|
 |
|
28
korrik 2003 / Intervistoi: Laura Konda / Zėri
i Amerikės
Ditėt e
fundit Qendra Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e tė
Sėmurėve Psiqikė publikoi raportin e saj vjetor, ku
flitet pėr keqtrajtim tė sėmurėve me tė meta mendore
nė Kosovė. Zėri i Amerikės intervistoi zotin Erik
Rozental, Drejtor i Qendrės Ndėrkombėtare pėr tė
Drejtat e tė Sėmurėve Psiqikė
Zėri
i Amerikės:
Zoti Rozental, ditėt e fundit organizata juaj publikoi
raportin vjetor pėr gjendjen e tė sėmurėve me tė meta
mendore nė Kosovė, ku flitet pėr keqtrajtim tė tyre.
Para njė viti, ju publikuat njė raport tė ngjashėm. Sot,
pas njė viti, a ka ndryshuar ndopak gjendja? |
E.
Rozental: Kemi vėnė re disa ndryshime pozitive, por
kemi akoma disa shqetėsime serioze. Njė raport i organizatės
sonė i vitit tė kaluar dokumenton disa raste tė keqtrajtimeve
fizike, abuzimit seksual, dhe moskujdesit nė institucione me
pacientė me zhvillim tė vonuar mendor. Autoritetet janė tė
vendosura pėr hetimin e kėtyre rasteve. Ėshtė krijuar njė
sistem pėr mbikqyrjen e tė drejtave tė njeriut qė njihet si
Bordi i Vizitorėve, i cili do tė vėzhgojė punėn e kėtyre
institucioneve. Megjithatė, nevojitet pėr tepėr trajnim pėr anėtarėt
e Bordit, si dhe eksperiencė pėr tė dokumentuar shkeljen e tė
drejtave tė njeriut, pėr tu siguruar qė kėto shkelje tė
dalin para drejtėsisė. Desha tė shtoj, se njė vendim i ri i
cili na ka shqetėsuar sė tepėrmi, ėshtė se po bėhet
transferimi i tė personave me zhvillim tė vonuar mendor, nga
Kosova nė Serbi, ku ata vendosen nė institucione tjera. Unė
mendoj se kjo ėshtė mjaft e rrezikshme.
Zėri
i Amerikės: Pėrse
autoritetet e UNMIK-ut kanė zgjedhur ti transferojnė tė sėmurėt
me tė meta mendore tė Kosovės nė institucionet e Serbisė, ndėrkohė
qė ata janė rritur dhe kanė jetuar gjithė jetėn e tyre nė
Kosovė?
E.
Rozental: Deklarata publike e kėtij transferimi ėshtė
se ata po i marrin tė sėmurėt e komunitetit serb, qė flasin
gjuhėn serbe, pėr ti sjellė ata mė pranė familjeve tė
tyre nė Serbi, por nė praktikė ne mendojmė se kjo nuk po
ndodh. Ne na ėshtė thėnė se pacientėt janė marrė nga
Shtimja dhe janė vendosur ne institucione nė Serbi. Ne i kemi
inspektuar kėto institucione dhe shumė nga to janė tė stėrmbushura,
nė kushte shumė tė kėqija, tė drejtat e pacientevė nuk janė
tė mbrojtura dhe ne jemi shumė tė shqetėstuar, se nėse kėta
pacientė transferohen nė Serbi, do tė ballafaqohen me
keqtrajtime tė mėtejshme dhe shkelje tė tė drejtave tė tyre.
Njė fėmijė pėr shembull, ėshtė transferuar nė Kulina, njė
institucion me kushte tė tmerrshme.
Zėri
i Amerikės: Nė
raport kritikohen zyrtarėt e UNMIK-ut, qė nuk pranojnė tė
mbajnė pėrgjegjėsi pėr trajtimin e tė sėmurėve me tė meta
mendore, duke thėnė se ja kanė transferuar ato autoriteteve
kosovare. A mos kemi tė bėjmė kėtu me njė shmangie nga pėrgjegjėsitė?
Cilat isntitucione duhet tė pėrgjigjen pėr trajtimin e kėtyre
tė sėmurėve?
E.
Rozental: Po, kjo pėrbėn problem. Autoritetet e
UNMIK-ut e kanė transferuar kontrollin administrativ tė ēėshtjeve
sociale dhe shėndetėsore tek autoritetet vendore dhe kjo ėshtė
njė gjė e mirė, por, UNMIKU ėshtė pėrgjegjės pėr sa u pėrket
tė drejtave tė njeriut. Nga ana e tij, UNMIKU vazhdon tė thotė
se kjo ėshtė politikė sociale dhe njerėzit mund tė kenė
mendime tė ndryshme pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, por
duhet tė them se kjo ėshtė politikė sociale, qė nė fakt po
shkel tė drejtat e njeriut. Njerėzit po izolohen nga shoqėria
dhe po vendosen nė institute, ku tė drejtat e tyre shkelen
seriozisht. UNMIKU duhet tė krijojė njė sistem, i cili do tė
siguronte respektimin e tė drejtave tė njeriut.
Zėri
i Amerikės: Mbajtja
mbyllur nėpėr spitale, tashmė ėshtė njė metodė e vjetėr pėr
trajtimin e tė sėmurėve me tė meta mendore. Kėtu nė Shtetet
e Bashkuara, psh., shumica e tyre janė integruar nė jetėn e
shoqėrisė. Cilat do tė ishin disa nga sugjerimet tuaja pėr tė
ndryshuar mėnyrėn e trajtimit tė kėtyre tė sėmurėve nė
Kosovė?
E.
Rozental:
Po, ėshtė e vėrtetė se ka patur njė iniciativė nė mbarė
botėn pėr tė transferuar njerėzit me zhvillim tė vonuar
mendor nga institucione tė izoluara, nė komunitete. Kjo ka
ndodhur ne Shtetet e Bashkuara, nė shumicėn e vendeve tė Evropės
dhe tanimė ka filluar edhe nė Kosovė. Ministria e Shėndetėsisė
ka disa programe shumė tė mira pėr tė krijuar ndihma tė posaēme
pėr personat me sėmundje psiqike. Por, problemi ka qenė se
pacientėt me zhvillim tė vonuar mendor janė braktisur nėpėr
institucione, ngaqė shpesheherė mendohet se kėta njerėz nuk
kanė kurrfarė shprese pėr tė jetuar nė mes tė komunitetit,
prandaj kanė investuar fonde tė mėdha pėt tė rindėrtuar
spitalin e Shtimjes, ku ata do tė jetonin gjithė jetėn e tyre.
Kjo ėshtė nė kundėrshtim me politikėn sociale, ėshtė nė
kundėrshtim me politikėn ku mbėshteten shtetet donatore tė
fondeve dhe ėshtė njė shkelje e tė drejtave njerzore tė kėtyre
pacientėve. Njerėzit me zhvillim tė vonuar mendor, tė cilėt
nuk janė tė rrezikshėm, mund tė jetojnė nė shoqėri. Fondet
janė. Qeveria Hollandeze, Norvegjeze, Gjermane dhe ajo e Japonisė
kanė dhėnė fonde pėr tė ndihmuar pacientėt me zhvillim tė
vonuar mendor. Problemi ėshtė se kėto fonde janė keqpėrdorur.
Do tė kishte qenė shumė mė mirė po tė ishin pėrdorur tė
njejtat fonde pėr ti ndihmuar kėta pacientė tė integrohen nė
shoqėri.
|
|