OPINIONE

   
1.08.2003 - Trepca.net                                

Koment

Ne prag te zgjedhjeve vendore ne Shqiperi

Rėnia e koalicioneve fasadė 


Tiranė, 5 gusht 2003 / Ēerēiz Loloēi  "TEMA"

Pėrkundėr dy grupimeve tė mėdha politike, tė drejtuara pėrkatėsisht nga Partia Socialiste (koalicioni Aleanca pėr shtetin) dhe Partia Demokratike (koalicioni Bashkimi pėr Fitore), zgjedhjet mė tė reja administrative duket se i kanė lehtėsuar mjaft kėto grupime duke vėnė pėrballė ata qė kanė qenė pėrherė kundėrshtarėt realė dhe mė tė mėdhenj politikė qysh nga zgjedhjet e para tė nėntėdhjetenjėshit.

PS, si partia kryesore e maxhorancės, ka lėnė pėrfundimisht PSD-nė e Gjinushit, ka prishur bashkėpunimin me partinė e tė Drejtave tė Njeriut, ka ngushtuar hapėsirat e minipartive tė Xhuvelit e Cekės, madje ka tentuar qė, pėrkundėr natyrės sė saj si parti e majtė, tė tėrheqė rreth vetes edhe njė grup biznesmenėsh qė ndihen tė fuqishėm, por rezultojnė me probleme nė grumbullimin e kapitaleve.

Partia tjetėr kryesore e opozitės, Partia Demokratike, jo pėr shkak tė mos-hapjes sė saj, (shembulli mė pėrfaqėsues ėshtė afrimi rreth saj i Aleancės Demokratike, njė prej kundėrshtareve mė konsekuente ēprej 1992-shit dhe njė prej forcave politike qė mund tė ngjallte kundėrshti tė ashpra militantėsh), pasi nuk e ka gjetur gjuhėn  me disa prej aleateve, ka vendosur tė hyjė e vetme nė zgjedhjet vendore.

Nga pjesėtare e koalicionit, PLL ka deklaruar se do tė kandidojė e vetme nė gjithė territorin e republikės, ndėrsa priten tė bėjnė tė njėjtėn gjė edhe partia e Ballit Kombėtar (me gjithė problemet e mosbashkimit tė saj), Partia Republikane dhe ndonjė subjekt tjetėr. Edhe dy parti tė spektrit tė djathtė (pėr lehtėsi kuptimi ato thirren partia e Pollos dhe partia e Shehit), kanė vendosur gjithashtu qė tė kandidojnė tė vetme nė zgjedhjet vendore tė mesvjeshtės.

Duke mos u marrė shumė me llogaritė e partive qė hyjnė nė njė garė elektorale sė bashku apo mė vete, shembujt e njė fitoreje tė mundshme janė si me koalicion tė zgjeruar, ashtu edhe pa tė. Partitė e vogla qė u bashkėngjiten partive tė mėdha, pėrderisa votohen pak ose aspak nga elektorati, nuk mund tė jenė aq shumė pretencioze nė kėrkesat dhe orekset e tyre.

Tė gjitha sė bashku dhe veē e veē, edhe nė rastet kur kanė pasur "lojtarė" tė fuqishėm politikė, nuk kanė mundur megjithatė tė fiksohen si njė alternativė e veēantė, si njė dimension i domosdoshėm politik, pa tė cilat edhe demokracia mund tė merrej e cunguar; nė tė gjitha zgjedhjet e disahershme ato kanė qenė pėrfituesit e mėdhenj nė pėrputhje me anėtarėsinė apo me simpatizantėt qė mbledhin rreth subjektit tė tyre.

Por tė gjitha kėto parti, megjithėse minore, kanė njė mision tė pėrbashkėt, nė tė gjitha pozicionet qė ato vihen, pranė pozitės ose pranė opozitės. Partitė e vogla, nė koalicion apo jo me partinė kryesore tė opozitės, luftojnė qė pushteti tė mbetet nė anėn e tyre siē edhe partitė qė janė nė opozitė, (nė koalicion apo jo me Partinė Demokratike) luftojnė qė tė largojnė nga pushteti mazhorancėn aktuale.

Ky mision, pėrpos luftės parlamentare dhe joparlamentare, pėrpos mjeteve dhe mundėsive qė ofron njė shoqėri demokratike, nuk ka sesi tė gjejė shprehjen mė tė plotė nė zgjedhje vendore apo zgjedhje qendrore. Nė ēdo garė elektorale pesha mė e madhe ėshtė te partitė kryesore, por rirreshtimi i kėtyre mini-partive ka gjithsesi njė farė roli nė animin e fitores. Pėrmbysjet nuk mund tė vijnė nga partitė e vogla, por firimi i votave vjen edhe prej tyre. 

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.