OPINIONE

   
31.07.2003 - Trepca.net

A pėrforcon pavarėsia apo autonomia e bashkėsive fetare nė njė shtet suverenitetin politik tė tij?


Sipas mediave tė shkruara ditore kosovare, flitet pėr pėrpjekjet pėr krijimin e bashkėsisė “unike islame” nė Serbi. Kėto pėrpjekje janė vlerėsuar edhe si pėrzierje tė politikės nė punėt e religjionit. Ēka mund tė jetė prapavia e kėtyre pėrpjekjeve pėr krijimin e bashkėsive unike islame nė Serbi? Pse politika serbe ka interesim pėr kėtė pavarėsim, pėrkatėsisht unifikimin administrativ tė islamit brenda shtetit Serbi Mali Zi(SMZ)? Si janė tė organizuara bashkėsitė tjera fetare islame, ortodokse dhe katolike nė Kosovė?
 
St.Gallen (Zvicėr), 30 korrik 2003 / Nga: Zef AHMETI
  
  
1. Pretendime politike nė ēėshtjen e unifikimit tė islamit nė Serbi
 
Qė tė pėrforcojė suverenitetin brenda teritorit, pėr njė shtet ėshtė me rėndėsi qė gjitha format organizative, si nė rastin tonė ato fetare, tė kenė njė hierarki brendapėrbrenda shtetit me pėrfaqėsim tė qartė dhe legjitim. Kjo i ndihmon shtetit qė tė ketė nėn „kontrollė“ situatėn (pėr)brenda  qė tė mund tė ruaj stabilitetin dhe qetėsinė nė teritorin e tij.
 
            Qė tė mund tė kuptojmė mė mirė strategjinė politike serbe nė ēėshtjen e unifikimit tė Bashkėsisė islame nė Serbi, po e ilustrojmė njė mendim tė njė ushtaraku gjerman. Ky mendim i pėrhapur e i (pa)konfirmuar por i logjikshėm, nė njė takim festiv kishte shprehur mendimin qė nė Kosovė duhet tė punohet qė Kisha ortodokse tė pavarėsohet nga Beogradi. Dhe me njė pavarėsim tė mundshėm tė Kishės ortodokse tė Kosovės, kisha ortodokse do tė (ri)organizohej nė kuadėr tė Kosovės dhe lidhjet „shpirtėrore“ dhe hierarkike me Beogradin tė pushojnė. Kėshtu me pavarėsimin e Kishės ortodokse do tė mundėsohej, realizohej edhe njė hap mė afėr pavarėsimit politik tė Kosovės. Se ky pavarėsim kishtar otodoks ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, kėtė e tregojnė edhe pėrzierjet e kishės otodokse serbe nė ēėshtjen e Kosovės.
 
            Nėse nisemi nga kjo logjikė, atėherė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr Serbinė, pėrkatėsisht shtetin SMZ, qė tė kenė njė Bashkėsi islame tė unifikuar pėrbrenda teritorit tė saj, kėshtu qė suvereniteti politik tė jetė mė i qėndrueshėm dhe tė „bllokojė“ ndikimet nga jasht nėpėrmjet strukturave organizative e administrative fetare nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe (pa)legalizuar. Pėrveē kėsaj, pėr shtetin ėshtė e njė rėndėsia tė veēantė qė brenda teritorit tė tij tė ketė struktura tė qarta edhe te bashkėsitė fetare. Dhe nėse janė tė vėrteta ato qė janė paraqitur nė ditoret e shkruara kosovare,  nė Serbi dhe Mal tė Zi tė ketė organizime tė ndryshme tė bashkėsive fetare islame, atėhere ato nuk kanė njė struktur unike tė organizuar, dhe pėr shtetin duket se kjo nuk ėshtė pozitive.
    
  
2. Bashkėsia islame e Kosovės
 
Bashkėsia islame e Kosovės ka njė strukturė tė organizimit tė unifikuar dhe tė pavarur, pėrkatėsisht autonome, si thuhet nė kushtetutėn e sajė. Nė kuadėr tė kėsaj Bashkėsie, pėrveē pėrfshirjes sė teritorit tė Kosovės, bėnė pjesė edhe Presheva. Regjionin e Preshevės e pėrbėjnė Kėshilli i Bashkėsisė islame i Preshevės, i Bujanocit dhe Medvegjės. Nė kuadėr tė Bashkėsisė islame tė Kosovės hyjnė dhe „besimtarėt, qė gjenden me punė dhe me qėndrim tė pėrkohshėm  nė botėn e jashtme“.
 
            Nė trendin e kėtyre pėrpjekjeve pėr unifikimin e Bashkėsisiė islame me sa duket hynė edhe pėrpjekjet e fundit qė teritori i Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės tė shkėputet nga strukturat hierarkike e Bashkėsisė islame tė Kosovės dhe tė (ri)strukturohet nė kuadėr tė Serbisė, apo edhe nė kuadėr tė SMZ-sė. Natyrisht qė Serbia pėrpiqet qė t`i ndėrpres ndikimit e mundshme nga jasht, e qė ndoshta do tė mund tė „rezikonin“ stabilitetin brenda saj (ky mendim ėshtė dhėnė duke u pozicionuar nė mėnyrėn e mundhshme tė tė menduarit serb).
 
Sipas shėnimeve dhe tė dhėnave nė mediat e shkruara nuk dihet nėse myftiu Muamer Zukoriq dhe  Ministri pėr Fe nė Qeverinė e Serbisė nė ndryshimin e statusit tė Bashkėsisė islame, a ėshtė e pėrfshirė edhe Kosova apo ajo pranon autonominė organizative tė Bashkėsisė islame tė Kosovės, por konteston vetėm pėrfshirjen e Kosovės Lindore, Serbisė Jugore?!
 
 
3. Kisha Ortodokse
 
Nė Kosovė dihet se kemi edhe Kishėn ortodokse serbe  e cila ėshtė e strukturuar nė kuadėr KOS-it (Bashkėsisė Ortodokse Serbe). Dhe kėtu ne hasim nė pyetje tė shumta tė paqarta! Sebia dhe serbėt thonė se nė Kosovė ka lindė Serbia, po ashtu edhe Kisha e pavarua- autoqefaler Ortodokse Serbe. Dhe, ashtu si dihet, motoja e Serbisė pėr Kosovėn  ėshtė Kosova djepi i Serbisė. A ėshtė e mundshme qė duke bėrė (ri)organizimin e bashkėsive fetare tė pretendohet edhe (ri)organizimi teritorial dhe suvereniteti politik serb, pra kėtu duke pėrfshirė ndrarjen e Kosovės?!
 
Pav arsimi i kishės ortodokse Serbe, apo ndarja e Kishės ortodokse serbe e Kosovės nga Kisha otodokse nė Serbi, a do tė ndikonte qė pavarsia politike e Kosovės tė lehtėsohet?! Nėse po, atėherė nga kjo logjikė vetvetiu del e qartė se njė nga faktorėt qė pengon, pėrveē atij politik, ėshtė edhe Kisha ortodokse Serbe, qė nė kuadėr tė strukturės sė saj organizative tė mbajė me ēdo kusht edhe Kishėn ortodokse tė Kosovės.
 
 
4. Kisha Katolike
 
Nė shtetin e ri tė Jugosllavisė, pas Luftės sė Parė Botėrore oponentet kryesore nė kuptimin religjioz pėrballė njėra tjetrės ishin Kisha katolike dhe ajo ortodokse. Pėrderisa Kisha Katolike njihet si universale dhe si qendėr kryesore pėr gjithė botėn katolike ka Vatikanin, Kisha ortodokse kufizohet (dhe kufizohej) vetėm nė Serbi dhe popullin serb.
 
Me krijimin e Jugosllavisė sė pas Luftės sė parė Botėrore, Kisha katolike ėshtė ballafaquar me vėshtėri tė mėdha. Gjatė sundimit tė monarkisė tė Habsburgėve gjendja e saj ka qenė shumė e mirė. Ndėrsa nė Jugosllavinė e re bėhej fjalė pėr tri religjione, ajo ortosokse, katolike dhe islame dhe kėshtu kėto tri bashkėsi duhej tė bashkėjetonin. Mirėpo kjo nuk ishte lehtė ngase kisha ortodokse serbe kishte ndikim tė madh dhe se nė Serbi njihej edhe si Kishė Shtetėrore.
 
Kėshtu Selia Shenjte bėnė marrėveshjen apo konkordatin me shtetin e Jugosllavisė. Me konkordat, si njė marrėveshje ndėrkombėtare, bėhet fjalė pėr marrėveshje qė bėhet mes dy subjekteve suverene qė veprojnė nė tė njejtin teritor, i rregullon marrėdhėniet me shtetin e Jugosllavisė. Dhe kėtu ėshtė fjala pėr qytetarėt e njė shteti qė i takojnė besimit katolikė. Dhe qė tė jemi mė konkret, konkordati ėshtė njė marrėveshje me Selinė e Shenjtė dhe nė Konkordat Kisha katolike shef tre elemente kryesore: shprehjen pėr bashkėpunim me shtetin nė realizimin e misionit tė saj, interesat e pėrbashkėta me shtetin, dhe nė kuadėr religjioz, konkordati garanton pavarėsimin e plotė tė Kishės nė predikimin e ungjillit.
 
Pas pėrpjekjeve tė shumta nė vitin 1935, bėhet edhe nėnshkrimi i konkodatit mes Jugosllavisė sė pas Luftės sė Parė dhe Selisė Shenjte. Kisha ortodokse kishte njė qėndrim shumė negativ pėrballė konkordatit, nga frika se Kisha ortodokse serbe, e cila pėrherė nė kushtetutat serbe ka qenė shtetėrore, kishte frikėn se ajo me marrėveshjen me Selin Shenjte do tė bie nė rangun e dytė. Dhe sipas dėshmive, Kisha ortodokse kishte luftuar deri nė pikėn e fundit, edhe pas nėnshkrimit tė konkordatit, me memorandume tė ndryshme se kinse konkordadi dhe pėrmbajtja ka pika tė shumta qė bien nė kundėrshtim me parimet kushtetuese. Dhe lufta e Kishės ortodokse qė tė ketė rolin e saj udhėheqės ka ndikuar qė ky konkordat tė mos ratifikohet drei nė shaktrrimin e ish YU-sė. Kėshtu pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė sė Titos, Kisha ortodokse serbe mbetet Kishė Shtetėrore.
 
      Mirėpo cili ėshtė pozicioni i Kishės Katolike nė Kosovė? Katolikėt shqiptarė ishte tė organizuar nė kuader tė Jugosllavisė, pėrkatėsisht nė kudėr tė Ipeshkvisė Shkup-Prizren (me hapsirė tė Maqėdonisė dhe Kosovės). Me shkatėrrimin e Jugoslavisė dhe me njohjen e shtetėsisė sė Maqedonisė, vie deri te ndarja e Ipeshkvisė Shkup-Prizren, dhe Selia Shenjte teritorin e Kosovės e bėnė ipeshkėvi me kompetenca tė njė ipeshkėvie edhe pse ende formalisht kishte mbetur emėrtimi i vjetėr  Ipeshkėvia Shkup –Prizren, pėr shkaqe politike tė ndėrlikuara.
  
       Kjo ka ndodhur kėshtu pėr asrye se Kisha Katolike, pėrkatėsisht diplomacia shtetėrore e Vatikanit kurrė nuk pretendon tė pranojė pavarėsin e njė teritori pa qenė tė pėrgatitura palėt nė rajon. Kurse nė anėn tjetėr, Vatikani, vazhdimisht ngritė zėrin pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje. Mas luftės nė Kosovė (1999) Ipeshkvia e Shkup-Prizren, pjesa e Kosovės, shndėrrohet, me vendimin e Selisė Shenjte, nė Administraturė Apostolike e Prizrenit. Kjo do tė thotė se Kosova, pėrkatėsisht Kisha Katolike e Kosovės, nė aspektin administrativė nė kuadėr tė Kishės universale katolike me qendėr nė Vatikan,  viehet drejtpėrsedrejti nėn administrimin e Vatikanit.
 
       Kisha katolike e Kosovės ka njė autonomi tė plotė administrimi nė teritorin e vet, pa iu nėshtruar psh. konferenės ipeshkvore tė SMZ. Me fjalė tė tjera Vatikani mund tė themi se njeh nė mėnyrė tė tėrthortė teritorin e Kosovės si njėsi nė vete, dhe pėr kėtė Kisha katolike, nė aspektin administrativ, i nėnshtrohet drejtpėrsėdrejti vetėm Vatikanit.
 
 
5. Pėrfundim
 
Pas gjithė kėsaj qė u tha mė lartė, mund tė vijmė nė pėrfundim se: Kosova ka njė Bashkėsi islame qė vepron nė mėnyrė autonome dhe nė kuadėr tė kėsaj Bashkėsie hynė edhe Kosova Lindore apo Jugu i Serbisė. Ndėrsa nė kuadėr tė KOS-it, Kishės Ortodokse Serbe, hynė edhe teritori i Kosovės, kurse Kisha Katolike e Kosovės ka njė autonomi administrative vetėm nė Kosovė, pa teritore jasht Kosovės, dhe i nėnshtrohet drejtpėrsėdrejti Vatikanit.
 
Padyshim, mund tė thuhet se, mėnyra e organizimeve tė bashkėsive fetare luajn njė rol tė rėndėsishėm nė kuadėr tė njė shteti, pėrkatėsisht nė suverenitetin politik tė njė shteti, por edhe pėr ato vende qė pretendojnė suverenitetin politik, shtetėrorė.

 

(St.Gallen, Gusht 2002)


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.