OPINIONE

   
1.08.2003 - Trepca.net

Analizė

TENDENCAT E T“HUAJSIMIT DHE MUNGESA E SOLIDARITETIT NĖ KOSOVĖN E PASLUFTĖS


   
- Mjerimi i shoqėrisė kosovare

1 gusht 2003 / Shkruan: Zejnulla JAKUPI

Kohėt e fundit ėshtė shkruar shumė pėr solidaritetin dhe fundin e harmonisė sociale nė Kosovė. Sot solidariteti dhe kohezioni shoqėror, bashkė me degjenerimin, siē ėshtė vetėvrasja, mendohet tė jetė plaga mė e madhe e kėtij populli. Megjithatė, ėshtė vėshtirė qė ky supozim tė ndėrtohet si njė teori e verifikuar shkencėtarisht, pjesėrisht pėrshkak tė mungesės sė sondazheve tė mirėfillta, e pjesėrisht sepse, ashtu si ēdo kund nė shoqėritė tranzitore edhe nė Kosovė, nuk ka institut apo shkencė qė merret seriozisht me kėto probleme shoqėrore, tė cilat, pa hulumtime sociologjike, mund tė duken tė varfėra dhe madje tepėr tė vėshtira pėr t“i trajtuar.
  
Nga ana tjetėr, ēėshtja, sa e rėnd ėshtė kjo plagė dhe cilat janė pasojat nėse nuk i jepet njė pėrgjigje shkencore problematikės nė fjalė,ėshtė pa dyshim tepėr shqetėsuese, pėr faktin se kėto fenomene nuk janė aspak hipotetike dhe nevoja objektive, qė paraqitet, qėndron nė atė qė tė gjendet zgjidhja duke u mbėshtetur nė teori dhe hipoteza, siē ėshtė rasti me probemet tjera sociale.

Po ēfarė na pėrligj tė themi mbi bazėn e pėrvojės dhe traditės kulturore shqiptare se mjerimi i njė shoqėrie vjenė nga t“huajsimi dhe mungesa e solidaritetit dhe mugėtirės sė egoizmit. Ky problem mund tė shihet si i pėrgjithshėm.

Pra, jemi tė shtrėnguar tė besojmė se si popull mė i vjetėr nė Balkan dhe nė Evropė, jemi solidar dhe i kultivojmė lidhjet sociale. Ky supozim nuk pėrputhet nė disa raste me realitetin „objektiv“ qė spontanisht haset mbrenda nesh, sa herė qė ndeshim praninė apo mungesėn e lidhjeve sociale nė mjedisin tonė shoqėror.

Ndoshta, mėnyra mė e mirė pėr t“i trajtuar kėto shqetėsime, ėshtė tė pėrkujtojmė, se edhe shtetet postindustriale si SHBA-tė kanė rėn nė dyshim me kėto vlera dhe pėrpiqen pėr tė pėrforcuar bindjen se ruajtja e kėtyre vlerave ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė.
 
 
SHBA-tė nė kėrkim tė solidaritetit dhe kohezionit shoqėror

Nė rastin amerikan solidariteti, vetėorganizimi dhe vetėbesimi ndėrnjerėzor, pėrbėn bazamentin funksional, mbi tė cilėn ndėrtohet dhe egziston shoqėria. Kjo ēasje, ėshtė diskutuar disa herė nė literaturėn sociologjike amerikane. Shpjegimi qė sociologu i njohur Talcott Parsons i ka bėrė lidhjeve sociale dhe kohezionit shoqėror nė SHBA-sė ėshtė tepėr interesant. Besimi nė institucionet dhe pranimi i normave pėr njė bashkėpunim reciprok dhe njė tolerancė normative nė shoqėri, e tregon fytyrėn e vėrtetė amerikane.

Nė SHBA-sė, sipas Tallcott Parsone, (cituar nga Richard Mynsh ), egzistojnė mė tepėr se nė ēdo vend tė botės njė mori lidhjesh sociale dhe organizata joqeveritare. Kjo gjėndje faktike ka bėrė qė amerikanėt tė bėhen mė aktiv dhe mė tė ndieshėm nė kėtė drejtim sesa evropianėt. Tek amerikanėt egziston vullneti dhe motivacioni mė i madh se tek evropianėt pėr tu organizuar dhe pėr tė vepruar. Kjo veti, shprehet edhe nė numėrin e organizatave joqeveritare nė Amerikė dhe nė numėrin shumė mė tė vogėl tė kėtyre organizatave nė shtetet evropiane.
 
Kjo na bėn menjėherė tė shtrojmė pyetjen, si e bėn shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi dallimin midis solidaritetit real, njė mėnyrė tė koegzistencės shoqėrore dhe nevojės sė mbrendshme tė njė shtrese qė e ndien pėr ta formuluar ndryshe solidaritetin si tė ishte kjo maskė e tradicionalitetit nga e kaluara dhe tė cilin duhet tejkaluar sa mė parė qė ėshtė e mundur. Prandaj, pikėnisja e filozofisė idealiste mbi solidaritetin dhe praktika e lidhjeve sociale shqiptare pėrkon mė shumė me mentalitetin italian dhe strukturat informale e klaniste nė kėtė vend, tė shquar pėr strukturat e tilla, se sa qė do ti pėrshtatet filozofisė amerikane moderne.
 
Sondazhi i Richard D. Putnam lidhur me demokratizimin e Italisė Veriore, dhe asaj Jugore, botuar mė vitin 1993, na vėrteton kėtė fakt. Putnam me hulumtimin e tij tregoi, se racionalizimi i lidhjeve soziale nė Italinė Veriore ishte i thekėsuar, duke e shpjeguar kėtė tė dhėnė njėkohsisht me argumentimin e tij, se kjo kishte tė bėnte me lidhjet e drejtėpėrdrejta dhe procesin e implementimit apo krijimit tė systemit juridik nė Itali. Formalizimi i lidhjeve ndėrnjerėzore sipas Putnamit krijon bazėn e mirė pėr zhvillimin e shoqėrisė civile. Ndėrsa, egzistimi i lidhjeve joformale, klaneve tė nėntokės nė pjesėn jugore, e groposte demokracinė deri nė temel.

 
Mungesa e solidaritetit dhe vetėvrasjet nė Kosovė

Gjithnjė mė pak njerėz nė Kosovė kanė preferencė pėr t“i kultivuar lidhjet sociale. Gjithnjė e mė shumė familje dhe bonjak tė mbetur pa prind, individė tė traumatizuar pėrballen me kushtet e egzistencės. Shumica prej tyre kanė pėsuar nga lufta dhe presin ndihmėn e rrethit, tė familjeve, dhe natyrisht, ata presin ndihmėn institucionale tė „Protektoratit“. Ndėrkohė, askush nuk mund tė thotė me plotgojė, se mund tė krenohemi me solidaritetin dhe unitetin social, mirėkuptimin ndėrnjerėzor dhe kombėtar?

Ky gjykim i ashpėr mund tė mos jetė i merituar; por nuk mund tė bėjė asgjė pėr tė mohuar ndikimin e fuqishėm tė egoistėve. Kujdesi, solidariteti, kommunikimi i mirėfilltė, respekti i ndėrsjelltė ndėrnjerėzor, nė Kosovėn e pasluftės, kanė ngelur vetėm nė teori. Cila duhet tė jetė motoja e veprimit solidar dhe vetėorganizues? Shikuar nga ky aspekt, solidariteti do tė ishte shprehja e vullnetit pėr tė qenė element aktiv i shoqėrisė i organizuar nė shoqata e nė inciativa tė lira. Kjo rrjetė pak a shumė e redukton t“huajsimin ndaj njė pjese tė shoqėrisė e cila ka mbetur nė harresė.
 
Kjo formė e individualizmit dhe e t“huajsimit shoqėror ushqen ndjenjėn e tė qenurit i vetmuar dhe i harruar dhe ka shtuar numėrin e vetėvrasjeve, tė cilat mė parė, edhe nė kushtet e okupimit, nuk kanė qenė aq tė thekėsuara. Nė lidhje me kėtė vlenė tu hudhet njė shikim serioz statistikave tė tilla nė Kosovė nė periudhėn katėrvjeēare pas ēlirimit. Kjo smundje burimin e ka tek mungesa e afėrisė dhe harmonisė me tė tjerėt. Emile Durkheim nė veprėn „vetėvrasja“ ( Der Selbstmord, Frankfurt / M 1977 ) nxorri konkluzionin mbi vetėvrasjen se tendenca mė e madhe pėr tė bėrė vetėvrasje, shfaqet tek individėt qė janė tė harruar dhe tė lenė anash nga shoqėria.

Kjo kategorie e njerėzve tė lėn nė mėshirėn e kohės e bėnė jetėn e saj duke aktruar pėr herė tė fundit nė shfaqjen teatrale tragjedinė reale. Ajo bėhet viktim dhe nuk ka asnjė alternativė tjetėr qė tė prosperojė ndryshe. Ajo nuk din ta zbėrthejė veprimin e saj nė alternativė. Shumica tjetėr e ka pikėsynim biznesin, fitimin dhe arritjen e njė komoditeti sa mė tė madh, njė vuajtje kjo e kahhershme qė maraton drejtė kėrkimit tė lumturisė „absolute“.

 
Pabarazia dhe keqkuptimi i saj

E ndėrkohė, e arsyetojmė, se pasuria dhe varfėria materiale e njeriut, ėshtė njė realitet. Besoj se nuk biem aspak nė kontradiktė po tė themi se duhet tė egzitojnė dy shtresat; tė pasurit dhe tė varfėrit.
 
Pabarazia si fenomen sozial bazohet jo aq te domosdoshmėria e tejkalimit apo e proletarizimit tė klasave, por mė tepėr ajo ka kuptim dyftyrėsh. Ajo shfaqet herė si sofizėm dhe herė si shprehje idelogjike e pakuptueshme, siē ėshtė synimi i rremė, i atyre qė kanė qėllim pėr ta barazuar meritokracinė me ryshfetin dhe korruptimin.
 
Parimi i pabarazisė i lidh e i bashkon atributet e konkurrencės dhe i jep impuls meritokracisė. Pabarazia, thuhet nė literaturėn sociologjike, i motivon njerėzit pėr veprim. Por, pabarazia nuk ėshtė e kufizuar me kaq. Ajo sipas mendimit tim nuk lejon qė dikush tė posedojė kushte “super tė mira”, ndėrsa dikush tjetėr tė mos ketė as pėr tė ngrėr, pra tė mos i gėzojė as kushte elementare pėr jetė. Prandaj, nė mungesė tė kėsaj dhe arsyseve tjera nga traumat e luftės, shumė njerėz nė Kosovė, nuk mund ta pėrballojnė jetėn “postdemokratike” dhe duhet tė bėjnė vetėvrasje.

Nė kėtė dilemė tepėr paradoksale koha ėshtė pjella mė e madhe e kėsaj pabarzie e cila i pėrcakton rregullat dhe normat e sjelljes. Pra, subjekti i kėsaj loje dikton parimet e harmonisė. Lejon qė gjithnjė e mė tepėr njerėz tė merituar nė Kosovė tė luajmė lojėn, "secili nė mėnyrėn e vet”, tė pėrvetėsojnė tė mirat materiale, jo duke u bazuar nė kriteret e meritokracisė, tė aftėsisė dhe zellit tė tyre, por nė saje tė lidhjeve informale dhe klanore.
 
Nė tė njėjtėn pozitė gjendet edhe Protektorati i UNMIK-ut, i cili nuk ka formuar ende lidhjen e tij kohezive dhe tė qėndrueshme pėr tu siguruar qytetarėve, sigurinė, mbėshtjen ekonomike, krijimin e vendeve tė punės etj. Dėshtimi i kėsaj “kreature” shtetėrore ka njė rrjedhojė logjike edhe mė tė rėndėsishme. Domethėnė, qė solidariteti dhe kohezioni shoqėror nė tė ardhmen duhet t“i referohen domosdoshmėrisht lidhjeve klanore.
 
 
Dilema?

A mund tė vlejė hipoteza se arsyeja pėr tė kultivuar lidhjet soziale duhet tė jetė skllave e obligimit shoqėror, apo vallė tek qeniet njerzore sikur egziston nė themel njė uniformitet ndenjash morale. Sipas filozofit tė njohur David Hume-it “njerėzit kanė prirjen tė pėlqejnė disa gjėra e tė mos miratojnė disa tė tjera, me anė tė njė predispozicioni tė mbrendshėm, tė pandarė nga natyra njerzore, pėr tė ndjerė afėri e harmoni me tė tjerėt”.
 
Bash nga kjo ndjenjė afėrie e harmonie, ne duhet qė ta bėmė tė mundshme kėtė rrethanė, sepse shqiptarėt, shekuj me radh kanė prosperuar solidaritetin shoqėror, dhe kjo gatishmėri ka qenė si njė ligj natyror dhe vullnet pa kushtėzime.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.