31.07.2003 - Trepca.net
Lokalet 2000. Gara nė Tiranė. Loja me listat. Protestat e opozitės. Intriga.(3)

Pėrjashtimi nga lista dhe fituesit e pėrbuzur


Tiranė, Korrik 2003 / Nga Preē Zogaj / Botuar nė "TEMA"
  
Tė nesėrmen u votua. Edi Rama, usta i imazhit, u paraqit nė qendrėn e votimit nė shoqėrinė e djalit qė kishte me gruan e divorcuar prej shumė vitesh. Shtypi opozitar e kishte sulmuar pėrgjatė fushatės si njė baba shpirtkazėm qė nuk kujtohej pėr tė birin! Kjo akuzė kishte ngjitur jo pak, megjithė ndjeshmėrinė modeste tė publikut shqiptar ndaj problemeve tė familjes. Tė njohurit e Ramės nuk do tė habiteshin nėse ai, herė-pas-here do tė harronte se kishte njė fėmijė nė ngarkim.
 
Ana e jashtme e njeriut gėnjen shpesh kur bėhet fjalė pėr lisin e gjakut. Shpirti i burrit ėshtė urna e hukamės sė fėmijės. Askush nuk e dallon reaksionin e kėsaj urne nė mallin e prindit. Dhe kėshtu, si rastėsisht, me njė tė ecur meditative tė kėrkuar, zoti Rama u paraqit nė qendrėn e votimit dhe, sigurisht, edhe para kamerave, krahpėrkrah me njė djalosh tė imėt rreth tė pesėmbėdhjetave, qė dukej jo vetėm i painteresuar, por edhe i pavetėdijshėm pėr shėrbimet qė po i bėnte tė atit nė atė mizanskenė mediatike. Njerėzit qė i panė bashkė thanė: Takohen, s'qenka e vėrtetė qė nuk takohen! Plakat socialiste tė lagjes sime u prekėn shumė dhe u shpėrndanė t'ua pėrcillnin emocionet e tyre banorėve qė kishin zėnė radhė
para qendrės sė votimit. Roja e pallatit, njė plak hokatar, mė shkeli syrin dhe tha:
 
-E kishte ruajtur pėr nė fund! Ėshtė i hollė, s'ke ē'i thua! -Edhe i gjatė, - ia ktheu njė mesoburrė qė dukej ashiqare se votonte Partinė Demokratike. -Ore e njeh mirė, apo jo? Po sikur tė ketė marrė me qira njė kalama, sa pėr t'ua treguar gazetarėve!  
 
-Edhe kėtė ta ketė bėrė?- tha roja.
-Apo nuk i vjen ndoresh pėr tė bėrė kopje. Piktor hesapi!
-Dhe populli e merr sikur ėshtė i biri!
-E po ta marrė ndryshe, ēfarė ndryshon. Popullit i pėlqen gallata.
Pushtetarėt e kanė kuptuar kėtė. Zoti e di ku do tė ndalen!
-Ju lutem, ndalohet propaganda!
 
Kėto dialogje po bėheshin para qendrės sime tė votimit ku radha e njerėzve zgjatej e zgjatej ngaqė votohej shumė ngadalė. Bashkė me time shoqe nuk e pamė tė arsyeshme tė torturoheshim pėr tė hedhur dy vota qė do tė pėrfundonin "pakicė e pakicės". Kishte kohė plot deri nė mbrėmje. Kėshtu qė u kthyem nė shtėpi.
 
***
Lajmet rreth zgjedhjeve, sidomos nė trekėndshin Durrės-Tiranė-Elbasan po zhvendoseshin nga qendrat e votimit nė oborret e gjykatave dhe zyrave tė Gjendjes Civile. Qindra njerėz nuk gjenin sėrish emrat e tyre as nė listat "A", as nė listat "B" dhe po sorollateshin andej kėndej nė kėrkim tė sė drejtės. Nė kundėrshtim me lajmėrimet e KQZ-sė, Gjykatat e Faktit ishin tė mbyllura. Njė televizion privat dha pamje tė grumbullimit tė njerėzve para Gjykatės sė Faktit tė Tiranės. Ndiheshin tė prekur, tė ofenduar, tė revoltuar - viktima tė njė loje tė errėt qė i kishte mbledhur aty si nė njė geto.
 
Njė njeri qė nuk voton bėn zgjedhjen e tij tė lirė. Kurse njė njeri qė pengohet tė votojė ndihet i pėrjashtuar, i poshtėruar, i vjedhur. Ai ka vėshtirėsi tė mendojė ndryshe edhe kur autoritetet e kanė harruar padashje.
 
Kur vėren se ėshtė hequr me qėllim nga lista nė bazė tė njė supozimi rreth parapėlqimeve tė tij politike, ai ka arsye tė ndihet i dhunuar - pushteti e survejon nė mendim; i diferencuar - pushteti e ka llogaritur tė tepėrt; i vrarė pėr sė gjalli - pushteti i ka mohuar lirinė. Prova e kėtij delikti janė tė ngjashmit e tij qė po gjejnė njėri tjetrin para dyerve tė gjykatave dhe qindra mijėra tė tjerė qė nuk kanė bėrė zė, kanė pėrtuar tė shkojnė nė gjykatė apo nuk kanė dashur tė vėrtetojnė supozimet e autoriteteve. Sepse cilido qė i drejtohet gjykatės vėrtetohet si kundėrshtar.
 
Nė tė gjitha zgjedhjet ka patur, ka e do tė ketė pasaktėsi tė vogla me listat e votuesve, por nė zgjedhjet l tetorit pamė turma tė pėrjashtuara. A u pėrjashtuan ata mbi bazėn e njė direktive, apo gjithēka ishte spontane, pasojė e shkujdesjes sė nėpunėsve dhe e moskokėēarjes sė shtetit nė pėrgjithėsi? Pėrmasat e dukurisė shkojnė pėrtej shkujdesjes. Cilado qoftė e vėrteta, fakti ėshtė se zgjedhjet e l tetorit prodhuan Gulagė tė vegjėl pėr mijėra votues shqiptarė, sidomos nė Durrės dhe Tiranė.
 
Nė rastin e kėtyre qytetarėve tė privuar nga njė e drejtė themelore dhe elementare duhet thėnė se revolucionet, lumenjtė e gjakut, dija e lartė e njeriut, librat, traktatet, politikat e ndritura - tėrė investimi shekullor i njerėzimit pėr votėn e pėrgjithshme e tė lirė - iu sakrifikuan njė KQZ-je partiake si dhe dinakėrisė sė nėpunėsve tė plakur qė udhėhoqėn hartimin e listave. Nuk u mjaftonte fakti i bujshėm qė mbi shtatėqind mijė shqiptarė kishin ikur nga Shqipėria pėr shkak tė varfėrisė, por kėrkonin skarcime tė tjera nga "pakujdesia", "harresa", "vėshtirėsitė objektive" e tjerė, si e si qė tė rrisnin edhe mė shumė peshėn elektorale tė nuklit tė palėvizshėm socialist.
 
Kėto kalkulime e privonin rininė shqiptare nga njė e ardhme.Jo rastėsisht, loja e qeverisė me listat e votuesve u pėrqendrua kryesisht nė qytetet e Shqipėrisė sė mesme ku vendosej fati i fitores nė shkallė vendi. Nė imazhin e njė direku tė lidhur me litarė tė fortė, qė pret e kthen stuhi, Berisha kishte kėrcėnuar disa herė se "kush luan me votėn, luan me kokėn". 1 tetori provoi dėshtimin e pėrpjekjeve tė OSBE-sė pėr korrigjimin e listave, vendosmėrinė e qeverisė pėr ta lėnė problemin tė pazgjidhur. Njė nė dorė pėr opozitėn. Por sa parą bėnte. Ajo qė po ndodhte atė ditė ishte mė e rėndė se njė humbje e pamerituar apo e merituar. Revoltat para gjykatave nuk i jepnin tė drejtė asnjė partie. As ngushėllim. Kishte lindur, pėr herė tė parė, e ashtuquajtura "parti e tė pėrjashtuarve", qė sipas njė raporti tė pėrgatitur mė vonė nga PD numėronte rreth dyqind mijė anėtarė dhe renditej e treta nė shkallė vendi.
 
***
Nė orėt e mbrėmjes u kuptua se zgjedhjet po lėkundeshin. Dukej se opozita qėndronte nė garė thjesht pėr tė mos imituar bojkotin e socialistėve nė zgjedhjet e 26 majit l996. Nė Tiranė, nė vrullin e parė tė numėrimit tė votave pati shkrepėtima feste nė tė dyja selitė e partive tė mėdha. Por me kalimin e orėve festa mbeti e tėra nė oborrin e selisė rozė ku u shpall me bujė fitorja e Edi Ramės. Nė selinė e PD-sė pllakosi heshtja. Por "opozita e re", sipas disa mediave elektronike, kishte prodhuar njė surprizė domethėnėse nė Tiranė: kandidati i sė djathtės sė bashkuar, Dashamir Shehi, kishte fituar rreth l0 pėrqind tė votave, njė shifėr impresionuese qė paralajmėronte ndryshime tė thella nė spektrin opozitar!
 
Zoti Shehi u intervistua. Nuk pėrmendi ndonjė shifėr, por ndihej i mikluar me rezultatin qė i atribuohej. Mė tej, pėrshėndeti fitoren e Edi Ramės dhe foli mirė pėr zgjedhjet nė tėrėsi.
 
Isha nė PAD kur po jepej kjo intervistė.
 
-Vėrtet tė kėtė fituar kaq shumė?- e pyeti dikush kandidatin tonė, Arben Demetin.
-E mashtrojnė socialistėt pėr t'i marrė deklaratėn qė dha, - u pėrgjigj
 
Demeti. -Vė bast po ka fituar me shumė se katėr pėr qind.
  
Nė PAD, megjithėse po merrnin lajme relativisht tė mira nga rrethet, kishim tė gjithė bindjen se fushata e zgjedhjeve ishte korruptuar nė themel nga pėrdorimi i shfrenuar i parave tė pista dhe mjeteve shtetėrore. Ne kishim luajtur shumė nė mitingjet tona elektorale me shprehjet "fushata miliardere", "fushata e targave jeshile", "fushata helikoptere". Ne nuk kishim patur struktura pėr tė verifikuar lojėn me listat e votuesve, por kishim denoncuar pabarazinė e thellė tė garės. Njė garė e deformuar prodhon fitimtarė tė deformuar. Paratė e pista prodhojnė njė pushtet tė pistė. Natyrisht, ne nuk mund tė ishim nė vijėn e parė tė denoncimit tė parregullsive, por as na shkonte ndėrmend tė mbyllnim gojėn, ca mė pak tė bėnim furēa. Furēat ishin farsa e farsės. Po shikonim lajme, po informoheshim pėr rezultatet dhe ankesat e kandidatėve tanė, po prisnim radhėn tė parakalonim nė teatrin "Rubairat" ku gazetari i TV-Klan, Blendi Fevziu kishte improvizuar njė maratonė intervistash me politikanė, analistė, gazetarė. 
  
Televizioni publik (TVSH) gjithashtu po mblidhte opinione pėr zgjedhjet, por ndryshe nga Fevziu, gazetarėt e TVSH-sė i kėrkonin nė zyra e banesa politikanėt dhe opinionistėt. Kėshtu kishin bėrė me deputetėt demokratė Genc Pollo, Tritan Shehu dhe Ferdinand Xhaferri, qė kishin krijuar prej disa muajsh njė fraksionim parlamentar "Lėvizja pėr reformim brenda PD-sė". Kėta ishin zhdukur nga ekranet dhe tribunat politike gjatė gjithė fushatės, por shefat dinakė tė RTSH-sė i kishin gjetur atė mbrėmje, i kishin intervistuar veē e veē dhe ja ku i trasmetuan nė bllok njėrin pas tjetrit. Opinionet e tyre ngjanin si tri pika uji. Pohuan pa mėdyshje humbjen e PD-sė, akuzuan Berishėn si shkaktarin kryesor tė dėshtimit, kėrkuan me forcė, nė dritėn e rezultateve negative nė zgjedhje, largimin e tij nga kreu i PD-sė. Tetė vjet mė parė kishim qenė edhe ne nė njė pozitė tė ngjashme mė kėta deputetė, minorancė e mėnjanuar dhe e kėrcėnuar brenda PD-sė, me ndryshimin se nė atė kohė PD ndodhej fuqishėm nė pushtet dhe kėrcėnimet qė vinin prej saj ishin reale. E kuptonim, megjthatė, gjendjen e tyre, ankthin e tyre, frikėn e tyre nga njė fitore qė do t'i varroste politikisht, dėshirėn e tyre mėkatare qė partia ku bėnin pjesė t'i humbte zgjedhjet. Nė humbje ishte jo vetėm shpėtimi, jo vetėm e drejta, por edhe revanshi i tyre. I kuptonim tė gjitha kėto, por nuk u pati hije kur dolėn ashtu, njėri pas tjetrit si tė ishin nė pėrgjim tė atij ēasti, tė pėrdorur nga RTSH-ja, pa pritur rezultatet zyrtare tė zgjedhjeve. Padurimi i tradhtoi ata. Thėnė ndryshe, ata e tradhtuan durimin.
 
***
Duke e lidhur pa ndonjė shkak daljen e tyre tė rrufeshme nė RTSH me nxitimin e funksionarėve tė OSBE-sė pėr tė lavdėruar zgjedhjet dhe me sa e sa ngjarje tė tjera tė atyre ditėve, qė u vulosėn me kartonin e kuq tė zonjės Doris Pack nė Bruksel pėr zotin Sali Berisha nė Tiranė, mė pat lindur nė kokė ky mendim i ēuditshėm: qėllimi i lartė i zgjedhjeve tė l tetorit, i formuluar kushedi ku dhe kushedi prej kujt, ishte humbja e Partisė Demokratike. Fitorja e PS-sė nuk do tė sillte ndonjė vlerė nė kuptimin e nevojave tė vendit. Por ato zgjedhje duhej tė prodhonin njė humbje politike, humbjen e Sali Berishės, rrjedhimisht rėnien e tij. Lobet politike anti-PD brenda Shqipėrisė e donin kėtė rėnie, sekush pėr njė interes tė vetin, qė nganjėherė ishte plotėsisht vetjak apo edhe meskin. Ata, veē e veē, mbase nuk e shihnin tėrėsinė pėrtej pjesės. Por bashkarisht, tė pėrdorur opo jo, naivisht apo me dashje, ata bėnė maksimumin pėr t'i hequr Shqipėrisė opozitėn e saj natyrore.
 
Dėshtimi i kėsaj skeme ėshtė beteja vetmitare dhe prandaj epike e Partisė Demokratike pėr tė dalė nga rrethimi i l tetorit. Sinjalet e para u dhanė gjatė gjithė javės sė parė tė muajit tetor me apelimin e morisė sė parregullsive, me denoncimin sėrish tė lojės me listat e votuesve, me ngritjen e dyshimeve rreth nxjerrjes si tė pavfefshme tė rreth l20 mijė fletėve tė votimit, nga kėto rreth 20 mijė nė Tiranė - shifra tė padėgjuara nė tėrė historinė e votimeve nė Shqipėri. Nė total votat e shpallura tė pavlefshme pėrfaqėsonin rreth l0 pėrqind tė numrit tė pėrgjithshėm tė votave qė u gjendėn nė kutitė e votimit, pra partia e katėrt nė vend, pas "Partisė sė Pėrjashtimit" rezultonte tė ishte "Gabimi". Megjithėse nė "Partinė e Gabimit" kishte padyshim edhe vota tė hedhura pėr PS, demokratėt e konsideruan kėtė fenomen si pjesė tė strategjisė sė Qeverisė pėr tė fabrikuar me laps nė dorė fitoren e kandidatėve tė saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bėri disa korrigjime tė papėrfillshme nė shifrat e pavlefshmėrisė sė fletėve tė votimit. Pėr ēėshtjet e tjera nuk lėvizi gishtin. Ky Komision e mori me ngé punėn pėr shpalljen e rezultateve tė raundit tė parė. Komunikata zyrtare doli nė tetė tetor. Pak mė pak se gjysma e bashkive dhe komunave nė shkallė vendi ishin nė balotazh. Me gjuhėn e sforcuar tė shifrave, Komunikata jepte edhe tabllonė e ironive, kundėrthėnieve dhe kontradiktave tė ndryshme tė procesit zgjedhor. Dashamir Shehi nuk kishte marrė l0 pėrqind siē iu shpifėn mbrėmjen e l tetorit, por 3,4 pėrqind; tė njėmbėdhjetė kandidatėt socialistė tė minibashkive tė qytetit tė Tiranės kishin dalė nė balotazh me kandidatėt e PD-sė, kurse kandidati pėr kryetar bashkie, Edi Rama kishte fituar qysh nė turin e parė.
 
Nė pamjen e parė dukej se Rama ishte i vetmi kandidat i skuadrės socialiste qė kishte shkuar pėrtej shumares sė partive qė e mbėshtesnin, por shifrat nuk rakordonin. Ky fakt ngrinte pikėpyetjen e madhe se si i njėjti bllok elektoral i qendrės sė majtė kishte nxjerrė fitues vetėm atė, Ramėn, ndėrsa njėmbėdhjetė tė tjerėt ishin nė balotazh? Ishte njė rebus qė nuk mund tė zgjidhej me logjikė, sa kohė qė ishte krijuar nė ecje e sipėr, shkel e shko.
 
Autorėt e kėtij rebusi kanė pohuar mė vonė se Rama realisht kishte marrė mė pak se 50 pėrqind tė votave, kurse Mustafaj 41 pėrqind tė votave, pra edhe Bashkia, sikurse njėmbėdhjetė minibashkitė, kishte dalė nė balotazh. Nėpėrmjet levės sė fletėve tė pavflefshme dhe marifeteve tė tjera kapitulli pėr bashkinė, ku ishte pėrqendruar tėrė vėmendja e shtetit, u mbyll mbrėmjen e l tetorit.
 
Rėnia nė komunikatėn e KQZ-sė e surprizės "Shehi" u kompensua me njė surprizė tjetėr tragjikomike, sėrish nė anėn e djathtė tė spektrit. Partia Demokristiane e Zef Bushatit kishte dalė mirė, veēanėrisht atje ku njihej shumė pak ose nuk njihej fare, si pėrshembull nė Vlorė, ku nė komuna tė veēanta kishte marrė deri nė l2 pėr qind tė votave."Fenomeni PDK"- kėshtu u quajt nga disa media qeveritare - u pėrfshi nė debatet e atyre ditėve si njė ilustrim i mundėsisė pėr sukses vetėm me urti e pėrvuajtje, pa punė, pa media, pa lista tė sakta, pa helikopterė, pa megafonė, pa koncerte elektorale, pa parą. Bushati jepej si njė lloj modeli dhe mėsimi qė duhej tė ndiqte "Saliu i ruspave"! Kjo shaka e tepėrt nė morinė e ironive tė periudhės dukej si njė vepėr e rastit, por nuk ishte e tillė. E vėrteta ishte - dhe kjo do tė provohej nė zgjedhjet e pėrgjithshme pas tetė muajsh - se mijėra votues tė heshur tė opozitės, sidomos nė zonat ku PS-ja bėnte ligjin, votuan nė nxitim e sipėr siglėn PDK duke e kujtuar tė Partisė DemoKratike. Kėsaj ngatėrrese i dha njė dorė tė mirė edhe formati i vogėl i fletės sė votimit ku siglat e partive mezi dalloheshin nga njėra tjetra. Makina zyrtare e zgjedhjeve gjente vazhdimisht marifete qė nuk t'i merrte mendja si e si qė tė shkepte njė dorė votash nga piramida elektorale e PD-sė. Dhe kėshtu, partive tė "Pėrjashtimit" dhe "Gabimit" iu shtua edhe simotra e tyre e quajtur "Partia e Ngatėrrimit". Pėrjashtimi, Gabimi dhe Ngatėrresa dilnin e tepronin pėr tė fabrikuar rezultate.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.