31.07.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte 31 korrik 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Kofi Anan i kundėrshtoi vlerėsimet e kryeministri tė Serbisė pėr situatėn nė Kosovė

  • Ēarls Brajshou: "Ende nuk ėshtė koha pėr hapjen e ēėshtjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės"

  • Faruk Dautaj ėshtė ndaluar nga policia serbe nė Suboticė

  • Elizabet Ren pėrkrah bashkėpunimin ndėrkufitar midis Gjilanit, Kumanovės dhe Preshevės

  • U promovua publikimi "Realizimi i tė drejtave tė familjarėve tė tė zhdukurve"

  • Pėrfundoi konferenca dyditore pėr edukimin e komunitetit rom, ashkali e egjiptian nė Kosovė

  • UNMIK-u, KFOR-i dhe UNHCR-ja ndihmuan kthimin e katėr familjeve shqiptare nė veri tė Mitrovicės

  • Iu vazhdua paraburgimi dy tė dyshuarve pėr shpėrthimet nė Mitrovicė

  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotė se borxhin e KFOR-it rus ndaj KEK-ut duhet ta shlyejnė autoritetet vendore

  • Rendimente tė ulėta tė grurit nė Podujevė

  • Kryeministrat e vendeve tė Ballkanit kėrkuan ndihmėn e BE-sė

  • Nė Shkup diplomuan edhe 250 policė shqiptarė

  • Ilir Meta: "Nano pėrbėn njė bandė qė e ka uzurpuar Partinė Socialiste dhe qeverinė

  • Policia malazeze i ka arrestuar gjashtė personat qė dyshohet se e kanė sulmuar njė autobus me turistė kosovarė

  • Guerilėt talibanė e kanė vrarė njė klerik musliman

  • Nė Vjenė filloi punimet takimi dyditor i kryeministrave tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor

  • Presidenti Bush pranon pėrgjegjėsinė pėr njė pjesė tė fjalimit tė tij tė janarit

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur, gjatė njė sulmi nė qendrėn ushtarake amerikane

  • Kėshilli Qeverisės i Irakut emėroi kryesuesin e parė

  • CIA thotė se audiokaseta e Sadam Huseinit ėshtė autentike

  • Uashingtoni thotė se krijimi i shtetit palestinez ėshtė realist

  • UNICEF: Ēdo vit, nė botė trafikohen 1 milion fėmijė

  • OKB do tė vendorė pėr njė forcė paqėruajtėse pėr Liberinė

  • Njė shpėrthim nė Indi ka shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 26 tė tjerėve

  • SHBA-tė do t'u dakordojnė ndihma ushtarake disa shteteve nė shenjė mirėnjohje, pėrfshirė edhe Shqipėrinė

  • Prej 1 gushtit, qytetarėt e vendeve tė sigurta nuk kanė tė drejtė qė tė kėrkojnė azil nė Zvicėr

  • Shumė zjarrfikės janė lėnduar gjatė pėrpjekjeve pėr shuarjen e zjarreve nė Francė

  • Paul Bremer: Zgjedhjet e pėrgjithshme nė Irak do tė mund tė mbahen brenda njė viti

  • Takimi i zyrtarėve izraelitė e palestinez pėrfundon pa sukses

  • Turqia miratoi njė paketė ligjore qė kufizon ndikimin e ushtrisė nė politikė

  • Shqyrtohen mundėsitė pėr dėrgimin e trupave paqėruajtėse nė Liberi


 
Kofi Anan i kundėrshtoi vlerėsimet e kryeministri tė Serbisė pėr situatėn nė Kosovė
  
    
Nju-Jork, 31 korrik 2003 - Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Aanan, dhe kryeministri i Serbisė, Zoran Zhivkoviq, kanė biseduar dje nė Nju Jork edhe pėr situatėn dhe zhvillimet nė Kosovė. Si njoftohet, z. Anan ka deklaruar se nė Kosovė ka ende probleme tė cilat duhet tė zgjedhen, mirėpo i ka kundėrshtuar kategorikisht vlerėsimet e Zhivkoviqit se "nė Kosovė nuk ėshtė shėnuar asnjė rezultat pozitiv".
  
Si njoftojnė agjencitė e lajmeve, Zhivkoviq e ka cilėsuar "tė rėndė" situatėn nė Kosovė. Ai e ka kritikuar ashpėr fillimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė, duke e cilėsuar kėtė si "shitje tė pasurive tė shtetit tė Serbisė" si edhe nėnshkrimin e marrėveshjes pėr tregti tė lirės midis Kosovės e Shqipėrisė, tė cilėn e ka quajtur "marrėveshje politike dhe jo tregtare".
  
Megjithkėtė, Kryeministri i Serbisė ka premtuar se pala serbe do tė bėjė pėrpjekje tė fillojė njė dialog tė ri me kryeadministratorin e ri Harri Holker dhe tė bashkėpunojė me tė, me qėllim tė pėrmirėsimit tė situatės nė Kosovė.
 
  
Ēarls Brajshou: "Ende nuk ėshtė koha pėr hapjen e ēėshtjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės"
 
Prishtinė, 31 korrik 2003 - Ushtruesi i detyrės sė kryeadministratorit tė Kosovės, Ēarls Brajshou, deklaroi sot se ende nuk ėshtė koha tė shtrohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

"Bashkėsia ndėrkombėtare mendon se ende nuk ėshtė koha pėr hapjen e ēėshtjes sė statusit pėrfundimtar dhe e mbėshtet pėrmbushjen e standardeve para zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar", theksoi z. Brajshou.

Ai tha se vlerėsimet e ushtruesit tė detyrės sė Kryeministrit tė Kosovės, Jakup Krasniqit, pėr punėn e UNMIK-ut nė Kosovė, janė pikėpamje persovale tė z. Krasniqi, tė cilat synojnė avancimin e ēėshtjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Ēarlls Brajshou i bėri kėto komente pas takimit me nėnkryetarin e kuvendit komunal tė Prishtinės, Shefki Gashin, dhe me shefin e ekzekutivit tė kėsaj komune, Sami Hamitin.

Z. Brajshou e lavdėroi punėn e deritashme tė udhėheqjes sė kuvendit komunal tė Prishtinės.
"Jam shumė i kėnaqur qė kuvendi komunal i Prishtinės ka arritur tė krijojė njė qeveri demokratike, nė tė cilėn janė pėrfshirė tė gjitha komunitetet. Ky ėshtė njė model i mirė pėr mbarė Kosovėn", tha ai.

Z. Brajshou pėrkujtoi se nė nivelin lokal tė qeverisjes nė Kosovė, tė gjitha kompetencat u janė bartur autoriteteve tė zgjedhura, por shtoi se UNMIK-u mund t'u ndihmojė shumė zyrtarėve lokalė nė shumė ēėshtje. Ai konfirmoi se njėra ndėr temat e bisedimeve me zyrtarė tė komunės sė Prishtinė ka qenė ėedhe privatuzimi.

Ushtruesi i detyrės sė kryeadministratorit tė Kosovės bėri tė ditur se privatizimi ishte njėra ndėr temat tjera tė bisedimeve me zyrtarėt e komunės sė Prishtinės.

"Biseduam edhe pėr procesin e privatizimit. Liderėt komunalė i njoftova se Bordi i AKM-sė ka aprovuar dje privatizimin e ndėrmarrjeve tė para. Ne shpresojmė se procesi i privatizimit do tė vazhdojė me sukses nė tė ardhmen", u shpreh Brajshou.

Nėnkryetari i kuvendit komunal tė Prishtinės, Shefki Gashi, bėri tė ditur se ēėshtja e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore, duke pėrfshirė edhe ēėshtjen e privatizimit tė pronės komunale.
 
 
Faruk Dautaj ėshtė ndaluar nga policia serbe nė Suboticė
 
Prishinė, 31 korrrik - Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtinė njofton se Faruk (Binak) Dautaj nga fshati Carrabreg i Deēanit ėshtė ndaluar nga policia serbe nė Suboticė, mė 24 korrik 2003, kurse familja e tij ende nuk di asgjė pėr fatin e tė ndaluarit.

Faruk Dautaj ishte duke udhėtuar me autobusin e ndėrmarrjes "Exim-Tours" pėr nė Gjermani, ku punon qe 13 vjet. Sipas deklaratės sė familjes, ai udhėtonte me pasaportė ilegale tė ish-Jugosllavisė.
 
 
Elizabet Ren pėrkrah bashkėpunimin ndėrkufitar midis Gjilanit, Kumanovės dhe Preshevės
 
Gjilan, 31 korrik 2003 - Udhėheqėsja e tryezės sė Paktit tė Stabilitetit pėr demokratizim, zonja Elizabet Ren, ka marrė pjesė nė njė takim tė mbajtur dje nė Kumanovė, ku ėshtė biseduar rreth projektit tė bashkėpunimit ndėrkufitar nė rajon.
 
Ajo ka premtuar pėrkrahje pėr projektin qė synon avancimin e bashkėpunimit ndėrkufitar midis Gjilanit, Kumanovės dhe Preshevės.

Udhėheqėsit e kėtyre komunave kanė vlerėsuar se tani ėshtė koha tė fillojė realizimi i projekteve konkrete tė bashkėpunimit nė kėtė zonė.

Kryetari i komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerėsuar se zhvillimi i rajonit mund tė nxitet vetėm duke krijuar kushte pėr qarkullim tė lirė tė njerėzve dhe tė mallrave. Ai ka theksuar se ndėrtimi i rrugės Gjilan – Zhegėr - Kumanovė ėshtė njė ndėr prioritetet kryesore, jo vetėm pėr kėto dy komuna, por edhe pėr gjithė rajonin.

Z. Haziri ka theksuar gjithashtu se bashkėpunimi i kėtyre tri komunave ėshtė shumė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr shkak tė shtrirjes gjeografike, por edhe pėr shkak tė lidhjeve familjare dhe interesave tė tjera tė pėrbashkėta.
 
 
U promovua publikimi "Realizimi i tė drejtave tė familjarėve tė tė zhdukurve"
 
Prishtinė, 31 korrik 2003 - Sot nė Prishtinė u bė promovimi i publikimit pėr tė drejtat e familjarėve tė tė zhdukurve nė Kosovė, i botuar nga Shoqata e Juristėve "Norma".

Kryetari i Kėshillit pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut nė Prishtinė, Pajazit Nushi, vlerėsoi se ky publikim do tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr familjarėt e tė zhdukurve. Ai tha se libri tregon se familjarėt e tė zhdukurve duhet tė gazojnė tė drejtėn e trashgimisė, pensionit familjar, ndihmave sociale e tė tjera.

Sipas tė dhėnave tė Zyrės sė UNMIK-ut pėr Persona tė Zhdukur dhe Forenzi, nė Kosovė janė evidentuar 4 mijė e 57 persona tė zhdukur, tė tė gjitha pėrkatėsive etnike.
 
 
Pėrfundoi konferenca dyditore pėr edukimin e komunitetit rom, ashkali e egjiptian nė Kosovė
 
Prishtinė, 31 korrik 2003 - Dje nė Prishtinė pėrfundoi konferenca dyditore pėr edukimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian nė Kosovė, e organizuar nga OSBE dhe Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. Nė konferencė u diskutuan problemet me tė cilat ballafaqohen kėto komunitete nė fushėn e arsimi t.

Konferenca do tė shėrbejė si pikėnisje pėr zhvillimin e strategjisė sė
arsimi t tė kėtyre komuniteteve.

Gregori Fabian, kėshilltar i lartė ligjor i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, theksoi nevojėn e
arsimi mit tė komuniteteve dhe integrimin e tyre nė shoqėrinė e Kosovės.
 
 
UNMIK-u, KFOR-i dhe UNHCR-ja ndihmuan kthimin e katėr familjeve shqiptare nė veri tė Mitrovicės
 
Mitrovicė, 31 korrik 2003 - Kthimin e katėr familjeve shqiptare nė veri tė Mitrovicės e ndihmuun UNMIK-u, KFOR-i dhe UNHCR-ja, ka thėnė zėdhėnėsi i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Xhorxhi Kakuk.

Ai ka thėnė se procesi i kthimit duhet tė zhvillohet normalisht dhe pa probleme dhe ka shtuar se faktori vendor dhe ndėrkombėtar duhet tė bėjė pėrpjekje qė kthimi i tė zhvendosurėve tė pėrkrahet dhe tė ndihmohet.
Sipas z. Kakuk, komuniteti nė lagjen "Kodra e minatorėve", ka shprehur gatishmėrinė tė pranojė kthimin e tė zhvendosurve.

Mirėpo, Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Mitrovicė njofton pėr incendente tė shkaktuara prej serbėve. Ky kėshill bėri tė ditur se, tė martėn nė mbrėmje, ekstremistėt serbė e kanė keqtrajtuar fizikisht, nė afėrsi tė shtėpisė sė tij, Hakif Mehmetin, 24 vjeē, banor i lagjes "Kodra e Minatorėve".

Ky kėshill kėrkon nga KFOR-i dhe nga policia e UNMIK-ut qė sulmuesit tė arrestohen dhe tė nxjirren para drejtėsisė.
 
 
Iu vazhdua paraburgimi dy tė dyshuarve pėr shpėrthimet nė Mitrovicė
 
Mitrovicė, 31 korrik 2003 - Zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare nė Mitrovicė bėnė tė ditur se dy shqiptarėve tė arrestuar mė 24 korrik nė lidhje me dy shpėrthimet qė ndodhėn atė mbrėmje afėr stacionit tė policisė rajonale nė Mitrovicė, iu ėshtė zgjatur masa e paraburgimit edhe pėr 30 ditė nga Gjykata e Qarkut nė Mitrovicė.

Zyrtarėt e policisė thanė se njėsiti rajonal i antikrimit po vazhdon hetimet lidhur me kėto shpėrthime.
 
 
Ministria ruse e Mbrojtjes thotė se borxhin e KFOR-it rus ndaj KEK-ut duhet ta shlyejnė autoritetet vendore
 
Moskė, 31 korrik 2003 - Zėvendėsministri rus i Mbrojtjes, gjenerali Nikollaj Kormilēev, i ka hedhur poshtė pretendimet se paqeruajtėsit rusė janė larguar nga Kosova pa i paguar faturat pėr energjinė elektrike, nė vlerė prej rreth 500 mijė eurosh. Ai ka thėnė se pagesėn e kėtyre faturavė duhet tė bėjnė autoritetet vendore nė Kosovė.

"Sipas marrėveshjeve, pėrgjegjėsia pėr pagesėn e energjisė elektrike tė shfrytėzuar nga paqeruajtėsit, pėrfshirė edhe ata nga Rusia, u mbetet autoriteteve vendore", ka thėnė gjenerali Kormilēev.

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Sajmon Hajzellok, ka thėnė para disa ditėsh se borxhin e kontigjentit rus tė KFOR-it duhet t'i paguajė qeveria e Rusisė.
 
 
Rendimente tė ulėta tė grurit nė Podujevė
 
Podujevė, 31 korrik 2003 - Drejtoria pėr Bujqėsi e komunės sė Podujevės bėri sot tė ditur se rendimentet e grurit nė kėtė komunė ishin shumė mė tė ulėta se sa vitin e kaluar.

Faik Berisha, zyrtar i kėsaj drejtorie, tha se rendimentet e sivjetme sillen midis 23 e 25 kuintalė pėr hektar, ndonėse ka pasur raste kur ato kanė arritur edhe deri nė 55 kuintalė pėr hektarė. Ai tha se thatėsia e madhe qė ka mbretėruar sivjet ka qenė faktor kryesor qė rendimentet e grurit tė jenė kaq tė ulėta.

Sipas zyrtarit tė drejtorisė pėr bujqėsi, rreth 90 pėrqind tė grurit bujqit e kanė deponuar nė hambarėt e tyre, ndėrsa tė tjerėt e ka dorėzuar nė mullinjt privatė, me ēmime shumė tė ulėta - 12-15 cent pėr kilogram.

Sivjet nė komunėn e Podujevės ishin tė mbjellur me grurė 5.070 hektarė. Fushata e korrje-shirjeve ka pėrfunduar para motit tė lig qė pėrfshiu njė pjesė tė kėsaj komune.
 
 
Kryeministrat e vendeve tė Ballkanit kėrkuan ndihmėn e BE-sė
 
Salcburg, 31 korrik 2003 - Kryeministrat e vendeve tė Evropės Juglindore, nė takimin e tyre nė Salcburg, kanė kėrkuar ndihmė mė tė madhe nga Bashkimi Evropian pėr tė avancuar reformat e nevojshme pėr integrimin e vendeve tė rajonit nė Evropė.

Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit tė Evropės Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se takimi ka pėr qėllim nxitjen e programeve qė do tė ēojnė drejt pėrmbushjes sė kushteve pėr anėtarėsimin e kėtyre vendeve nė Bashkimin Evropian.

Nė takimin e kryeministrave tė vendeve tė Evropės Jug-lindore ėshtė diskutuar edhe rreth krijimit tė zonės sė tregtisė sė lirė dhe rreth luftimit tė krimit tė organizuar.

Nė takimin e Salcburgut morėn pjesė kryetarėt e qeverive tė Kroacisė, Bosnjės e Hercegovinės, Rumanisė, Bullgarisė, Serbisė dhe Malit tė Zi. Kryeministrat e Shqipėrisė dhe Maqedonisė nuk ishin tė pranishėm nė takimin e Salcburgut.
 
 
Nė Shkup diplomuan edhe 250 policė shqiptarė
 
Shkup, 31 korrik 2003 - Nė Qendrėn e Edukimit tė Kuadrove pėr Siguri nė Idrizovė tė Shkupit diplomuan edhe 350 kadetė tė rinj tė policisė. 250 prej tyre janė shqiptarė, 52 maqedonas dhe tė tjerėt - turq, boshnjakė, serbė, romė e pjesėtarė tė pakicave tjera.

Shtimi i numrit tė forcave policore nga bashkėsitė e ndryshme etnike nė Maqedoni bėhet nė kuadrin e implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, nė bazė tė programit pėr pėrfshirjen proporcionale tė bashkėsive etnike nė policinė e Maqedonisė.

Trajnimi i policėve tė rinjė ėshtė organizuar nga OSBE dhe nga Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme.

Sipas zyrtarėve tė OSBE-sė, tė pėrfshirė nė stėrvitjen e policėve tė rinj, ėshtė realizuar marrėveshja sipas tė cilės 1000 policė tė bashkėsive etnike tė Maqedonisė do tė punėsoheshin nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė kėtij vendi.

Policėt qė sapo e kanė kryer kursin dymujor tė trajnimit do tė punojnė gjashtė muaj nė terren e mė pas do ta japin provimin shtetėror.

Deri mė tash nė kėtė program trajnimi janė rekrutuar 1.065 policė, shumica prej tė cilėve janė shqiptarė.
 
 
Ilir Meta: "Nano pėrbėn njė bandė qė e ka uzurpuar Partinė Socialiste dhe qeverinė
 
Tiranė, 31 korrik 2003 - Ish-ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta, reagoi ndaj qėndrimit tė kryeministrit Nano dhe tė disa degėve tė Partisė Socialiste nė rrethe, qė kėrkojnė ndėrmarrjen e masave ekstreme ndaj deputetėve qė votuan kundėr kandidaturės sė Marko Bellos pėr ministėr tė Jashtėm nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Meta i vlerėsoi kėto qėndrime si "lėvizje tė fanatikėve tė Enver Hoxhės" nė vitin 1990.

Shigjetat kryesore Meta i drejtoi ndaj Fatos Nanos, i cili, sipas tij, "pėrbėn njė bandė qė e ka uzurpuar Partinė Socialiste dhe qeverinė.

"Krizėn e Nanos nuk do ta lejojmė tė bėhet krizė e Shqipėrisė", tha Ilir Meta, duke shtuar se kjo "le tė jetė kriza e atij grupi qė tashmė po shihet qartė se e mbėshtet Fatosizimin e Partisė Solcialiste dhe fatosizimin e shoqėrisė shqiptare".
 
 
Policia malazeze i ka arrestuar gjashtė personat qė dyshohet se e kanė sulmuar njė autobus me turistė kosovarė
 
Podgoricė, 31 korrik 2003 - Policia malazeze ka bėrė tė ditur se 6 vetė janė arrestuar pėr shkak tė dyshimit se kanė marrė pjesė nė sulmin e pardjeshėm ndaj autobusit me turistė kosovarė afėr Podgorisės:

Janosh Kėrstoviq, Marko Vujaēiq, Igor Kėrstoviq, Millosh Kojiēiq si dhe dy tė mitur.

Policia malazeze tha se ky ėshtė incidenti i parė i kėtij lloji gjatė sezonit tė sivjetmė turisitik me turistėt nga Kosova. Policia malazeze ka thėnė se do tė bėjė gjithė ēfarė ėshtė e mundur qė tė garantojė siguri tė plotė pėr turistėt nga Kosova, si edhe e pėr turistėt tjerė nė Mal tė Zi.
 
 
Guerilėt talibanė e kanė vrarė njė klerik musliman
 
Kandahar, 31 korrik 2003 – Guerilėt talibanė e kanė vrarė njė klerik musliman, i cili ishte anėtar i njė kėshilli tė lartė tė klerikėve qė e kishte shpallur tė pėrfunduar luftėn e shenjtė nė Afganistan, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) zyrtarėt e sigurimit afgan.

Rojter njofton se kleriku Maulavi Xhenab, anėtar i kėshillit klerik Ulema Shura, nė provincėn e Kandaharit, ėshtė vrarė nga njė person i amatosur, i cili ka qenė me motoēikletė. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė vrasje e ka marrė guerila talibane.

Maulavi Xhenab ėshtė viktima e tretė ndėr anėtarėt e kėshillit klerik Ulema Shura qė e kishte shpallur tė pėrfunduar "xhihadin" nė Afganistan dhe kishte mbėshtetur qeverinė e Hamid Karzait.

Ndėrkohė, forcat e koalicionit tė udhėhequr nga amerikanėt nė Afganistan, ka thėnė se duke gjurmuar mbeturinat e regjimit tė pėrmbysur taliban dhe pjesėtarėt e Al Kaidės, kanė vrarė tė paktėn tre persona, afėr njė baze tė tyre nė lindje tė vendit.
 
 
Nė Vjenė filloi punimet takimi dyditor i kryeministrave tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor
 
Vjenė, 31 korrik 2003 - Me ftesė tė kancelarit austriak, Volfgang Shysel, dje pasdite nė Vjenė filloi punimet takimi dyditor i kryeministrave tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Temė kryesore e takimit ėshtė procesi i afrimit tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor me Bashkimin Evropian dhe mundėsitė qė Austria tė ndihmojė kėtė proces.

Njė ndėr synimet kryesore tė kėtij takimi ėshtė vendosja e stabilitetit tė qėndrueshėm nė Ballkan dhe nxitja e bashkėpunimit mes vendeve tė rajonit.

Pėr shkak tė krizės qeveritare nė Tiranė, kryeminsitri i Shqipėrisė Fatos Nano nuk e ka konfirmuar pjesėmarrjen nė kėtė takim.
 
 
Presidenti Bush pranon pėrgjegjėsinė pėr njė pjesė tė fjalimit tė tij tė janarit
 
Uashington, 31 korrik 2003 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, e pranoi pėr herė tė parė pėrgjegjėsinė personale pėr njė pjesė tė fjalimit qė e mbajti nė janar mbi gjendjen e vendit, ku bėhej fjalė mbi pretendimet se Bagdadi po pėrpiqej tė siguronte material bėrthamor nga Afrika.
 
Ai e mori nė mbrojtje Kėshilltaren e tij pėr Siguri Kombėtare, Kondoliza Rajz, e cila ėshtė kritikuar pėr rolin e saj nė kėtė ēėshtje.

Nė njė konferencė shtypi qė e mbajti tė mėrkuren nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janė me fat qė kanė njė njeri kaq tė ndershėm dhe tė mrekullueshėm qė punon nė qeveri.
 
Drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, e mori pėrgjegjėsinė pėr pėrfshirjen e paragrafit mbi pretendimet rreth materialit bėrthamor nė fjalimin e Bushit. Tė njėjtėn gjė bėri edhe zėvendėsi i zonjės Rajz, Stefėn Hadli.

Javėt e fundit, administrata amerikane e ka distancuar veten nga kėto pretendime, duke thėnė se ato ishin tė bazuara pjesėrisht nė raporte tė huaja, tė falsifikuara.

Presidenti Bush hodhi pėrsėri poshtė kritikat rreth pėrdorimit tė informacionit tė zbulimit nga administrata e tij, pėr ta arsytuar luftėn nė Irak.
 
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur, gjatė njė sulmi nė qendrėn ushtarake amerikane
 
Bagdad, 31 korrik 2003 – Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur, nė njė sulm me armė tė vogla nė Qendrėn e Operacioneve Taktike tė trupave amerikane, nė Bagdad, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) zėdhėnėsi ushtarak amerikan, njofton Rojter.

Nė njoftim thuhet se sulmi ka ndodhur tė mėrkuren.

Vrasja e kėtij ushtari ngrit nė 51 numrin e ushtarėve amerikanė tė vrarė gjatė sulmeve nė Irak, qėkur Uashingtoni e shpalli tė pėrfunduar luftėn kundėr regjimit tė Sadam Huseinit.
 
 
Kėshilli Qeverisės i Irakut emėroi kryesuesin e parė
 
Bagdad, 31 korrik 2003 - Kėshilli Qeverisės i Irakut emėroi kryesuesin e tij tė parė. Ibrahim al-Jafari, udhėheqės i Partisė fundamentaliste islamike DAVA, do tė kryesojė kėshillin nė muajin gusht. Nė muajin shtator, ai do tė zėvendėsohet nga udhėheqėsi i Kongresit Kombėtar Irakian, Ahmed Ēelebi.

Kėshilli prej 25 anėtarėsh vendosi tė merkurėn qė posti i kryesuesit tė mbahet me radhė nga nėntė anėtarė tė tij, pasi nuk u arrit marrėveshja qė kėshilli tė ketė njė udhėheqės tė vetėm.

Kėshilli ka disa kompetenca legjislative, por kontrolli pėrfundimtar vazhdon tė jetė nė duart e kryeadministratorit amerikan, Paul Bremer.
 
 
CIA thotė se audiokaseta e Sadam Huseinit ėshtė autentike
 
Uashington, 31 korrik 2003 - CIA mendon se zėri i kasetės sė fundit, tė transmetuar nė qendreėn televizive "Al Arabia" tė Dubait ėshtė i Sadam Huseinit.

Zyrtarė tė CIA-s thonė se rezultatet e njė analize teknike treguan se zėri nė kėtė kasetė ėshtė shumė i ngjashėm me regjistrimet tjera tė zėrit tė Sadam Huseinit.

Zyrtarėt amerikanė thonė se nuk kanė dyshim se Sadam Huseini ėshtė gjallė dhe fshehet diku nė Irak dhe shtojnė se gjetja e tij ėshtė vetėm ēėshtje kohe.
 
 
Uashingtoni thotė se krijimi i shtetit palestinez ėshtė realist
 
Uashington, 31 korrik 2003 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, tha se objektivi pėr krijimin e njė shteti palestinez deri nė vitin 2005 ėshtė realist. Presidenti shprehu besimin se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, angazhohet pėr krijimin e njė shteti palestinez.

Ndėrkohė, zyrtarėt thanė se palestinezėt e kanė hedhur poshtė njė ofertė izraelite qė tė tėrhiqen nga qytetet Kalkija dhe Xheriko, tė Bregut Perėndimor. Palestinezėt kėrkojnė qė forcat izraelite tė tėrhiqen nga qyteti Ramallah, ku po mbahet i izoluar udhėheqėsi palestinez, Jaser Arafat.
 
 
UNICEF: Ēdo vit, nė botė trafikohen 1 milion fėmijė
 
Gjenevė, 31 korrik 2003 - Raporti mė i ri i Kombeve tė Bashkuara thotė se ēdo vit nė botė trafikohen mė shumė se 1 milion fėmijė.

Raporti, i publikuar dje nga Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, e cilėson kėtė lloj trafiku si njė problem botėror, kurse Afrika Perėndimore, Evropa Lindore dhe Azia janė furnizuesit kryesorė tė fėmijėve.

Nė raport thuhet se Evropa ėshtė tregu kryesor i trafikimit tė fėmijėve, por ky problem ėshtė mbizotėrues edhe nė rajonet qė shėrbejnė si burim i tyre i furnizimit.
 
 
OKB do tė vendorė pėr njė forcė paqėruajtėse pėr Liberinė
 
Nju Jork, 31 korrik 2003 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė njoftuar pėr hartimin e njė projekt-rezolute mbi Liberinė nė Kombet e Bashkuara, e cila do tė autorizonte vendosjen e njė force paqėruajtėse ndėrkombėtare.

Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, ka kėrkuar nga Kėshilli i Sigurimit qė tė dalė me njė mandat tė fuqishėm pėr vendosjen e paqėruajtėsve nė kėtė vend afrikan, tė pėrfshirė nė luftė qytetare.

Anan tha se tė dyja palėt nė konflikt dėshirojnė qė njė forcė ndėrkombėtare tė ndėrhyjė nė kėtė konflikt.
 
 
Njė shpėrthim nė Indi ka shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 26 tė tjerėve
 
Bombei, 31 korrik 2003 – Nė shtėpinė e pronarit qė furnizonte me lėndė shpėrthyese shtėpitė filmike nė Indi, sot (e enjte) ka ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm, i cili ka shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 26 tė tjerėve, njofton Rojter.

Policia ka thėnė se shpėrthimi u dėmtuar rėndė sė paktu 15 shtėpive tė afėrme, nė zonėn periferike tė Bombeit. Kjo lagje e dendur banohet kryesisht nga punėtorėt. Sipas hetimeve tė para, shpėrthimi duket tė ketė qenė aksident.
 
 
SHBA-tė do t'u dakordojnė ndihma ushtarake disa shteteve nė shenjė mirėnjohje, pėrfshirė edhe Shqipėrinė
 
Uashington, 31 korrik 2003 - Nė shenjė mirėnjohjeje pėr mbėshtetjen e qėndrimit amerikanė ndaj Gjykatės Penale Ndėrkombėtare, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės paralajmėruan se do t'u dakordojnė ndihma disa shteteve.

Siē ka bėrė tė ditur Shtėpia e Bardhė, presidenti amerikan Xhorxh Bush ka vendosur tė rifillojė ndihmat ushtarake pėr Shqipėrinė, Bosnje e Hercegovinėn, Xhibutin, Mauriciun dhe Zambinė.

Kėto vende kanė nėnshkruar marrėveshje me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė cilat nuk lejojnė ekstradimin e shtetasve amerikanė nė Tribunalin e Lartė pėr Krime Lufte nė Hagė, pa pėlqimin amerikan.
 
 
Prej 1 gushtit, qytetarėt e vendeve tė sigurta nuk kanė tė drejtė qė tė kėrkojnė azil nė Zvicėr
 
Cyrih, 31 korrik 2003 - Zvicra botoi dje, pėr herė tė parė, njė listė tė tė ashtuquajturave vende tė sigurta. Duke filluar nga data 1 gusht, qytetarėt e kėtyre vendeve nuk kanė tė drejtė tė kėrkojnė azil nė Zvicėr. Nė kėtė listė pėrfshihet edhe Shqipėria, krahas Bullgarisė, Lituanisė, Mongolisė dhe Rumanisė.

Si kriter kryesor pėr kėtė vlerėsim tė organeve zvicerane ėshtė respektimi i tė drejtave tė njeriut si dhe konventat ndėrkombėtare nė kėto vende.
 
 
Shumė zjarrfikės janė lėnduar gjatė pėrpjekjeve pėr shuarjen e zjarreve nė Francė
 
Nicė, 31 korrik 2003 - Shumė zjarrfikės francezė janė plagosur gjatė pėrpjekjeve pėr tė shuar zjarret qė kanė shpėrthyer nė jug tė Francės. Dy prej tyre kanė marrė djegie tė rėnda.

Rreth 500 zjarrfikės janė angazhuar qė tė mbajnė nėn kontroll zjarrin e ri qė ka shpėrthyer nė zonėn Draginjo. Rreth 1.000 pushues janė larguar nga shtėpitė e pushimit dhe janė dėrguar nė vende mė tė sigurta.
 
 
Paul Bremer: Zgjedhjet e pėrgjithshme nė Irak do tė mund tė mbahen brenda njė viti
 
Bagdad, 31 korrik 2003 – Administratori amerikan nė Irak, Paul Bremer, ka deklaruar sot (e enjte) se zgjedhjet e pėrgjithshme nė Irak do tė mund tė mbahen brenda njė viti, njofton AP.

Ai ka thėnė se kėto zgjedhje do tė mbaheshin pasi tė shkruhej kushtetuta e re dhe tė miratohej nga populli irakian, me referendum.

Paul Bremer, ish-diplomat dhe ekspert kundėr terrorizmit, ka thėnė gjithashtu se kėto zgjedhje do tė zėvendėsonin Kėshillin e Pėrkohshėm Qeveritar, tė emėruar nga amerikanėt, legjitimiteti i tė cilit ėshtė kontestuar nga komuniteti ndėrkombėtar.
 
 
Takimi i zyrtarėve izraelitė e palestinez pėrfundon pa sukses
 
Jeruzalem, 31 korrik 2003 - Takimi mes ministrit izraelit tė mbrojtjes, Shaul Mofas, dhe tė ngarkuarit pėr problemet e sigurisė tė qeverisė palestineze, Mohamed Dalan, pėrfundoi pa sukses.

Sipas njoftimeve tė radios izraelite, palėt nuk ranė dakord lidhur me tėrheqjen e trupave izraelite nga disa qytete palestineze dhe dhe me lirimin e tė burgosurve palestinezė.

Izraeli ėshtė i gatshėm tė lirojė 540 tė burgosur, ndėrsa autoritetet palestineze kėmbėngulin se numri i tė burgosurve ėshtė shumė herė mė i lartė. Sipas tyre, nė burgjet izraelite ndodhen 6.000 palestinezė.
 
 
Turqia miratoi njė paketė ligjore qė kufizon ndikimin e ushtrisė nė politikė
 
Ankara, 31 korrik 2003 - Parlamenti i Turqisė ka miratur njė paketė ligjore me anė tė sė cilės kufizohet ndikimi i ushtrisė nė ēėshtjet politike.

Sipas ligjeve tė reja, trupave tė armatosura u merret kontrolli mbi Kėshillin Kombėtar tė Sigurimit, i cili do tė ketė vetėm funksion kėshilldhėnės, ndėrsa parlamenti do tė kontrollojė buxhetin ushtarak.

Ndikimi i ushtrisė nė politikė ėshtė njė nga pengesat mė tė mėdha qė i paraqiten Turqisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Paketa ligjore e sapomiratuar synon tė plotėsojė edhe kėrkesat e Bashkimit Evropiėn pėr evitimin e metodave tė ashpra tė torturės dhe pėr zgjerimin e lirisė sė mendimit nė Turqi.
 
 
Shqyrtohen mundėsitė pėr dėrgimin e trupave paqėruajtėse nė Liberi
 
Monrovia/Nju York, 31 korrik 2003 - Para fillimit tė bisedimeve tė komunitetit ekonomik afrikano-perėndimor EKOVAS mbi vendosjen e trupave paqėsore, nė Liberi ka mbėrritur njė grup oficerėsh nga rajoni, i cili do tė vėzhgojė gjendjen nė kėtė vend.

Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, i ka kėrkuar Kėshillit tė Sigurimit miratimin e dėrgimit sa mė tė shpejtė tė trupave nigeriane nė Liberi.

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka thėnė se ende nuk janė plotėsuar kushtet qė i ka vėnė ai pėr vendosjen e trupave paqėsore nė Liberi. Ai ka kėrkuar largimin nga vendi tė presidentit Ēarls Tejlor dhe vendosjen e armėpushimit.

Ndėrkohė, agjencitė e lajmeve kanė njoftuar se disa luftanije amerikane gjenden nė rrugė pėr nė Liberi.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.