1.08.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte 1 gusht 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova i uroi mirėseardhje nė Kosovė shefes sė misionit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris

  • Presidenti Rugova priti Lindita e Blerta Zeqirajn, regjisore e skenariste tė filmit "Exit"

  • Luis Sell inkurajoi tė rinjtė e Gjilanit qė tė regjistrohen nė Universitetin Amerik tė Kosovės

  • Nė Meje tė Gjakovės u rivarrosėn kufomat e 43 shqiptarėve

  • S. Hajzellok: "Kemi nevojė pėr dialog tė shėndoshė dhe jo pėr retorikė qė minon procesin e bisedimeve"

  • Sot nė Meje tė Gjakovės rivarrosen eshtrat e 43 shqiptarėve

  • Tarifat doganore pėr repromaterial dhe pajisje do tė ulen nė 2 pėr qind

  • Serbėt e Suhodollit tė Mitrovicės keqtrajtuan dy shqiptarė

  • KEK-u ka shkyēur nga rrjeti elektrik mbi 6.000 konsumatorė

  • Serbėt nė enklava ia kanė borxh KEK-ut rreth 30 milionė euro

  • Shqipėria nėnshkruan marrėveshjen pėr shkatėrrimin e municioneve tė vjetra e tė pasigurta

  • Kontestohet emėrimi i Luan Hajdaragės pėr ushtrues detyre tė ministrit tė jashtėm tė Shqipėrisė

  • S. Irazov: "Rusia i tėrhoqi trupat nga Ballkani me mirėkuptim tė plotė me NATO-n dhe OKB-nė"

  • Policia maqedonase nuk respekton ligjin pėr amnistinė pėr personat qė nuk e kanė kryer shėrbimin ushtarak

  • Tribunali i Hagės dėnoi me burgim tė pėrjetshėm Millomir Stakiqin pėr krime lufte ndaj boshnjakėve dhe kroatėve nė Bosnjė

  • Sot nė Liberi janė vrarė sė paku 9 persona

  • Nė njė shpėrthim nė Ankara janė plagosur 16 policė

  • KS i OKB-sė zgjati mandatin e misionit paqėsor nė Libanin jugor

  • Izraeli vazhdon zgjerimin e kolonive hebreje nė rajonet palestineze

  • 4 guerilė afganė janė vrarė me zjarr nga dy helikopterė "Apash"

  • Paqėruajtėsit e parė pritet tė arrijnė nė Liberi tė hėnėn

  • Bliks shprehet pėr pjesėmarrjen gjermane nė rindėrtimin e Irakut

  • BE ndan 80 milionė euro tė tjera pėr rindėrtimin e Afganistanit

  • Prapa kryengritjes sė ushtarėve nė Filipine ka pasur plane pėr vrasjen e presidentes Gloria Arrojo

  • Ushtarėt amerikanė pajisen me fotografi tė reja tė Sadam Huseinit

  • Jordania pranoi strehimin e dy vajzave tė Sadam Huseinit

  • Peniani mund tė jetė gati pėr bisedime shumėpalėshe

  • Studjuesit amerikanė thonė se shtresa e ozonit po "shėrohet"


 
Presidenti Rugova i uroi mirėseardhje nė Kosovė shefes sė misionit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris
 
   
Prishtinė, 1 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr Ibrahim Rugova, priti sot, nė njė takim mirėserdhjeje, shefen e re tė misionit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, Zonjėn Marsi Ris.
 
Duke i uruar zonjės Ris mirėseardhje nė Kosovė, Presidenti Rugova shprehu gatishmėrinė pėr vazhdimin e bashkėpunimit tė mirė me palėn amerikane.

"Do tė kemi bashkėpunim tė ngushtė, ashtu siē kemi pasur edhe deri mė tash, me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės", u shpreh ai.
 
Presidenti Rugova bėri tė ditur se nė takimin e parė me zonjėn Ris ėshtė biseduar pėr situatėn dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė.

"Zonjėn Ris e njoftova pėr progesin qė kemi bėrė nė Kosovė gjatė kėtyre katėr vjetėve, sidomos gjatė vitit tė fundit", tha presidenti Rugova.

"E njoftova edhe pėr objektivat qeverisė e tė institucioneve tona, pėr zhvillimin ekonomik, pėr fillimin e procesit tė privatizimit dhe pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė kosovare", shtoi z. Rugova.

Ai ritheksoi qėndrimin e tij pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės dhe pėr integrimin e Kosovės nė NATO e nė strukturat tjera veriatlantike si edhe nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Presidenti Rugova shfrytėzoi edhe kėtė rast qė qeverinė e Shteteve tė Bashkuara dhe presidentin Bush tė falėnderojė pėr gjithė atė qė kanė bėrė pėr Kosovėn.

Shefja e misionit tė Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris, shprehu gjithashtu kėnaqėsinė qė gjendet nė Kosovė.

"Pata kėnaqėsinė tė takoj presidentin Rugova. Ky ėshtė takimi im i parė zyrtar nė Kosovė. Siē e dini, midis popullit amerikan dhe popullit tė Kosovės ekziston njė miqėsi e ngrohtė, prandaj unė jamė shumė e lumtur qė gjendem kėtu", deklaroi zonja Ris.

"Presidenti dhe unė diskutuam se si tė punojmė sė bashku pėr ndėrtimin e njė shoqėrie paqėsore, demokratike e multietnike nė Kosovė", tha ajo.

Zonja Ris tha se do tė bėjė njė udhėtim rreth Kosovės dhe do tė takohet me shumė qytetarė tė Kosovės.
Marsi Marsi Ris e zėvendėson shefin e deritashėm tė misionit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė, Reno Harnish, i cili ėshtė emėruar ambasador i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Azerbejxhan.
 
 
Presidenti Rugova priti Lindita e Blerta Zeqirajn, regjisore e skenariste tė filmit "Exit"
 
Prishtinė, 1 gusht 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr Ibrahim Rugova, priti sot Lindita Zeqirajn dhe Blerta Zeqirajn, regjisoren dhe skenaristen e filmit "Exit", tė cilėt u nderuan me ēmimin "Grand Prix" nė festivalin e filmit tė metrazhit tė shkurtėr, nė Kaoen.

Presidenti Rugova i pėrgėzoi zonjat Zeqiraj pėr suksesin e arritur nė kėtė festival, duke e cilėsuar atė si arritje tė madhe tė filmit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare.
 
Njėkohėsisht, ai shprehu pėrkrahjen e institucionit tė Presidentit pėr punėn e mėtejshme tė kėtyre artisteve si edhe tė artistėve tė tjerė qė po kontribuojnė pėr zhvillimin e kulturės dhe tė artit nė Kosovė.

Zonjat Zeqiraj e falėnderuan Presidentin pėr pėkrahjen e dhėnė dhe e njoftuan me projektet e tyre tė ardhshme filmike.

Me kėtė rast, ato ia dhuruan Presidentit Rugova shtaturen e ēmimit "Grand Prix" me tė cilėn u nderuan pėr filmin "Exit".
  
  
Luis Sell inkurajoi tė rinjtė e Gjilanit qė tė regjistrohen nė Universitetin Amerik tė Kosovės
 
Gjilan, 1 gusht 2003 - Drejtori ekzekutiv i Universitetit Amerikan nė Kosovė, Luis Sell, vizitoi sot Gjilanin, ku u takua me tė rinjė shqiptarė e serbė. Ai ua prezantoi atyre programin e kėtij universiteti dhe i inkurajoi qė tė aplikojnė pėr regjistrim nė kėtė universitet.

Ai shpjegoi se ligjėratat do tė mbahen nė gjuhėn angleze, ngamėsimdhėnės eminentė, qė do tė jenė kryesisht nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Drejtori ekzekutiv i Universitetit Amerikan nė Kosovė, Luis Sell, u takua edhe me kryetarin e komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se hapja e Universitetit Amerikan nė Kosovė krijon mundėsi pėr
arsimi min e tė rinjėve kosovarė me programe amerikane.
 
Ai tha se komuna e Gjilanit do tė bėjė pėrpjekje tė sigurojė bursa pėr studentėt e kėsaj komune qė do tė studjojnė edhe nė kėtė universitet.

Kjo ide u prite nga drejtori ekzekutiv i Universitetit Amerikan nė Kosovė.
 
 
Nė Meje tė Gjakovės u rivarrosėn kufomat e 43 shqiptarėve
 
Gjakovė, 1 gusht 2003 - Nė kompleksin memorial nė Mejė tė Gjakovės sot u bė varrimi i kufomave tė 43 shqiptarėve, tė cilėt ishin vrarė nė masakrėn e forcave serbe nė kėtė fshat, mė 27 prill tė vitit 1999.

Nė ceremoninė e rivarrimit tė tyre, pos familjarėve dhe tė afėrmve tė viktimave, morėn pjesė edhe mijėra qytetarė nga Gjakova e rrethina dhe nga mbarė Kosova, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės, tė pushtetit lokal tė Gjakovės si edhe tė TMK-sė, tė partive politike, tė organizatave joqeveritare e tė tjerė.

Nė emėr tė kuvendit komunal tė Gjakovės, nga viktimat e masakrės sė Mejes u nga i fundit kryetari i komunės, Aqif Shehu.

"Tragjedia e Mejes, me zėrin e saj trishtues, depėrtoi nė tė gjitha instancat politike e ushtarake tė botės sė qytetėruar", tha z. Shehu.

Ai theksoi se qendrat e vendosjes nė botė sot duhet tė bėjnė presion tė fuqishėm mbi regjimin e Beogradit qė tė ndriēojė fatin e mijėra shqiptarėve tė tjerė, tė marrė peng nga forcat ushtarake e policore tė Serbisė.

Nė emėr tė organizatės joqeveritare "27 prilli i vitit 1999", nga 43 viktimat te masakrės sė Mejes u nda Zeqė Tahiri, nė emėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Mr Qemail Morina, ndėrkaq nė emėr tė Ipeshkvisė sė Kosovės u nda i fundit Atė Ndue Kajtazi.

Mė 27 prill tė vitit 1999 forcat policore e ushtarake serbe kishin vrarė nė Meje rreth 400 pleq, gra e fėmijė. Kufomat e tyre ishin transportuar nė Serbi, me qėllim qė tė fsheheshin gjurmėt e kėtij krimi, i cili konsiderohet ndėr krimet mė tė rėnda tė regjimit tė Millosheviqit nė Kosovė.

Eshtrat e 43 shqiptarėve qė u varrosėn sot nė Meje, janė gjetur nė njė varrezė masive nė Batajnicė, afėr Beogradit, nė Serbi, kurse autoriteteve tė UNMIK-ut iu dorėzuan tė mėrkuren e kaluar.
 
 
S. Hajzellok: "Kemi nevojė pėr dialog tė shėndoshė dhe jo pėr retorikė qė minon procesin e bisedimeve"
 
Prishtinė, 1 gusht 2003 - Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Sajmon Hajzellok, ka deklaruar se "deklarimet e papėrgjegjshme nė Prishtinė dhe nė Beograd po e minojnė atmosferėn qė po pėrpiqen ta krijojnė autoritetet ndėrkombėtare, para fillimit tė bisedimeve pėr ēėshtje praktike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

"Kemi nevojė pėr njė dialog tė shėndoshė dhe jo pėr retorikė, qė e minon procesin e bisedimeve", ka thėnė Hajzellok.

Ai ka theksuar se "asnjėra palė nuk mund ta prejudikojė statusin e ardhshėm tė Kosovės".
 
 
Sot nė Meje tė Gjakovės rivarrosen eshtrat e 43 shqiptarėve
 
Gjakovė, 1 gusht 2003 - Nė kompleksin memorial nė Mejė tė Gjakovės sot varrosen eshtrat e 43 shqiptarėve, tė cilėt ishin vrarė nė masakrėn e forcave serbe nė kėtė fshat, mė 27 prill tė vitit 1999.

Eshtrat e tyre, tė cilėt ishin gjetur nė njė varrezė masive nė Serbi, iu dorėzuan autoriteteve tė UNMIK-ut, tė mėrkuren e kaluar.
 
 
Tarifat doganore pėr repromaterial dhe pajisje do tė ulen nė 2 pėr qind
 
Prishtinė, 1 gusht 2003 - Shėrbimi Doganor i Kosovės bėri tė ditur se nė shtator tė kėtij viti do t'i ulė, nga 10 nė 2 pėr qind, tarifat doganore pėr importimin e repromaterialit dhe tė pajisjeve pėr investime.

Nijazi Selmani, kėshilltar i lartė i Ministrisė sė Ekonopmisė e Financave, tha se tarifat e larta doganore kanė krijuar njė situatė tė disfavorshme pėr investitorė tė vendiit dhe tė jashtėm.
 
 
Serbėt e Suhodollit tė Mitrovicės keqtrajtuan dy shqiptarė
 
Mitrovicė, 1 gusht 2003 - Valon Bahtiri, 15-vjeē, nga Gushafci i Mitrovicės dhe Liridon Haziri, 18-vjeē, nga Galica e Vushtrrisė, janė sulmuar dhe janė keqtrajtuar fizikisht nga njė grup serbėsh, parmbrėmė, nė Suhodoll tė Epėrm tė Mitrovicės, derisa ishin duke udhėtuar kėmbė pėr nė Mitrovicė, njoftoi Qendra Rajonale e KMDLNJ-sė nė Mitrovicė.

Sipas kryetarit tė kėsaj qendre, Halit Baranit, KFOR-i danez kishte arrestuar njė serb dhe njė serbe, banorė tė kėtij fshati, tė cilėt i kishin keqtrajtuar dy tė rinjė shqiptarė, nė prani tė pjesėtarėve tė KFOR-it.

KMDLNJ nė Mitrovicė kėrkon nga KFOR-i dhe nga Policia e UNMIK-ut qė tė hapė rrugėn pėr qarkullimin e shqiptarėve nė Suhadoll. Serbėt po pengojnė qarkullimin e shqiptarėve nė kėtė fshat, ndonėse shqiptarėt nuk kanė rrugė tjetėr pėr nė fshatin e tyre.
 
 
KEK-u ka shkyēur nga rrjeti elektrik mbi 6.000 konsumatorė
 
Prishtinė, 1 gusht 2003 - Pėr gjashtė muaj, Korporata Energjetike e Kosovės ka shkyēur nga rrjeti elektrik mbi 6.000 konsumatorė qė nuk i janė pėrgjigjur ftestės pėr inkasimin e borxheve.

KEK-u thotė se aksioni pėr shkyējen e borxhlinjve do tė vazhdojė me tė njėjtin ritėm edhe gjatė ditėve tė ardhshme.
 
 
Serbėt nė enklava ia kanė borxh KEK-ut rreth 30 milionė euro
 
Prishtinė, 1 gusht 2003 - Prej pėrfundimit tė luftės nė Kosovės, pjesėtarėt e pakicės serbe nė Kosovė nuk kanė paguar kurrė pėr energjinė e shpenzuar. KEK-u thotė se borxhi i tyre ka arritur rreth 30 milionė euro, prandaj duhet tė ndėrmerren hapa pėr inkasimi e kėtyre borxheve.

Zėdhėnėsja e KEK-ut, Beti Dauson, ka deklaruar se nė rajonin e Gjilanit ka filluar aksioni pėr shkyējen e familjeve serbe qė nuk i paguajnė faturat pėr energjinė e shpenzuar.
 
 
Shqipėria nėnshkruan marrėveshjen pėr shkatėrrimin e municioneve tė vjetra e tė pasigurta
 
Bruksel. 01 gusht 2003 - Ambasadori i Shqipėrisė nė NATO, Ilir Boēka, nėnshkroi dje nė Bruyksel Memorandumin e Mirėkuptimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Agjencisė sė NATO-s pėr Mirėmbajtje dhe Furnizim.

Kjo marrėveshje shėnon fillimin e zbatimit nė praktikė tė Projektit tė shkatėrrimit tė njė sasie tė konsiderueshme municionesh tė vjetra e tė pasigurta, rreth 12. 000 tonė.

Projekti realizohet me mbėshtetjen financiare tė Kanadasė, SHBA-ve dhe tė dymbėdhjetė vendeve anėtare e partnere, si dhe me fonde tė Bashkimit Europian. Deri mė tash, nė kuadrin e Nismės sė Fondeve tė Mirėbesimit tė Partneritetit pėr Paqe, pėr kėtė projekt ėshtė mbledhur njė fond prej 7,6 milionė dollarėsh.

Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje ishte i pranishėm edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson.
 
 
Kontestohet emėrimi i Luan Hajdaragės pėr ushtrues detyre tė ministrit tė jashtėm tė Shqipėrisė
 
Tiranė, 1 gusht 2003 - Opozita e Shqipėrisė e konteston vendimin e kryeministrit Fatos Nano qė Luan Hajdaraga ta ushtrojė detyrėn e ministrit tė Jashtėm. Opozita e quan kėtė vendim antikushtetues, ndėrsa Ilir Metėn e kosnideron ende si ministėr tė jashtėm.

Ndėrkaq, Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė ka deklaruar se kalimi i kompetencave tek Hajdaraaga ėshtė i ligjshėm, pasi Parlamenti e ka votuar dekretin pėr shkarkimin e Ilir Metės, ndėrsa nuk e ka miratuar dekretin pėr emėrimin e Marko Bellos nė postin i ministrit tė jashtėm.
 
 
S. Irazov: "Rusia i tėrhoqi trupat nga Ballkani me mirėkuptim tė plotė me NATO-n dhe OKB-nė"
 
Moskė, 1 gusht 2003 - Zėvendėsministri i Jashtėm rus, Sergej Irazov, ka deklaruar se Moska i ka tėrhequr trupat e veta nga Ballkani, me mirėkuptimin e plotė tė NATO-s, OKB-sė dhe organizatave tjera ndėrkombėtare.

Irazov ka thėnė se situata e re nė Kosovė dhe nė Bosnjė e Hercegovinė nuk e bėnte tė domosdoshme praninė e forcave tė armatosura ruse.
 
 
Policia maqedonase nuk respekton ligjin pėr amnistinė pėr personat qė nuk e kanė kryer shėrbimin ushtarak
 
Shkup, 1 gusht 2003 - Policia maqedonase i ka arrestuar ditėve tė funditdisa prej persona qė nuk e kanė kryer shėrbimin ushtarak, ndonėse ata janė amnistuar me njė ligj tė miratuar kohė mė parė.

Por, zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, Hazbi Lika, tha se tė gjithė tė arrestuarit janė liruar dhe nuk do tė ndiqen penalisht. Ai theksoi se nga pikat kufitare duhet tė tėrhiqen urdhėresat pėr arrestin e tyre dhe kėtė duhet ta bėjė sa mė parė ministria e Drejtėsisė.

Parlamenti i Maqedonisė e ka aprovuar kohė mė parė njė ligj qė amniston personat mbi moshėn 27-vjeēare, tė cilėt nuk i janė pėrgjigjur ftesės pėr tė kryer shėrbimin ushtarak.
 
 
Tribunali i Hagės dėnoi me burgim tė pėrjetshėm Millomir Stakiqin pėr krime lufte ndaj boshnjakėve dhe kroatėve nė Bosnjė
 
Hagė, 1 gusht 2003 - Tribunali i Hagės e dėnoi dje me burgim tė pėrjetshėm serbin e Bosnjės, Millomir Stakiqin, pėr krime lufte dhe pėr krime kundėr njerėzimit, tė kryera gjatė luftės nė Bosnjė e Hercegovinė, nė vitet 1992-1995.

Prokurorėt e Tribunalit tė Hagės thanė se Stakiqi, kishte luajtur njė rol kyē nė fushatėn e spastrimit etnik tė boshnjakėve dhe kroatėve nė Bosnjė, pas muajit maj tė vitit 1992.

Ai kishte krijuar njė rrjet kampesh nė Bosnjė, ku ishin torturuar, dhunuar e vrarė qindra myslimanė.
 
 
Sot nė Liberi janė vrarė sė paku 9 persona
 
Monrovia, 1 gusht 2003 – Pas qetėsisė njėditėshe, nė kryeqytetin e Liberisė, Monrovia, sot (e premte) ka shpėrthyer sėrish zjarri artiletrik, ku janė vrarė tė paktėn 9 persona, njofton AP.

Ndėr tė vrarėt ishin edhe katėr fėmijė, tė cilėt e kanė humbur jetėn, kur njė breshėri mortajash e kanė goditur njė shtėpi.

Luftimet nė Monrovia janė zhvilluar pas arritjes sė njė ekipi 10-anėtarėsh, i cili i parapriu vendosjes sė shumėpritur tė njė force ndėrkombėtare paqėsore nė Monrovia.

Nė luftimet e deritashme nė Monrovia e kanė humbur jetėn mbi 1.000 civilė.
 
 
Nė njė shpėrthim nė Ankara janė plagosur 16 policė
 
Ankara, 1 gusht 2003 - 16 policė janė plagosur, dy prej tė cilėve rėndė, nė kryeqytetin e Turqisė, Ankara, gjatė pėrpjekjeve pėr deaktivizimin e njė bombe.

Nga Ankaraja njoftohet se mjeti shpėrthyes eksplodoi para njė qendre
arsimi pėr prokurorė dhe avokatė. Jo larg vendit tė ngjarjes, mė parė kishte ndodhur njė shpėrthim tjetėr.

Ende askush nuk e ka marrė ende pėrgjegjėsinė pėr kėto sulme.
 
 
KS i OKB-sė zgjati mandatin e misionit paqėsor nė Libanin jugor
 
Nju Jork, 1 gusht 2003 - Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara zgjati mandatin e misionit paqėsor nė Libanin Jugor edhe pėr gjashtė muaj.

Pėrmes njė rezolute, Kėshilli i Sigurimit shpreh shqetėsimin pėr shkeljet e vazhdueshme tė kufirit nė tė ashtuquajturėn "linjė e kaltėr", nė mes tė Izraelit dhe Libanit, tė caktuar nga Kombet e Bashkuara.

Kėshilli i Sigurimit pėrshėndeti masat e ndėrmarra nga qeveria libaneze pėr rivendosjen e autoritetit tė saj nė jug tė vendit.
 
Prej vitit 1985 deri nė tėrheqjen e trupave izraelite, nė maj tė vitit 2.000, Izraeli vazhdoi tė mbajė nėn kontroll ushtarak njė pjesė tė Libanit jugor, si zonė mbrojtėse nga sulmet e palestinezėve radikalė.
 
 
Izraeli vazhdon zgjerimin e kolonive hebreje nė rajonet palestineze
 
Jeruzalem, 1 gusht 2003 - Izraeli do tė vazhdojė zgjerimin e njė ngulimi hebre nė Rripin e Gazės, pėrkundėr faktit se kjo bie ndesh me planin e paqe. Enti izraelit pėr ndėrtim publikoi vendimin pėr ngritjen e 22 blloqeve tė reja banimi nė kolininė Neveh Dekalim.

Palestinezėt dhe Departamenti amerikan i Shtetit kritikuan vendimin e palės izraelite.

Izraeli ka miratuar edhe njė ligj tė ri, sipas tė cilit ēiftet e pėrziera bashkėshortore izraelito-palestineze duhet tė jetojnė ndaras ose tė largohen nga Izraeli, nė tė ardhmen.

Organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut kishin kėrkuar nga Kneseti (parlamenti izraelit) tė mos e miratojnė kėtė ligj, pėr shkak se ai ka pėrmbajtje raciste.
 
 
4 guerilė afganė janė vrarė me zjarr nga dy helikopterė "Apash"
 
Bagram, Afganistan, 1 gusht 2003 - Me zjarr nga dy helikopterė amerikanė "Apash" janė vrarė katėr guerilė nė Afganistanin jugor, ndėrsa trupat e koalicionit e kanė detyruar njė grup tjetėr guerilėsh qė tė ikin nė Pakistan, ka deklaruar sot (e premte) zėdhėnėsi ushtarak amerikan, njofton Rojter.

Guerilėt janė vrarė pasi grupi i tyre prej 15 vetave kishte hapur zjarr nė patrullėn e forcave speciale tė koalicionit nė rajonin e Kandaharit. Ata qė i shpėtuan zjarrit tė armėve, ikėn dhe u fshehėn nė vendstrehimet e tyre nė male. Forcat aleate nuk kanė pėsuar viktima.
 
 
Paqėruajtėsit e parė pritet tė arrijnė nė Liberi tė hėnėn
 
Akra, 01 gusht 2003 - Misioni paqėsor i vendeve perėndimore afrikane nė Liberi pritet tė fillojė tė hėnėn.
Sipas njė vendimi tė marrė nga presidentėt e aleancės Ekovas, nė kryeqytetin e Ganės, Akra, deri tė hėnėn nė Monrovia do tė vendosen ushtarėt e parė nga 3.500 pjestarėt e paraparė tė forcės paqėruajtėse nė Liberinė.

Njė delegacion i Aleancės Ekovas pritet ta bindė sot presidentin Ēarls Tejlor qė tė largohet nga vendi. Qebdra televizive amerikane CNN njofton se Tejlor ėshtė shprehur i gatshėm tė largoihet nga Liberia javėn e ardhshme.
 
 
Bliks shprehet pėr pjesėmarrjen gjermane nė rindėrtimin e Irakut
 
Hanover, 1 gusht 2003 - Ish-kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armatimin nė Irak, Hans Bliks, u shpreh pėr pjesėmarrjen e Gjermanisė dhe tė Francės nė rindėrtimin e Irakut. Por, ai tha se amerikanėt duhet t'u sigurojnė gjermanėve dhe francezėve tė drejtėn e bashkėvendimarrjes nė procesin e rindėrtimit.

Hans Bliks sqaroi se pėr tė nuk ka qenė befasi qė nė Irak deri mė tash nuk janė gjetur armė tė shkatėrrimit nė masė. Si kryeinspektor i armatimeve, ai nuk ka pohuar kurrė se Iraku ka armė tė kėtij lloji.
 
 
BE ndan 80 milionė euro tė tjera pėr rindėrtimin e Afganistanit
 
Bruksel, 1 gusht 2003 - Komisioni i Bashkimit Evropian ka ndarė rreth 80 milionė euro tė tjera pėr rindėrtimin e Afganistanit. Kėto para do tė pėrdoren kryesisht pėr ngritjen e njė sistemi tė mirėfilltė shėndetėsor dhe nė administratėn publike.

Bėhet fjalė pėr njė pjesė tė paketės sė ndihmave pėr vitin 2003-2004, tė vendosur nė mars tė kėtij viti, pėr Afganistanin, me njė shumė prej 400 milionė eurosh.

Deri mė tash nė Afganistan janė lėvruar 116 milionė euro tė kėtij fondi.
 
 
Prapa kryengritjes sė ushtarėve nė Filipine ka pasur plane pėr vrasjen e presidentes Gloria Arrojo
 
Manila, 1 gusht 2003 – Qeveria e Filipineve ka deklaruar sot (e premte) se autorėt e grushtshtetit, tė fshehur prapa kryengritjes sė ushtarėve gjatė fundjavės sė kaluar, mund tė kenė pasur edhe plane pėr vrasjen e presidentes Gloria Arrojo dhe tė zyrtarėve tė tjerė, njofton Rojter.

"Nuk ishte thjesht njė kryengritje, por njė grushtshtet", ka thėnė sekretari i brendshėm i Filipineve, Jose Lina.

Duke komentuar njė raport tė hetusisė, pėr njė televizion vendor, ai ka shtuar se duhet ende kohė qė tė vėrtetohet se qeveria e ka situatėn nėn kontroll.
 
 
Ushtarėt amerikanė pajisen me fotografi tė reja tė Sadam Huseinit
 
Uashington, 1 gusht 2003 - Zyrtarėt ushtarakė amerikanė u shpėrndanė trupave amerikane nė Irak fotografi tė reja tė udhėheqėsit tė pėrmbysur Sadam Husein.

Zyrtarėt thanė se 6 fotografi tė ndryshme tregojnė se si mund tė duket Sadam Huseini, pas tre muajsh nė arrati.

Ndėrkohė, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka autorizuar pagimin e shpėrblimit prej 30 milion dollarėsh pėr personin qė dha informacione pėr vendndodhjen e djemve tė Sadam Huseinit, Udait dhe Kusait.
 
Zyrtarėt amerikanė shpresojnė se pagimi i menjėhershėm i shpėrblimit do tė nxisė irakianėt tjerė qė tė japin informacion rreth vendndodhjes sė Sadam Huseinit.
 
 
Jordania pranoi strehimin e dy vajzave tė Sadam Huseinit
 
Aman, 1 gusht 2003 - Jordania njoftoi se u ka dhėnė strehim dy vajzave tė Sadam Huseinit dhe nėntė fėmijėve tė tyre. Ministri jordanez i Informimit, Nabil al-Sharif, tha se Raghad dhe Rana Sadam Huseini ndodhen nė Aman, tė cilat u pranuan me urdhėr tė mbretit Abdullah, pėr arsye humanitare.

Burrat e tyre ishin vrarė me urdhėr tė Sadam Huseinit, pasi ata kishin thėnė se do ta pėrmbysnin regjimin e tij.
 
 
Peniani mund tė jetė gati pėr bisedime shumėpalėshe
 
Penian, 1 gusht 2003 - Departamenti amerikan i Shtetit thotė se ėshtė i inkurajuar nga njoftimet se Koreja e Veriut mund tė jetė e gatshme tė zhvillojė bisedime shumėpalėshe mbi programin e saj tė armėve bėrthamore.

Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Riēard Bauēer, ka deklaruar se nė bisedimet fillestare tripalėshe midis Shteteve tė Bashkuara, Koresė sė Veriut dhe Kinės do tė marrin pjesė edhe Japonia, Koreja e Jugut dhe Rusia.
 
 
Studjuesit amerikanė thonė se shtresa e ozonit po "shėrohet"
 
Uashington, 1 gusht 2003 - Shkencėtarėt amerikanė kanė kosntatuar se shtresa e ozonit po rigjenerohet. Njė ekip i studiuesve amerikanėve ka kosntatuar se dėmtimi i shtresės sė ozonit ėshtė ngadalėsuar shumė. Studiuesit thanė se kjo ėshtė pjesė e suksesit tė portokollit tė Monrealit, traktatit tė parė global pėr ambientin.

Megjithatė shkencėtarėt thonė se do tė duhen edhe sė paku 50 vjet pėr rigjenereimin e plotė tė shterės sė ozonit.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.