| |
 |
|
|
|
31.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lokalet
2000. Gara nė Tiranė. Loja me listat. Protestat e opozitės.
Intriga. (1) |
|
|
Si
e bindi Edi Rama PS, pėr tė marrė Tiranėn
|
|
|
|
|
|
- Tiranė,
Korrik 2003 / Nga Preē Zogaj / Botuar nė
"TEMA"
-
- Nė
sfondin e pėrplasjeve tė 28 nėntorit tė vitit 2000 shohim
Tranzicionin shqiptar me "T" tė madhe, njė lloj hyu
qė ka nė trurin e vet programin e karfosjeve tona periodike kėtu
poshtė. Tė duket se palėt politike nė kėmbėt hyut nuk e
kanė veten nė dorė kur sulen t'i nxjerrin sytė njėri
tjetrit. Kjo tablo surealiste nuk ėshtė e tėra fantazi. Nė
fakt, konfliktualiteti politik shpjegohet edhe me tė kaluarėn:
djajtė e traditės dhe zakoneve kanė dalė nga shishja dhe po
harxhojnė fuqitė e mbledhura nepėr shekuj. Nė kėtė kuptim,
tranzicioni e ēan rrugėn nepėrmjet ekzibicionit. Rruga ėshtė
e gjatė jo vetėm nė vetvete, jo vetėm nga natyra e gjėrave.
Nė arenėn e atavizmave kanė zbritur djajtė e rinj tė
interesave egoiste pėr pushtet, pasuri, lavdi, sundim. Kėta
janė me tė egrit, kėta mėtojnė t'i japin tonin dhe fytyrėn
epokės. Nėn agresionin e tyre skrupujt, virtyti dhe vetė
ideja e demokracisė shtėrngohen nė njė strategji qendrese jo
alakristiane. Deri kur?
-
- Ka
mbetur prapa vitit l999. Vazhdon vitit 2000. Po afrojnė
zgjedhjet vendore, tė parat qė do tė organizohen nga pushteti
i Partisė Socialiste. Presidenti Rexhep Meidani ka dekretuar
datėn l tetor pėr mbajtjen e tyre. Tensioni fillon tė ngrihet
si zhiva nė termometėr pa u sosur gushti. Fillet e erės
sjellin zėrat e lashtė tė vjeshtės. Njerėzit mbajnė vesh
dhe kthejnė kokat kot sė koti andej-kėndej pa kuptuar asgjė.
Kasandrat e politikės dallojnė nė kėto zėra lėngimin e orės
sė Shqipėrisė. Ka zgjedhje, por vendi nuk do tė dalė i
paqtuar prej andej. Pėrkundrazi: do tė dalė mė i ngatėrruar
se mė parė. Socialistėt, ata qė katėr vjet mė parė kanė
ngritur botėn nė kėmbė pėr "votėn e lirė", do tė
gjejnė disa marifete qė vota tė jetė e lirė nė masėn qė
t'u japė fitoren e nevojshme. Mjerisht, mėsimi qė kanė
nxjerrė nga zgjedhjet e prishura tė 26 majit l996 nuk ėshtė
flakja e manipulimeve, por rafinimi i metodave. Nė pamje tė
parė ka njė fatalitet nė urinė e tyre tė skajshme pėr
vota: gjasat janė qė tė fitojnė ngushtė edhe pa manipulime,
por nė kėtė vend askush nuk i beson rregullit.
-
- Nga
ana tjetėr demokratėt duan tė korrin frytet e stategjisė sė
qėndresės. Qėkurse kanė dalė nė opozitė kanė
identifikuar pėrballė dhe rreth e rrotull njė politikė
getizimi dhe likujdimi. Ata i kanė rezistuar kėsaj politike,
kanė paguar ēmimin por nuk kanė lejuar qė vendi tė mbetet
pa opozitė. Historia e ka parė kalvarin e tyre, e ka mbajtur
shėnim pėr ta treguar njė ditė me zė tė lartė. Nė jetė
ndodh shpesh qė sensi i publikut tė mos pėrputhet me sensin e
historisė pėrsa i pėrket gjykimit pėr njerėz, subjekte,
ngjarje. Publiku jeton nėper ndodhi tė shkėputura, historia nė
lidhjen e tyre. Publiku manipulohet. Historia jo. Publiku sheh
kryesisht dukjen e gjėrave, historia sheh thelbet.
-
- Nė
vjeshtėn e vitit 2000 eskorta elektorale e PD-sė ishte rritur
ndjeshėm nė krahasim me vitin l997, ndėrkohė qė eskorta
socialiste ishte zvogėluar nė krahasim me tė njėjtin vit.
Diferenca midis tyre ishte ngushtuar shumė. Druaj tė them se
ishte zhdukur.
-
- Sa
pa nisur fushata demokratėt vunė nė dyshim ndershmėrinė e
zgjedhjeve dhe qenė vazhdimisht nė dilemė pėr tė marrė
pjesė. Denoncimet e tyre vunė nė shėnjestėr pėrbėrjen e
Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, veēanėrisht emėrimin nė
krye tė kėtij institucioni tė Fotaq Nanos, kushėriri i Fatos
Nanos. Lehtėsia me tė cilėn ky i fundit pranoi, pėr tė mos
thėnė ideoi vendosjen e kushėririt dhe disa socialistėve tė
tjerė nė trupėn e organizimit dhe arbitrimit tė zgjedhjeve dėshmonte
qartė se lobet e PS-sė nuk kishin kontradikta pėrsa u pėrket
manipulimeve elektorale. Demokratėt e lexuan drejt kėtė
mesazh. Ata paralajmėruan intransigjencė ndaj ēdo
parregullsie. Nė kėtė mėnyrė shpresonin tė frenonin
tundimet votėvrasėse tė pushtetit dhe njėkohėsisht tė
hipotekonin tė drejtėn e kontestimit tė rezultatit nė rastin
e njė humbjeje tė pakapėrdishme.
-
- Socialistėt
dhe bashkė me ta edhe "Grupi i miqve" nuk i morėn
seriozisht kėto paralajmėrime. U ranė shkurt, duke i trajtuar
si alibi paraparake tė humbėsve. Ndėrkaq, me fiksimin se
opozita nuk do tė pranonte asnjė lloj rezultati pėrveē
fitores, partia nė pushtet dhe kandidatėt e saj do t'i shtonin
shkujdeshėm truket dhe shkeljet gjatė gjithė ditėve tė
fushatės. Nė vend qė t'u referoheshin standardeve tė KE-sė
pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, socialistėt shqiptarė
vazhdonin t'u referoheshin opinioneve tė tyre
standarde pėr kundėrshtarėt politikė nė opozitė dhe kėtu
gjenin jo vetėm pretekstin, por mė keq akoma, edhe arsyet pėr
tė manipuluar me KQZ-nė, me listat e zgjedhėsve, me mediat,
me paratė e pista, me dhunėn policore...
-
- Kėshtu
po ngrihej sipari i fushatės elektorale pėr zgjedhjet vendore
tė vitit 2000, e shtata ndeshje PS-PD nė historinė dhjetėvjeēare
tė pluralizmit shqiptar.
-
- x
x x
-
- Si
gjithmonė zemra e kėsaj gare ishte kryeqyteti, Tirana. Partia
Socialiste dhe simotrat e saj tė sė majtės kandiduan nė kėtė
bashki Ministrin e Kulturės, Edi Rama. Ishte njė zgjedhje e
pritshme. Rama e kishte shndėrruar prej kohėsh ministrinė e
tij nė ofiēinė elektorale pėr zgjedhjet vendore. Kishte pėrgatitur
edhe njė projekt tė fitores sė "trėndafilit", tė
cilin e kishte depozituar nė departamentin pėrkatės tė PS-sė.
Mbahej i pavarur dhe nė fakt nuk e kishte marrė teserėn e
partisė, por ua kalonte ministrave partiakė nė partishmėri
dhe sidomos ua kalonte nė shprehjen e ndjenjave armiqėsore
ndaj opozitės, pėr tė cilėn Edi Rama, me fjalorin dhe
epitetet e tij therėse ishte si bezja e kuqe pėr demin e arenės.
-
- Historia
e konfliktit midis ministrit tė Kulturės dhe shefit tė Opozitės
ishte e gjatė dhe pa pauza. Nė librin tim "Lufta
jocivile" kam shkruar pėr kėtė konflikt, kam denoncuar
rrahjen e Edi Ramės nga njerėz tė panjohur njė natė janari
tė vitit l997. Nė verėn e atij viti PS erdhi nė pushtet, nja
dhjetė muaj mė vonė kryeministri Nano e kishte gjetur Ramėn
nė Paris dhe e kishte ftuar tė merrte postin e Ministrit tė
Kulturės. Ky e kishte marrė postin. Ministėr, me miq e shokė
nė krye tė shtetit, Prokurorisė, SHISH-it, gjykatave e tė
tjerė, Rama i kishte gjitha mundėsitė tė zbardhte rrahjen e
tij kriminale atė natė janari tė vitit l997, nė mos pėr tė
shuar kureshtjen e vet dhe tė opinionit, pėr t'u mbyllur gojėn
disa zėrave nė opozitė qė pohonin se e kishin rrahur fqinjėt
pėr arsye banale. Nuk e kishtė bėrė kėtė, jo se kishte
vendosur tė hidhte prapa krahėve tė kaluarėn dhe tė sillej
si njė zotni me opozitėn. Pėrkundrazi. Sa mė thellė ngulej
nė pushtet, aq mė shumė i shtohej mėria ndaj PD-sė dhe
Berishės. Tė vinte ēudi se si koha dhe veēanėrisht posti
nuk e zbusnin sadopak.
-
- Kandidimi
ėshtė njė e drejtė e shenjtė e ēdo individi. Edi Rama
kishte thurur ėndrrėn e tij pėr njė Tiranė ndryshe. Kishte
ambicie politike, kėrkonte tė futej nė valle jo mė me ftesė
tė Fatos Nanos, por pėrmes njė votimi.
E kishte kapur momentin dhe ishte nė tė drejtėn e tij tė
provonte, tė synonte lart e mė lart.
-
- Mė
tej - dhe kjo ėshtė e rėndėsishme tė theksohet - vlonte nga
dėshira pėr tė shporrur demokratėt nga Bashkia e Tiranės
dhe nga bashkitė e tjera tė Shqipėrisė. Sepse pėrveē nevojės
pėr tė hyrė nė politikė pėrmes njė votimi, Rama kishte nė
kokė konturet e njė projekti tė madh, tė cilin e kishte
quajtur "Kthim nė identitet". Emri shprehte dykuptimėsinė
e projektit.
-
- Kuptimi
i parė, mė i drejtpėrdrejti dhe mė sipėrfaqėsori, ishte
zotimi pėr tė kthyer tė kaluarėn koloristike dhe gjelbėrimore
tė qendrės sė Tiranės qė nga koha e Jakomonit tė Italisė
fashiste deri nė vitet e fundit tė regjimit komunist.
Eklektizmi i zotit Rama shėrbente si nyja ideale pėr tė
lidhur nė njė fill kėto dy periudha antagoniste nė tė
gjitha pikėpamjet.
-
- Ish-komunistėt
e dinin se ministrit tė tyre pa parti ia donte puna t'i pėrziente
kartat, por identiteti i vėrtetė qė propozonte ai ishte
Tirana e shokėve Jashar Menzelxhiu, Llambi Gegprifti, Xhemal
Tafaj e tjerė. Ky fakt, sikur asgjė tjetėr tė mos kishte nėn
vete e mbi vete, thoshte shumė.
-
- Natyrisht,
ata e kishin tė qartė se heqja e kioskave dhe mbjellja e
barit, megjithėse do tė paraqitej si njė epope kundėr masakrės
urbane tė Sali Berishės, nuk e pėrligjte projektin e bujshėm
"Kthim nė identitet". Nė fund tė fundit kioskat i
kishin patur gjithnjė ditėt tė numėruara dhe mund tė
merreshin pėrpara me rruspė e buldozer nė ēdo kohė. Aksioni
pėr heqjen e tyre, plus periudha e mbirjes sė barit tė ri,
nuk mund tė zgjaste mė shumė se njė vit. Nga ana tjetėr,
oaze tė tėra tė gjelbėruara tė Tiranės sė Gegpriftit, do
t'u flijoheshin pėrgjithmonė pallateve shumėkatėshe, kullave
binjake. Kėto struktura tė njė masakre urbane tė
pakorrigjueshme, do ta nxirrnin bllof projektin e 'kthimit nė
identitet' sipas kuptimit tė parė.
-
- Por
madhėshtia e kėtij projekti qėndronte gjetkė, nė kuptimin e
dytė, qė ishte i thelli, i vėrteti, i gjithkohshmi; qė nuk
thuhej, por pėrjetohej me mendje dhe me zemėr dhe shėrbehej
me tė gjitha mėnyrat e mjetet, pėrfshirė shumėkatėshet e
kundėridentitetit. Ky ishte kuptimi i Restaurimit, i mbajtjes
dhe menaxhimit tė pushtetit tė ri nga i njėjti unitet
politiko-ideologjik qė kishte mbajtur e menaxhuar pushtetin e
vjetėr ish-komunist. "Kthim nė identitet" ishte njė
mesazh, njė vullnet, njė shpallje, njė kushtrim brezash tė sė
njėjtės familje politike pėr tė qėndruar grushtbashkuar
rreth njėri tjetrit, rreth pushtetit dhe, kryesorja, pėr tė
mbajtur nėn kėmbė "opozitėn e vjetėr" dhe ēdo
opozitė tjetėr qė do ta merrte seriozisht tė ashtuquajturėn
ēėshtje tė rotacionit tė pushtetit.
-
- Mėtime
tė tilla vlenin pėr tė ujitur humorin e nostalgjikėve, por
ishin antihistorike dhe prandaj tė tepėrta pėr supet e Edi
Ramės. Gjithsesi, njėherė pėr njėherė, ambiciet e tij i
ishin drejtuar njė gjėje tė kapshme siē ishte Bashkia e
Tiranės. Ēasti i madh kishte trokitur. Kush ka pushtetin
qendror e merr pa vėshtirėsi pushtetin lokal. Pėrparėsitė e
PS-sė janė tė mėdha! Nė rrafsh kombėtar e ndėrkombėtar!
Demokratėt e Berishės nuk i do njeri! Ka njė direktivė
relativisht tė qartė nga "Miqtė" qė tė mos
lejohen tė ngrenė kokė nė kėto zgjedhje. Pėrndryshe, Gerti
dhe Jozefi do kishin vėnė kujėn pėr Fotaqin. Demokratėt
duhet tė zbresin. Me 27 pėrqind qė morėn nė vititn l997 dhe
shikoni ē'bėjnė? Po sikur tė marrin 37 apo dyzet pėrqind?
-
- Kush
i duron pastaj? Po. PD duhet tė zbresė diku rreth 20 pėrqindėshit.
Letrat janė rregulluar qė PS tė fitojė edhe me njė kandidat
ēfarėdo. Pse tė mos hedhė Edi zaret e veta nė njė lojė
paraprakisht tė fituar. Pse tė mos i veshė kėsaj fitoreje
kostumin e fantazisė sė tij qė tė luajnė mendsh i madh i
vogėl, qė ta pėrjetojnė si festė atė qė ėshtė vetėm njė
farsė, qė tė pėrjetojnė si triumf atė qė ėshtė vetėm
njė aforfe!
-
- Mendja
e Ramės vrapon t'i japė trajta dhe tone nga mė ekstravagantet
kėtij destini. Qesh me vete dhe ka qejf qė kėtė qeshje
kuptimplote t'ua pėrēojė tė gjithė miqve qė kuptojnė nga
sarkazmat e jetės. A e dini ē'do tė bėjmė? Do tė shpallim
njė fushatė pėr mbledhje fondesh! Firmat e krahut tonė dhe
jo vetėm tė krahut tonė do tė vinė tė falen. Presidentėt
e tyre nuk janė budallenj qė tė mos e dinė se ne nuk kemi
nevojė pėr lekė pėr tė fituar. Por ata do tė vijnė tė zėnė
radhė pėr nderet qė do t'u bėjmė nesėr kur tė futemi nė
Bashki. Me pak fjalė radha pėr ta fillon tani. Sa mė shumė tė
japėsh sot, aq mė shumė do marrėsh nesėr. Kjo ėshtė
parulla. Kush e bėn, fiton. Kush e thotė, digjet. Kopertura
dhe suksesi i kėsaj sipėrmarrjeje kėrkojnė njė publicitet qė
nuk ėshtė parė ndonjėherė nė Shqipėri. Do t'i mbushim
rrugėt deri nė kufi me Durrėsin me postera gjigantė qė t'u
rrimė nė sy nė tė gjitha pozicionet njerėzve qė banojnė nė
Tiranė apo qė hyjnė e dalin nga Tirana. Do tė ngremė
ushtrinė e klakerėve, kryesisht me vajza tė reja, do tė
stimulojmė te ky komunitet amazonash lėngėzime
politiko-erotike. Afrodiziakėt do t'i caktojė shefi i shtabit.
Ajo qė kėrkoj unė ėshtė qė kur kėto vajza tė bėrtasin nė
kor "uaaaa Ediiii" - dhe pėr kėtė duhet tė stėrviten
- tė rinjtė e kryeqytetit dhe tė mbarė Shqipėrisė tė
eksitohen si tė ishin duke parė njė film erotik gjithėpėrfshirės,
domethėnė soft dhe hard njėherėsh. Do tė porosisim mijėra
kapele tė kuqe, T-shirt-e, karafila dhe shenja tė tjera tė
rekuizitės socialiste qė janė edhe ura lidhėse midis veteranėve
qė na kėrkonin dikur tė qetheshim ballaboks, dhe brezit tė
sotėm tė revolucionit seksual. Mos harroni se pleqtė e PS-sė,
pėrfshirė ata qė i shkruanin letra Enver Hoxhės kundėr
festivalit tė njėmbėdhjetė, u falin gjithēka nipave dhe
mbesave, edhe drogėn ua falin, mjaft qė ata tė votojnė si
socialistė. Por nė kėtė pikė, pra nė pikėn e lidhjes sė
brezave, duhet tė bėjmė njė investim qė shkon pėrtej qėllimit
tė fushatės elektorale. Pėr ta thėnė nė mėnyrė lakonike,
ne duhet tė pajtojmė kasketėn e xha Brahushit dhe xhelin e
Erionit, kapotėn e shoqes Lenka me minifundin e miss Irisit,
brekėt prej bezeje tė fortė tė kombinatit "Mao Ce
Dun" nė Berat me lingeritė trasparente tė butikėve nė
rrugėn "Myslim Shyri", kėngėt partizane me xhazin
dhe rokenrollin. Ne, shtabi ynė, do tė bėjmė atė qė nuk
mund ta bėjė kurrė kryesia e PS-sė. Ne do tė ngulisim dalėngadalė
pėrshtypjen se ish komunistėt janė demokratėt e vėrtetė,
ndėrkohė qė viktimat e komunizmit nė krahun tjetėr as kanė
qenė as mund tė jenė demokratė. Kjo imprezė ėshtė e
pashembullt nė pikėpamje tė alkimisė politiko-kulturore, ndėrkohė
qė ėshtė edhe zgjidhje, edhe pėrgjigje pėr vazhdimėsinė e
pushtetit. Ne do tė bėjmė qė populli socialist i tė gjitha
moshave tė bashkojė imazhin e hipi-ve me partizanin Meke.
Format gjenden. Fjala vjen, kemi pėrpara festėn e Pezės.
-
- Pėrfytyroni
njė tabllo tė tillė: nostalgjikėt me portretin e Enverit kėndojnė
rreth zjarrit partizan, drejtuesit e shtetit dhe tė qeverisė
janė atje pėr tė nderuar historinė, rinia mė tej dėfren nė
qejf tė vet, sipas skenarit tė Rudit.
-
-
- "Shkėlqyeshėm,
shkėlqyeshėm"!
-
- "Ja,
pra tė dashur miq! Kjo nuk ėshtė njė fushatė zgjedhore. Ėshtė
shumė mė tepėr se kaq. Ėshtė investimi ynė pėr atė qė
do tė synojmė nesėr. Ėshtė legalizimi, pa kosto elektorale,
i shfaqjeve tė huaja dhe qėndrimeve liberale ndaj tyre. Sa pėr
ēėshtjen e motivimit tė pleqve e kam menduar zgjidhjen. Do
t'i turremi Sali Berishės siē nuk i ėshtė turrur njeri deri
mė sot. Pleqtė kaq duan. Do mė shohin kėshtu, tė gjatė e tė
tė rreptė dhe do tė thonė fjalinė proverbiale tė zotit
Nazarko "po ky e tėrheq mirė parmendėn e Enverit".
Do tė marrim nam nė gjithė vendin. Do tė bėhemi tė nevojshėm
pėr rrethet! Funksionarėt lokalė do t'i premtojnė popullit
"do t'ju sjellim Edin". Si thoni, a t'i futemi punės?
-
- Tė
gjithė janė dakord tė pėrveshin mėngėt. Ata qė nuk i
kuptojnė mirė flateritė e Ramės dinė mirė njė gjė: Nė
Bashki ka mė shumė projekte se nė Ministrinė e Kulturės.
Rrjedhimisht, nė Bashki fitohet me shumė.
-
- Kandidimi
i Edi Ramės kaloi pa probleme nė forumet vendimmarrėse tė
PS-sė. Mbėshtetėsi dhe promovuesi i tij kryesor ishte
kryeministri Ilir Meta. Pėr hir tė unitetit nė parti, por
edhe pėr arsye tė tjera, Nano nuk nxori pengesa, megjithėse
dy herė radhazi kishte kėrkuar largimin e Edi Ramės nga posti
i Ministrit tė Kulturės, herėn e parė nė vjeshtėn e vitit
l998, duke e akuzuar si mosmirėnjohės tė pabesė dhe herėn e
dytė nė vjeshtėn e vitit l999 duke e akuzuar si megalloman
dhe konfliktual.
-
- Ndėrkaq,
kandidimi i Ramės u lexua si njė mesazh lufte nė kampin e
PD-sė. Me paramendim apo jo, duke kandiduar simbolin e
konfliktualitetit, PS kishte propozuar njė pėrplasje nė
shkallė tė gjerė.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|