5.08.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte 5 gusht 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Ēarls Brajshou e dėnoi ashpėr vrasjen e policit indian nė Sllatinė tė Albanikut

  • Bajram Rexhepi: "Ka vend pėr tė kritikuar edhe UNMIK-un, por edhe institucionet vendore"

  • Kryeministri Rexhepi priti sot shefen e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris

  • Ministria e Jashtme e Shqipėrisė e dėnoi vrasjen e policit indian nė Kosovė

  • Njė bombė ėshtė hedhur mbrėmė nė oborrin e familjes Musliu, nė Obiliq

  • 50.000 euro shpėrblim pėr atė qė ofron informata qė do tė mundėsonin nė arrestimin e vrasėsit tė policit indian nė Sllatinė tė Albanikut

  • Zhan Kristian Kadi: "Kjo ėshtė njė ditė e pikėlluar pėr UMMIK-un dhe pėr Kosovėn"

  • Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė e dėnon fuqishėm vrasjen e policit tė UNMIK-ut, Satish Menon

  • Zyra britanike: "Vrasja e policit ishte sulm i paramenduar kundėr policisė ndėrkombėtare qė punon nė interes tė rendit nė Kosovė"

  • Peter Randorf: "Kush e deklaron UNMIK-un si armik e deklaron armik tėrė bashkėsinė ndėrkombėtare"

  • Peshkopi serb Artemije: "Kosova kurrė mė nuk do tė jetė as vetėm e serbėve, as vetėm e shqiptarėve"

  • Patriarku Pavle e Nebojsha Ēoviq kanė biseduar pėr Kosovėn

  • Ali Ahmeti i siguroi biznismenėt mėrgimtarė se nė Maqedoni po krijohet njė ambient i sigurt pėr investime

  • Ministri malazez i Arsimit kundėrshton idenė pėr hapjen e Fakultetit tė Mėsuesisė nė gjuhėn shqipe nė Ulqin apo nė Tuz

  • OKB kėrkon trupa paqėruajtėse pėr Liberinė

  • U anulua takimi Sharon- Abaz, i planifikuar pėr nesėr

  • Rregullore e re pėr firmat ajrore dhe aeroportet mbi sendet personale

  • Nė njė shpėrthim nė Afganistan janė vrarė 13 vetė

  • Njė shpėrthim nė njė hotel luksoz nė Indonezi ka shkaktuar vdekjen e 6 personave

  • FBI arrestoi nė Nju Jork njė anėtar tė mundshėm tė Al Kaidės

  • CIA mendon se kaseta me zėrin e Ajman el Zavarit ėshtė origjinale

  • Anijet me ushtarė amerikanė presin zbarkimin nė portin e Liberisė

  • Grupi kryengritės musliman nė Filipine ka deklaruar se lideri i tij ka vdekur nga sulmi nė zemėr

  • Shpėrthimi nė hotelin “Marriott” nė Xhakartė ėshtė shkaktuar nga njė autobombė

  • SHBA dhe Britania e Madhe kėrkojnė ndihmėn e OKB-sė pėr ēėshtjen e Irakut

  • Gjenerali indonezian shpallet fajtor pėr dhunėn nė votimet pėr pavarėsinė e Timorit Lindor

  • Ushtarėt amerikanė i kanė arrestuar 9 lojalistė tė Sadamit nė Tikrit


 
Ēarls Brajshou e dėnoi ashpėr vrasjen e policit indian nė Sllatinė tė Albanikut
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Ushtruesi i detyrės sė kryeadministratorit tė Kosovės, Ēarls Brajshou, e dėnoi ashpėr vrasjen e policit indian, Satish Menon, i cili ėshtė vrarė nė krye tė detyrės, nė Sllatinė tė Albanikut. Ai vlerėsoi se kjo vrasje ėshtė sulm ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, ndaj rendit, ligjit dhe sigurisė nė gjithė territorin e Kosovės.

Z. Brajshou tha se sulmi ėshtė akt i shėmtuar dhe, siē u shpreh, populli i Kosovės ėshtė shtangur nga kjo vrasje. Ai shtoi se policia e UNMIK-ut ėshtė kėtu qė tė ndihmojė vendosjen e rendit dhe tė ligjit.

"Duke sulmuar policinė, pėrgjegjėsit e sulmit nuk do tė kenė sukses ta largojnė policinė nga detyrat e tyre", tha Brajshou.
 
 
Bajram Rexhepi: "Ka vend pėr tė kritikuar edhe UNMIK-un, por edhe institucionet vendore"
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - "Ka vend pėr tė kritikuar edhe UNMIK-un, por edhe institucionet vendore. Kosova ka nevojė tė ecė pėrpara dhe, nėse duhet, kritikat duhen tė bėhen nė mėnyrė institucionale".

Kėshtu deklaroi sot kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, duke komentuar letrėn e ushtruesit tė detyrės sė tij, ministrit Jakup Krasniqi, drejtuar institucioneve ndėrkombėtare.

"Duhet tė bashkėpunojmė edhe mė ngushtė, nė mėnyrė qė tė ketė sa mė pak hapėsirė pėr kritika ndaj njėri-tjetrit", tha z. Rexhepi, pas takimit me shefen e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris
"Mendoj se duhet tė orientohemi mė tepėr nė tė ardhmen dhe sa mė pak tė flasim pėr tė kaluarėn", theksoi me kėtė rast kryeministri Rexhepi.
 
 
Kryeministri Rexhepi priti sot shefen e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, priti sot nė takim mirėseardhjeje shefen e re tė misionit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, zonjėn Marsu Ris. Pas takimit, u njoftua se bashkėpunimi pėr pėrmbushjen e standardeve, zhvillimi ekonomik dhe pėrgatitja e bisedimeve pėr ēėshtje praktike midis Prishtinės e Beogradit ishin tema qendrore tė bisedimeve.

Duke folur pėr fillimin e bisedimeve me Beogradin, kryeministri Rexhepi tha se pala kosovare duhėt tė pėrgatitet pėr kėto bisedime. Mirėpo, ai threksoi se rezultatet e bisedimeve nuk do tė varen vetėm nga pala kosovare, por edhe nga pala serbe dhe nga faktori ndėrkombėtar.

Shefja e misionit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris, e cilėsoi si shumė tė frytshėm takimin me kryeministritn Rexhepi, dhe shtoi se pret njė bashkėpunim tė ngushtė pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen e Kosovės.

"Biseduam pėr rėndėsinė e lėvizjes pėrpara drejt realizimit tė standardeve tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare", u shpreh zonja Ris, duke shtuar se bashkėpunimi me institucionet e Kosovės ėshtė faktor vendimtar pėr pėrmbushjen e kėtyre standardeve, tė cilat i cilėsoi si "thelbėsore" pėr tė ardhmen e Kosovės.
 
 
Ministria e Jashtme e Shqipėrisė e dėnoi vrasjen e policit indian nė Kosovė
 
Tiranė, 5 gusht 2003 - Ministria e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė e dėnon ashpėr vrasjen e policit ndėrkombėtar, Satish Menon, nė Sllatinė tė Albanikut:

"Ky ėshtė njė akt kriminal dhe veprim i dhunshėm kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare, ndaj rendit, ligjit dhe sigurisė nė Kosovė.

Kjo vrasje e shėmtuar dhe akte tė tjera terroriste tė ditėve tė fundit synojnė tė minojnė pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe institucioneve demokratike tė Kosovės pėr vendosjen e rendit, sigurisė dhe luftės kundėr krimit nė Kosovė.

Shprehim bindjen se UNMIK-u, institucionet vetėqeverisėse dhe populli i Kosovės do tė bashkėpunojnė ngushtė pėr tė nxjerrė pėrpara drejtėsisė autorėt e kėtyre akteve tė shėmtuara qė synojnė dėmtimin e stabilitetit nė Kosovė", thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.
 
 
Njė bombė ėshtė hedhur mbrėmė nė oborrin e familjes Musliu, nė Obiliq
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Mbrėmė rreth orės 21, nė oborrin e shtėpisė sė Sejdi Musliut, nė Obiliq, ėshtė hedhur njė bombė nga persona tė panjohur, njoftoi sot policia e UNMIK-ut nė Prishtinė.

Nė njoftim thuhet se shpėrthimi ka shkaktuar vetėm dėme tė vogla materiale.

Sipas policisė sė UNMIK-ut, Musliu ishte i vetmi dėshmitar i krimit qė ka ndodhur para 2 muajsh nė Obiliq, kur nga persona tė panjohur ishin vrarė tre anėtarė tė familjes serbe Stoliq.
 
Nė njoftim thuhet se ai e kishte paraqitur atėherė rastin nė polici, prandaj kishte qenė i kėrcėnuar. Pėr kėtė arsye familja Musliu gjendej nėn pėrkujdesjen e pėrhershme tė policisė.
 
 
50.000 euro shpėrblim pėr atė qė ofron informata qė do tė mundėsonin nė arrestimin e vrasėsit tė policit indian nė Sllatinė tė Albanikut
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Komisioneri i policisė sė UNMIK-ut, Shtefan Feller, vlerėsoi sot se vrasja e policit indian Satish Menon, nė Sllatinė tė Albanikit, ėshtė sulm kundėr rendit e ligjit nė Kosovė.

"Nė shėnjetėr tė kėtij sulmi janė ata qė mbrojnė rendin dhe ligjin nė Kosovė", deklaroi Feller, duke shtuar se nuk ka asnjė dallim nė mes vrasjes sė njė polici vendės apo ndėrkombėtar.

Z. Feller bėri tė ditur se pėr zbulimin e autorėve tė kėsaj vrasjeje ėshtė formuar njė ekip i pėrbėrė nga ndėrkombėtarė dhe vendorė. Ai tha se 50.000 euro shpėrblim pėr atė qė ofron informata qė do tė mundėsonin arraetsimin e vrasėsit tė policit Menon.

Feller ka deklaruar se kėrcėnimet ndaj policėve tė Kosovės janė shtuar kohėt e fundit.

Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabela Karlovic, bėri tė ditur se nesėr do tė mbahet njė mbledhje komemorative kushtuar policit tė ndjerė indian, majorit Satish Menon.

Vrasjen e policit indian nė Sllatinė tė Albanikut e ka dėnuar ashpėr edhe KFOR-i. Zėdhėnėsi Geri Banister Grin ka deklaruar se ēdo sulm kundėr UNMIK-ut, policisė apo sistemit gjyqėsor tė Kosovės ėshtė edhe sulm ndaj KFOR-it.
 
 
Zhan Kristian Kadi: "Kjo ėshtė njė ditė e pikėlluar pėr UMMIK-un dhe pėr Kosovėn"
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Vrasjen e policit indian tė UNMIK-ut nė afėrsi tė Albanikut e dėnoi edhe zėvendėskryeadministratori dhe shefi i shtyllės sė UNMIK-ut pėr Polici dhe Drejtėsi, Zhan Kristian Kadi. Ai tha se policia do tė bėjė gjithė ē'ėshtė e mundur qė autorėt e kėtij krimi tė dalin para drejtėsisė.
 
"Kjo ėshtė njė ditė e pikėlluar pėr UMMIK-un dhe pėr Kosovėn. Pėr herė tė parė, prej vitit 1999, u vra njė polic ndėrkombėtar derisa po e kryente detyrėn e tij. Polici Menon, ka arritur nga India nė muajin maj.
 
Ai u vra nė njė pritė. Nė emėr tė OKB-sė dėshiroj t'ia shpreh ngushėllimet e mia tė thellla familjes sė policit Menon, gruas dhe dy fėmijėve tė tij. Dua t'u shpreh keqardhjen time kolegėve tė tij tė kontigjentit tė policisė sė Indisė, tė cilėt pėsuan njė humbje tė madhe. UNMIK-u do tė bėjė ēdo gjė pėr t'i gjetur kryesit e kėtij akti qyqar dhe pėr t'i sjellė ata para drejtėsisė", tha Kadi.

Ai vlerėsoi se disa elementė nė shoqėrinė kosovare nuk kanė hequr dorė nga dhuna dhe theksoi se Kosova ka pasur mjaft dhunė.

Kadi theksoi gjithashtu se Kosova duhet ta sigurojė njė reputacion tė mirė dhe shprehu bindjen se kjo ėshtė dėshirė e shumicės sė kosovarėve.

"Sė bashku me Qeverinė e Kosovės ne duhet ta dėnojmė kėtė akt tė neveritshėm. Ne duhet tė tregojmė se ata qė e kryen kėtė nuk kanė kurrfarė mbėshtetjeje. OKB-ja dhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė vazhdojnė tė punojnė pėr tė ardhmen e Kosovės, tė bazuar nė paqe, drejtėsi dhe tolerancė", tha Zhan Kristian Kadi.
 
 
Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė e dėnon fuqishėm vrasjen e policit tė UNMIK-ut, Satish Menon
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Zonja Marsi Ris, shefe e misionit tė Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė, e dėnoi fuqishėm vrasjen e policit tė Kombeve tė Bashkuara, Satish Menon nga India.

"Kjo vrasje e tmerrshme nuk ėshtė vetėm njė sulm nė njė zyrtar ndėrkombėtar, i cili e la vendin e tij pėr tė punuar nė Kosovė, por njė sulm nė sundimin e ligjit dhe nė institucionet e drejtėsisė tė Kosovės. Zemrat tona i bashkohen pikėllimit tė familjes sė z. Satish", tha zonja Ris.
 
"Qė nga mesi korrikut ka pasur njė pėrshkallėzim tė dukshėm tė sulmeve tė dhunshme kundėr sistemeve tė policisė dhe tė drejtėsisė sė Kosovės.
 
Ėshtė e qartė se elementet kriminale janė tė vendosur qė tė shkatėrrojnė pėrparimin qė Kosova ishte duke e bėrė nė pėrmbushjen e standardeve tė caktuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkėsia Ndėrkombėtare.
 
Njerėzit qė qėndrojnė prapa kėtyre sulmeve, kushdo qė janė dhe ēfarėdo qė janė motivet e tyre, janė duke e lėnduar Kosovėn dhe popullin e Kosovės, para se gjithash.
 
Kėrkojmė nga ata qė dijnė diēka lidhur me kėtė vepėr kriminele dhe tė neveritshme dhe lidhur me personin apo personat qė qėndrojnė prapa kėsaj, qė tė lajmėrohen dhe tė mundėsojnė qė drejtėsia tė pėrmbushet dhe Kosova do tė bėhet njė vend mė i sigurtė pėr tė gjithė", pėrfundoi zonja Ris.
 
 
Zyra britanike: "Vrasja e policit ishte sulm i paramenduar kundėr policisė ndėrkombėtare qė punon nė interes tė rendit nė Kosovė"
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Zyra britanike nė Prishtinė e dėnoi ashpėr vrasjen e policit indian, duke e quajtur atė si krim gjakftohtė dhe tė pashpirt.

"Ai ishte njė sulm i paramenduar kundėr policisė ndėrkombėtare qė punon nė interes tė ligjit dhe tė rendit nė Kosovė. Kėto sulme nuk kanė vend nė shoqėrinė demokratike.
 
Ēfarėdo qė tė jenė motivet e tyre, aktet e dhunės kundėr strukturave legjitime tė ligjit dhe rendit nė Kosovė, nuk do tė arrijnė asgjė", thuhet nė reagimin e Zyrės britanike nė Prishtinė.
 
 
Peter Randorf: "Kush e deklaron UNMIK-un si armik e deklaron armik tėrė bashkėsinė ndėrkombėtare"
 
Prishtinė, 5 gusht 2003 - Shefi i Zyrės gjermane nė Prishtinė, Peter Rondorf, ka dėnuar dy aktet e dhunės tė fundjavės, nė Pejė dhe nė Sllatinė tė Albanikut.

"Sulmi nė Pejė flet pėr njė brutalitet pėrbuzės njerėzor, ndėrsa sulmi tinzar nė afėrsi tė Leposaviqit flet pėr njė energji gjakftohtė terroriste. Njė polic i UNMIK-ut ėshtė shndėrruar, pėr herė tė parė, nė viktimė tė njė vrasjeje tė synuar.
 
Nuk ka rėndėsi se cilės kombėsi i pėrkiste. Kush e deklaron UNMIK-un si armik, e deklaron armik tėrė bashkėsinė ndėrkombėtare. Kush nxit urrejtje dhe kush e krahason UNMIK-un me Millosheviqin bėhet pėrgjegjės pėr krime tė tilla", thuhet nė reagimin e shefit tė Zyrės gjermane nė Prishtinė, Peter Randorf.
 
 
Peshkopi serb Artemije: "Kosova kurrė mė nuk do tė jetė as vetėm e serbėve, as vetėm e shqiptarėve"
 
Frankfurt, 5 gusht 2003 - Peshkopi i Peshkopatės ortodokse serbe Rashkė - Prizren, Artemie, ka deklaruar se Kosova "kurrė mė nuk do tė jetė dhe as qė duhet tė jetė vetėm e serbėve, por nuk mund tė jetė dhe nuk guxon tė jetė as vetėm e shqiptarėve".

"Nėse nė tė kaluarėn kemi mundur tė jetojmė bashkė, mundemi edhe nė tė ardhmen", ka thėnė Artemie pėr gazetėn serbe "Vesti", qė botohet nė Frankfurt tė Gjermnanisė.

Nga administratori i ri i Kosovės, Harri Holker, Artemie ka kėrkuar ta respektojė Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė.

"Nėse ai arrin ta realizojė kėtė Rezolutė dhe atė qė e prashikon Rezoluta, atėherė Holkeri do tė bėnte njė punė tė madhe jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr gjithė bashkėsinė ndėrkombėtare", ka thėnė peshkoi serb Artemije.
 
 
Patriarku Pavle e Nebojsha Ēoviq kanė biseduar pėr Kosovėn
 
Beograd, 5 gusht 2003 - Kreu i Kishės Ortodokse Serbe, Patriarku Pavle, dhe nėnkryetari i Qeverisė sė Serbisė, Nebojsha Ēoviē, kanė biseduar dje pėr situatėn nė Kosovė.

Nė kumtesėn e shėrbimit informativ tė Kishės Ortodokse Serbe thuhet se ngjarjet e fundit nė Kosovė, nė tė cilat e kanė humbur jetėn disa persona, ata i kanė vlerėsuar si mjaft shqetėsuese.

Sipas tyre, kėto ngjarje mund tė kenė pasoja tė papara pėr situatėn edhe ashtu tė vėshtirė tė sigurisė.

Nė kumtesė thuhet se Patriarku Pavle i ka mbėshtetur pėrpjekjet e Qendrės kordinuese tė Kosovės pėr ruajtjen e sovranitetit tė Serbisė nė Kosovė.
 
 
Ali Ahmeti i siguroi biznismenėt mėrgimtarė se nė Maqedoni po krijohet njė ambient i sigurt pėr investime
 
Shkup, 5 gusht 2003 - Kryetari i Partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, i siguroi biznismenėt mėrgimtarė maqedonas nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės se nė Maqedoni po krijohet njė ambient i sigurt pėr investime. Ai tha se nė Maqedoni gjithnjė e mė tepėr po krijohet siguri, jo vetėm nė pjesėn perėndimore, por edhe atė lindore.

Ali Ahmeti u ka premtuar mėrgimtarėve se do tė bėjė gjithēka qė ėshtė e mundur qė ata tė mund tė investojnė nė Maqedoni. Por, ai ka drejtuar kritika nė adresė tė pushtetit gjyqėsor, duke vlerėsuar se ai po e pengon luftėn kundėr korrupsionit.
 
 
Ministri malazez i Arsimit kundėrshton idenė pėr hapjen e Fakultetit tė Mėsuesisė nė gjuhėn shqipe nė Ulqin apo nė Tuz
 
Podgoricė, 5 gusht 2003 - Ministri i Arsimit nė Malit tė Zi, Sllobodan Baēkoviq, e ka kundėrshtuar idenė pėr hapjen e Fakultetit tė Mėsuesisė nė gjuhėn shqipe nė Ulqin apo nė Tuz, ku jetojnė shqiptarėt.

Ai u ka deklaruar gazetarėve se kjo kėrkesė e shqiptarėve nuk ėshtė nė harmoni me rekomandimet e Bashkimit Ėvropian, sepse, sipas tij, i ngjanė segregacionit.

Baēkoviq ka thėnė se nė Fakultein Filozofik nė Nikshiq ėshtė hapur dega pėr studimin e gjuhės shqipe, por nuk ka pasur tė interesuar pėr shkollim nė kėtė degė.

"Me kėtė problem kanė filluar tė merren organizatat joqeveritare dhe partitė politike, pa e pyetur Universitetin dhe Qeverinė malazeze", ka thėnė ministri malaziaz i
arsimi t.

Ai ka rekoanduar qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nga universiteti, sepse ėshtė nė kompetencat e tij.

Reagimi i ministrit malazias tė
arsimi t ka ardhur pas kėrkesės sė partive politike dhe Ministrisė pėr tė Drejtat e Minoriteteve pėr hapjen e Fakultetit tė Mėsuesisė nė Ulqin apo nė Tuz, si dhe qė Mali i Zi tė shkollojė arsimatarė pėr gjuhė shqipe nė Prishtinė, nė Tiranė apo nė Shkodėr.
 
 
OKB kėrkon trupa paqėruajtėse pėr Liberinė
 
Nju Jork, Monrovia, 5 gusht 2003 - Kombet e Bashkuara i kanė filluar bisedimet me disa vende qė mund tė dėrgojnė trupa pėr kontigjentin paqėruajtės tė OKB-sė nė Liberi.

Diplomatėt thonė se India, Pakistani, Bangladeshi, Afrika e Jugut dhe disa vende tė Afrikės Perėndimore kanė lėnė tė kuptohet se janė tė gatshme tė kontribuojnė me trupa pėr misionin paqėruajtės nė Liberi.

Njė zyrtar i lartė i OKB-sė tha se forca forca shumėkombėshe paqeruajtėse nė Liberi mund tė ketė deri 17 mijė pjesėtarė.

Nė muajin tetor, forcat paqėruajtėse tė OKB-sė pritet tė zėvendėsojnė kontigjentin e parė, kryesisht nigerian, tė forcės paqėruajtėse qė u vendos dje nė kryeqytetin e Liberisė, Monrovia.
 
 
U anulua takimi Sharon- Abaz, i planifikuar pėr nesėr
 
Ramallah, Tel Aviv, 5 gusht 2003 - Zyrtarėt palestinezė dhe ata izraelitė thanė se ėshtė anuluar takimi i planifikuar pėr nesėr midis kryeministrit palestinez Mahmud Abaz dhe homologut tė tij izraelit Ariel Sharon.

Zyrtarėt palestinezė thanė se zoti Abaz i anuloi bisedimet, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve lidhur me numrin e tė burgosurve palestinezė qė Izraeli ka nė plan tė lirojė.

Izraeli publikoi dje listėn e 342 tė burgosurve palestinezė qė e ka nė plan t'i lirojė kėtė javė. Lista pėrfshin edhe anėtarė tė grupeve ekstremiste "Hamas" dhe "Xhihadi Islamik", tė cilat kosniderohen pėrgjegjėse pėr dhjetra sulme kundėr Izraelit.

Palestinezėt kėrkojnė qė Izraeli t'i lirojė tė gjithė tė burgosurit palestinezė, rreth 6 mijė sa mbahen aktualisht nė burgje.

Ndėrkaq, burimet izraelite thanė se zoti Sharon e anuloi takimin me kryeministrin palestinez, pėr shkak tė njė sulmi qė ndodhi tė dielėn, nė tė cilin u plagos njė kolone hebraike dhe 3 fėmijėt e saj.
 
 
Rregullore e re pėr firmat ajrore dhe aeroportet mbi sendet personale
 
Uashington, 5 gusht 2003 - Departamenti amerikan i sigurisė kombėtare ėshtė gati tė publikojė njė rregullore tė re pėr kompanitė ajrore dhe pėr aeroportet lidhur me sendet personale, pėr tė cilat zyrtarėt thonė se mund tė pėrdoren pėr tė fshehur lėndė plasėse.

Paralajmėrimi i ri, qė pritet tė bėhet sot, ka tė bėjė me pajisje tė vogla elektronike, si kamera dhe telefonė cecularė, pėr tė cilėt zyrtarėt janė tė shqetėsuar se mund tė pėrdoren si armė.

Zyrtarėt thanė se, gjatė bastisjeve sė shtėpive ku janė strehuar anėtarė tė rrjetit terrorist Al-Kaida, kanė gjetur versione tė modifikuara sendesh tė tilla.

Megjithatė zyrtarėt thonė se nuk ka shenja se terroristėt kanė pėrdorur nė fakt sende tė tilla pėr tė fshehur armė.
 
 
Nė njė shpėrthim nė Afganistan janė vrarė 13 vetė
 
Kabul, 5 gusht 2003 - Trembėdhjetė paraushtarakė e kanė humbur jetėn dhe mbi njėzetė tė tjerė janė plagosur, gjatė njė shpėrthimi tė fuqishėm afėr kufirit tė Afganistanit me Uzbekistanin.

Tė trembėdhjetė viktimat ishin ushtarė besnikė tė njėrit prej komandantėve ushtarakė nė veri tė Afganistanit, Abdul Rashid Dostumit, i cili ėshtė edhe kėshilltar i presidentit Hamid Karzai pėr ēėshtje tė mbrojtjes.

Sipas njoftimeve, incidenti ka ndodhur gjatė kohės qė paraushtarakėt po ngarkonin kamiona me raketa mbushėse antitank, kur njė e tyre ka shpėrthyer dhe ka ndezur edhe tė tjerat.

Armėt qė e shkaktuan shpėrthimin po mblidheshin nga luftėtarėt e z. Dostum pėr t'u dorėzuar, si pjesė e fushatės pėr ēarmatosjen e paraushtarakėve nė rajon.
 
 
Njė shpėrthim nė njė hotel luksoz nė Indonezi ka shkaktuar vdekjen e 6 personave
 
Xhakartė, 5 gusht 2003 – Njė shpėrthim i fuqishėm ka ndodhur sot (e martė) nė njė hotel luksoz nė qendrėn e bisneseve tė kryeqytetit tė Indonezisė, Xhakarta, ku kanė humbur jetėn 6 persona dhe shumė tė tjerė janė plagosur rėndė, njofton Rojter.

Shkaku i shpėrthimit nuk ėshtė i qartė ende, por Uashingtoni ka paralajmėruar javėn e kaluar se rrjeti i Al Kaidės po planifikon rrėmbime dhe sulme vetėvrasėse brenda dhe jashtė SHBA-ve.

Ambasada amerikane ka kremtuar 4 Korrikun – Ditėn e Pavarėsisė nė muajin e kaluar pikėrisht nė kėtė hotel, ndaj dyshohet tė jetė akt terrorist.
 
 
FBI arrestoi nė Nju Jork njė anėtar tė mundshėm tė Al Kaidės
 
Nju Jork, 5 gusht 2003 - Policia federale amerikane, FBI, arrestoi njė pakistanez qė kishte lidhje me njė prej organizatorėve tė sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001.

Sipas qendrės televizive amerikane NBC, pakistanezi Uzair Paraka ėshtė kapur para 4 muajsh nė Nju Jork. Dyshohet se i arrestuari ka pasur lidhje me zėvendėsin e kryetarit tė Al Kaidės, Osama bin Ladenit, Kalid Shah Mohamed.
 
 
CIA mendon se kaseta me zėrin e Ajman el Zavarit ėshtė origjinale
 
Uashington, 5 gusht 2003 - Shėrbimi sekret amerikan CIA mendon se kaseta e dėrguar nga Al Kaida ėshtė origjinale. Sipas CIA-s, zėri i regjistruar nė kasetė ėshtė zėri i numrit 2 tė rrjetir Al Kaida, Ajman el Zavari.

Nė kėtė kasetė, e cila u transmetua tė dielėn nė qendrėn televizive El Arabia nė Dubai, folėsi kėrcėnon SHBA-tė nėse u ndodhė diēka tė burgosurve qė gjenden nė Guantanamo.

Ky ėshtė reagim ndaj paralajmėrimit tė shpalljes sė aktgjykimit tė gjykatės ushtarake ndaj tė burgosurve, ku priten edhe dėnime me vdekje.
 
 
Anijet me ushtarė amerikanė presin zbarkimin nė portin e Liberisė
 
Monrovia, 5 gusht 2003 - Menjėherė pas ardhjes sė kontigjentit tė parė tė trupave ndėrkombėtare tė paqes, nė Liberi arritėn edhe dy anije amerikane ushtarake nė bregdetin e kryeqytetit Monrovia. Nė ēdo anije ndodhen nga 1.000 ushtarė amerikanė.

Tė hėnėn arritėn trupat e para ushtarake nga Sierra Leone nė Monrovia. Ditėt e ardhshme pritet tė arrijnė trupa tė tjera, tė cilat do tė mbėshtesin trupėn ushtarake nigeriane me rreth 1.500 ushtarė.

Forcat kryengritėse shprehėn gatishmėrinė e tyre pėr tė bashkėpunuar me trupėn paqėsore ndėrkombėtare. Megjithatė, pėrleshjet nė Monrovia vazhdojnė tė jenė tė ashpra.
 
 
Grupi kryengritės musliman nė Filipine ka deklaruar se lideri i tij ka vdekur nga sulmi nė zemėr
 
Manila, 5 gusht 2003 – Grupi mė i madh kryengritės musliman nė Filipine ka deklaruar sot (e martė) se lideri i tij ka vdekur nga sulmi nė zemėr, aty nga mesi i korrikut, dhe ka kėrkuar tė rifillojnė bisedimet paqėsore pėr t'i dhėnė fund luftės seperatiste, gjatė cilės janė vrarė tė pakten 120 mijė njerėz, njofton Rojter.

Hashim Salamat, njė predikues plak islamik, i cili ėshtė parė rrallė nė publik, ka vdeklur mė 13 korrik, ka thėnė Gazali Xhafar, shef zyrtar politik i Frontit Islamik, qė e ka udhėhequr luftėn seperatiste nė Filipine.
 
 
Shpėrthimi nė hotelin “Marriott” nė Xhakartė ėshtė shkaktuar nga njė autobombė
 
Xhakartė, 5 gusht 2003 – Shpėrthimi nė hotelin “Marriott” nė Xhakartė, ku humbėn jetėn tė pakten 10 persona dhe 74 tė tjerė janė plagosur, ėshtė shkaktuar nga njė autobombė, ka bėrė tė ditur policia nė vendngjarje, njofton AFP. Ndėr viktimat ėshtė njė huaj, por nuk ėshtė dhėnė identiteti i tij nacional.
 
 
SHBA dhe Britania e Madhe kėrkojnė ndihmėn e OKB-sė pėr ēėshtjen e Irakut
 
Nju Jork, 5 gusht 2003 - Me kėrkesė tė SHBA-ve dhe Britanisė sė Madhe, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do tė merret gjatė kėsaj jave me gjendjen nė Irak si edhe me hartimin e njė rezolute tė re pėr kėtė vend.
 
Kryesuesi i radhės sė Kėshillit tė Sigurimit, siriani Mihail Vehbe, ka deklaruar se antarėt e Kėshillit po zhvillojnė bisedime me shtete tė tjera pėr t'i bindur ato qė tė marrin pjesė nė njė plan pėr vendosjen e paqes dhe pėr rindėrtimin e Irakut.

Por, njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington ka deklaruar se SHBA-tė nuk e shikojnė si tė domosdoshme miratimin e njė rezolute tė re pėr Irakun.

Edhe ministrat e jashtėm tė Ligės Arabe sot po zhvillojnė bisedime rreth pjesėmarrjes sė mundshme tė kėtyre vendeve nė planet pėr vendosjen e paqes dhe pėr rindėrtimin e Irakut.
 
 
Gjenerali indonezian shpallet fajtor pėr dhunėn nė votimet pėr pavarėsinė e Timorit Lindor
 
Dili, 5 gusht 2003 - Njė gjeneral indonezian ėshtė shpallur fajtor pse s’e ka parandaluar dhunėn gjatė votimeve pėr pavarėsinė e Timorit Lindor, njofton BBCnews. Gjenerali Adam Damiri ėshtė dėnuar me tri vjet burg nga njė gjykatė speciale e tė drejtave tė njeriut pėr, siē e ka pėrshkruar gjykata, “shkelje tė rėndė tė tė drejtave tė njeriut”.
 
Gjeneral Damiri ėshtė indoneziani i rangut mė tė lartė qė ėshtė pėrballur me tribunalin special, i cili ka bėrė hetimet pėr gjakderdhjen gjatė votimeve tė vitit 1999 pėr pavarėsinė e Timorit lindor.
 
 
Ushtarėt amerikanė i kanė arrestuar 9 lojalistė tė Sadamit nė Tikrit
 
Tikrit, 5 gusht 2003 – Ushtarėt amerikanė, duke gjurmuar lojalistėt e Sadam Hyseinit dhe luftėtarėt guerilė nė zonėn qendrore tė muslimanėve sunitė, nė veri tė Bagdadit, i kanė arrestuar sot (e martė) nėntė persona, ndėr tė cilėt janė edhe katėr tė dyshimtė tė kėrkuar, njofton Rojter.

Zėdhėnėsi ushtarak amerikan nė bazėn amerikane nė Tikrit ka deklaruar se disa nga tė arrestuarit kanė qenė pjesėtarė tė aparaturės sė partisė Baath ose tė milicisė fedajine tė diktatorit Sadam Husein.
Nga lista amerikane e 55 mė tė kėrkuarėve, 18 sish gjenden ende nė arrati, kurse tė tjerėt janė kapur ose janė vrarė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.