhe te djathteve te vertete
nga jeta politike shqiptare.
Keto
dhjete vite jane prove me e sakte se si ia kane arritur qellimit
te tyre deri aty sa skena politike shqiptare tashme ka vetem nje
imperativ pajtimi Nano-Berisha. Ne fillim malesori Berisha u pa si
shprese se vinte nga periferite e jetes dhe shoqerise
shqiptare,linde ne skajet e veriut e ardhe ne Tirane,mjek nga
zanati mund te bente gjera te mira,mirepo rjedha e ngjarjeve
tregoi fytyrat e verteta te sjellesve te pluralizmit e cila ishte
fytyra e maskuar e PPSH-se.
Menjanimi
i te djathteve nga politika
Ne
fillimet e 1990-1991 duhej permbushur nje detyre qe kerkonte
perfshirjen e te djathteve ne garniture por asisoji qe kjo te
behej pa rrezikuar misionin e mbetejes se komunisteve ne krye te
proçeseve shnderruese apo me mire shkaterruese. Shtetet fqinje
kishin interesimet e tyre dhe ato duheshin kenaqur nga garnitura e
re,mbi te gjithe grekerit me Meksat, Brozet, Pollot a tjere
grekofile.Per te genjyer kancelarite evropiane garnitura u pasurua
me emra shkodrane duke perfituar nga kapitali antikommunist i atij
qyteti me emra si Serreqi, Topalli, Arbnori e keshtu me radhe. Me
shkallezimet e vitit 1991 kur pjesa e vuajtur po shihte se si po
luhej ne kurrizin e tyre dhe hyri ne greven e urise PD nxitoi te
bente kompromise me ta dhe perfshiu ne radhet e veta disa emra te
cilet tash dhjete vjet jane me te akuzuarit ne radhet nga
bashkevuajtesit e tyre.
Ne
kete moment kur lypej perfshirja e te persekutuarve del ne pah
pjesa e skenarit :perfshirja e atyre me dosje e biografi te erret
te cilet jane lehtesisht te manipulueshem dhe te bindur deri ne
fund ndaj padroneve te rinj.Kur u desh te merrte nga radhet e te
persekutuarve PD mori ata me te kompromentuarit sepse ashtu edhe
ia dilte me mire misionit zvetenues te aspirates per qeverisje te
djathte. Gjate gjithe kesaj kohe komunistet e PPSH apo me vone PS
rrinin vezhgues e nuk bezanin ne pritje te momentit te tyre sepse
djali i malsise e kishte radhen,puna e tij ne ate forme edhe do te
shplante imazhin e gegeve ne qeverisje sepse i paafti eshte i keq
si model. Arrestimi i Fatos Nanos ne 1994 me shume se arrestim
politik ishte prove force se kush e shkruante skenarin e ngjarjeve
si dhe ndeshkim per aktorin e pabindur,gje te cilen shtypi e ka
dhene si perplasje mes R.Alise dhe Nanos.
Aktori
Nano po behej i padurueshem ne kerkesen e tij per marrje pushteti
dhe keshtu duhej mbyllur per ca kohe, PS duhej te kalonte ne
rezerve e te priste radhen deri me 1997. Ne kete vit Sali Berisha
nis e behet vete aktori i pabindur ne lojen sipas skenarit dhe ai
po ashtu merr ndeshkimin e marsit 1997 duke leshuar skenen per
koleget e tjere te trupes komuniste,menyra se si komplotuan ndaj
referendumit per mbretin te dy palet ne unanimitet te plote ishte
nje tjeter deshmi e vajtjes pas skenarit.
Nje
njeri ishte me sa duket jashte ketyre prapaskenave dhe donte te
kishte nje rol te pavarur, Azem Hajdari,dhe ai u pushkatua pa gjyq
ne stilin komunist duke shliruar frymemarrjet e dy partive nga ky
model i padeshiruar.Ne keta vite skenari shkon ne ate drejtim qe
situata duhej perkeqesuar ne ate shkalle sa te kerkohet patjeter
pajtim Berisha-Nano, si “deux ex machina” per politiken
shqiptare. Perplasjet sjellin me teper si nevoje bashkimin e atyre
te dyve se “na moren ne qafe” sepse po te merreshin vesh ata
punet do te ishin krejt ndryshe sipas optimisteve te porositur te
gazetave te paguara nga skenaristet e majte.Pra problemi ishte jo
ne thirrjen e ndonje alternative te djathte apo te ndonje
zgjidhjeje kombetare por ne pajtimin e djemve plangprishes Sali e
Fatos. Niveli i pretendimeve shqiptare ishte rrokullisur aq poshte
sa dukej se me te vertete nje afrim i tille eshte mrekullia e
botes,sikur gjithshka mund te vije nga ky pajtim.
Aleancat
me se fundi shpallen!
Pas
sjelljes se shqiptareve ne ate dite qe te presin zgjidhje nga dy
veta e nga pajtimet e tyre teatrale komunistet prape po perpiqen
te bejne ate qe e kane bere tere jeten e tyre: justfikimin moral
te vepres se tyre. Keshtu tere lukunia e gazetareve te parapaguar
po ulerin ne kor per pajtimin e madh qe restauroi edhe njehere
Byrone Politike me emrat te rinj duke dashte ta shesin per
sakrifice te madhe. Sakrificat ne fakt jane bere ne keto vite nga
te tjere te varfer te cilet u vrane nga njera ane e Shqiperise ne
tjetren nga komunistet e veglat e tyre,u vrane ne emer te PD-se
neper mitingje e qendra votim duke mbrojte ato vota qe i vodhi
pikerisht F.Nano me plumba e bandite.
Por
gjaku e ben me bindes teatrin tragjik ku njerezit qe besonin nuk
ngurruan te flijohen pse shpresonin gjithshka por jo bashkim me
komunistet e Berishes me Nanon!E permbi te gjithe e pesoi me se
keqi pikerisht vendlindja e Berishes nga keto pazare,Tropoja e
cila eshte la ne gjak ne keta vjet duke shkuar mbas tij sepse e
besonte!E pesuan gjithe ata djem demokrate qe ne 1997 shkuan
dhe lane kockat past tij neper Shqiperi,e sot? Sot Berisha
bashkohet me Arben Imamin dhe Prec Zogajn, Arben Imamin qe erdhi
me uniforme te gjeneralit grek ne Gjirokaster, erdhi nga Greqia
hipur mbi tank! Sali Berisha flak ne rruge djemte demokrate si
Sokol Mulosmani apo Astri Danaj, djem qe ia shpetuan lekuren ne
1997 Berishes e sot nuk gjen nje vend per ta,te pakten ne listat e
anetarve te keshillit bashkiak!
Sot
harrohen keta djem e ftohen Imamet e Zogajt qe e rrezuan PD ne
1997 duke treguar se Berishes i futesh ne hater vetem duke e
goditur e jo duke e mbeshtetur, nje kompleks i çuditshem ky i
liderit demokrat qe vdes per t'iu servilosur hasmeve te
tij!?Pazarlleqet treguan tash kete perfundim pas
dhjete-dymbedhjete vjete endjeje neper mjegull shqiptaret kthimin
aty ku e nisen ne 1990 e trumbetojne per sukses,bashkimin e Sales
e Fatosit ne te njejten parti ku ishin te dy para se te merrnin
rolet qe luajten tragjikisht mbi kurrizet shqiptare ne keta vjet.
|