2.08.2003 - Trepca.net

Lajme

E shtune 2 gusht 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Marsi Ris: "Mė vjen shumė mirė qė jam nė Kosovė"

  • Tė hėnėn, pėrurohet vendkalimi kufitar nė Vėrmosh

  • Biznesmenėt e Turqisė janė tė interesuar tė investojnė nė Kosovė

  • K. Smith: "Zgjidhja e problemit tė personave tė zhdukur mund tė ndihmojė familjet pėr tė mbyllur njė plagė"

  • Reduktime tė energjisė elektike

  • N. Bigman: "Nėse vazhdon pėrmirėsimi i sigurisė, pas 15 dhjetorit, Maqedonia nuk do tė ketė nevojė pėr prani tė jashtme ushtarake

  • Sė paku 35 vetė janė vrarė nė njė sulm vetėvrasės nė njė spital rus nė Mosdok

  • Djemt e Sadam Hyseinit u varrosėn sot nė Tikrit

  • SHBA-tė planifikojnė krijimin e njė gjykate irakiane pėr gjykimin e Sadam Huseinin

  • "Al Xhazira" transmetoi edhe njė kasetė me njė mesazh qė thuhet tė jetė i Sadam Huseinit

  • Trupat amerikane nė Irak arrestuan edhe dy ndihmės tė Sadam Huseinit

  • Sė paku dy vetė janė vrarė pas shpėrthimit tė njė autombombe nė Bejrut

  • Presidenti liberian Ēarls Tejlor ėshtė larguar nga Monrovia

  • KS i OKB-sė vendosi tė dėrgohet njė forcė paqeruajtėse nė Liberi

  • FMN akordoi njė kredi prej 476 milionė dollarėsh pėr Turqinė


 

Marsi Ris: "Mė vjen shumė mirė qė jam nė Kosovė"

  
Prishtinė, 2 gusht 2003 - Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė njofton se zonja Marsi Ris (Marcie Ries), zyrtare e lartė e Shėrbimit tė Jashtėm tė Departamentit tė Shtetit tė SHBA-ve, ka arritur nė Prishtinė mė 30 korrik, pėr tė marrė detyrėn e re si shefe e misionit tė Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė.

Gjatė punės 25-vjeēare nė Shėrbimin e Jashtėm, zonja Ris ėshtė pėrqendruar kryesisht nė Evropė dhe nė ēėshtjet politiko-ushtarake, duke pėrfshirė kėtu edhe 8 vjet pune rreth politikės sė SHBA-ve pėr Ballkanin. 
 
Ajo i njeh ēėshtjet bilaterale dhe rajonale dhe ka kryer detyra lidhur me institucionet kryesore evropiane, duke pėrfshirė edhe OSBE-nė, NATO-n dhe BE-nė.

  
Me tė arritur nė Zyrėn e SHBA-ve nė Prishtinė, zonja Ris tha:
   
"Mė vjen shumė mirė qė jam nė Kosovė dhe pres tė punoj ngushtė me PSSP-nė Holkeri, presidentin Rugova, kryeministrin Rexhepi dhe me pėrfaqėsuesit tjerė tė institucioneve qeverisėse tė Kosovės.

Nė javėt qė vijnė kemi shumė pėr tė bėrė, qė tė vazhdojmė punėn e mirė qė ėshtė bėrė deri tani nė pėrparimin e standardve tė vendosura nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe pėr t'u pėrgatitur pėr bisedimet teknike mes Prishtinės dhe Beogradit.

Mes popullit amerikan dhe atij tė Kosovės ekziston njė ngrohtėsi e veēantė, prandaj unė jam e bindur se koha para nesh do tė jetė periudhė e pėrparimit dhe produktivitetit, ndėrsa vazhdojmė ta lėvizim Kosovėn pėrpara drejt pėrmbushjes sė Rezolutės 1244" pėrfundoi zonja Ris.

Deri mė 6 qershor tė kėtij viti, zonja Ris ka qenė drejtor i Zyrės sė Departamentit tė Shtetit pėr Ēėshtjet Politike tė Kombeve tė Bashkuara. Ajo, po ashtu, ka pasur pozita nė Byronė pėr Ēėshtje Evropiane nė Uashington, nė Byronė pėr Ēėshtje Politiko-Ushtarake dhe nė Stafin pėr Planifikim Politik.
 
Si bursiste e Pirson-it (Pearson), nė vitin 1991, ajo ka punuar pėr udhėheqėsin e Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve.

Gjatė punės sė saj nėpėr misionet diplomatike amerikane jashtė vendit, zonja Ris ka punuar nė ambasadat e SHBA-ve nė Londėr, nė Ankara, nė Santo Domingo, si dhe nė misionin e SHBA-ve pranė Bashkimit Evropian nė Bruksel.

Zonja Ris ka diplomuar nė kolexhin Oberlin, nė Oberlin tė shtetit Ohajo, si dhe nė Shkollėn Xhon Hopkins pėr Studime tė Larta Ndėrkombėtare, nė Uashington, D.C.

Ėshtė e martuar me njė diplomat amerikan, me tė cilin ka njė djalė dhe njė vajzė.
 
 
Tė hėnėn, pėrurohet vendkalimi kufitar nė Vėrmosh
 
Prishtinė, 2 gusht 2003 - Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė bėn tė ditur se tė hėnėn, mė 4 gusht, do tė bėhet pėrurimi i pikės sė re tė kalimit kufitar midis Shqipėrisė e Malit tė Zi, nė Vermosh.
 
Nga pala shqiptare, nė ceremoninė e pėrurimit do tė marrė pjesė zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Luan Hajdaraga.

Hapja e vendkalimit tė ri kufitar nė Vėrmosh bėhet nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr lėhtėsimin e qarkullimit tė qytetarėve dhe tė mallrave midis kėtyre dy vendeve.
     
  
Biznesmenėt e Turqisė janė tė interesuar tė investojnė nė Kosovė
 
Prishtinė, 2 gusht 2003 - Njė delegacion i biznismenėve tė Turqisė bisedoi dje me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Ekonomisė e Financave tė Kosovės lidhur me mundėsitė e krijimit tė kushteve pėr investimet e afaristėve turq nė Kosovė.
 
Delegacioni turk shprehu gatishmėrinė qė tė inkurajojė biznesmenėt turq pėr tė marrė pjesė nė privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė.

Nė takim u fol edhe pėr rimėkėmbjen e ekonomisė kosovare dhe pėr ofertat e palės turke.

Njėri ndėr anėtarėt e delegacionit, Agim Shahini, shprehu edhe gatishmėrinė e turqve pėr tė investuar nė ndėrtimin e komplekseve banesore mbi 15 katėshe, metri katror i tė cilave do tė kushtonte vetėm 285 euro.
 
Por, ai theksoi se investitorėt turq kėrkojnė tė lirohen nga taksat pėr ndėrtim dhe qė toka pėr ndėrtimin e komplekseve tė sigurohet nga kuvendet komunale.

Turqia zė vendin e dytė sa i pėrket importit nė Kosovė, ku shuma e kėtij importi prej vitit 2000 deri mė tash ka arritur nė mbi 205 milionė euro, kurse eksporti nga Kosova nė Turqi ėshtė vetėm 3 milionė e 260 mijė euro.
 
 
K. Smith: "Zgjidhja e problemit tė personave tė zhdukur mund tė ndihmojė familjet pėr tė mbyllur njė plagė"
 
Uashington, 2 gusht 2003 - Kryetari i Komisionit amerikan tė Helsinkit, ligjėvėnėsi Kristofer Smith, shfaqi qėndrimin e tij rreth personave tė zhdukur nė Evropėn Juglindore.

Para njė grupi serbėsh nga Kosova, tė zhvendosur nė Serbi, z. Smith tha se zgjidhja e problemit tė personave tė zhdukur mund tė ndihmojė familjet e tė zhdukurve qė tė kapėrcejnė pasojat e tragjedisė.

Sipas tė dhėnave tė Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq dhe UNMIK-ut, nė Kosovė konsiderohen tė zhdukur 3.696 persona. Sipas kėtyre tė dhėnave, 2.836 janė shqiptarė, kurse 860 janė pjesėtarė tė pėrkatėsive tjera etnike.
 
 
Reduktime tė energjisė elektike
 
Prishtinė, 2 gusht 2003 - Nga Korpoirata Energjetike e Kosovės njoftohet se furnizimi me energji elektrike po bėhet me reduktime, pėr shkak tė rėnies nga sistemi tė Bllokut tė Dytė tė Termocentralit "Kosova B". Tash pėr tash, reduktimet po bėhen sipas orarit: 3 orė me energji, tri orė pa energji.
 
 
N. Bigman: "Nėse vazhdon pėrmirėsimi i sigurisė, pas 15 dhjetorit, Maqedonia nuk do tė ketė nevojė pėr prani tė jashtme ushtarake
 
Shkup, 2 gusht 2003 - Ambasadori i NATO-s nė Shkup, Nikollas Bigman tha se Maqedonia nuk ballafaqohet me ndonjė kėrcėnim ushtarak. Ai tha se nėse vazhdon pėrmirėsimi i sigurisė, Maqedonia, pas 15 dhjetorit tė kėtij viti, nuk do tė ketė nevojė pėr prani tė jashtme ushtarake.

Ambasadori Bigman vlerėsoi se, pėrkundėr incidenteve tė fundit nė ish-rajonet e krizės, gjendja e sigurisė nė Maqedoni ėshtė stabile. Ai tha se tė gjitha pėrpjekjet qė tė provokohet njė pėrshkallėzim i gjendjes kanė dėshtuar, duke vlerėsuar se konfrontimet mes grupeve kriminale janė fenomene tė izoluara, tė cilat nuk mund tė reflektohen nė zhvillimet e pėrgjithshme nė Maqedoni.
 
 
Sė paku 35 vetė janė vrarė nė njė sulm vetėvrasės nė njė spital rus nė Mosdok
 
Moske, 2 gusht 2003 - Tė paktėn 35 vetė janė vrarė dhe shumė tė tjerė janė plagosur, pas njė sulmi vetėvrasės nė njė spital ushtarak nė pjesėn juglindore tė Rusisė, pranė Ēeēenisė.

Nga Moska njoftohet se nė hyrje tė spitalit nė Mosdok ka shpėrthyer njė kamion me lėndė shpėrthyese. Njė pjesė e spitalit pothuaj ėshtė rrėnuar plotėsisht. Nė spital kanė qenė rreth 150 njerėz tė sėmurė dhe punėtorė tė spitalit.

Mosdok kosniderohet si pikė e rėndėsishme strategjike pėr sulmet e ushtarėve rusė nė Ēeēeni.
Ushtria ruse i ka shpallur kryengritėsit ēeēenė pėrgjegjės pėr kėtė sulm.
 
 
Djemt e Sadam Hyseinit u varrosėn sot nė Tikrit
 
Bagdad, 2 gusht 2003 - Ushria amerikane ia ka dorėzuar trupat e dy djemve tė Sadam Huesinit, Udait dhe Kusait, organizatės irakiane tė gjysmėhėnės sė kuqe, e cila do t'i varrosė nė qytetin e lindjes sė Sadamit, Tikrit, njofton AP.

Trupat e dy djemve tė Sadamit, tė vrarė gjatė njė pėrleshjeje tė armatosur me trupat amerikane, mė 22 korrik nė Mosul, janė mbajtur nė frigorifer nė bazėn amerikane nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Bagdatit, ku ishin pėrgatitur pėr vcarrim sipas zakoneve perėndimore e jo muslimane.

Kanali televiziv satelitar arab "Al Xhazira" ka njoftuatr nga Tirkriti se trupat e djemve tė Sadamit janė varrosur nė varrezėn e tyre familjare sot (tė shtunėn) nė mėngjes, trė mbėshtjellė me flamuj irakianė.
 
 
SHBA-tė planifikojnė krijimin e njė gjykate irakiane pėr gjykimin e Sadam Huseinin
 
Londėr, 2 gusht 2003 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės planifikojnė tė krijojnė njė Tribunal tė gjykatėsve irakianė pėr ta gjykuar Sadam Huseinin pėr krime kundėr njerėzimit, para se ai tė nxirrej para njė gjykata ndėrkombėtare, shkruan sot gazeta londineze "The Guardian".

"Mendojmė se ėshtė e rėndėsishme qė irakianėt ta bėjnė vetė kėtė proces", ka thėnė zėdhėnėsi i Departamentit amerikane tė Shtetit, Riēard Bauēer, duke shtuar se bashkėsia ndėrkombėtare do tė mund ta ndihmonte kėtė prices financiarisht dhe me ekspertė ligjorė.

Piter Gallbrajt, ish-ambasador amerikan dhe ekspert pėr Irakun, ka thėnė se kjo ēasje ėshtė motivuat nė radhė tė parė nga dėshira e administratės sė presidentit Bush pėr tė shmangur formimin e njė trobunali tė OKB-sė.

"Ata mendojnė se njė gjykatė irakiane do tė jetė mė e shpejtė dhe se do tė shqiptojė dėnimin me vdekje", ka thėnė z. Gallbrajt.
 
 
"Al Xhazira" transmetoi edhe njė kasetė me njė mesazh qė thuhet tė jetė i Sadam Huseinit
 
Katar, 2 gusht 2003 - Stacioni televiziv arab "Al Xhazira" nė Katar" transmetoi tė premten njė mesazh tė ri tė regjistruar, zėri i sė cilės thuhet se mund tė jetė i Sadam Husseinit, qė u bėn thirrje irakianėve tė fillojnė kryengritjen kundėr forcave tė udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara nė Irak.

Zėri nė kasetė u bėn thirrje irakianėve tė marrin nėn kontroll pronat e ish-regjimit, kudo qofshin, dhe pėr tė organizuar kryengritje.

Origjina e kasetės sė re ende nuk verifikuar dhe thuhet se mesazhi ėshtė regjistruar tė dielėn e kaluar, mė 27 korrik.
 
 
Trupat amerikane nė Irak arrestuan edhe dy ndihmės tė Sadam Huseinit
 
Tikrit, 2 gusht 2003 - Forcat amerikane nė Irak bastisėn tė premten dy shtėpi nė qytetin e lindjes sė Sadam Huseinit, Tikrit. Njė zyrtar amerikan tha se u arrestuan dy persona, tė cilėt kosniderohen si ndihmės tė rėndėsishėm tė ish-udhėheqėsit tė pėrmbysur, Sadam Husein.

Zyrtarėt amerikanė kanė ofruar njė shpėrblim prej 25-milionė dollarėsh pėr informacione qė do tė ēonin nė kapjen apo nė vrasjen e Sadamit.
 
 
Sė paku dy vetė janė vrarė pas shpėrthimit tė njė autombombe nė Bejrut
 
Bejrut, 2 gusht 2003 - Shpėrthimi i njė autobombe nė kryeqytetin libanez, Bejrut, ka shkaktuar vdekjen e sė paku dy personave.

Sipas deshmitarėve okularė autobomba ka shpėrthyer nė njė rrugė me qarkullim tė dendur, nė pjesėn jugore tė qytetit, tė banuar kryesisht me shiitė. Nė kėtė pjesė tė qyetetit ndodhet edhe qendra e partisė radikale shiite "Hisbollah".
 
 
Presidenti liberian Ēarls Tejlor ėshtė larguar nga Monrovia
 
Monrovia, 2 gusht 2003 - Tė dėrguarit afrikano perėndimorė nė Liberi thonė se presidenti Ēarls Tejlor, ėshtė larguar nga Monrovia dhe ka shkuar nė qytetin Buchanan, ku trupat qeveritare po luftojnė kundėr kryengritėsve.

Tė premten nė kryeqytetin Monrovia luftimet rifilluan pėrsėri, pas njė ndėrprerjeje tė shkurtėr, ndėrsa forcat qeveritare dhe kryengritėsit synojnė tė marrin njė urė tė rėndėsishme.

Udhėheqėsit afrikano-perėndimdorė thonė se paqeruajtėsit do tė mbėrijnė nė Monrovia tė hėnėn. Tri ditė mė pas presidenti Tejlor ka thėnė se do tė largohet nga vendi.
 
 
KS i OKB-sė vendosi tė dėrgohet njė forcė paqeruajtėse nė Liberi
 
Nju Jork, 2 gusht 2003 - Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ka vendosur dėrgimin e njė trupe paqeruajtėse nė Liberi.

Rezoluta pėrkatėse u miratua me 12 vota pėr dhe tri abstenime. Gjermania, Franca dhe Meksika abstenuan per shkak tė njė klauzole, sipas sė cilės ushtarėt amerikanė kriminelė do tė ekstradohen vetėm nė shtetet e bashkuara tė Amerikės.

Batalioni i parė me ushtarė tė Nigerisė pritet tė mbėrrijė tė hėnėn nė kryeqyetin liberian, Monrovia.
Ushtarėt e kombeve tė bashkuara duhet tė ndihmojnė vendosjen e armėpushimit midis kryengritėsve dhe ushtarėve tė qeverisė nė Liberi.
 
 
FMN akordoi njė kredi prej 476 milionė dollarėsh pėr Turqinė
 
Uashington, 2 gusht 2003 - Fondi Monetar Ndėrkombetar (FMN) ka rėnė dakord pėr dhėnien e njė kredie prej 476 milionė dollarėsh Turqisė.

FMN ka thėnė se me kėtė kredi do tė nxiten reformat e reja ekonomike qė po i ndėrmerr qeveria turke. Me kėtė kredi duhet tė pėrkrahen edhe boshllėqet konjukturale tė Turqisė.

Paratė e dhėna janė pjesė e njė fondi prej 16 miliardė dollarėsh tė destinuara kohė mė parė pėr Turqinė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.