 |
|
30
Korrik 2003 /
Armand Mero /
Zėri i Amerikės
Lufta e
brendshme nė partinė socialiste po acarohet. Pas
deklarimeve tė djeshme tė kryeministrit Fatos Nano se ata
qė rrėzuan nė parlament ministrin e jashtėm pėrbėjnė
njė pakicė, sot ka sulmuar ashpėr zoti Ilir Meta. Ai ėshtė
shprehur se vendi po qeveriset nga ajo qė e cilėsoi si
banda e Fatos Nanos. Zoti Meta akuzoi kryeministrin pėr
autoritarizėm dhe absolutizim tė pushtetit dhe partisė,
dhe pėr lidhje me krimin ekonomik. Ish numri dy i qeverisė,
bėri tė qartė se do ti kundėrvihet kryetarittė
partisė duke ndėrmarrė njė tur takimesh nė tė gjithė
vendin. |
Nė Partinė
Socialiste ėshtė rikthyer klima qė shoqėroi konfliktin e parė
Nano Meta nė fund tė vitit 2001, me tė njejtin tension, me tė
njėjtat kėrcėnime dhe akuza. Kryeministri pas dėshtimit nė
parlament ku njė pjesė e deputetėve tė partisė sė tij rrėzuan
kandidaturėn e ministrit tė jashtėm, u mundua tė shfaqej dje i
qetė, duke u shprehur se ajo qė ndodhi do tė analizohej nga
strukturat e partisė. Por nga ana tjetėr, degėt socialiste nė
rreth u aktivizuan nė njė garė solidariteti me tė dhe
kritikash ndaj zotit Meta dhe pėrkrahėsve tė tij. Njė lėvizje
e cila u krahasua sot nga zoti Meta me atė tė fanatikėve tė
diktatorit komunist Enver Hoxha nė vitin 1990.
Vullnetarėt e
Fatosit u shpreh zoti Meta, pėrfaqėsojnė njerėz dhe krijesa tė
degraduara moralisht dhe politikisht. Ai akuzoi kryeministrin dhe
kryetarin e partisė pėr absolutizim tė pushtetit. Sipas tij
tashmė zoti Nano pėrfaqėson njė bandė qė ka uzurpuar partinė
dhe qeverinė: Ai ėshtė nė njė degradim tė plotė dhe pčėrpiqet
qė degradimin e tij tia imponojė shoqėrisė dhe sistemit
institucional. Kriza e tij nuk mund dhe sdo tė lejojmė tė bėhet
kriza e Shqipėrisė. Ajo le tė jetė kriza e atij grupi qė po
ravijėzohet qartė se mbėshtet Fatosizimin e PS dhe tė shoqėrisė,
qė pėrbėhet nga bėrthama tė vjetra staliniste qė pėr 13
vjet qėndruan tė maskuara nė PS sė bashku me pėrfaqėsuesė tė
krimit ekonomik qė kėrkojnė tė monopolizojnė gjithė
pushtetin
Kryeministri
Nano la tė kuptohej dje se ai do ti drejtohej elektoratit qė
ka zgjedhur grupin e deputetėve pėrkrahės tė zotit Meta. Por
ky i fundit u pėrgjigj sot se edhe ai ėshtė i gatshėm tė ndėrmarrė
njė hap tė tillė nė tė gjithė Shqipėrinė: Unė jam i
lirė pėr tiu drejtuar edhe opinionit socialist edhe
elektoratit, jo vetėm atje ku mė kanė zgjedhur, por nė tė
gjithė Shqipėrinė. Presioni dhe dhuna qė Nano po pėrdor apo
premtimet e njohura pėr poste nuk do tė kenė asnjė lloj
suksesi.
Shtrirja e
konfliktit mes dy figurave tė partisė socialiste nė bazėn e
saj do tė bėnte akoma mė tė egėr pėrplasjen. Ndoshta kjo do
ti interesonte nė planin personal kryeministrit, pėr tė
cilin elektorati socialist ėshtė njė fushė beteje tė cilėn
ai ka dėshmuar se e njeh mirė dhe di ta zotėrojė. Nga ana e
tij ish numri dy qeverisė hodhi poshtė edhe akuzat se poparapėlqen
opozitėn dhe se pėrfaqėson njė pakicė. Nė njė formė kėrcėnimi
ai sfidoi kryeminisrin duke u shprehur se nėse do tė kėrkonte
votbesim nė parlament nuk do tė merrte mė shumė se 30 vota.
Deri nė
fillim tė shtatorit lufta brenda PS mesa shihet do tė jetė njė
pėrplasje deklaratash dhe akuzash, deri nė pritje tė dėshmisė
tjetėr nė parlamnt kur do tė duhet tė kalojė ministri i ri i
jashtėm.
|