31.07.2003 - Trepca.net

Lokalet 2000. Gara nė Tiranė. Loja me listat. Protestat e opozitės. Intriga. (4)

Si u shkua tek skenari i 28 Nėntorit


- Arrestimi i Haklajt, torturat ndaj tij, protestat me molotov, zemėrimi i Ilir Metės dhe konkurrenca pėr tė bėrė avokat ambasadorin Limpreht
 
Tiranė, Korrik 2003 / Nga Preē Zogaj / Botuar nė "TEMA"
...
 
Shpallja e rezultateve tė raundit tė parė u hapi rrugėn pėrgatitjeve tė raundit tė dytė. Prezenca e OSBE-sė dhe nukli i "Grupit tė miqve" u vunė sėrish nė lėvizje. Por shpejt u kuptua se po harxhonin kohėn kot, duke shėrbyer njė garė tashmė tė vdekur. Partia Demokratike deklaroi se nuk i njihte rezultatet nė bashkinė e Tiranės, Durrėsit dhe disa qyteteve tė tjera. Ajo kėrkoi persėritjen e zgjedhjeve nė kėto bashki dhe propozoi shtyrjen e raundit e dytė duke e kushtėzuar pjesėmarrjen e saj nė kėtė raund me plotėsimin e dy kėrkesave. Kėrkesa e parė: tė largohej Fotaq Nano nga kreu i KQZ-sė. Kėrkesa e dytė: tė rregulloheshin listat e votuesve.
 
"Kushte idiote", u pėrgjigj i pari kryeministri Ilir Meta, duke u vėnė gjoksin me kėtė rast zgjedhjeve tė l tetorit. Si rrallė kush, gėzonte mbėshtetjen e miqve dhe armiqve tė Shqipėrisė; erėrat e kohės pėrkėdhelnin e shtynin pėrpara velėn e tij, konjuktura e favorizonte dhe e mbronte nga rivalitetet.
 
Qėllon qė rrethana qė tė nxjerr nė krye nė njė moment tė caktuar zgjatet nė kohė. Pėr kėtė shkak ti fillon ta shohėsh rastin tėnd jo mė si produkt tė rrethanave, por tė njė ligjėsie. Kėtu ngatėrrohet lėmshi. Prej kėtij ēasti veprimet e tua bėhėn "nevojshmėrisht diabolike", siē thotė filozofi franko-rumun, Emil Cioran.
 
Nė djepin e fitores sė l tetorit Meta do tė pėrkundte planet e tij tė sė ardhmes. Nga ky kėndshikim ishte e natyrshme qė ai tė merrte anėn e fitores, madje ta mbronte atė. E panatyrshme ishte prirja e tij pėr ta kaluar matanė, pa parė rreth e rrotull, si tė mos kishte njerėz tė tjerė dhe interesa tė tjera nė fushėn e lojės. Injoroi opozitėn, mori atribute qė nuk i takonin, u doli zot trukeve dhe zgjidhjeve nė hartimin e tė cilave nuk kishte dorė vetė, dubloi panevojshėm kryetarin e PS-sė dhe Presidentin e Republikės. Rrjedhimisht, ai do tė bėhej vetė nishani numėr njė i protestave tė opozitės.
 
Pasi nuk mori pėrgjigje tjetėr pėr dy kėrkesat e parashtruara, PD vendosi bojkotimin e raundit tė dytė tė zgjedhjeve. Ditėn kur do tė shpallej ky vendim i rėndė, kombėtarja e Shqipėrisė do tė fitonte dy me zero me kombėtaren e Greqisė nė njė mbrėmje tė rrallė pėr kuqezinjtė dhe pėr mijėra tifozė vendas tė mbuluar me flamuj kombėtarė. Regjimi bėri ēmos ta paraqiste kėtė ngjarje si prodhim tė vetin. Presidenti, Kryeministri, kryetari i porsazgjedhur i Bashkisė dhe tėrė propaganda, qė u vente pas, reklamuan nė forma tė ndryshme njė triumf piksėpari politik. Sigurisht, nuk thanė se edhe golat i kishin shėnuar vetė, por qė ato dy gola ishin njėherėsh dy gjyle topi mbi selinė e Partisė Demokratike, kjo doli qartė. Nuk duheshin shumė mend pėr tė kuptuar se shfrytėzimi banal i njė ndeshjeje futbolli pėr qėllime politike do ta rrokulliste shumė shpejt drejt dėshtimit tė radhės kombėtaren tonė. Rregjimi as qė e vriste mendjen pėr kėtė anė tė medaljes. Gjithė zhurmėn e bėnte pėr tė mbuluar korruptimin e zgjedhjeve, pėr tė shurdhuar ankesat e opozitės.
 
Nė balotazhet e datės l5 tetor, pėrgjatė njė dite tė shkrehur e tė zymtė, nė shumicėn e bashkive dhe komunave u votua me njė kandidat. Rėnia e zgjedhjeve lokale u kompletua. Koha shqiptare hyri sėrish nė terr dhe nė stuhi, pavarėsisht se kėsaj radhe fitimtarėt e mbanin kokėn lart, ndėrsa tė humburit ishin mė tė vetmuar e mė tė braktisur se kurrė.
 
                                                                 ***
Demokratėt nuk pretendonin se u ishte mohuar fitorja, por rezultati real, gara e lirė dhe e ndershme. Ata kishin rėnė edhe vetė nė kėtė mėkat nė vitin l996, e kishin paguar ēmimin nė vitin l997 dhe nuk pranonin tė paguanin sėrish e sėrish. Makina socialiste e trukeve elektorale, e kapur nė flagrancė jo vetėm nga opozita shqiptare, ishte ngulur nė zemėr tė shtetit dhe kėrcėnonte fatin e demokracisė. Pėrballė kėsaj makine dinake opozita kishte vetėm dy zgjidhje: ose t'i paguante haraēin nga zgjedhjet nė zgjedhje nė emėr tė "imazhit tė mirė", ose t'i kundėrvihej me tė gjitha forcat pėr ta ēmontuar e flakur nė pubelėn e historisė. Nė kushtet e ngritjes nė sistem tė korrupsionit zyrtar, rruga e dytė ishte njė zgjedhje spartanėsh. Demokratėt nuk u menduan dy herė pėr ta pėrqafuar. Rikthimi i votės sė lirė u shpall prej tyre si njė ēeshtje ekzistence. Protestat e tyre tė pėrditshme nė sheshin "Skėnderbej" filluan.
 
Ishte njė kohė e keqe, e shurdhėr, kur pakkush pėrtej kuadratit tė protestuesve donte tė dėgjonte parrulla, bori, thirrje. Paraliza politike - sėmundja mė e poshtėr e njė kombi - kishte pushtuar pjesė tė tėra tė shoqėrisė shqiptare. Shpresa dhe shpėtimi vazhdonin tė kishin emrin "ikje". Politika e madhe e Perėndimit ishte nė pėrgjim tė ngjarjeve nė Maqedoni dhe pėr kėtė shkak kėrkonte sėrish njė Shqipėri tė qetė. Nga pikėpamja e interesave globale Perėndimi s'mund tė mos ēuditej qė Shqipėria kishte prodhuar e prodhonte kaq shumė konflikte tė brendshme pikėrisht nė njė periudhė tė re pėr kombin shqiptar kur po korrigjoheshin njė nga njė padrejtėsitė e sė kaluarės. Nė emėr tė qetėsisė, gishti i Perėndimit kishte prirjen tė tregonte palėn qė ankohej, qė protestonte, pa hyrė nė tė thella se pse e qysh.
 
Midis paralizės shoqėrore dhe realpolitikės perėndimore lėviznin lirisht varrmihėsit e opozitės shqiptare, matrapazėt politikė, ambiciozėt e paskrupullt, servilėt, naivėt e robėruar nga metamitet e reja tė regjimit, dembelėt qė paguheshin thjesht pėr tė mos i patur kundėr...
 
Kosova kishte fituar lirinė dhe po pėrkundte nė djepin e institucioneve tė reja pavarėsinė; Maqedonia kishte ardhur nė pikėn qė duhej tė zgjidhte ose shpėrbėrjen, ose njohjen e tė drejtave tė ligjshme tė popullsisė shqiptare atje; ēėshtja "ēame" ishte zgjuar nga gjumi. Koha po punonte pėr pjesėt e ndara tė kombit shqiptar, kurse Shqipėria po humbte, po braktisej, po zbrazej, po bastisej, po shfrytėzohej, po varfėrohej. A do t'i lejohej Kosovės pavarėsia me njė Shqipėri tė sunduar nga ligjet e xhunglės? Deri ku mund tė shkonin shqiptarėt e Maqedonisė me njė Shqipėri tė karteleve politiko-mafioze? A mund tė zgjidhej ēėshtja "ēame" me njė Shqipėri tė mbėrthyer nga varfėria masive nė njė anė dhe nga oligarkia shqiptaro-greke nė anėn tjetėr?
 
Po. Realpolitika perėndimore e "qetėsisė" pa kushte nė Shqipėri ishte sempliciste, kundėrproduktive, e hapur pėr spekullime dhe abuzime nga ana e regjimit, paradoksalisht favorizuese pėr kundėrshtarėt e Ballkanit tė ri, tė cilėt, duke mos patur forcė pėr tė frenuar proceset e reja rreth Shqipėrisė e me gjerė, punonin t'i minonin brenda Shqipėrisė.
 
Mirė u kishte vajtur mendja. Objektivisht dhe logjikisht, Shqipėria pėrfaqėsonte njė epiqendėr tė ndryshimeve dhe stabilitetit nė rajon; Tirana ishte njė pasqyrė e rreshtimeve tė reja nė shkallė globale. Por Shqipėria mund tė ndihmonte aleatėt dhe vetveten vetėm duke zhvilluar njė demokraci tė brendshme normale, pėr tė mos thėnė ideale. Deputetėt dhe zyrtarėt e vendeve mike e kishin gabim kur injoronin standardet nė emėr tė realpolitikės, rregullat e lojės nė emėr tė qetėsisė, zgjedhjet e lira nė emėr tė stabilitetit. Shqipėria e monopoleve dhe trafiqeve ēthurte natėn, atė qė realpolitika thurte ditėn nė rajon. Perėndimi mbase mendonte se do t'i zinte me qerre nė momentin e pėrshtatshėm abuzimet shqiptare dhe ballkanike me kursin e ri. Por koha kalonte dhe nuk pėrjashtohej mundėsia qė kursi i ri tė binte nė cajtnot, thėnė ndryshe tė pėsonte fatin e Korridorit tė Tetė, sozia Selanik-Igumenicė e tė cilit ishte ndėrtuar para origjinalit.
 
                                                                    ***
Manipulimi i zgjedhjeve pėrbėn sintezėn e negacioneve tė njė qeverie. Manipulimet nxiten dhe programohen kryesisht pėr tė mbrojtur abuzimet. Gabimi mbulohet me gabim, krimi me krim - kjo ėshtė llogjika. Nė kėto kushte, delegjitimi i parregullsive, ringritja e altarit tė zgjedhjeve tė lira janė e vetmja detyrė dhe i vetmi mision i opozitės sė pėrgjegjshme. Pa pėrmbushjen e tyre, kontributet e tjera shumėzohen me zero.
 
Me kėtė mendim, lidershipi i PD-sė kaloi mbi indiferentizmin dhe pengesat e kohės, duke i karikuar gjithnjė e mė shumė dhe duke i zhvendosur rregullisht pėrpara Kryeministrisė protestat zgjedhore. Nėpėrmjet tyre PD synonte tė ngrinte fitoren e koalicionit qeveritar nė disa qytete tė mėdha, ndryshimin e KQZ-sė, pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor dhe hartimin e listės sė saktė tė votuesve - kėrkesa qė shpejt a vonė nuk mund tė mos gjenin mbėshtetje nga faktori ndėrkombėtar.
 
Regjia qė propozonte opozita ishte ajo e ballafaqimit sy pėr sy me qeverinė, pėrfshirė ngacmimet dhe provokimet me llastiqe, guralecė, shashka dhe epigrame fyese nė adresė tė Qeverisė dhe kryeministrit. Njė projekt tė tillė me emrin e huazuar "intifada", kryetari i porsazgjedhur i Bashkisė, Edi Rama ia kishte ofruar PS-sė nė vitin l996 kur kjo parti ndodhej nė opozitė. Katėr vjet mė vonė, PD mund ta merrte tė gatshėm.
 
Dėshmitarėt tregojnė se Ilir Meta bezdisej shumė nga kuadrati i protestuesve poshtė zyrės sė tij. Kėta dėshmitarė ia njohin si meritė faktin qė nuk urdhėronte njė raprezalje mbi ata "rrugaēė". Nė tė vėrtetė, qeveria ndiqte taktikėn e sfilitjes dhe zvogėlimit pjesė-pjesė tė protestės nėpėrmjet arrestimeve dhe rrėmbimeve si nė mitin e Shillės dhe Karibdės. Ēdo mbrėmje duart e skuadrave me maska dhe makina policie zgjateshin dhe merrnin andej kėndej nė rrugica dhe oborre pallatesh njerėz tė ndryshėm tė identifikuar si pjesėmarrės nė protesta, tė cilėt i ēonin nė komisariate, i fyenin, i rrihnin, i torturonin, i denonconin pėr t'i burgosur, i linin shakull nė dhomat e ftohta tė izolimit nė pritje tė vendimeve tė Prokororisė apo gjykatės sė faktit. Gjykata kishte njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė raprezalje burracakėsh. Vonesat e saj tė pashpirt nė dhėnien e vendimeve pėr masė arresti shtonin vuajtjet e tė harruarve nė qelitė e burgut.
 
Bilanci i keqtrajtimeve, ndalimeve dhe arrestimeve gjatė protestave opozitare tė nėntorit 200l ėshtė nga mė tė pasurit, nė mos mė i pasuri nė historinė e tranzicionit dhjetėvjeēar. Komisariatet ishin ēdo natė plot me anėtarė tė PD-sė, simpatizantė tė Sali Berishės. Sipas shtypit opzitar tė kohės, rreth l200 persona provuan kėrcėnimet, dajakun dhe prangat e policisė sė shtetit. Viktimat emblematike tė kėsaj dhune shtetėrore me fizionomi terroriste qenė disa prej tyre. Le tė kujtojmė djaloshin qė u mbante megafonin oratorėve nė mitingje, hedhėsin e parrullave qė, pasi i shqiptonte vetė, i pėrsėriste turma. Njė ditė disa shikas tė veshur civilė, i zunė pritė nė afėrsi tė shtėpisė sė tij nė Laprakė, e morėn nė njė makinė me targa tė zakonshme, e ēuan "te vendi" dhe e rrahėn kafshėrisht duke i kėrkuar tė tregonte lidhjet e tij me Sali Berishėn. Nė fund nuk harruan t'i shqyenin buzėt dhe gojėn, shqisėn e punės sė tij si borizani i protestės. "Kėshtu qepen gojėt", i thanė me cinizėm. "Do tė shkosh nė spital dhe do tė qepėsh kėto ēarjet qė tė kemi bėrė ne. Mbaje prapė megafonin, hidh prapė parulla, po ta mbajti!"
 
E takova kėtė njeri disa javė mė vonė, nė festėn e dhjetėvjetorit tė lėvizjes studentore tė dhjetorit l990. I kishte ende shenjat e qepjeve nė gojė, fliste me vėshtirėsi si Guimpleni, por ishte shumė i vendosur tė ndiqte kauzėn e opozitės. Deri nė vdekje, mė tha.
 
Ndalimet dhe arrestimet nuk kursyen as drejtuesit e Forumit Rinor tė PD-sė dhe as bashkėpunėtorėt e afėrt tė Sali Berishės, pėrfshirė zėdhėnėsit e tij, Edi Paloka. Goditjet e qeverisė natėn dhe prapa shpine i ndezėn me keq protestat. Nė vlerėsimin e tė tretėve dukej se PD po shkonte larg, duke tėrhequr mbi vete akuzėn e njohur tė opozitės destruktive e tė dhunshme. Protestat zhvilloheshin nė fushė tė hapur, para kamerave, kurse kundėrveprimi i fshehtė i policisė qė provokonte rritjen e tensioneve, realizohej larg syve tė opinionit publik. Vėzhguesit e paanshėm, mediat dhe qytetarėt e papėrfshirė nė kėto protesta nuk kishin mundėsi tė shihnin anėn tjetėr tė medaljes: dhunėn shtetėrore.
 
Nė dhjetėditėshin e parė tė nėntorit u duk qartė se palėt po shkonin drejt njė pėrplasjeje tė rrezikshme. Pikėrisht nė kėtė kohė kryeministri Ilir Meta largoi nga posti i Ministrit tė Rendit "tė preferuarin" e amerikanėve, zotin Spartak Poēi. Nė vend tė tij emėroi Ilir Gjonin, djalin e ish-anėtarit tė Byrosė Politike tė PPSh-sė, Xhelil Gjoni, i cili kishte dalė nga skena me imazhin e skifterit tė fundit tė regjimit komunist. Me kėtė lėvizje tė papritur Ilir Meta tregoi se ishte i pakėnaqur me Spartak Poēin, "maturia" e tė cilit nuk vlente nė pėrballimin e sfidave tė afėrme. Duke emėruar nė krye tė dikasterit tė rendit Ilir Gjonin, kryeministri Meta mendonte se po hidhte nė fushė njė buratino pėrsa u pėrket marrėdhėnieve personale me tė, por qė ishte njė gogol i mirė pėrsa i pėrket perceptimit tė turmės opozitare. Ilir Gjoni s'do t'ia bėnte fjalėn dysh pėr asgjė, madje do tė dinte tė vepronte vetė nė pėrputhje me shijet e shefit. Nga ana tjetėr vendosja e "djalit tė Xhelilit" nė krye tė "dikasterit tė kamxhikut" ishte njė test ideal pėr tė parė, sė pari, deri ku kishte mbėrritur niveli i frikės sė mitingashėve tė Sali Berishės dhe, sė dyti, si ishte ngulur dhe sa ishte ngulur nė popull projekti politik i "kthimit nė identitet", domethėnė i kthimit nė pushtetin e familjeve dhe dinastive tė regjimit komunist.
 
Po ambasada amerikane nė "Rrugėn e Elbasanit", ku Poēin e kishin si njeri tė shtėpisė, si do tė reagojė vallė? Kėsaj pyetjeje qė thėrriste nė kauzė ambasadorin Limpreht, promovuesin e flaktė tė Poēit, u kujdesen t'i jepnin pėrgjigje njerėzit afėr Metės. "Nuk ka dy ose tre delfinė nė Rrugėn e Elbasanit, por vetėm njė. Ky ėshtė Ilir Meta! Ky ka kartabiankė tė bėjė mė tė mirėn. Ambasadori dhe ambasadorėt duan ligjin, shtetin dhe ne ua premtojmė kėtė. Kjo ėshtė puna jonė. A e kuptuat"!
 
Nuk ka asgjė pėr tė mos kuptuar.Qeveria ka leje tė bėjė mė tė mirėn. Pėrtej kėsaj eufeme politike ka gjak dhe kufoma.
 
Rritja e tensionit bėn qė protestat opozitare tė hapen pėr "demokratėt e flaktė", tė infiltruar nga shėrbimet sekrete, tė cilėt kanė pėr detyrė tė nxisin dhe tė kryejnė akte dhune nė emėr tė PD-sė. Devocioni i skajshėm ka qenė dhe mbetet njė mėnyrė efikase pėr tė diskredituar njė kauzė tė drejtė. Shėrbimet inteligjente me stampė politike e kanė bėrė kėtė teoremė pjesė tė metodės sė tyre tė punės. Edhe nė Shqipėrinė postkomuniste. Rezultatet kanė qenė impresionuese, sidomos kur leva e devocionit tė skajshėm ka vepruar brenda ashpėrsisė legale tė opozitės, ose nė zonat fluide tė zemėrimit tė ligjshėm dhe mospėrmbajtjes. Praktikisht, i ashtuquajturi krah i armatosur i PD-sė, ka qenė gjithnjė njė amalgamė mercenarėsh ordinerė, fanatikėsh pa busull dhe tė infiltruarish me busull. Pėrveē vrasjeve, vjedhjeve dhe dėmtimeve - akte tė dėnueshme nga Kodi Penal - ata kanė kryer edhe njė krim tjetėr tė madh qė nuk parashikohet nė asnjė ligj, por qė ka prodhuar efekte shkatėrrimtare nė shoqėri: i kanė hapur PD-sė namin e njė partie guerriljesh. Nga kjo klishé e porositur pushteti ka pėrftuar alibinė e korruptimit tė standardeve dhe zgjedhjeve, ndėrsa Bashkėsia ndėrkombėtare ka ecur me teorinė e "sė keqes mė tė vogėl".
 
Nuk mund tė thuhet me saktėsi se kur dhe nė ē'masė ėshtė ndėrgjegjėsuar kryetari i PD-sė, Sali Berisha pėr rolin e "demokratėve mė katolikė se Papa", pėr qėllimet e falshme tė atyre qė ishin tė flaktė nga natyra dhe vuajtjet dhe pėr qėllimet e mbrapshta tė atyre qė ishin "tė flaktė" nga detyra qė kryenin. Liderėt e partive popullore nuk e kanė tė lehtė ta bėjnė kėtė ndarje. Na pėlqen apo jo, nė njė parti tė madhe ekstremistėt janė gjithmonė mė tė mbrojtur dhe madje mė tė preferuar se liberalėt.
 
Fakti ėshtė se qė prej vitit l996, pėr arsye imazhi apo pėr shkaqe tė tjera, Berisha filloi tė largonte prej vetes apo tė mbante nė distancė disa prej "tė flaktėve", por jo nė atė mėnyrė qė t'i fyente dhe jo nė atė masė qė tė mbetej pré e ēdo kėrcėnimi apo rrugaēėrie nga pala kundėrshtare. Ngjarjet e l2 dhe l4 shtatorit dogjėn disa "demokratė tė pushkės", por nga ky brum, nė pėrqasje me kėmbėt e oktapodit, dilnin vazhdimisht filiza tė rinj. PD humbte shumė nga "pathosi" i tyre, por kishte vėshtirėsi ta ndante me bisturi kirurgu pathosin e popullit opozitar nga ekstremistėt me mision. PD nuk mund tė hiqte dorė nga protestat pėr faktin se ishte kapur pisk nga ekstremistėt. Thėnė ndryshe, nxjerrja nga vaska e ujit bashkė me foshnjėn ishte ajo qė dėshironte qeveria, por nuk ishte zgjidhja.
 
Berisha e ndiente se skema e mallkuar e "devocionit tė skajshėm" po riaktivizohej sėrish nė stinėn e protestave tė reja kundėr manipulimit tė zgjedhjeve vendore. Ajo skemė ishte si njė karrem qė kėrkonte t'i ēonte njerėzit pėrballė grykave tė zjarrit. Kryeministri dhe suflerėt e tij pretendonin se tashmė kishin bėrė shtet dhe kėtė provė s'mund ta jepnin gjėkundi tjetėr veēse duke qėlluar mbi opozitėn. Situata po bėhej gjithnjė e mė delikate. Tė luftoje apo tė pėrmbaje "tė devotshmit" ishte njėlloj si tė luftoje me hijet. Nė Tropojė, ato ditė ishte vrarė nė rrethana misterioze shefi i armatimit tė forcave speciale, I. Bengasi. Propaganda zyrtare kishte konsumuar pretencėn e zakonshme tė fajėsimit tė PD-sė. Njėlloj siē kishte bėrė edhe me njė tė ashtuquajtur atentat me snajper qė i qenkėsh bėrė kryetarit tė porsazgjedhur tė bashkisė, Edi Rama. Plumbi qė kishte dalė nga pushka e supozuar e snajperit kishte ngjallur ilaritet jo vetėm nė media. Nuk qe marrė vesh a kishte qenė plumb plastik apo plumb i vėrtetė, a mbeti midis xhamave dopio tė dritares, apo nuk depėrtoi as xhamin e parė, a ishte vetėm njė plumb apo dy plumba dhe, mė e ēuditshmja, ē'ishte ai snajper qė merrte shenjė njė dritare pa njeri prapa saj? Pėr miun, vetėm macja ėshtė e tmerrshme. Vetė Rama, i parrezikuar ē'ėshtė e drejta nga ai farė atentati qė ka mbetur i pazbardhur sot e kėsaj dite, nxitoi para gjithė tė tjerėve tė shtonte numrin e plumbave nga njė nė disa (Snajperi kishte qėlluar me breshėri!) dhe t'i quante "karamelet e Doktorit".
 
Pėrtej zhurmės sė shtypit, kėto ngjarje ishin si leskra qė paralajmėrojnė stuhinė. Diēka po pėrgatitej nė Bajram Curri, nė skajin verilindor tė vendit ku varfėria nė njė anė dhe blindat e policisė nė anėn tjetėr rivalizonin pėr tė bėrė ligjin.
 
Ndėrkohė, si njė rreze shprese pėr opozitėn, nga mesi muajit nėntor u publikua raporti i Kongresit tė Autoriteteve Lokale tė Kėshillit tė Europės pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri. Pjesa e vėrejtjeve kritike tė kėtij raporti pėrkonte pikė pėr pikė me kontestimet themelore tė opozitės shqiptare, sidomos paragrafėt qė flitnin pėr pėrbėrjen e KQZ-sė dhe sjelljen partizane tė disa prej anėtarėve, pėr difektet nė hartimin e listave tė votuesve, pėr cėnimin e parimit tė barazisė sė kushteve, pėr vonesėn e dyshimtė nė nxjerrjen e rezultateve tė turit tė parė, pėr degradimin e procesit nė raundin e dytė e tjerė, e tjerė. Raporti shoqėrohej me njė varg rekomandimesh qė nė thelbin e tyre kėrkonin ndryshime tė thella nė tėrė infrastrukturėn zgjedhore.
 
Raporti ishte njė dush i ftohtė pėr regjimin e Tiranės Me kėtė rast u duk se midis opozitės dhe maxhorancės socialiste po hapej njė spirale dialogu pėr tė gjitha problemet e hedhura nė tapet nga zgjedhjet e l tetorit. Por me pėrjashtim tė ndonjė zėri tė vetmuar, si ai i ish-kryeministrit Pandeli Majko, i cili kėrkoi rikompozimin e KQZ-sė, zyrtarėt e lartė tė maxhorancės e bėnė veshin tė shurdhėr. Qeveria "Meta" dhe partia "Nano" nuk sinkronizoheshin mė nė shumė ēėshtje, pra edhe nė qėndrimet autokritike qė diktonte raporti europian pėr zgjedhjet lokale. Kryeministri Meta vazhdonte ta vriste lart sikur nuk kishte ndodhur asgjė; kryetari i partisė, Nano, s'dihej ku e kishte kokėn. Ky lloj dyzimi e ndėrlikonte edhe me shumė situatėn. Partia Demokratike nuk dinte kujt t'i drejtohej pėr tė negociuar zbatimin e rekomandimeve tė Raportit.
 
Nė sfondin e shurdhėrisė zyrtare, PD shtoi protestat, qeveria shtoi dhunėn fizike, verbale, mediatike. Dhjetėra artikuj qė dėnonin, fyenin dhe poshtėronin "mitingashėt e paguar tė mujsharit Sali Berisha", u porositėn dhe gjetėn dritėn e botimit nė gazetat kryesore proqeveritare. Fanatizmi, mercenarizmi dhe injoranca e analistėve tė regjimit shėnuan rekorde. Kryqėzata e tyre inkurajonte dhunėn kundėr protestuesve tė ndaluar nė komisariate dhe pėrgatiste momentin psikologjik tė goditjes finale nga ana e qeverisė "Meta". Disa analistė tė pavarur apo tė afėrt me opozitėn, tė vetėdijshėm pėr qėllimet e kėsaj kryqėzate, bėnė ēmos t'i kundėrviheshin me mjetet e tyre modeste, duke mbrojtur e lartėsuar motivet e protestave. Nė fakt, ato ishin protestat mė qytetare e mė tė fisme tė dhjetė viteve tė fundit nė Shqipėri. Nuk kishte ndodhur as mė parė dhe nuk do tė ndodhte as mė vonė qė disa mijėra njerėz tė dilnin rreth dyzet mbrėmje rresht nė protesta pėr votėn e lirė, tė mblidheshin nė sheshin "Skenderbej", tė marshonin nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", tė qėndronin minuta dhe orė tė tėra pėrballė kordoneve tė policisė, tė duronin ndalimet, rrėmbimet dhe rrahjet pasi ishin shpėrndarė, tė pėrtėrinin ēdo mbrėmje radhėt dhe pjesėmarrjen, tė harxhonin ēdo mbrėmje kohėn e ēmuar, tė privoheshin ēdo mbrėmje nga shlodhja nė kafene, nė kinema, nė shėtitje apo para televizorit...
 
Nė muajt e parė tė vitit l991 kishte qenė mė e lehtė pėr demokratėt, sepse gjithė Perėndimi i kishte drejtuar sytė nga Shqipėria, ndėrsa regjimi po jetonte nė grahmat e fundit dhe po planifikonte njė ringjallje tė mėvonshme nėpėrmjet tėrheqjes.
 
Nė vitin l992, kur bashkė me livadhet ishin kositur edhe zabelet, siē thotė njė fjalė e urtė, demokratėve nuk u lipsej mė nxitja, por pėrmbajtja, nuk kishin nevojė pėr trimėri, por pėr projekte... Por revolucioni i atėhershėm i orės 25.00, qesharak dhe tragjik nė thelb, nxori nė rrugė komplekset revanshiste tė tė vonuarve dhe u dha njė drejtim kaotik zhvillimeve.
 
Nė vjeshtėn e vitit 2000 ishte shumė mė e vėshtirė se nė vitet l991-l992. Demokratėt tashmė ishin provuar dhe ishin larguar nga pushteti, ishin qortuar nga Europa dhe SHBA si arrogantė, ishin braktisur nga miqtė e tyre me tė njohur nė perėndim. Mund tė themi se ishin tė izoluar nė revoltėn e tyre kundėr fatit tė padrejtė, brenda halleve tė tyre tė panumėrta nė opozitė, brenda ndjenjės sė tyre tė fortė atdhetare. Nė kėto kushte, pa asnjė mbėshtetje nga jashtė, madje tė paragjykuar dhe tė penguar nė kėtė rrafsh, ata ndėrmorėn betejėn pėr votėn e lirė, thėnė ndryshe, betejėn pėr ēmontimin e njė gėnjeshtre kolosale nga froni i Shqipėrisė sė re. Jo se armiqtė e lirisė nuk kishin tė drejtė tė uleshin nė atė fron - demokracia ėshtė sistemi i pohimit - por armiqtė e djeshėm tė lirisė ishin ulur atje pėr tė pėrjashtuar sėrish opozitėn e tyre.
 
Pjesėmarrėsit nė protestat e vjeshtės sė vitit 2000, tė shoshiturit nga koha dhe fati i PD-sė, njerėz tė thjeshtė dhe intelektualė tė klasit tė parė, mjaft prej tyre pėrēmues tė popullaritetit dhe ekzibicionit, e dinin sigurisht se ēfarė shėrbimi tė ēmuar po i bėnin vendit, opozitės, shtetit, demokracisė. Por unė, nga adhurimi pėr ta, kam shkruar se nuk e dinin. Nė fund tė fundit, qytetarėt nuk kanė demokracinė qė u ofrojnė politikanėt, por demokracinė qė meritojnė vetė. Sa mė gjatė qe lėnė kjo masė njerėzish nė rrethimin apo pėrballė kordonėve tė policisė, aq mė shumė qe ndėrgjegjėsuar pėr misionin qė po kryente. Sa mė shumė qenė shtuar arrestimet dhe keqtrajtimet e protestuesve tė rinj, aq mė tepėr qe ndriēuar opinioni pėr ngėrēin e zgjedhjeve. Sa mė e patundur qe treguar Qeveria nė pozicionin e saj tė zėvendėsimit tė dialogut me "dhunėn e ligjit", aq mė tepėr qe qartėsuar pėrmbajtja e farsės elektorale. Bashkė me tė edhe ēmimi qė duhej paguar pėr demaskimin e saj. Njė godinė ministrie e djegur (asnjė sosh nuk u prek me dorė) nuk ishte asgjė para njė opozite tė djegur!
 
Nė datėn 21 nėntor Brukseli vendosi shtyrjen sėrish pėr "vitin tjetėr" tė negociatave pėr hapjen e bisedimeve tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit. Zonja Doris Pack, megjithė dėshirėn e mirė, nuk ia solli dot dhuratėn e premtuar kryeministrit Ilir Meta. Nuk u skuq njeri. Nuk kėrkoi kush falje. Nuk uli kush kokėn. Nuk tha kush "pa tė shohim parregullsitė nė zgjedhje". Pėrkundrazi: refuzimi i Brukselit u pėrjetua si rutinė. Avash-avash! Do na ftojnė njė ditė, s'ka rrugė tjetėr! Ne se ne do tė jemi!
 
Imperativi i regjimit ishte heqja qafe e "opozitės sė vjetėr", qė projektonte vrasje dhe atentate, qė thyente xhama dhe llampa, qė kishte nė plan njė l4 shtator tė ri! Kryeministri ishte informuar se l4 shtatori i ri do tė fillonte nė Tropojė pėr t'u rrokullisur si ortek drejt kryeqytetit. Data e mundshme e fillimit tė kryengritjes ishte caktuar 28 nėntori, dita e Pavarėsisė. "Kjo datė nuk ėshtė zgjedhur rastėsisht. 28 nėntori ėshtė festė dhe demokratėt mendojnė tė na kapin nė gjumė; nga ana tjetėr, tė fiksuar nė bindjen e tyre se socialistėt janė uzurpatorė tė pushtetit dhe puthadorė tė Greqisė, ata, simbolikisht kėrkojnė ta barazojnė marrjen e pushtetit me dhunė me rishpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė"!
 
A i besoi kryeministri kėto informacione apo dyshoi nė vėrtetėsinė e tyre? Dilema tė tilla, nėse ekzistojnė, mund tė rrėfehen aposteri, por nuk kanė vlerė nė momentin kur duhet marrė njė vendim, aq mė tepėr njė vendim qė pėrkon me arsyet e tua tė zemrės. "Shtetarit i lejohet ta zgjidhė enigmėn vetėm njėherė", thotė Kisinger.
 
Nė datėn 27 nėntor Bajram Curri dhe fshatrat pėrreth ishin blinduar me forca policie. Dega e PD-sė lokale kishte njoftuar organizimin tė nesėrmen tė njė mitingu proteste.
 
"Kisha ndjesinė se do tė ndodhte diēka", mė tha mė vonė Sali Berisha. "Thirra kushėrinjtė e mi, i porosita tė kishin kujdes nga provokacionet. Tė njėjtėn porosi i pėrcolla kryetarit tė degės lokale, Azgan Haklajt. Nė
mbrėmje mė morėn nė telefon dhe mė qetėsuan. Por maskat nė radhėt tona nuk u pėrmbajtjen...".
 
Kėshtu plasi.
  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.