4.08.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne 4 gusht 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti drejtorin e pėrgjithshėm tė ICG-sė, Garret Evans

  • Presidenti Rugova dėnon aktet kriminale tė fundjavės nė Kosovė

  • Qeveria e Kosovės e dėnon vrasjen e policit ndėrkombėtar nė Sllatinė tė Albanikut

  • Njė polic ndėrkombėtar ėshtė vrarė sot nė orėt e hershme nė fshatin Sllatinė tė Albanikut

  • Ende nuk ka tė dyshuar pėr incidentin e rėndė tė sė shtunės nė Pejė

  • Filloi seminari "Gruaja dhe uji i sigurtė"

  • Nesėr pėrurohet rruga Pasjan - Budrigė e Ulėt

  • KFOR-i rifilloi kontrollin e urės mbi lumin Ibėr

  • Ēoviq paralajmėron caktimin e orientimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės

  • SHBA-tė anulojnė dy programe udhėtimi ajror

  • Ushtarėt amerikanė i kanė arrestuar rreth 25 persona nė Tikrit

  • Nė pėrleshjet nė Mbretėrinė e Himalajeve tė Butanit janė vrarė katėr sulmues dhe tre kryengritės

  • Njė palestinez i armatosur ka plagosur njė nėnė izraelite dhe vajzėn e saj

  • Kontigjenti i parė i forcave paqeruajtėse afrikane arriti sot nė Liberi


 
Presidenti Rugova priti drejtorin e pėrgjithshėm tė ICG-sė, Garret Evans
 
   
Prishtinė, 4 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr Ibrahim Rugova, priti sot z. Garret Evans, drejtor i pėrgjithshėm i organizatės Grupi Ndėrkombėtar i Krizave (International Crisis Group - ICG).
 
Pas takimit, presidenti Rugova tha se zotin Evans e ka njoftuar me progresin e arritur gjatė viteve tė pasluftės nė Kosovė, me proceset e filluara dhe me objektivat e qeverisė, duke theksuar zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik dhe integrimin e grupe etnike nė shoqėrinė kosovare.
   
Edhe me kėtė rast Presidenti Rugova pėrsėriti qėndrimin e tij se njohja sa mė e shpejtė e Kosovės si shtet i pavarur, i integruar nė BE e nė NATO dhe nė miqėsi me SHBA-tė, do ta qetėsonte rajonin dhe kėtė pjesė tė Evropės e tė botės.

Presidenti Rugova e falėnderoi z. Evans pėr angazhimin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave nė Kosovė, para dhe pas luftės, i cili jep sugjerime dhe ide tė reja pėr ēėshtjen e Kosovės. Ai e falėnderoi edhe udhėheqėsen e zyrės sė kėtij grupi nė Kosovė, zonjėn Valeri Persivall.

Drejtori i pėrgjithshėm i ICG-sė, Garret Evans, deklaroi se ka ardhur nė Kosovė "pėr tė parė progresin e arritur drejt normalizimit tė situatės" dhe shtoi se "duhet tė kalojė edhe njė kohė deri nė vendosjen e plotė tė paqes, stabilitetit dhe sigurisė nė Kosovė dhe nė rajon".

Z. Evans e cilėsoi tė rėndėsishėm krijimin e kushteve pėr fillimin e dialogut rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

"Ne mendojmė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė shkojmė drejt negociatave pėr statusin pėrfundimtar dhe qė kjo tė mos shtyhet shumė.
 
Po qe se dėshirohet tė ketė lėvizje serioze nė kėtė front, duhet tė ndodhė shumėēka: e para dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė kemi njė veteqeverim tė mirėfilltė dhe liderėt politikė vendorė tė ushtrojnė pėrgjegjėsi tė plota", tha ai dhe shtoi se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė ketė mė shumė besim nė liderėt politikė vendorė dhe t'u japė atyre mė shumė pėrgjegjėsi.

"Gjėja tjetėr qė duhet tė ndodhė, mendoj unė, ėshtė qė tė ketė mė shumė ndėrrim psikologjik nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė pranohet

realiteti i pranisė sė minoriteveve dhe tė drejtave tė tyre nė kėtė vend", tha z. Evans.

"Duhet tė bėhet mė shumė pėr minoritetet, nė qoftė dėshironi qė bashkėsia ndėrkombėtare tė shkojė shtegut tė angazhimit tė mirėfilltė drejt pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar", theksoi ai.

Drejtori i pėrgjithshėm i ICG-sė tha se ndėrkombėtarėve nė Kosovė u ka dhėnė mesazhe tė fuqishme qė tė bėjnė mė shumė pėr t'i dhėnė pėrgjegjėsi efektive udhėheqjes vendore.
 
Ndėraq, udhėheqjen vendore tė Kosovės e ka porositur se bėjė mė shumė pėr krijimin e njė shoqėrie vėrtet demokratike e tė barabartė, duke lėnė prapa tė kaluarėn, dhe pėr krijimin e njė situate ku secili do tė jetė njėmend i barabartė dhe i mbrojtur.

"Nėse nuk ndodh kjo, bashkėsia ndėrkombėtare nuk do tė ketė kurrfarė interesi tė shkojė drejt njė rezultati qė Ju tė gjithė e dėshironi", theksoi Garret Evans.

Z. Evans e falėnderoi udhėheqėsen e deritashme tė zyrės sė ICG-sė Kosovė, Valeri Persivall, duke e vlerėsuar tė frytshme punėn e saj.
 
 
Presidenti Rugova dėnon aktet kriminale tė fundjavės nė Kosovė
 
Prishtinė, 4 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr Ibrahim Rugova, ka dėnuar sot (tė hėnėn) aktin kriminal qė ndodhi tė shtunėn mbrėma nė Pejė, kur u vranė tre persona, dy prej tyre tė mitur, ndėrsa u plagosėn tre tė tjerė.

"Kėto vrasje janė drejtuar kundėr qytetarėve tė Kosovės dhe e prishin imazhin pozitiv tė vendit", ka thėnė Presidenti Rugova, duke kėrkuar nga organet e hetuesisė dhe tė ndjekjes qė sa mė parė t'i gjejnė kryesit e veprės dhe t'i sjellin para drejtėsisė.

Presidenti u shpreh ngushėllime familjeve tė tė vrarėve, ndėrsa u uron shėrim tė shpejtė tė plagosurve nė Pejė.

Njėkohėsisht, Presidenti Rugova dėnon vrasjen e njė polici ndėrkombėtar nė veri tė Kosovės, tė dielėn rreth mesnatės.

"Kjo duket tė jetė vepėr kriminale e ekstremistėve qė nuk e duan progresin e Kosovės", ka thėnė Presidenti i Kosovės, nė njė deklaratė ditėn e hėnė.
 
 
Qeveria e Kosovės e dėnon vrasjen e policit ndėrkombėtar nė Sllatinė tė Albanikut
 
Prishtinė, 4 gusht 2003 - Qeveria e Kosovės e dėnoi ashpėr vrasen e policit ndėrkombėtar nė Sllatinė tė Albanikit, duke e cilėsuar atė se akt qyqar dhe kriminal, "tė kryer nga elemetėt ekstremistė serbė tė grumbulluar nė veri tė Mitrovicės, tė cilėt edhe mė heret i kanė sulmuar banorėt shqiptarė dhe pjesėtarėt e policisė sė UNMIK-ut e tė Shėrbimit Policor tė Kosovės.

"Ėshtė ky akt drejtuar kundėr pėrpjekjeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė institucioneve demokratike tė Kosovės pėr vendosjen e rendit e tė sigurisė dhe kundėr masave qė po ndėrmerren pėr bashkimin e qyetit tė ndarė e pėr eleminimin e strukturave paralele nė kėtė pjesė tė Kosovės".

Qeveria e Kosovės dhe kryeministri Bajram Rexhepu u shprehėn ngushėllime familjes sė policit tė vrarė dhe komisionerit tė policisė sė UNMIK-ut, Shtefan Feller, duke shprehur pėrkrahje pėr punėn e policisė pėr vendosjen e rendit e tė qetėsisė dhe pėr luftimin e krimit nė Kosovė.
 
 
Njė polic ndėrkombėtar ėshtė vrarė sot nė orėt e hershme nė fshatin Sllatinė tė Albanikut
 
Prishtinė, 4 gusht 2003 - Njė polic ndėrkombėtar ėshtė vrarė sot, nė orėt e para tė mėngjesit, nė fshatin Sllatinė tė Albanikut, ish-Leposaviqit, pas njė sulmi me snajper kundėr njė patrulle policore, bėnė tė ditur burimet e policisė ndėrkombėtare nė Mitrovicė.

Zėdhėnsja e policisė sė UNMIK-ut nė Mitrovicė, Trejsi Peker, ka deklaruar se vetura nė tė cilėn gjendej polici ėshtė qėlluar nga njė pėrson i panjohur.

Zonja Peker tha se komisioneri i policisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Shtefan Feller, e ka cilėsuar si krim brutal.

"Ky ishte njė krim brutal dhe i pabesueshėm. Tash pėr tash nuk dihen arsyet pėr kėtė sulm, i cili ishte njė sulm i pastėr me snajper nė policin ndėrkombėtar, me qėllim tė vrasjes sė tij", ėshtė cituar tė ketė thėnė z. Feller.

Zonja Peker tha se ende askush nuk ėshtė arrestuar lidhur me kėtė sulm, ndėrsa tha se rruga magjistrale midis Mitrovicės e Albanikut ėshtė e bllokuar nga forcat policore. Ajo bėri tė ditur se me qėllim tė ndriēimit tė rastit ėshtė themeluar njė njėsi speciale e hetuesve ndėrkombėtarė nga Prishtina dhe Mitrovica.

Zėdhėnėsja Peket nuk njoftoi pėr identitetin e policit tė vrarė, por sipas burimeve ngė pjesa veriore e Mitrovicės, viktimė e kėtij sulmi ishte njė polic indian i cili shėrbente nė kuadrin e policisė sė UNMIK-ut.
 
 
Ende nuk ka tė dyshuar pėr incidentin e rėndė tė sė shtunės nė Pejė
 
Pejė, 4 gusht 2003 - Ende nuk ka asnjė tė dyshuar apo tė arrestuar pėr sulmin e armatosur qė ndodhi tė shtunėn rreth orės 20:20 nė Pejė, ndėrsa policia vazhdon t'u bėjė apel qytetarėve qė tė bashkėpunojnė pėr tė zbuluar autorėt e kėtij krimi tė rėndė.

Nė kėtė sulm, qė ndodhi nė afėrsi tė stacionit tė policisė, humbėn jetėn: Shkėlzen Nikēi, Florina Kelmendi dhe Antigona Dedushaj, ndėrsa u plagosėn: Bujar Lajēi, Rrustem Dreshaj dhe Rexhep Kemendi. Tre tė plagosurit gjenden nė spitalin e Prishtinės dhe gjendja e tyre shėndetėsore njoftohet se ėshtė jashtė rrezikut.

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Andrea Anjeli, ka deklaruar se deri mė tash nuk dihet asgjė pėr motivin dhe autorėt e kėtij incidenti tė rėndė, por ka shtuar se duket se Shkėlzen Nikēi ishte cak i sulmit pasi nė veturėn e tij ishin shkrepur dhjetra plumba.
 
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Beri Fleēėr, ka pėrjashtuar mundėsinė qė ky sulm tė ketė motive politike, megjithėse ka pranuar se ende nuk dihen arsyet e kėtij sulmi.

Zėdhėnėsi i policisė rajonale nė Pejė ka thėnė se viktimat janė qėlluar me armė zjarri AK -47 nga katėr pesona, tash pėr tash tė panjohur, tė cilėt kanė shtkreput rreth 100 plumba.
 
Ai ka thėnė se sulmuesit kanė vrarė fillimisht njė person qė gjendej nė veturė, ndėrsa dy vajzat e reja, tė cilat ishin ulur nė njė lokal aty afėr, kanė pėsuar nga plumbat sė bashku me tre personat tjerė.

Ai ka thėnė se sulmuesit kanė ikur kėmbė nga vendi i ngjarjes dhe ka shtuar se ata kanė shkėmbyer zjarr me disa pjesėtarė tė SHPK-sė, derisa ishin duke u larguar nga vendi i krimit.
 
 
Filloi seminari "Gruaja dhe uji i sigurtė"
 
Prishtinė, 4 gusht 2003 - Sot nė Prishtinė filloi seminari treditor "Gruaja dhe uji i sigurtė", i cili ka pėr qėllim vetėdijėsimin e gruas dhe tė tė gjithė qytetarėve pėr rėndėsinė e pėrdorimit tė ujit tė pastėr.

Koordinatorja e projektit, Bardha Korēa, tha se vetėdijėsimi i gruas pėr pėrdorimin e ujit ėshtė faktor shumė i rėndėsishėm pėr shėndetin e qytetarėve.

Ajo bėri tė ditur se nė fazėn e parė do tė trajnohet njė grup i grave, tė cilat do t'ua pėrcjellin njohuritė dhe pėrvojat e fituara 150 grave tė tjera nė 7 qendra tė Kosovės.

Pjesėmarrėsit e seminarit theksuan nevojėn e ruajtjes sė resurseve ujore dhe tė mbrojtjes sė ambientit nė Kosovė.
 
 
Nesėr pėrurohet rruga Pasjan - Budrigė e Ulėt
 
Prishtinė, 4 gusht 2003 - Zyra e Shteteve tė Bashkuara nė Prishtinė njofton pėr pėrfundimin e projektit pėr riparimin e rrugės Pasjan - Budrigė e Ulėt nė komunėn e Gjilanit, e financuar nga misioni i Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) nė Kosovė.
 
Pėrmes kėsaj agjencie, populli amerikan ka investuar 190.838.65 euro pėr riparimin e kėsaj rruge me dy trasa, tė gjatė 2.068 metra, e cila kalon pėrmes fshatrave minoritare Pasjan dhe Budrigė e Ulėt.
 
Rruga ka qenė nė gjendje shumė tė keqe. Ky projekt e bėn tė sigurtė dhe tė kalueshme kėtė rrugė qė i lidh dy komunitetet minoritare dhe disa fshatra shqiptare me Gjilanin.

Projekti ėshtė pjesė e angazhimit tė qeverisė sė ShBA-sė pėr tė ndihmuar nė zhvillimin demokratik dhe ekonomik tė Kosovės.

Pėrfitues tė drejtpėrdrejtė tė kėtij projekti do tė jenė mė shumė se 13.000 banorė nga 17 fshatra pėrrreth.
Projekti i riparimit tė rrugės Pasjan-Budrigė ėshtė pjesė e Projektit tė USAID-it pėr Infrastrukturė dhe Shėrbime tė Komunitetit.

Pėrurimin zyrtar tė kėsaj rruge do ta bėjė nesėr drejtori i misionit tė USAID-it nė Kosovė, Dejll Fajfer.
 
 
KFOR-i rifilloi kontrollin e urės mbi lumin Ibėr
 
Mitrovicė, 4 gusht 2003 - Grupe tė rinjėsh shqiptarė dhe serbė janė gjuajtur tė shtunėn nė mbrėmje me gurė nė urėn kryesore qė e mbanė tė ndarė qytetin e Mitrovicės.
 
Sipas policisė sė UNMIK-ut ky incident ndodhi kur njė grup i tė rinjėve shqiptarė kishte kaluar urėn kryesore dhe kishin shkuar nė pjesėn veriore tė qytetit, por aty hasėn nė rezistencė nga njė grup serbėsh, tė cilėt kanė gjuajtur me gurė dhe gjėsende tė tjera nė drejtim tė tė rinjve shqiptarė.

Zėdhėnėsja e policisė sė UNMIK-ut, Tejsi Peker tha se situata ėshtė qetėsuar, kur policia i ka kthyer tė rinjėt shqiptarė nė pjesėn jugore tė qytetit. Ajo tha se KFOR-i ka rifilluar kontrollin e urės mbi lumin Ibėr, me qėllim tė mbajtjes nėn kontroll tė situatės, por nuk e ka mbyllur kalimin.
 
 
Ēoviq paralajmėron caktimin e orientimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės
 
Jagodinė, 4 gusht 2003 - Zėvendėskryeministri i Serbisė, Nebojsha Ēoviq, ka paralajmėruar se orientimet pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės do tė avancohen dhe nė vjeshtė ato do tė gjenden para Kuvendit tė Serbisė.

Sipas tij, drejtimet pėr Kosovėn janė mjaft tė sakta dhe tė qarta dhe janė nė interes tė sė mirės sė pėrgjithshme pėr tė gjithė qytetarėt e Ballkanit Perėndimor, por kurrsesi veēmas pėr shqiptarėt, serbėt ose bashkėsitė e tjera etnike.

Ēoviq ka vlerėsuar se ėshtė e papranueshme qė nė Komunėn e Gjilanit enklavat serbe tė shkyēen nga rrjeti elektrik dhe i ujit pėr shkak tė llogarive tė papaguara. Sipas tij, njė veprim i tillė stimulon spastrimin e mėtejshėm etnik.
 
 
SHBA-tė anulojnė dy programe udhėtimi ajror
 
Uashington, 4 gusht 2003 - Qeveria e SHBA-ve ndėrmori masa tė pėr sigurimin e transportit ajror. Departamenti i SHBA-ve pėr sigurinė e atdheut dhe departamenti i shtetit kanė anuluar dy programe, tė cilat i mundėsonin njė kategorie tė caktuar tė udhėtarėve nė vijat ajrore ndėrkombėtare, qė tė udhėtojnė tranzit nėpėr SHBA-tė pa e marrė paraprakisht vizėn amerikane.
 
Kėto programe, tė njohura me emrat Tranziti pa Program Vize (TĖOV) dhe Programi pėr Tranzit Ndėrkombėtar (ITI) janė anuluar.
 
Departamenti i sigurisė sė atdheut u ka dhėnė udhėzime tė gjitha kompanive ajrore qė tė mos lejojnė mė qė udhėtarėt t'i shfrytėzojnė kėto programe tranzitore. Kėto janė masa shtesė pėr rritjen e sigurisė ajrore.

Informatat specifike tė marra sė voni tregojnė se grupet terroriste kanė planifikuar shfrytėzimin e kėtyre programeve tranzitore pėr tė hyrė nė SHBA apo nė hapėsirėn ajrore tė SHBA-ve, pa kaluar nėpėr procesin e kontrollit konsullor. Marat se marra kanė pėr qėllim shtimin e sigurisė kundrejt rreziqeve tė sulmeve tė mundshme terroriste dhe mbrojtjen e qytetarėve tė SHBA-ve dhe shtetasve tė huaj qė fluturojnė nė SHBA dhe prej SHBA-ve.
 
 
Ushtarėt amerikanė i kanė arrestuar rreth 25 persona nė Tikrit
 
Bagdad, 4 gusht 2003 – Ushtarėt amerikanė i kanė arrestuar rreth 25 persona, gjatė disa operacioneve tė bastisjeve dhe tė ndjekjeve tė njerėzve tė regjimit tė Sadam Hyseinit, tė cilėt merrnin pjesė nė rezistencėn e dhunshme kundėr trupave amerikane, njofton AP.
 
Detaje pėr identitetin e tė arrestuarve nuk janė dhėnė. Nė kėto operacione kanė marrė pjesė 300 ushtarė dhe bastisjet janė kryer nė pesė vende, nė pėriferi tė qytetit tė lidjes sė Sadamit, nė Tikrit.
 
 
Nė pėrleshjet nė Mbretėrinė e Himalajeve tė Butanit janė vrarė katėr sulmues dhe tre kryengritės
 
Nju Delhi, 4 gusht 2003 – Persona tė armatosur tė paidentifikuar kanė sulmuar dy vendstrehime tė luftėtarėve seperatistė nė Mbretėrinė e Himalajeve tė Butanit, njofton BBCnews.

Nė kėto pėrleshje janė vrarė katėr sulmues dhe tre kryengritės, tė cilėt i pėrkisnin Frontit tė Bashkuar pėr Ēlirimin e Asamit (Ulfa). Kryengritėsit e kėsaj organizate tė jashtligjshme e kanė akuzuar Indinė se po i pėrdorin mercenarėt dhe militantėt e dorėzuar pėr tė kryer sulme nė vendstrehimet e tyre.
 
 
Njė palestinez i armatosur ka plagosur njė nėnė izraelite dhe vajzėn e saj
 
Jerusalem, 4 gusht 2003 – Njė palestinez i armatosur ka hapur zjarr nga prita nė njė automjet izraelit afėr Jerusalemit dhe kėshtu ka plagosur rėndė njė nėnė dhe vajzėn e saj 9-vjeēare, njofton AP.
 
Incidenti ka ndodhur vetėm disa orė pasi Izraeli ka refuzuar propozimin palestinez pėr njė armėpushim tė pėrhershėm nė vend tė ēarmatosjes sė grupeve militante.

Sulmi ka ndodhur nė njė udhėkryq izraelit ndėrmjet Jerusalemit dhe qytetit tė Bregut Perendimor, Betlehemit. Brigadat e Martirėve Al Aksa e kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė sulm.
 
 
Kontigjenti i parė i forcave paqeruajtėse afrikane arriti sot nė Liberi
 
Monrovia, 4 gusht 2003 – Kontigjenti i parė i forcave paqeruajtėse afrikane ka arritur sot (e hėnė) nė Liberinė e dėrrmuar nga lufta, njofton Rojter.

300 ushtarėt nigerianė, tė veshur me uniforma tė kamufluara tė luftės, kanė zbritur nė aeroportin ndėrkombėtar nė Monrovia, kanė njoftuar gazetarėt nga vendi i ngjarjes.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.