31.07.2003 - Trepca.net
Lokalet 2000. Gara nė Tiranė. Loja me listat. Protestat e opozitės. Intriga.(2)

Paragjykimet antiopozitare dhe kandidatėt pėrballė Edi Ramės


Tiranė, Korrik 2003 / Nga Preē Zogaj / Botuar nė "TEMA"
  
Demokratėt u vonuan disa ditė pėr tė shpallur kandidatėt e tyre. Pėr tė motivuar bazėn e partisė dhe ndofta pėr tė larguar imazhin e Njėshit tė plotfuqishėm, Berisha kishte preferuar njė skemė konkurrence nė pėrcaktimin e kandidatėve, gjė qė nė disa rrethe e kishin bėrė edhe socialistėt. Skema e seleksionimit tė kandidatėve, nėpėrmjet votimit tė fshehtė nė forumet partiake lokale, ishte demokratike. Por epėrsitė e saj teorike u zbehėn jo pak nga lufta e lobeve dhe klaneve brenda pėr brenda partisė, nga parregullsitė reale dhe ireale tė votimit, nga hatėrmbetjet dhe mėritė e kandidatėve tė eliminuar.
 
(Kryetari socialdemokrat Skėnder Gjinushi e kapi i pari momentin e zemėrthyerjeve nė PS. Partia e tij u vu kudo nė gjueti tė kandidatėve qejfmbetur, tė cilėt i kandidoi nėn siglat "PSD" dhe nėn slloganin "E majta pėr ju". Ndėrsa zemėrthyerjet nė PD humbėn nė koston evidente, por gjithnjė tė pallogaritshme tė indiferentizmit dhe emocionalitetit qė ka gėrryer kėtė parti).
 
Mė nė fund, pas njė gare me dy ose tre raunde, PD shpalli kandidatin pėr postin e kryebashkiakut tė Tiranės. Ishte dyzet e dy vjeēari Besnik Mustafaj, shkrimtar dhe publicist aktiv nga mė tė shquarit e brezit tė viteve tetėdhjetė, me disa romane tė pėrkthyer nė frengjisht dhe italisht, ish ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet l992-l997, njė prej intelektualėve tė spikatur qė me praninė e tij nė PD ndihmonte pėr tė mbajtur gjallė idenė e reformimit tė saj.
 
Mjaft prej vėzhguesve tė paanshėm tė jetės politike e vlerėsuan kandidimin e Besnikut si njė zgjedhje tė menēur tė PD-sė dhe Berishės. Me Mustafajn kjo parti propozonte moderacionin, antikonfliktin. Nė fakt Besniku ishte vėnė nė dispozicion tė PD-sė nė njė moment tė vėshtirė tė jetės sė saj. Konkurronte nė njohje dhe popullaritet me kandidatin socialist. Ishin qė tė dy njerėz tė dalė, por me temperamente tė ndryshme. Prudenca favorizonte Besnikun, por fushata do tė zhvillohej nė dy nivele. Sė pari nė nivelin e ballafaqimit tė kandidatėve dhe stafeve tė tyre, sė dyti nė nivelin e ballafaqimit tė partive qė i konsideronin politike zgjedhjet vendore.
 
Edi Rama do ta shfrytėzonte kėtė situatė pėr t'i bashkangjitur garės sė pashmangshme me rivalin Mustafaj njė fushatė sulmesh e kundėrsulmesh ndaj Berishės nė veēanti. Rama do tė kapej fort pas tezės se Mustafaj ishte thjesht kandidati i Berishės, madje do ta shtynte kėtė tezė deri nė spekullim me ndjenjat krahinoriste meqenėse Mustafaj ishte me origjinė nga Tropoja. Antiberishizmi ishte flamuri politik dhe elektoral i PS-sė. Duke e tundur atė mė shumė se vetė Nano, Edi Rama arriti ta spostonte nė njė rrafsh tjetėr fushatėn e tij dhe t'i shmangej dendur pėrballjes me rivalin e drejtpėrdrejtė. Nė kėtė spostim tė favorshėm pėr tė u ndihmua edhe nga propaganda e PD-sė qė e pati nė fokus si tė ishte shefi i sė majtės.
 
x x x
 
Fillimi i fushatės pėr zgjedhjet vendore mė gjeti nė kėndin e mėnjanuar tė meditimeve dhe dėshpėrimit. Kisha dashur dhe kėrkuar njė PAD jashtė koalicionit qeverisės; prej kohėsh e pėrjetoja qėndrimin nė qeverinė socialiste si njė teprim gjithnjė e mė tė madh me tė drejtėn tonė prej tė pėrjashtuarish apo tė larguarish nga Partia Demokratike. Herė-herė, kur shikoja se thelbi i qeverisjes socialiste ishte antiopozitarizmi, e pėrjetoja bashkėqeverisjen si tradhti ndaj misionit tonė politik. S'mė bėnte mė zemra tė shėrbeja njė kauzė tė tjetėrsuar, qė pėr mė tepėr, nė rrethanat e reja, po kristalizohej si thikė pas shpine ndaj opozitės pėr llogari tė pushtetit. Presioni nga brenda pėr nxjerrjen e PAD-sė nga koalicioni qeverisės i kishte dhėnė kėsaj partie statusin e oponentes sė qeverisė, gjė qė i lejonte drejtuesit e saj tė bėnin kritika shpeshherė tė ngjashme me ato tė opozitės. Ky status po katandiste nė njė farsė. Nuk ishte serioze pėr ne. Duhej marrė vendimi pėrfundimtar i shkėputjes nga qeveria, pėrndryshe oponenca apo opozita brenda qeverisė nuk do tė ishte gjė tjetėr, veēse njė formė e shėmtuar e diversionit politik nė dėm tė opozitės institucionale. "Le tė flasin tė tjerėt pėr turpin e tyre, unė flas pėr timin", shkruan Bertold Brehti, duke patur parasysh Gjermaninė naziste. Shqipėria e viteve tė fundit i ka dhėnė botės dy mėnyra origjinale tė diversionit djallėzor.
 
E para ėshtė kur njė apo dy parti tė vogla qeveritare flasin sikur tė ishin nė opozitė. E dyta ėshtė kur njė apo dy parti tė vogla opozitare flasin sikur tė ishin nė pushtet. Kėsisoj pushteti nuk e ka pėrballė, por e ka nė rrethim tė plotė, do tė thoja nė njė rrethim mercenaresk, opozitėn reale; pushteti nuk qėndron politikisht nė kufijtė e shumicės qė e ka votuar, por kėrkon tė shtrihet me krahmarrje nė koritat e opozitės; pushteti nuk njeh alternativėn dhe alternancėn e popullit opozitar, por kėrkon ta krijojė brenda vetės edhe alternancėn. Ėshtė lapidare dhe meriton tė citohet njė frazė e shqiptuar andej-kėndej nga disa drejtues socialistė nė takimet e tyre me popullin. "Nė dallim nga Berisha dhe PD, ne e bėjmė vetė edhe oponencėn, edhe opozitėn"- kjo ėshtė fraza qė tė ngre mornica pėr faktin e thjeshtė se, dashje pa dashje, fsheh nė kuptimin e saj njė mendim tė pastėr kriminal. Tėrė ky dublim dhe ngatėrrim rolesh ka kėtė qėllim: tė zhurmojė opozitėn e vėrtetė, ta lėrė atė pėrjetėsisht nė mėshirėn e zvogėlimit, tė rrotullojė pafundėsisht pushtetin nė duart tė ndryshme tė sė njėjtės familjeje. Njė parti qė nuk ngjit me pushtetin as nė program, as nė sjellje e ka vendin nė opozitė. Kėtė duhej tė bėnte PAD. Unė e shikoja se kolegėt e mi nė krye tė kėsaj partie kėrkonin vota thjesht pėr tė forcuar pozitat nė qeverinė "Meta", ose pėr t'iu imponuar Nanos nė rast rrokade. Kėsaj loje i kishte dalė boja.
 
E kisha ndarė mendjen tė rrija nė shtėpi, megjithė lutjet e Ridvan Peshkėpisė dhe disa kandidatėve lokalė qė s'kishin pse shikonin pėrtej komunave tė tyre. Por njė mėngjes, aty rreth datės l2 shtator, kur fushata i kishte nxehur mirė motorrėt, njė miku im qė punonte me njė organizatė tė rėndėsishme perėndimore, mė rrėfeu nė mirėbesim rezultatet e njė sondazhi sekret pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri. Shifrat kryesore u gdhendėn si me daltė nė kujtesėn time. PS, 39-42 pėrqind me tendencė rėnieje; PD, 37-39 pėrqind me tendencė rritjeje; PSD, 3-4 pėrqind; PR, 3-4 pėrqind: PAD, l-l,5 pėrqind... U gėzova me shifrat qė u atribuoheshin socialistėve dhe demokratėve. Pėr herė tė parė pas dhjetė vjetėsh nuk do tė kishim njė parti qė fitonte e vetme shumicėn absolute. Por e pohoj se mė mėrziti mjaft 1,5-sa e PAD-sė.
 
Po atė mbrėmje, ndofta krejt rastėsisht, Fatos Nano deklaroi se pas zgjedhjeve lokale qeveria do tė rikompozohej sipas pėrqindjeve qė do tė fitonin partitė pėrbėrėse. Mbase e kishte me Gjinushin, por mua m'u tipos se e kishte me Cekėn dhe Imamin e PAD-sė. "Do t'i shporrė nga qeveria", thashė me vete duke patur parasysh l,5-ėn. "Nuk ikėm dot vetė, por do tė na dėbojnė. Ose do tė na japin njė zėvendėsministėr pėr tė na fyer. Sa turp!" Mendimi se dija diēka qė nuk e dinin tė tjerėt dhe turpi i dėbimit eventual mė ēuan tė nesėrmen te zyrat e PAD-sė. Atje kishte shpėrthyer hareja. Sociologu Edmond Dragoti kishte prurė tė dhėnat e njė sondazhi tė realizuar nga Instituti i tij. Nė letrat e Dragotit PAD shkonte mbi dhjetė pėrqind, kurse PSD rezultonte pothuajse e zhdukur nga skena. Kandidati ynė pėr postin e kryebashkiakut tė Tiranės, zoti Arben Demeti, kuotohej disa pikė mbi partinė dhe kishte shanse tė mėdha qė deri ditėn e zgjedhjeve tė kalonte nė balotazh me Edi Ramėn!
 
Neritan Ceka dhe shpura e tij po fluturonin nė qiellin e shtatė mu sikur tė kishin nėpėr duar rezultatet pėrfundimtare tė KQZ-sė. PAD ishte gdhirė e fuqishme si nga njė ėndėrr, ishte bėrė faktor "pėrcaktues" nė jetėn politike. Ceka mė nė fund ishte imponuar edhe me vota! Ashtu siē ishin, disa mė tė rėndėsishėm se mė parė dhe disa mė servilė se mė parė, u zhvendosėn tė gjithė nė hotel "Dajti" pėr kafe. Zotėrinjtė po e ruanin me zor modestinė. Ngadhnjimi qė kishin brenda dhe qė po numėronte tashmė orėt dhe ditėt pėr tė shpėrthyer, nguroste herė-pas-here pjesė tė fytyrave dhe gjymtyrėve tė tyre. "Mbaroi dhe Gjinushi", po thoshte Ceka duke gjerbur kafenė. Mua se si mė vinte dhe s'flisja. Por heshtja ime dalngadalė po spikaste si njė vrimė e zezė nė gėzimin e shokėve. Dy sy tė turbullt u ngritėn drejt meje dhe ja ku kėrciti edhe vėrejtja kuptimplote: "Ti Preē nuk dukesh nė formė". E pyeta Dragotin: Si ėshtė bėrė ky sondazh, na thuaj ndonjė gjė pėr metodologjinė! Dragoti dha disa shpjegime tė pėrcipta, por e pranoi edhe vetė se "kampionėt" ishin marrė nė mėnyrė spontane kryesisht nė Tiranė dhe nė ultėsirėn Durrės-Vlorė.
 
-Sa ėshtė marzhi i gabimit?
-Katėr deri nė gjashtė, por mund tė jetė edhe tetė pėrqind,- u pėrgjigj Dragoti, serioz kėsaj herė.
-Domethėnė?- pyeti dikush nė vendin tim.
-Domethėnė ne mund tė marrim edhe tetėmbėdhjetė, por edhe dy pėrqind, - thashė unė.
 
Komentet e tjera i bėri heshtja. Fytyrat deri pak mė parė tė qeshura u vėrejtėn si t'u kishte rrėmbyer dikush njė lodėrz tė dashur. Mė erdhi keq. Nuk mė kishte habitur naiviteti i tyre, por Dragoti. Si e kishte bėrė atė karagjozllėk? Pak mė vonė nė zyrat e PAD-sė dėgjova qė po talleshin me metodat e pėrdorura nga studentėt e tij.
 
Ajo e flamosur parti, qė as mblidhej, as shpėrndahej, qė ishte edhe aty ku ne nuk ishim, qė duhej tė binte nė kėmbė edhe po ta hidhje nga kati i pesėmbėdhjetė, PAD qė na kishte marrė tėrė atė kohė prej tetė vjetėsh, mė futej brenda nga njė anė qė s'e kuptoja, mė motivonte edhe kur besoja se isha ndarė paq dhe plot pėruzje me "njė gjė tė cekėt" e tė ligė si politika. U thashė Neritanit dhe Ridvan Peshkėpisė: Jemi shumė keq dhe mos mė kėrkoni mė shumė, po ejani t'i biem kryq e tėrthor Shqipėrisė. Neritani e kishte filluar pothuajse i vetėm fushatėn dhe u gėzua qė po pėrfshihesha edhe unė. E ēuam edhe njėherė nė tė katėr anėt flamurin tonė tė bardhė me vija bojėqielli dhe kalin e Pegasit stampuar nė tė. Kishim dashur tė ishim muza e politikės. Ndonjėherė edhe ia kishim arritur, por nė oborrin dhe kthinat e pushtetit mjaft prej ėndrrave tona ishin deformuar pothuajse pandreqshėm. Megjithatė, sėbashku me kandidatėt tanė e zhvilluam deri nė fund fushatėn dhe ia dolėm tė merrnim 3,l5 pėrqind tė votave. Por, o ēudi! Pegasi do tė fitonte mė shumė nė provinca, ndėrsa do tė pėsonte disfatė tė plotė nė kryeqytet!
 
x x x
 
Pa mohuar rolin e partive tė vogla, fushata njohu sėrish protagonizmin PS-PD dhe u rrokullis drejt ditės sė votimeve si njė duel minotaurėsh. PS luajti kryesisht me kartėn e vjetėr antiBerishė dhe me kartėn e bashkimit tė pushtetit qendror me atė lokal. PD luajti kryesisht kartėn antikorrupsion, duke rikapituluar vargun e gjatė tė akuzave pėr vjedhjen e thesarit, pėr shpėrdorimin e fondeve publike nga ministrat, pėr trafikun e drogės dhe qėnieve njerėzore e tjerė.
 
Nėpėrmjet njė kalendari debatesh, prezenca e OSBE-sė nė Tiranė bėri ēmos tė zbuste tensionet e terrenit nė studiot e televizioneve. Diēka arriti, por kontrasti mbeti sėrish mjaft i madh. Nė studiot televizive fushata dukej si njė ulkonjė e mėrzitur nė kopshtin zoologjik. Eksperimenti i ballafaqimit tė kandidatėve nė televizione shėnoi rezultate tė shkėlqyera nė rrafshin etik, por kėtu nuk kishte asgjė pėr t'u befasuar. Kandidatėt, nė pėrgjithėsi, ishin njerėz normalė dhe me kulturė. Ata nuk kishin asnjė vėshtirėsi tė silleshin sipas skemave tė OSBE-sė. Por problemi i zgjedhjeve nuk ishin kandidatėt nė vetvete dhe as votuesit nė vetvete. Nėpunėsit e OSBE-sė ishin fokusuar nė kėtė aspekt falė paragjykimeve pėr publikun shqiptar. Problemi i madh i zgjedhjeve lidhej pikėsėpari me mungesėn e vullnetit politik tė shumicės pėr tė respektuar zhvillimin e tyre sipas standardeve europiane. Tė tjerat ishin rrjedhime.
 
Nė kėtė logjikė u krijua katrahura me listat e zgjedhėsve, njė prej ēėshtjeve mė tė mprehta tė zgjedhjeve vendore tė vitit 2000. Qysh nė verė kishte patur zėra se listat e votuesve po hartoheshin shkel e shko, madje me njė mendim tė mbrapshtė nga ana e Qeverisė. Por fenomeni doli nė dritė nė momentin e afishimit tė listave. Mijėra qytetarė nuk e gjetėn emrin e tyre nė kėto lista. Partia Demokratike e denoncoi me forcė kėtė skandal dhe akuzoi Qeverinė se kishte shfrytėzuar referendumin kushtetues tė vitit l998 pėr tė diferencuar votuesit dhe pėr tė lėnė jashtė listės mbi katėrqind mijė syresh. Argumenti dukej i bazuar pėr faktin se opozita e kishte bojkotuar referendumin pėr Kushtetutėn, pra identifikimi i qytetarėve josocialistė qė nuk kishin marrė pjesė nė atė votim mund tė bėhej lehtė.
 
Nga ana tjetėr nuk mund tė pranohej si rastėsi fakti tjetėr qė shumica e tė paregjistruarve nė listat pėr zgjedhjet lokale u pėrkisnin familjeve qė kishin bojkotuar referendumin. Qeveria i hodhi poshtė akuzat e opozitės, por pranoi parregullsitė nė lista duke u justifikuar me kohėn e pamjaftueshme pėr hartimin e tyre dhe me mangėsitė nė dokumentimin e lėvizjes sė lirė tė njerėzve. OSBE gjithashtu u alarmua. Mospėrfshirja e qytetarėve nė listat e votimit ishte njė shkelje flagrante e sė drejtės sė tyre kushtetuese pėr tė zgjedhur. Kur nuk pritej, nė pikun e fushatės, kishte dalė njė problem i ngatėrruar qė rrezikonte tė zhvlerėsonte tėrė investimin e kėsaj organizate. Me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė zotit Gert Ahrens autoritetet iu futėn punės pėr tė hartuar tė ashtuquajturat "Lista B", ku regjistroheshin tė pėrjashtuarit sipas opozitės dhe tė harruarit sipas qeverisė. "Listat B" nuk e zgjidhėn problemin brenda afatit. Pėr kėtė arsye autoritetet e shpallėn tė dielėn e votimit ditė pune pėr zyrat e gjendjes civile dhe pėr gjykatat.
 
Kush nuk gjente sėrish emrin nė listė mund tė votonte me vendim gjykate. Nė 30 shtator partitė e mėdha zbritėn njėra pas tjetrės nė sheshin "Skėnderbej" pėr tė shkėmbyer batutat finale tė fushatės. Edhe njėherė antiberishizmi i PS-sė dhe antikorrupsioni i PD-sė pėrplasėn brirėt me tėrė fuqitė e mbetura. Diadat e betejės tridhjetėditėshe kosumuan shkrepjet e fundit dhe ja ku mbi tėrė zallamahinė e rastit u ngrit dhe spikati diada pėrmbledhėse, qė i pėrfaqėsonte gjithė tė tjerat, tė vjetrat dhe tė rejat. Ishte diada "Doktor Rrumpalla" - "Mister Kėllira". E para i dedikohej kyetarit tė PD-sė, Sali Berisha dhe kishte autorėsinė e Edi Ramės. E dyta i dedikohej Edi Ramės dhe kishte autorėsinė e Sali Berishės.
 
Pėr demokratėt, PS dhe kandidati i tyre ishin vesi. Pėr socialistėt, PD dhe shefi i tyre ishin rrėmuja. Populli duhej tė zgjidhte.Nė pėrfundim tė mitingut tė PS-sė, qė u zhvillua nė orėt e mesditės, Edi Rama u afrua pranė mikrofonave dhe lėshoi njė britėm tė stėrzgjatur prej Polifemi "oooooooo, doooooktoooooooor Rrumpaaaaallaaaaaaaa", qė u pėrhap me jehonė nė nė gjitha rrugėt hyrėse tė sheshit "Skėnderbej". Tė pranishmit shtangėn pak sekonda, ndofta duke kujtuar se po ndodhte diēka qė nuk kishte ndodhur kurrė nė kėtė jetė apo, mos o zot, se kandidati i tyre i zemrės kishte luajtur mendsh nė kohėn mė tė keqe. Por shpejt e kuptuan se ajo britmė nuk ishte gjė tjetėr veēse njė prej numrave tė Ramės. Shpėrthyen nė gaz e duatrokitje.
 
Nė orėn l8.00 demokratėt u shkulėn nga tė katėr anėt e kryeqytetit dhe u mblodhėn nė shesh pėr t'i mundur socialistėt me numra. Sipas vėzhguesve tė paanshėm mitingu i PD-sė ishte jo vetėm mė i madh se ai i socialistėve, por edhe mė i madhi qė kishte zhvilluar kjo parti qė prej vitit l997, kur kishte dalė nė opozitė. Parandjenja e fitores, e pėrhapur si rimel nė mijėra fytyra, vėrshoi drejt tribunės sė drejtuesve dhe e pushtoi atė. Shpirti i Sali Berishės u duk se vuri atė mbrėmje bastin e njė fitoreje tė veēantė.
 
Ajo mund tė mos ishte e qartė nė kutitė dhe procesverbalet e votimit ku interferonin lloj-lloj faktorėsh tė jashtėm. Por ishte njė fitore nė sferėn e besimit tė njerėzve, njė rilindje e tij pas viteve tė plumbta nė opozitė. Vonė nė mbrėmje, gjatė njė interviste nė TV-Shijak, e tha hapur se zgjedhjet lokale ishin njė pretekst, se populli i sheshit votonte Berishėn. Disa njerė z a fėr PD-sė e konsideruan elektoralisht tė gabuar kėtė deklaratė. Disa e justifikuan duke thėnė se Berisha kishte folur me farisenjtė, me ata qė e donin jashtė skenės politike, me hijet dhe hijet e hijeve qė endeshin nė kulisat dhe tunelet e pushtetit me projektet e likujdimit tė tij nėpėr duar.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.