|
- Nju
Jork (ShBA), 29 korrik 2003 / Nga:
Klajd KAPINOVA
-
- Kanė
kaluar shumė vite, kur autori, ka hapur skedat e para, pėr tė
hartuar lėndėn e librit. Vit pas viti, pas ecejakjeve me
avion nė rrugėtimin Nju Jork - Tiranė, Nju
Jork - Prishtinė, ka hulumtuar dhe sistemuar tėrė
materialin studimor, si njė bletė punėtore, me durim dhe pėrkujdesje
tė veēantė. Ai, pėrpunoi brumin historik mbi ēdo gjė, qė
lidhet me jetėn dhe kontributin e pėrsonazhes sė vet. Fryt
i gjurmimeve, ishin buletinet, gazetat e botuara nė diasporėn
e ShBA-sė Evropė, duke konturuar idetė e ndėrtuar
fizionominė e plotė tė veprės. Studiuesi, grishi historinė
e shkurtėr tė kohės fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi
strukturėn e veprės, duke futur nė penėn e tij subjektet,
qė janė plazmor nė strukturėn e dorėshkrimit, tashmė tė
kthyer nė njė libėr jetėshkrimor, pėr ta njohur tė
gjithė lexuesit mbarėshqiptarė.
-
- E
parė nė planin e rizgjimit tė traditės atdhetare, trimėresha
e zgjuar sypatrembur Marie Shllaku, i pėrket atij brezi tė
patriotėve shqiptarė, qė fatin e lidhėn ngushtėsisht me
atė tė popullit tė vet, qė zemra e re rrahu gjithė jetėn
pėr popullin, gjithēka qė patėn, si: energjitė, aftėsitė
e dituritė i vunė me ndėrgjegje tė pastėr nė shėrbim tė
ēėshtjes nacionale, tė realizimit tė aspiratave tė
ligjshme amtare.
-
- Martirėt,
me madhėshtinė e stoicizmit tė tyre tė gjatė, falė
fakteve tė reja, qė ruan nėna histori, dalin nga
labirinthet e heshtjes nė momentin e pėrshtatshėm, kur
populli ka nevojė mė sė shumti pėr ta. Si tė tillė, ata
sė bashku futėn nė historinė nacionale nė vendin e
merituar, pranė librit tė madh tė kujtesės dhe mirėnjohjes
sė pėrhershme popullore.
-
- Libri
jetėshkrimor Marie Shllaku bijė e Shkodrės martire e
Kosovės, i autorit Tomė Mrijaj, ėshtė njė rreze drite
nė errėsirėn e madhe, qė ka mbuluar pėr 59 vjet
historiografinė e figurave tė shquara tė nacionalizmit
shqiptar, qė luftuan tėrė jetėn e shkurtėr qė kishin, pėr
idealin dhe qėllimin fisnik tė tė parėve tė tyre,
bashkimin e tėrėsisė sė trojeve etnike shqiptare.
-
- Vepra
nė fjalė, ka tė bėjė me portretizimin e martires Marie
Shllaku dhe fushėveprimtarinė e ekipit bashkėluftėtarė
nacionalistė, tė dalluar nė Shqipėrinė e Veriut, nė
mezin e shek. XX.
-
- Shumė
familje e katunde tė Kosovės, u dogjėn me themel nga forcat
e tė ashtėquajtura partizane. U vranė e masakruan, me
qindra njerėz tė pafajshėm, luftėtarė tė lirisė. Antarėt
e familjeve tė tyre, u ekzekutuan, vetėm pse luftonin
komunizmin dhe regjimin kolonizues tė Serbisė. Nisėn tė
vriteshin njė nga njė me kurthe e trathti, prijėsit e ēetave
atdhetare, burra, gra, pleq e shumė fėmijė, pėr tė
zhdukur gjithsesi gjurmėt e krimit vllavrasės, nė emėr tė
njė ideologjie boshe, tė importuar nga stepat e Siberisė
bolshevike askohe.
-
- Krimet
nė fjalė, ishin tė studiuara me kujdes nga xhelatėt
sllavo-shqiptarė, nė mėnyrė, qė historia tė mos kishte dėshmitarė
tė masakrave tė kryera ditėn pėr diell, nė emėr gjoja tė
pushtetit popullor.
-
- Duke
e parė kėtė veprim gjakėsor tė komunistėve, ēetat
nacionaliste, filluan tė lidheshin mė shumė me njeri
tjetrin, duke bashkėpunuar ngushtė politikisht dhe
ushtarakisht. Dhe mė sė miri, kėto shembuj, i risjell tė
freskėta autori, duke u mbėshtetur nė burimet e kohės,
literaturėn e pasur, qė ka dalur nė qarkullim vitet e
fundit dhe ėshtė botuar, nėn kujdesin e studiuesve tė rinj
seriozė dhe jo nga mercenarėt servilė, qė i kanė shėrbyer
sistemit komunist e sllavėve.
-
- Pasi
u pushtua dhe u aneksua Kosova mė 1945, dhe pasi u ngrit muri
mė makabėr i ndarjes ndėrmjet shqiptarėve, regjimi i juntės
ushtarake serbe, nuk kurseu asgjė, pėr ta terrorizuar,
masakruar, pėrndjekur dhe asgjėsuar popullsinė e pafajshme
shqiptare, qė u robėrua nga kjo makinė shfarosėse dhe
shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorė e lajkatarė, pėr
fat tė keq shqiptarė. Nė kėto rrethana tė reja tė
krijuara, shqiptarėt fituan njė status inferior, nė
krahasim me republikat dhe me popujt e tjerė tė Jugosllavisė.
-
- Pėrkundrejt
kėsaj gjendje tė re, popullsia autoktone e dardanėve, ēdo
orė, ditė, muaj e vite, kishte grumbulluar njė lėmsh tė
madh zemėrimi tė natyrshėm. Ata, u rilindėn dhe nisėn tė
organizojnė lėvizje, protesta, revolta tė organizuara e
spontane dhe filluan ta shprehin nė mėnyra tė ndryshme
organizimi. Populli shqiptar, u hodh nė kryengritje, por
mercenarėt komunistė tė Titos i shtypėn me gjak. Nga njė
luftė e hapur patriotike, u detyruan, tė ndryshojnė taktikė,
duke kaluar nė ilegalitet. Ata formojnė organizata politike,
me pėrmbajtje tė shėndoshė patriotike, pėr bashkimin e
trojeve etnike shqiptare.
-
- Njė
nga organizatat e rezistencės antikomuniste, qė bėri bujė
asokohe, ėshtė Organizata Nacional Demokratike Shqiptare
(ONDSh), nė Kosovė, Maqedoni dhe degė nė vise tė tjera
shqiptare nė Jugosllavi, nė gjirin e sė cilės, bėnte pjesė
vajza e re Marie Shllaku.
-
- Populli
shqiptar, ka njė histori shumė tė trazuar, e cila, ka
kaluar nėpėr kapėrcej tė ndryshėm kohorė. Kėtė histori
e pėrshkojnė momente tė hidhura tė jetės dhe tė veprave
tė shqiptarėve. Pėrkushtimi ndaj nacionalistėve martirė tė
nacionit, pėrbėn njė detyrim, pėr ēdo pendė, qė tė pėrcjell
me pėrkushtim brėndinė e ngjarjeve historike, duke zbardhur
figurėn e pastėr e tė pasur atdhetare tė Marie Shllakut, qė
sakrifikoi ēdo gjė, pėr tė bėrė nacionin e vet tė
pavdekshėm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bėrė atė
tė pėjetshme.
-
- Nė
kėtė aspekt, libri hedh dritė, mbi veprimtarinė e vajzes
shkodrane, qė jetėn ia fali nė lulen e rinisė Kosoves
martire, duke pasur nė mendje e zemėr emblemen e rezistencės,
kundėr ballinės sė pėrbashkėt komuniste tė ashtėquajtur
partizan shqiptaro - sllav. Ishte njė vizionare e kulturuar,
pėr njė tė ardhme demokratike, sikurse shumė shtete tė
Evropės Perėndimore dhe i vinte keq, kur shihte ēdo ditė,
se ku ishte katandisur atdheu i saj, nėn kthetrat komuniste.
-
- Libri
dhe lufta, pėr vlera tė vėrteta demokratike, qė burojnė
nga kėto dituri tė shkruara, ishin bashkėudhėtare tė
Maries. Kishte njė pasion e vullnet tė mall pėr librat,
dashuri dhe respekt, pėr ēdo vlerė kulturore, tė cilėn pėrpiqej
tė merrte sa mė shumė qė tė ishte e mundur. Shpesh, iu
desh tė sakrifikonte nga dėshirat dhe gėzimet rinore, pėr
tė realizuar qėllimin, qė i kishte vėnė vetes, tė
shkollohej dhe ti shėrbente Atdheut mė shumė me dijet e
saj perėndimore.
-
- Tharmi
atdhetar dhe ndjeshmėria nacionale, ka qenė model pėr kohėn
dhe njė shembull pėr brezat e sotshėm nė Kosovė e Shqipėri.
Maria, e tregoi me jetėn e saj, se ēkulturė atdhetare
kishte zotėruar deri nė ato vite dhe sa e si i shėrbei mėmėdheut,
duke dhuruar jetėn, nė moshėn mė tė bukur tė rinisė.
-
- Ndėrkohė,
ky element patriotėsh tė flaktė, pėrmes odiseve tė ēuditshme,
plot ngjarje tė mbushur me ngarkesė luftrash dhe vėshtirėsish
nė jetėn e vėshtirė tė maleve nė ēdo stinė tė vitit,
ka shpėrfillur e pėrballuar me po aq ēudi tė jashtėzakonshme
ekspeditat sllavokomuniste shfarosėse tė stilit mesjetar, tė
zjarrit e tė hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen. Rrethimet e
shpeshta hermetike, kalitėn heroizmin, pėrballuan eliminimin
e tyre fizik, shpėrbėrjen njerėzore, nė keqtrajtimin dhe
internimin e familjeve tė trimave tė lirisė, pėr tė
vetmin faj, pse luftuan kundėr sllavėve dhe
komunizmit.
-
- Zėri
dhe vepra e Maries, shėrbei si lėndė e parė, nė fillim tė
shek. XXI, pėr biografin, qė tė rreshtoj dėshmi tronditėse,
refleksione e vlerėsime historike, tė cilat jepen me njė pėrkujdesje
serioze dhe pėrshkrim rrėnqethės nė libėr.
-
- Maria,
ishte e mbeti njė zė i fuqishėm, kundėr dhunės,
praktikimit tė metodave tė pushtetit tė diktaturės. Me
shembullin pozitiv, ėshtė njė dėshmi e kėngė krenarie e
rezistencės, mbijetesės dhe vitalitetit tė forcave
nacionaliste, qė refuzuan pandėrprerė pushtetin e juntės
komuniste, qė po hidhte me shpejtėsi rrėnjėn e farės sė
keqe. Patriotėt e lirisė e Shqipėrisė etnike, ekzistencėn
e tyre e mbėshtetėn vetėm nė vlerat e pastra dhe tė larta
morale, tė traditės sė kulluar nacionaliste.
-
- Autori
Mrijaj, rrėfen fatin e pėrsonazhit kryesorė, kohėn kur janė
zhvilluar ngjarjet, duke dhėnė me njė gjuhė e stil tė
thjeshtė fatet njerėzore, nė luftėn e mbijetesės mbinjerėzore,
nė kohėn mė tė egėr tė komunizmit nė Shqipėri e Kosovė.
-
- Jetėshkrimi
i martires sė pushkatuar, plotėson shumė zbrazėti, zbulon
gjėra tė mbuluara dhe njėkohsisht arrin tė qortojė shumė
gjėra tė shkruara keq, veēanėrisht nė vitet e diktaturės
komuniste, ku, historiografia zyrtare abuzive nė Kosovė e
trungun amė e kishte kthyer nė normė tjetėrsimin e tė vėrtetave
historike dhe rasti i ēetave nacionaliste
antiserbo-komuniste, ishte forma mė e dukshme e kėtij
deformimi.
-
- Ky
botim, nga njė autor nė diasporėn shqiptaro-amerikane, pėrbėn
njė kontribut tė ri, nė sqarimin e disa momenteve me peshė
historike, nė ēuarjen mė pėrpara tė mendimit tonė
historik, sa i pėrket studimit tė nacionalizmės pėrparimtare
shqiptare, si dhe problemeve tė tjera historike, qė lidhen
me figurėn historike tė atdhetares sė pushkatuar nga
sllavokomunistėt.
-
- Kanė
kaluar 57 vjet, pėr tė cilėn bėhet fjalė nė libėr, por
kujtesa e historisė, arkivat dhe dėshmiė e rrėfimtarėve
bashkėluftėtarė sėshtė dobėsuar. Komunistėt dhe
mercenarėt e tyre, menduan, se i kanė zhdukur tė gjitha,
por nė fakt nė zemrat e brejtura, kanė qendruar tė fjetura
ngjarjet dhe episodet, qė pas viteve 1990, bėnė tė mundur
tė ndėrtohet ky libėr dhe gradualisht tė rishkruhet
historia, sipas dokumenteve e fakteve autentike.
-
- Episodet
dhe jeta pėrshkruhet dora-dorės, duke fituar pėrmasat e njė
arkivi tė gjallė. Ndodhitė, zėnė pikėnisje nė qytetin e
Shkodrės, ku, lindi dhe edukua nė fėmijėri Maria. Secila
prej tyre, fiton mėvetėsinė e tė ekzistuarit, nė njė kohė
tė caktuar dhe me peshė tė dukshme pikėzohen nė atė kohė
nė Shqipėri e Kosovė.
- Pėrmbajtja,
ėshtė e larmishme dhe me tituj joshės, pėr ta lexuar
deri nė fund me endje. Autori, nė vėshtrimin konceptual, me
njė logjikė tė natyrshme dhe nė lidhje organike e ka
trajtuar veprėn e vet, kushtuar nacionalistes mė tė re (e
vetme, si femėr nė 55 ēeta nacionaliste, qė vepronin me
pushkė nė dorė nė Kosovė), si njė pjesė e tėrė dhe jo
nė kapituj veēmas.
-
- Rrėfimi
fillon me njė pėrshkrim tė qytetit tė lashtė Shkodrėn, tė
njohur pėr vlerat kulturore tė hershme dhe cilėsore nė tė
gjithė Ilirinė, periudhėn e ndritur tė Arbėrisė dhe kudo
sot nė trojet etnike shqiptare. I zhytur nė leximin e stilit
narrativ tė autorit, natyrshėm pėrfshihesh nė pjesėn
interesante me titull: Shkodra dhe bija e saj. Ndryshe
lexuesi, mund te mendoj, se ne ētruall te begatė u rrit
dhe u edukua bija e qytetit antik. Tė gjitha kėto mirėsi tė
vendlindjes, i ndiente nė frymėzimin e shpirtit tė saj fėmija,
qė ēdo gjė, do ta mėsonte nga stėrgjyshėrit, nėna e
babai, gjatė ditėve tė ftohta tė dimrit, pranė zjarrit
dhe sofrės karakteristike bujare shkodrane.
-
- Pėr
te, vendlindja ishte ēdo pėllėmbė toke shqiptare, njėlloj
si Shkodra, qė nė dritė e qiti dhe ndoshta mė tepėr e
deshti Drenica. Maria e pėrshkoi Kosovėn anembanė, nė
fusha e nė male, nė qytet e fshatra dhe gjithnjė ndjente kėnaqėsi,
kur ishte mes bjeshkėve tė bukura tė Kosovės, lumenjėve qė
gurgullojnė me bardhėsinė e tyre, pyjet qė harlisen nė
shpatet e maleve, qė herė herė mbulohen me dėborėn e re tė
dimrit tė ashpėr. Bashkėpunoi me Legalitetin, Ballin Kombėtar
dhe me tė gjithė ato forca pėrparimtare shqiptare, qė
ishin pėrkushtuar pėr Shqipėrinė Etnike, njė shembull
ideal sot, pėr secilin prej nesh.
-
- Faktet,
analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, pėr herė tė parė,
nė pjesėt e qėlluara shkrimore, por shumė kuptimplote:
Familja Shllaku dhe historia, Kosova dhe Marie
Shllaku, Nacionalisti
ing. Xhafer Deva zbuloi dhe
pėrkrahu talentin e Maries, Profesor Ymer
Berisha udhėheqės e martir i Kosovės, Shokėt
antikomunist kujtojnė Marien, Maria nė Kuvendin e Dobėrdolit,
Beteja e Ēelisė sė Siēevės 12 shtator 1945,
Maria aktive nė Kuvendin e Drenicės, Martiria
shkodrane nė luftėn e Drenicės, Shtypi i kohės flet
pėr pushkatimet, Nxėnėsia e Fishtės e priti me qetėsi
pretencėn e vdekjes, Maria dhe ONDSh, Krijimi i
Organizatės Patriotike Besa Kombėtare dhe Maria
aktiviste, Marie Shllaku bashkėpunėtore e shumė
organizatave nacionaliste nė mal, Maria nė
Mathauzen dhe Aushvicin e Jugosllavisė komuniste,
Heroina pėr 50 vjet e lėnė nė harresė, Njė
histori tė dhimbshme, por krenare shqiptare, Maria dhe
historia qė do tė flasė pėrsėri, Njė pėmendore e
pavdekshme pėr Marien libri i Kelmendit dhe Gashit, Me
histori dorė, etj.
-
- E
gjithė monografia, ndjehet e freskėt nga rrėfimet e bashkėkohėsve
dhe shoqėrohet me shėnime historike, pėr bashkėluftėtarėt
e pėrsonazhes, njė literaturė e pasur tė hulumtuar
nė Kosovė, Shkodėr, Tiranė e ShBA.
-
- Me
pushtimin e Kosovės nga ushtritė serbo-malazeze, mė 1912,
populli shqiptar ra nėn zgjedhėn e njė shtypėsi tė ri.
Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar nga Konferenca e
Ambasadorėve nė Londėr mė 1913, u shoqėrua me vendosjen e
njė regjimi tė egėr tė shtypjes dhe gjenocidit.
-
- Pozita
e Jugosllavisė, nėn mbretėrinė jugosllave ishte e
konsoliduar. Kjo kishte ardhur menjėherė, pas pėrfundimit tė
Luftės sė Parė Botėrore. Pra, kemi nė kėtė rast njė
kontuinim tė mbretėrisė jugosllave, ku, brenda tyre padrejtėsisht
ishin pėrfshirė njė pjesė e konsiderueshme e trojeve
shqiptare. Pas pėrsekutimit dhe masakrimit tė kohėve tė
Aleksandrit, shqiptarėt e Kosovės, provuan nė kurrizin e
vet masakrimin nė masė menjėherė pas ēlirimit tė
Jugosllavisė. Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisė
popullore ēlirimtare tė Jugosllavisė, me tė cilat do tė
bashkohen mė vonė brigadat partizane tė Shqipėrisė me
urdhėr direkt tė Enver Hoxhės.
-
- Nė
situatėn e rėndė tė krijuar, gjendja nacionale, sociale,
ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpėrsuar.
Shqiptarėt qenė kėsisoj njė ndėr popujt mė tė
diskriminuar dhe tw shtypur nė tė gjithė tė ashtėquajturėn
Mbretėri Jugosllave.
-
- Me
ardhjen e Italisė fashiste dhe Gjermanisė naziste nė Kosovė
(1939-1944), kufiri shqiptaro-shqiptar, midis trojeve
shqiptare, nė pjesėn veriperėndimore tė Kosovės ishte i
lirė. Tashmė, shqiptarėt e ndarė padrejtėsisht, qysh prej
vitit 1913 nga Fuqitė e Mėdha, filluan tė lėvizin lirshėm
nė tė dy anėt e pėrbashkėta tė nacionit arbėror.
Sigurisht, ky veprim i rrėzimit tė murit artificial,
ishte njė nxitje, pėr zhvillim tė trevave shqiptare, por
nga shovinistėt sllavė nuk shihej me sy tė mirė.
-
- Mbarimi
i Luftės sė Dytė Botėrore, nė vend qė tė zgjidhte
problemin e fillimshekullit XX, e thelloi mė shumė trathtinė,
qė vetė udhėheqėsit e PK tė Shqipėrisė, kishin bėrė nė
bashkėpunim me shqiptarėt mercenarėt besnikė tė Serbisė.
Ata bėnė aktin mė tė rėndė, duke e lėnė Kosovėn nėn
suazėn e kolonizatorėve barbarė. Fakti qė nga viti 1944 -
1990, ku, shqiptarėt ishin tė pushtuar e pėrligjė trathtinė
e regjimit tė polpotit tė kuq sadist Enver Hoxhės (Kujtojmė,
se nė Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000 bashkėkombas
kamborxhian (nga 7.000.000 banorė qė asokohe kishte vendi, qė
mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe nė enciklopedinė e
krimeve komuniste botėrore, ėshtė njė ndė krimet mė tė
mėdha tė njerėzimit, shėnimi im K. Kapinova) dhe mė kot
mundohen pseudohistorianėt komunistė tė shfajėsojnė Enver
Hoxhėn dhe regjimin e tij. Ka qenė pikėrisht ky regjim, qė
ka dorėzuar me dorėn e vet kasapit tė Ballkanit gjatė 50
viteve me mijėra vėllezėr kosovarė (Masakra e Tivarit me
4.500 shqiptarė tė masakruar ditėn pėr diell), mbushėn
burgjet e Burrelit, Spaēit, etj. dhe nė kampet e pėrqendrimit
nė shtetin amė burg... Dhe pėr kėto fakte shiko vargun e
gjatė tė listave nė gazetat: Pishtari (Shkodėr),
Liria (Tiranė) etj., tė Shoqatės sė ish-Pėrndjekurve
Politikė tė Shqipėrisė, shėnimi im K.K.), qė kishin ikur
nga vendlindja, pėr ti shpėtuar masakrave, por janė
trathtuar nga komunistėt e Tiranės sė kuqe zyrtare, qė
kishin dashuri tė pakufi pėr Titon.
-
- Vetė
kryefashisti i kuq Enver Hoxha, (administrata, institucionet
shtetėrore dhe shkollat), nė zyrėn e vet ka mbajtur
portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit (saqė shpesh nė
Shkodėr, pėr humor desident politik thonin: Ma nep nji
madare Mao Ce Dun tnap nji Stalin, etj.), nė vend tė
Skėnderbeut dhe figurave tė tjera tė Periudhės Brilante tė
Zgjimit tė Rilindjes Nacionale, Nėnė Tereza etj.
-
- Diktatori
antishqiptar Enver Hoxha, qė e pllakosi pėrtokė krenarinė
e shqiptarit si individ e komb, mėvetėsinė e tij, nė mėnyrėn
e tė menduarit e tė jetuarit, me projektin e tij makabėr tė
krijimit tė njeriut tė ri (njė ibrit eksperimental),
kryekreje sipas modelit tė komunizmit ruso - kinez, edhe sot
gjen ndėr shqiptarėt njerėz qė i kėndojnė kėngė
e shkruajnė libra, dhe pėr mė keq ka atdhetarė,
qė e thajnė dollarin nė ShBA, euro-n nė Kosovė e Shqipėri,
pėr ta blerė artin, qė i kėndon largkjoftit. Ai, pas
vetės ka lėnė Shqipėrinė njė kopsht me lule
(katrahurė), me kujtimet e errėta pėr Burrelin, Spaēin,
Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne tė gjithė
atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit tė vet pėr
5 dhjetėvjeēarė me radhė. Eshtė kryevampiri, qė e vari,
kryqėzoi dhe katandisi shtetin shqiptar nė ishull kubanez
(xhungėl) dhe nė varfėri tė tejskajshme, pasojat e sė cilės
ky vend po i ndjen ende sot...
-
- Duhet
vėnė nė dukje, se figura e Maries, nuk mund tė kuptohet e
shkėputur nga dėmi, qė regjimi i Tiranės i ka bėrė ēėshtjeve
tė trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistėt tė
rrokin armėt, kundėr sllavėve dhe trathtisė shqiptare.
-
- Nė
rrafshin e politikės sė jashtme, qė luante Tirana zyrtare e
tė vetėquajturit gjeneral Enver Hoxha, ishte ēasti,
kur zyrtarėt amerikanė e pyetėn, se
cili do tė ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipėria
tė kėrkonte, qė tė futej ēėshtja e Kosovės nė rendin e
ditės tė Konferencės sė Paqes? A nuk do tė mendonit ju,
se tė paktėn, ju gėzoni tė drejtėn, qė pretendimi i juaj
tė diskutohet dhe tė studiohej? I shtangur nga kjo analogji
e papritur, kryefashisti i kuq Enver Hoxha pėrgjigjet, se:
analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime
ndaj aleatit tonė Jugosllavisė, pėr Rajonin e Kosovės.
Tashmė Shqipėria, do tė kishte padronė tė rinj jugosllavėt
e Titos dhe sovjetikėt e Stalinit. Mendoj se ska nevoj pėr
koment.
-
- Ajo
qė e bėn mė interesant kėtė episod historik, ėshtė se
tani, Shqipėria ndodhej para njė realiteti, ku, Beogradi nėpėrmjet
njė varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me
aksione tė pėrbashkėta, kishte hartuar njė program tė
barabartė, pėr unifikimin e ēmimeve dhe kishte filluar
bisedimet pėr bashkimin doganor, unifikimin monetar etj.
Gjuha cilirike serbo-kroate, ishte futur nė shkollė. Sipas
planit jugosllav, Shqipėria, do tė ishte furnizuesja e saj
me lėndė tė para dhe shumė shpejt, ajo do tė bėhej
republikė e saj e shtatė...
-
- Sikuirse
shkruan me te drejtė publicisti i njohur ne Detroit (SHBA)
aktivisti i palodhur z. Mergim Korēa pėr kėtė,
dashuri tė re flirtie, ishte caktuar komunisti e
partizani i thekur para e mbas marrjes sė pushtetit nga
komunistėt marioneta butaforike Nako Spiro ...
intelektuali i shquar, dhe me merita tė mėdha pėr rindėrtimin
e vendit..., sikurse e quan neutrali Presidenti
Alfred Moisiu, kur i jep titullin Nderi i Kombit, nė
vitin 2002.
-
- Si
ka mundėsi, qė pėr bėmat e tij, kur dy herė, ka bėrė
kompromis e thellim kompromisi me jugosllavėt, tė njolloset
me titull nderi, duke e venė pėrkrah Shėnjtėreshės Nėnė
Tereza, atė Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Mithat Frashėrit,
Kol. Muharrem Bajraktarin, heroines Marie Shllakun etj. Pėr
herėn e dytė, intelektuali Nako Spiro (me dy vjet
shkollė tė lartė), ishte kryetar i komisionit tė planit
2-vjeēar tė ashtėquajtur rindėrtim tė vendit ose
rigroposje e Shqipėrisė, kur shkoi nė Beograd dhe nėnshkroi
parifikimin (unifikimin) e monedhės tonė lekut me dinarin
jugosllav. Asokohe, dinari nuk kishte asnjė vlerė dhe ishte
nė inflacion,. Kėshtu depot jugosllave tė shkatėrruar nga
lufta ishin bosh, ndersa leku shqiptar kishte fuqi blerėse tė
madhe. Dhe kėtė trathti tė hapur e bėri intelektuali i
shquar Nako Spiro, qė nė fillim tė shekullit XXI nė
qiell ngrihet e nderohet, pėr veprimtarinė kombėtare
e tij, qė tashmė nuk ėshtė e fshehur as nga vetė
jugosllavėt, qė thonė se asokohe ia hodhėm Shqipėrisė
motėr!!!
-
- Libri,
futet ndėr ato botime tė vlerave tė pėrveēme dhe njėkohsisht
del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrime tė llojit tė
kujtimeve. Historia mbetet nė rend tė parė, ku, qendrushmėria
e tė dhėnave dhe fakteve, i hapin hapėsirė pasurimit tė
biografisė sė shkodranes Marie Shllaku, duke e ndihmuar nė
rizgjimin e historisė.
-
- Mund
tė thuhet, se jetėshrimi i deritashėm nė fjalė sjell njė
drejtpeshim nė vlerėsimin objektiv tė figurės sė vajzės
sė re martire.
-
- Ajo
mbeti njė femėr legjendare, me tradita tė thella atdhetare,
njė nacionaliste e ndėrgjeshme. U ndal nė Kosovė, me
vullnetin e saj shpirtėror, pėr tė vdekur si patriote e
trojeve tė pėrgjakura tė Kosovės.
-
- Autori,
orientohet drejtė nė kohė, duke e parė martiren e flijuar,
pėr ideale tė shenjta atdhetare, si njė figurė realisht
historike, i shmanget natyrshėm mitizimit, d.m.th., ai e
demitizon atė, e bėn qėnie tė prekshme, me trup dhe frymė,
duke demostruar kėsisoj njė shembull tė jetėsuar, me punė
hulumtuse dhe shkrimore serioze.
-
- Historia,
ende ka pėr tė thėnė e shkruar, pėr kėtė pėrsonalitet
historik nė tė ardhmen, mbasi ka lėnė gjurmė tė
pashlyeshme, nė vetėdijen e popullit tonė dhe si e tillė pėrkujtohet
me krenari dhe respekt tė veēantė, si qytetare nderi e
trojeve etnike shqiptare.
|
|