|
- Nju Jork (ShBA), 30 korrik
2003 / Nga: Tomė MRIJAJ
-
-
- Nė
njė vizitė tė shkurtėr pune, qė i bėra me mall
vendlindjes, nė fillim tė muajit qershor 2003, pėr tė marrė
pjesė nė shėnimin e 125 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit (1878) nė qytetin historik, si zakonisht
vizitova katundin tim tė lindjes. U mahnita dhe u gėzova
shumė nga ndryshimet pozitive nė qendrėn e Lugut tė
Drinit, Zllakuqan.
-
- Kosova
po ecė me njė hap tė shpejtė, mbasi ndėrgjegjėsimi i
shqiptarėve ėshtė dinamik, i larmishėm dhe pakthimin e ishėve
dhe ish-kolonizatorėve serb. Kjo tokė martirėsh di tė ruaj
me respekt nderimin pėr bijtė e vet qė dhanė jetėn nė
lulen e rinisė pėr tė mirėn e ditėve qė gėzojmė sot.
-
- Nė
udhėkryeqin qė lidh dy komunat Klinė Istog (Burimi) dhe tė
gjithė katundet e tjera qė i ndan Drini i Bardhė nė pjesėn
lindore e perėndimore, pashė me shumė kėnaqėsi se janė bėrė
ndryshime nė peisazhin dhe ekonominė private tė banorėve.
Ky pėrparim sigurisht qė tėrbon armiqtė e Kosovės dhe
nderon edhe mė shumė martirėt qė ranė pėr lirinė e
vendit nga kolonizatorėt serbė.
-
- Duke
ecur ngadalė dhe me shpirtin tė mbushur plot gėzim, nisa tė
bashkėbisedoj ngrohtėsisht me banorėt vendas, ku mėsova se
ishin pikėrisht miqtė dhe bashkėluftėtarėt e lirisė sė
Kosovės, qė sė bashku kishin ngritur njė pėrkujtimore nė
qendėr tė Zllakuqanit, pėr tė nderuar deshmorin Kolė
Mirdita, duke qenė pėrherė mes tyre i pavdekshėm.
-
- Pėrpara
meje shpalosej njė pėrmendore e thjeshtė nė ndėrtim, por
shumė domethėnse dhe madhėshtore nė pėrmbajtjen e saj.
Ajo ėshtė e do tė mbetet pėr brezat, qė do tė vijnė njė
pėrmendore krenare kushtuar tė riut shqiptar Kolė Mirdita.
Me hapa tė qetė i afrohem mė pranė. Portreti i tė riut dėshmor,
mė risolli nė kujtesė shumė histori tė tė parėve tė
tij dhe dhimbje, se Kolė Mridita nuk pa agimin e pranverės sė
ėndrruar pa pushtues tė huaj, qė prej shekujsh tjetėrsoi
gjithēka kombėtare qė kishte emrin e popullit shqiptar.
-
- Nacionalisti
i ri Kolė flijoi dėshirat rinore pėr brezat qė do tė
vijnė nė Kosovė. Ai ėshtė njė shembull shumė i mirė
dhe kuptimplotė, pėr tė rinjtė sot nė Kosovė, qė duhet
tė luftojnė sot jo me pushkė, por me mendje e pėrkushtim
me tė gjitha forcat pėr tė mirėn e vendit, pėr tė rindėrtuar
njė Kosovė demokratike dhe tė ecė e sigurtė nė rrugėn e
pėrparimit drejt civilizimit evropiano-perėndimorė.
-
- Njė
dhimbje mė pushtoi thellė nė shpirt, kur kujtoi Kolė
Mirditėn, qė ra dėshmor nė moshėn 22 vjeē, nė vitin
1998 nė kufirin shqiptaro - shqiptar, nė vendin e quajtur
Rrasat e Zogut pėr vendlindjen qė e deshti aq shumė.
-
-
- Kush ka tė kaluarėn, do tė ketė edhe tė ardhmen
-
- Kėto
fjalė tė urta dhe shumė domethėnėse, tė gdhendura thellė
nė mendjen time, janė shkruar me gėrma tė arta nga poeti
dhe rilindasi i madh Jeronim De Rada.
-
- Sipas
tregimeve tė babait tim Nikollė Mrijaj, si shok e mik i dy
gjyshėrve tė dėshmorit tė ri Kolės, po pėrpiqem tė rrėfej
diēka pėr historinė e traditės atdhetare tė mėkuar thellė
nga kjo shtėpi me tradita nga zona e njohur e Mirditės, qė
mė sė fundi nxori njė hero nė fund tė shekullit XX.
-
- Babai
im, fliste me shumė respekt pėr dy burrat, Kolė Gegėn dhe
babain e nėnės sė Kolės, Pjetėr Jakun. Ai kujton:
Gjatė periudhės sė vitit 1941 - 1943, Kolė Gega ishte pjesėmarrės
aktiv me shumė burra tė tjerė tė krahinės sė Lugut tė
Drinit nė lėvizjet e rezistencės me armė nė dorė, kundėr
krimeve qė bėnin ēdo ditė ēetat ēetnike tė Drazh
Mihajloviqit nė Koloshin dhe Pazar tė Ri. Sikurse edhe nė
treva tė tjera tė Kosovės, ēetat kriminele tė ēetnikėve
serbė, tė prirė nga gjenerali Gjuriqiq, kishin bėrė kėrdi
tė paparė mbi popullsinė e pafajshme shqiptare. Vendet mė
tė prekura nga kėto masakra tė pėrsėritura asokohe ishin:
Tutin, Bihor, Pazar I Ri, nė pjesėn veriore tė Burimit,
Cerkolez, Uēė, Rakosh, Suhagerllė, Banjė etj.
-
- Metoda
antishqiptare u zbatuan pėrmes forcave tė ndryshme tė
represionit dhe tė dhunės fizike dhe deri tek gjenocidi dhe
element tė tjerė tė shfarosjes nė masė tė popullsisė
vendase shqiptare. Qeveria ish-jugosllave me anė tė terrorit
dhe tė frikėsimit tė popullatės shqiptare, kishte pėr qėllim
ti detyrojė shqiptarėt ti lėshojnė vatrat e tyre dhe
tė shpėngulėn nga atdheu i tyre. Kėshtu sikurse shkruan
udhėtarja e mirėnjohur Miss Durham nė vitin 1919 ushtria
e xhandarmaria serbe dhe malazias ua vuri zjarrin shtėpive
dhe pasurive tė Zllakuqanit dhe tė Lugut tė Drinit nė pėrgjithsi,
si dhe fshatrave tė Drenicės (Shih Edith Durham: Njėzet
vjet ngatėrresa ballkanike, Tiranė, 1943). Si pasojė e
masakrave tė pėrbindshme dhe pėr ti shpėtuar asgjėsimit nė
masė, njė pjesė e popullsisė shqiptare pa dėshirėn e
tyre qenė tė detyruar tė braktisin vatrat e gjyshėrve dhe
u drejtuan drejt pjesėve tė tjera tė Kosovės, kurse banorėt
e Lugut tė Drinit u vendosėn nė rrethin e Gjakovės.
-
- Tė
kėsaj periudhe historike ėshtė edhe tragjedia e vrasjes sė
Prekė Mirditės (nga fshati Ranoc), i cili u masakrua. Serbėt
i morėn edhe kalin e shalės. Krimin e vrasjes ushtria serbe
e bėri nė sy tė familjes Mirdita dhe tė fqinjėve dhe fėmijėve
tė rritur qė u tmerruan kur panė atė skenė. Pėrballė
terrorit tė paparė banorėt u mblodhėn disa herė dhe i
sheshuan mendimet pėr mėnyrėn e kundėrpėrgjigjes. Si
gjithnjė ata drejtoheshin tek kisha, ku shfaqnin brengosjen e
thellė, merrnin kėshilla nga fretėrit qė vepronin nė
Zllakuqan. Mė vonė qeveria ish-jugosllave nxori njė urdhėresė,
sipas sė cilės tė gjithė shqiptarėt e kėsaj ane e tė
trevave tė tjera, tė cilėt kishin braktisur vatrat e tyre tė
djegura tė kthehen nė pronat e veta...
-
- Me
sa duket tė gjithė kėto histori i kishte tė fiksuar shumė
mirė nė mendjen rinore edhe heroi i ditėve tona Kolė
Mirdita, duke ruajtur emrin e mirė qė i kishte lėnė gjyshi
i vet, pėr idealet tė larta dhe tė shenjta tė atdheut. Pėr
kėtė burrė tė maleve tė Lugut tė Drinit, flasin bashkėatdhetarėt,
qė dallojnė cilėsitė pozitive tė burrit tė besės, trimėrisė,
fjalėn e mbajtur, mikpritjen bujare shqiptare, respektin
gjithnjė tė dokeve e zakoneve tė tė parėve nė shekuj.
-
- Kulla
e Kolė Gegės, ka qenė e hapur pėr bujtės tė zakonshėm,
miq dhe kalimtarė tė rastit, qė kanė pirė njė kafe apo
gotė raki, pėr tė shkėmbyer biseda e histori tė viteve tė
shkuara. E hapur qendroi oda e burrave pėr miqtė e veēantė
shqiptarė, tė cilėt kishin rrokur armėt pėr tė sjellė
lirinė e popullit, qė vuante nėn kthetrat e krimeve tė ēetnikėve
serbė. Komitėt shqiptarė, kishin gjetur nė konakun e kėsaj
shtėpie, besė e burrėri, mikpritje dhe besinikėri tė
sigurtė nė idealet e pavdekshme tė atdheut. Kėtu u
strehuan herė pas here edhe nacionalistėt, qė kėrkonin
pavarėsinė e Kosovės dhe lirinė nga zgjedha e huaj
serbokomuniste. E tillė ishte ēeta e nacionalistit dhe
trimit tė Rrafshit tė Dukagjinit Ndue Pėrlleshi me tė
gjithė shokėt besnikė tė tij.
-
- Burri
fisnik Pjetėr Jaku, ka mbetur edhe sot nė kujtesėn e njerėzve
si njeriu qė asnjėherė nuk i trathtoi idealet e veta dhe
edukoi me dashurinė pėr atdheun vajzėn e vet Grishėn, qė
mė pas u bė nėna e dėshmorit tė Kosovės Kolė Mirdita.
Familja Jaku me banim nė katundin Ranoc tė Lugut tė Drinit,
ka ndihmuar gjithnjė ēetat nacionaliste tė maleve, tė cilėt
luftonin kundėr pushtuesve serbė dhe trathtarėve komunistė
shqiptarė, qė i kishin shitur interesat e vendlindjes pėr
disa dinarė, duke qenė bashkėfajtorė nė shumė krime kundėr
popullit shqiptar.
-
- Kėshtu
nė muajt e ftohtė tė dimrit nė dhjetor tė vitit 1944 u
pushkatua Pjetėr Jaku nė Kullėn e Popit (nė Burim) me shumė
burra tė vendit. Kėtu ishte pėrgatitur njė burg nga ana e
ēetnikėve sllavė dhe komunistėt shqiptarė. Asokohe nė
Kullėn e Popit u bė njė masakėr e vėrtetė, ku sė bashku
me 400 shqiptarė pėrfundoi nė mėnyrė mizore edhe jeta e
Pjetėr Jakut (1902 - 1944). Zemra e thyer e njė nėne me
shpirt tė lėnduar pėr babain e vet, ndiente thellė peshėn
e humbjes sė babait, qė nuk i kishin thėnė se e kishte
pushkatuar pa mėshirė regjimi i egėr sllavokomunist.
-
- Babain
e deshmorit tė Kolė Mriditės e njoh prej shumė vitesh. Ky
burrė i shkathėt qysh kur mbaroi shėrbimin ushtarak, iu pėrkushtua
artit tė bukur tė ushtarakut, duke stėrvitur shumė tė
rinj nė Komunėn e Klinės. Njė burrė serioz, mbeti gjithnjė
i nderuar dhe i respektuar pėr tė gjithė vendasit dhe pėr
mua qė herė pas here e kam takuar sa herė qė i kam berė
vizita vendlindjes time nė Kosovė.
|
|