| |
 |
|
|
|
30.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Presidenti
Rugova priti nė vizitė lamtumirėse shefin e deritashėm tė zyrės
kanadeze nė Prishtinė, Shon Barber
|
|
|
|
|
|
 |
|
- Prishtinė,
30 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr Ibrahim
Rugova, priti sot shefin e deritashėm tė Zyres sė
Kanadasė nė Prishtinė, Shon Barber, dhe shefin e ri
i kėsaj zyrje, Stivėn Moran.
Presidenti Rugova bėri tė ditur se zhvillimi
ekonomik, privatizimi dhe e ardhmja e Kosovės kanė
qenė tema tė bisedimeve tė tij me diplomatėt
kanadezė. Ai tha se nė takim ėshtė biseduar edhe pėr
statusin pėrfundimtar dhe ritheksoi se kėrkesėn pėr
njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
|
-
- "Unė
insistoj vazhdimisht qė tė njihet sa mė parė pavarėsia e
Kosovės dhe qė Kosova tė jetė anėtare e Bashkimit
Evropian dhe e NATO-s. Kjo do t'i shpejtonte proceset nė
Kosovė dhe do ta qetėsonte rajonin dhe kėtė pjesė tė botės",
u shpreh presidenti Rugova.
Presidenti Rugova e ēmoi punėn gati katėrvjeēare tė z.
Shon Barber, i cili e pėrfundon misionin e tij nė Kosovė.
Ai tha se z. Barber e ka kuptuar shumė mirė Kosovėn dhe ka
qenė pjesė e progresit tė arritur nė Kosovė gjatė kėtyre
viteve qė ka shėrbyer nė Kosovė.
Ndėrkaq, shefit tė ri tė Zyrės sė Kanadasė nė Prishtinė,
z. Stivėn Moran, presidenti Rugova i uroi mirėseardhje, duke
i premtuar bashkėpunim tė mirė.
Me kėtė rast, ai e falėnderoi edhe qeverinė dhe popullin e
Kanadasė pėr ndihmėn qė ka dhėnė gjatė periudhės sė
pasluftės nė Kosovė.
Shefi i deritashėm i Zyrės sė Kanadasė nė Prishtinė,
Shon Barber, lavdėroi bashkėpunimin me presidentin Rugova.
"Kėto 4 vjet, me presidentin Rugova kemi pasur shumė
diskutime pėr tė ardhmen e Kosovės dhe popullin e saj. Njė
gjė qė e kam mėsuar pėr presidentin Rugova ėshtė
optimizmi i tij i paluhatur pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e
saj", u shpreh z. Barber.
"Kosova ka njė tė ardhme tė shkėlqyeshme", tha
z. Barber, duke shprehur pikėpamjet e tij pėr tė ardhmen e
Kosovės.
"Me njerėz si presidenti Rugova dhe kryeministri
Rexhepi, e me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, Kosova
ka njė tė ardhme tė shkėlqyer", theksoi ai.
Shon Barber tha se bashkėsia ndėrkombėtare e ka ndihmuar
shumė Kosovėn.
"Ėshtė me rėndėsi tė kuptohet se bashkėsia ndėrkombėtare
i ka ndihmuar Kosovės mė shumė se ēdo pjese tjetėr tė
botės nė situata postkonfiktesh. Ju keni pėrfituar nga pėrpjekjet
e pabesueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duke pėrfshirė
kėtu edhe Kanadanė, dhe kjo po jep dhe do tė japė
fryte", tha z. Barber, duke premtuar vazhdimin e pėrkrahjes
sė Kanadasė pėr Kosovėn dhe popullin e saj.
Z. Barber e quajtu privilegj shėrbimin e tij nė Kosovė.
"Kam pasur privilegjin tė shėrbej nė Kosovė dhe tė
ndimoj popullin e Kosovės qė ta realizojė tė ardhmen e
vet", u shpreh ai, duke e prezantuar trashėgimtarin e
tij, z. Stiv Moran.
Shefi i ri i Zyrės sė Kanadasė nė Prishtinė, Stivėn
Moran, deri tash ishte shef i Zyrės sė Kanadasė nė Tiranė.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|