28.07.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne 28 korrik 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Nė Bondstill u bė ndėrrimi i komandės sė Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes

  • Qeveria e Kosovės dhe administrata e UNMIK-ut do tė themelojnė njė grup tė pėrbashkėt pėr ēėshtjen e standardeve

  • Qeveria e Kosovės e mbėshtet procesin e privatizimit

  • Jakup Krasniqi pret drejtuesit e AKM-sė

  • Ministri Sef Morina pret njė delegacion tė Paktit tė Stabilitetit

  • AKM konteston pėrbėrjen e bordit tė MTT-sė pėr mbikėqyrjen e PTK-sė

  • "Indeks Kosova" publikoi rezultatet e njė hulumtimi lidhur me mediat nė Kosovė

  • Nė Prizren hapet "Biblioteka e shpresės"

  • Deri nė fund tė javės pritet vlerėsimi i dėmeve tė shkaktuara nga moti i lig nė komunėn e Podujevės

  • Ivanoviq pret qė Holkeri tė marrė vendime racionale

  • Nė Gjilan pėrfundoi festivali "Gurra popullore 2003"

  • O.Rexhepi: Vullneti i shqiptarėve pėr bashkimin e Luginės sė Preshevės me Kosovėn ėshtė shprehur me referendum

  • Kuvendi i Shqipėrisė miratoi marrėveshjen e tregtisė sė lirė me Kosovėn

  • Fatos Nano do tė marrė pjesė nė takimin e ministrave tė treshes sė Bashkimit Evropian nė Romė

  • FMN dhe BB i bėjnė thirrje Shipėrisė qė tė shtojė investimet nė bujqėsi

  • Policia e Triestės ka arrestuar 30 anėtarė tė njė organizate kriminale qė kishte vepruar nė Kosovė

  • Kuvendi i Shqipėrisė voton sot rreth kandidatėve pėr ministra tė rinj

  • Grupi prej 700 refugjatėsh romė nga Kosova do tė kthehet nė Shkup

  • Nė Beograd ėshtė arrestuar Nikolla Bajiq, i dyshuar pėr vrasjen e Gjingjiqit

  • Operacion i pėrgjakshėm nė kėrkim tė Sadam Huseinit

  • Dy ushtarė amerikanė janė vrarė sot nė Bagdad

  • Izraeli miraton lirimin e 540 tė burgosurve palestinezė

  • Sharon mbėshtet ngritjen e murit ndarės nė Bregun Perėndimor

  • Jordania dhe Egjipti duan tė dėrgojnė ambasadorė nė Izrael

  • Rebelėt liberianė hodhėn poshtė kėrkesėn amerikane pėr tėrheqje tė menjėhershme

  • Nė Manila pėrfundoi rebelimi i rreth 300 ushtarėve

  • Vazhdon seria e atentateve tė organizatės separatiste ETA

  • Nė njė pritė tė guerilėve talibanė dhe tė Al Kaidės janė vrarė 6 policė afganė


 
Nė Bondstill u bė ndėrrimi i komandės sė Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes
 
Ferizaj, 28 korrik 2003 - Sot, nė kampin amerikan "Bondstill" u bė ndėrrimi i komandės sė Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes. Nė ceremoninė e dorėzim pranimit tė komandės ishin tė pranishėm edhe Presidenti i Kosovės, dr Ibrahim Rugova, zėvendėskryeadministratori Ēarlls Brajshou, komandanti i KFOR-it gjenerali Fabio Mini dhe zyrtarė e pėrfaqėsues tė tjerė tė KFOR-it e UNMIK-ut.

Komandat i ri i brigadės, gjenerali amerikan Xheri Bek, tha se ushtarėt amerikanė janė tė vetėdijshėm pėr rolin e misionit tė tyre nė Kosovė.

"Secili prej nesh e kupton se sa i rėndėsishėm ėshtė ky mision pėr popullin e Kosovės", tha ai, duke shtuar se "kjo tregon edhe pėrkushtimin e Amerikės nė Kosovė".

Gjenerali Bek tha se ushtarėt e divizionit tė parė tė kėmbėsorisė zėvendėsohen nga ushtarėt e divizionit tė 28-tė tė kėmbėsorisė dhe shtoi se shumė prej ushtarėve tė cilėt e marrin kėtė detyrė nė Kosovė janė tė stėrvitur mirė dhe do ta kryejnė punėn me pėrkushtim.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Fabio Mini, tha se pėrkrahja e sundimit tė ligjit dhe eleminimi i strehimit tė ekstramistėve, terroristėve dhe kriminelėve ishin dhe vazhdojnė tė jenė detyrat kryesore tė KFOR-it nė Kosovė. Ai shprehu bindjen se ekipi i ri udhėheqės i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes do t'i kryejė me sukses detyrat.

Gjenerali Beri e mori detyrėn e komandantit tė Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes nga gjenerali Daniel Kif, i cili kishte ardhur nė Kosovė para 9 muajsh.
 
 
Qeveria e Kosovės dhe administrata e UNMIK-ut do tė themelojnė njė grup tė pėrbashkėt pėr ēėshtjen e standardeve
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Qeveria e Kosovės dhe administrata e UNMIK-ut po punojnė pėr themelimin e grupi tė pėrbashkėt pėr ēėshtjen e standardeve, pėrkatėsisht pėr definimin e standardeve qė lidhen me statusin pėrfundimtar tė Kosovės, thanė dje burime tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė.
 
Sipas kėtyre burimeve, ky grup do tė ketė pėr qėllim operacionalizimin e standardeve, tė cilat janė parakusht pėr hapjen e ēėshtjeve sė statusit final tė Kosovės.

Burime brenda Qeverisė sė Kosovės thonė se themelimi i grupit tė pėrbashkėt me UNMIK-un, i cili do tė hartonte njė plan se kur dhe cili standard duhet tė pėrmbushet.

Burimet thonė se, tash pėr tash, ende nuk mund tė thuhet asgjė pėr strukturėn dhe agjendėn e grupit tė pėrbashkėt pėr standarde.
 
 
Qeveria e Kosovės e mbėshtet procesin e privatizimit
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Ushtruesi i detyrės sė kryeministrit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, shprehu sot mbėshtetjen e Qeverisė sė Kosovės pėr procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore.

"Qeveria e Kosovės e mbėshtet procesin e privatizimit", deklaroi z. Krasniqi, pas takimit me zėvendėsdrejtorin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), Ahmet Shala, dhe udhėheqėsin e privatizimit nė AKM, Johan Johanson.

Ahmet Shala tha se tė gjitha institucionet e Kosovės duhet ta mbėshtetin procesin e privatizimit, duke shtuar se mbėshtetja e institucioneve ėshtė shumė e rėndėsishme pėr vazhdimin e kėtij procesi dhe pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės.


Ndėrkaq, z. Johanson tha se AKM-ja do tė bėjė pėrpjekje maksimale qė nė Kosovė tė joshen investitorė sa mė seriozė dhe qė procesi i privatizimit tė jetė transparent.

Zyrtarėt e AKM-sė i vlerėsuan tė dėmshme paralajmėrimet pėr grevė tė pėrgjithshme tė punėtorėve kosovarė, me 3 shtator.
 
Ahmet Shala tha se proceset e tilla i dėmtojnė pėrpjekjet pėr joshjen e investitorėve tė huaj nė Kosovė dhe shkaktojnė rėnien e ēmimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore qė do tė privatizohen.
 
 
Jakup Krasniqi pret drejtuesit e AKM-sė
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Ushtruesi i detyrės sė kryeministrit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, pret sot zėvendėskryetarin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), Ahmet Shalėn, dhe kryesuesin e procesit tė privatizimit nė AKM, Johan Johanson.

Nė kėtė takim pritet tė bisedohet rreth vazhdimit tė procesit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė.

Gjatė takimit me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Dacin, zyrtarėt e AKM-sė kanė shprehur nevojėn pėr mbėshtetjes sė institucioneve tė Kosovės ndaj procesit tė privatizimit.

Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) ka shprehur pakėnaqėsinė me ēmimin e pesė ndėrmarrjeve tė para tė privatizuara. Kjo organizatė sindikale ka paralajmėruar grevė tė pėrgjithshme tė punėtorėve pėr datėn 3 shtator.
 
 
Ministri Sef Morina pret njė delegacion tė Paktit tė Stabilitetit
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit tė Kosovės, Zef Morina, pret sot njė delegacion tė Pakti i Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Nė takim do tė marrin pjesė edhe ekspertė tė fushave tė ndryshme.

Gjatė kėtij takimi pritet tė bisedohet pėr shumė ēėshtje me interes pėr Kosovėn dhe rajonin.
 
 
AKM konteston pėrbėrjen e bordit tė MTT-sė pėr mbikėqyrjen e PTK-sė
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) konteston pėrbėrjen e bordit mbikėqyrės tė punės sė Post Telekomit tė Kosovės (PTK), tė themeluar kohė mė parė nga Ministria e Transportit e Postė Telekomunikacionit (MTT).

Erik Mek Kinli, zyrtar i AKM-sė dhe ushtrues detyre i menagjerit tė PTK-sė, i ka deklaruar radios "Blue Sky", se anėtarėt e bordit tė formuar prej ministrisė nuk i plotėsojnė kushtet. Ai ka thėnė se shumė prej anėtarėve janė tė lidhur ngushtė me punėt brenda ministrisė, nė veēanti sekretari i pėrhershėm i ministrisė, Gėzimn Pula.

Mek Kinli ka thėnė se tė gjithė anėtarėt e bordit duhet tė jenė ekspertė tė postės e telekominikacionit. Ai ka thėnė se ky bord do tė merrej me pėrpilimin e rregulloreve dhe ligjeve dhe jo me ēėshtje operacionale apo menagjuese nė PTK.

Erik Mek Kinli ka thėnė se ēėshtjen e pėrbėrjes sė bordit mbikėqyrės pėr punėn e PTK-sė do tė bisedojė sė shpejti me ministrin e Transportit e Postė Telekomunikacionit, Zef Morina.

Sipas tij, ky bord duhet tė pėrbėhet nga 4 pėrfaqėsues tė AKM-sė dhe nga 2 anėtarė tė pavarur, tė cilėt nuk kanė tė bėjnė me punėn e ministrisė.

Ministria e Transportit e Postė Telekomunikacionit kishte emėruar 5 pėrfaqėsues tė saj nė kėtė komision, ndėrsa dy vende i kishte caktuar pėr Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit.
 
 
"Indeks Kosova" publikoi rezultatet e njė hulumtimi lidhur me mediat nė Kosovė
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Organizata hulumtuese private "Indeks Kosova" publikoi sot rezultatet e njė hulumtimi tė opinionit, tė bėrė prej 10 deri mė 16 korrik. Sipas kėtij hulumtimi, nė tė cilin janė anketuar 1.100 shqiptarė tė Kosovės, televizioni ėshtė mediumi kryesor i informimit nė Kosovė.

Sipas hulumtimit, RTK-nė e shikojnė 89.3 pėr qind tė respondentėve, Televizionin 21 - 81.8 pėr qind, kurse Kohavizionin - 77.1 pėr qind.

Drejtori i "Indeks Kosovės", Visar Berisha, tha se hulumtimi tregon qė shikueshmėria e televizioneve lokale ka rėnė, nė krahasim me dy hulumtimet e kaluara, ndėrsa televizionet e huaja kanė njė trend tė njėjtė tė shikueshmėrisė.

Sipas anketės rreth dėgjueshmėrisė sė radiostacioneve, Radio Dukagjinin e dėgjojnė 52 pėr qind tė tė anketuarve, Radio Kosovėn - 37.3 pėr qind, Radion 21 - 11.2 pėr qind dhe Radion "Blue Sky" - 6.2 pėr qind.

Anketa tregon se dėgjueshmėria e radiove kombėtare ėshtė ngritur pak, nė krahasim me hulumtimin e kaluar, ndėrsa dėgjueshmėria e radiove ndėrkombėtare mbetet pothuaj e njėjtė.

Anketa e organizatės "Indeks Kosova" tregon se shkalla e lexueshmėrisė sė gazetave ditore nė Kosovė ėshtė duke rėnė. Sipas tė anketuarve, mė e lexuara ėshtė "Koha ditore", e dyta ėshtė "Bota sot", kurse e treta gazeta "Zėri".

"Indeks Kosova" thotė se hulumtimi ėshtė bėrė me qėllim qė menagjerėt e drejtuesit e mediave tė informohen pėr shkallėn e shikueshmėrisė, dėgjueshmėrisė e lexueshmėrisė, nė mėnyrė qė tė hartojnė strategjinė zhvillimore tė tyre nė tė ardhmen.
 
 
Nė Prizren hapet "Biblioteka e shpresės"
 
Prizren, 28 korrrik 2003 2003 - Tė mėrkuren nė Prizren do tė hapet "Biblioteka e shpresės", biblioteka e parė private nė Kosovė. Kjo bibliotekė ėshtė e shkrimtares e pėrkthyeses gjermane Silke Liria Blumbach, e cila ka emigruar nė Kosovė nė dhjetor tė vitit tė kaluar.

Biblioteka gjendet nė Bulevardin "Vėllezerit Frashėri" numėr 72. Qytetarėt mund tė lexojnė ose tė huazojnė libra kryesisht nė gjuhėn gjermane dhe angleze, tė shumtėn nga psikologjia, spiritualiteti dhe feminizmi.

"Biblioteka i hapet publikut sepse librat nuk duhet tė lexohen vetėm nga njė person, por duhet tė ndahen me tė tjeret, ashtu si shqiptaret e ndajnė tė mirėn me miqtė", thotė shkrimtarja e pėrkthyesja Silke Liria Blumbach.
 
 
Deri nė fund tė javės pritet vlerėsimi i dėmeve tė shkaktuara nga moti i lig nė komunėn e Podujevės
 
Podujevė, 28 korrik 2003 - Agim Veliu, kryetar i komunės dhe kryetar i Komitetit Komunal tė Krizės nė Podujevė, bėri sot tė ditur se deri nė fund tė javės pritet vlerėsimi fillestar i dėmeve tė shkaktuara nga moti i lig qė pėrfshiu disa fshatra tė rajonit tė llapit 3 ditė mė parė. Ai tha se pas vlerėsimit tė dėmeve do tė kėrkohet ndihma e institucioneve tė Kosovės pėr sanimin e tyre.

Shefi i pėrkohshėm i ekzekutivit nė komunėn e Podujevės, Rasim Fejza, bėri tė ditur se janė formuar 9 komisione pėr vlerėsimin e dėmeve, tė cilat prej tė shtunės po punojnė nė terren.

Ndėrkaq, Drejtoria pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė njoftoi se pėr 30 familje, kulmet e shtėpive tė tė cilave janė shkatėrruar nga era e breshėri komuna ka siguruar folie plastike.

Sipas vlerėsimeve tė pėrgjithshme, moti i lig ka dėmtuar mė sė shumti kulturat bujqėsore. Sipėrfaqė tė tėra me drithėra dhe me perime janė rrafshuar me tokė, nė fshatrat e goditura nga breshėri.
 
 
Ivanoviq pret qė Holkeri tė marrė vendime racionale
 
Prishtinė, 28 korrik 2003 - Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Olvier Ivanoviq, i ka deklaruar njė televizioni lokal tė Serbisė se shefi i ri i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, finlandezi Harri Holkeri, mund tė jetė zgjidhje e mirė.

"Bėhet fjalė pėr njė diplomat me pėrvojė, i cili pritet tė marrė vendime tė kthjellėta e racionale dhe kjo mund tė japė pak optimizėm", ka thėnė Ivanoviqi.

Ai ka kėrkuar qė Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė qė t'i kufizojė veprimet e pavarura dhe individuale tė pėrfaqėsuesit tė vet nė Kosovė.

Ndėrkaq, njė nga liderėt tjerė tė serbėve nė Kosovė, Momēillo Trajkoviq, ka deklaruar se pret qė z. Holkeri "tė ndėrprejė procesin qė shpie kah pavarėsia e Kosovės dhe tė punojė pėr ēėshtjen kyēe - kthimin e serbėve dhe joshqiptarėve tė tjerė nė Kosovė".
 
 
Nė Gjilan pėrfundoi festivali "Gurra popullore 2003"
 
Gjilan, 28 korrik 2003 - Mrėmė nė Gjilan pėrfundoi fetsivali i muzikės butrimore shqipe "Gurra popullore 2003", nė tė cilin u prezentuan ansamble folklorike nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Drejtori i festivalit, Bali Salihu, deklaroi se tė gjitha ansamblet prezantuan paraqitėn doket e zakonet e rajoneve tė tyre dhe vlera tė larta artistike. Ai bėri tė ditur se publiku shprehu interesim tė madh pėr kėto vlera.
 
 
O.Rexhepi: Vullneti i shqiptarėve pėr bashkimin e Luginės sė Preshevės me Kosovėn ėshtė shprehur me referendum
 
Preshevė, 28 korrik 2003 - Orhan Rexhepi, kryetar i Lėvizjes sė Progresit Demokratik nė Preshevė. ka deklaruar se presionet e vazhdueshme tė policisė serbe kanė shtyrė politikanėt shqiptarė tė kėrkojnė bashkimin e Luginės sė Preshevės me Kosovėn.

"Bashkimi i Kosovės Lindore me Kosovėn ėshtė deklarim i popullit shqiptar, i shprehur 11 vjet mė parė, nėpėrmjet referendumit", ka thėnė Rexhepi.

Edhe kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Rahmi Mustafa, tha se ėshtė domosdoshmėri e kohės qė Lugina e Preshevės t'i bashkangjitet Kosovės, sepse njė kohė tė gjatė ka qenė pjesė pėrbėrėse e saj.
 
 
Kuvendi i Shqipėrisė miratoi marrėveshjen e tregtisė sė lirė me Kosovėn
 
Tiranė, 28 korrik 2003 - Kuvendi i Shqipėrisė miratoi sot njėzėri marrėveshjen e tregtisė sė lirė midis Kosovės e Shqipėrisė.

Marrėveshja e tregtisė sė lirė midis Kosovės e Shqipėrisė ishte nėnshkruar nga ish-kryeadministratori Mihail Shtajner dhe nga ministri i ekonomisė sė Shqipėrisė, Arben Malaj. Ajo synon rritjen e shkėmbimeve tregtare dhe krijimin e hapėsirės pėr mbrojtjen e prodhimeve dhe bizneseve tė tė dy vendeve.

Anėtarėt e komisionit pėr ekonomi tė Kuvendit tė Shqipėrisė vlerėsuan se kjo marrėveshje ėshtė edhe njė hap pėrpara drejt forcimit tė lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.
 
 
Fatos Nano do tė marrė pjesė nė takimin e ministrave tė treshes sė Bashkimit Evropian nė Romė
 
Romė, 28 korrik 2003 - Njė delegacion nga Shipėria, tė cilin do ta drejtojė kryeministri Fatos Nano do tė marrė pjesė sot nė takimin ministror me treshėn e Bashkimit Evropian, qė do tė mbahet nė Romė.

Ky do tė jetė ballafaqimi i parė pas Samitit tė Selanikut pėr vendet e Ballkanit Perėndimor nė tė cilin Shqipėrisė do t'i duhet tė tregojė rezultatet e saj nė reforma dhe nė luftėn kundėr krimit tė organizuar.
 
 
FMN dhe BB i bėjnė thirrje Shipėrisė qė tė shtojė investimet nė bujqėsi
 
Tiranė, 28 korrik 2003 - Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar i bėjnė thirrje Qeverisė sė Tiranės qė tė pėrqedrojė vėmendjen nė zonat rurale dhe tė shtojė investimet nė bujqėsi. Sipas ekspertėve tė kėtyre dy organizatave financiare, kjo do tė ishte edhe njė rrugė e sigurt pėr tė ulur nivelin e lartė tė papunėsisė nė kėto zona.

Sipas njė raporti tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe tė Bankės Botėrore, njė nga gjashtė familje tė kėtyre zonave jeton mė me pak se 1 dollar amerikan nė ditė. Familjet qė jetojnė nėn nivelin e varfėrisė kap njė tė katėrten e numrit tė pėrgjithshėm tė familjeve tė Shqipėrisė.

Qeveria e Tiranės e ka hartuar njė strategji kombėtare pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit, i cili ka parasysh zhvillimin e
arsimi t, shėndetėsisė dhe tė infrastrukturės.
 
 
Policia e Triestės ka arrestuar 30 anėtarė tė njė organizate kriminale qė kishte vepruar nė Kosovė
 
Romė, 28 korrik 2003 - Gjatė njė operacioni tė gjerė nė Komo dhe nė Kremoni tė Italisė, skudra speciale e policisė sė Triestės ka arrestuar edhe 5 persona, anėtarė tė njė organizate kriminale qė vepronte nė Kosovė.
 
Personat e arrestuar janė: Ermir Suknaj, 42-vjeē, Astrit Dinushaj, 37-vjeē, Perikli Meksi, 41-vjeē, Kreshnik Shala, 19-vjeē dhe Edi Demo 28-vjeē, tė gjithė shtetas shqiptarė.

Arrestimi i kėtyre personave shėnon pėrfundimin e operacionit kundėr kėsaj organizate, gjatė tė cilit janė arrestuar 30 persona.

Prej vitit 1997 deri nė 2001, kjo organizatė kishte trafikuar nė mėnyrė klandestine rreth 8.000 emigrantė nga Kosova. Operacioni pėr kapjen e kėtij grupi ėshtė quajtur "Kosova 3".
 
Nė tė kanė marrė pjesė agjentė tė skuadrės speciale tė Triestės, Komos dhe Kremonės, nė bashkėpunim me policinė hekurudhore tė Triestės.

Kladestinėt u paguanin drejtuesve tė kėtij grupi nga 3000 - 3500 euro pėr tė mbėrritur nė Itali.
 
 
Kuvendi i Shqipėrisė voton sot rreth kandidatėve pėr ministra tė rinj
 
Tiranė, 28 korrik 2003 - Kuvendi i Shqipėrisė do tė votojė sot kandidaturat e Ermelinda Meksit pėr Zėvendėskryeministre e Ministre tė Shtetit pėr Integrim dhe Marko Bellos, pėr Ministėr tė Punėve tė Jashtme, tė cilat janė dekretuar nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu.

Dy kandidaturat kanė mbėshtetėsit dhe kundėrshtarėt e tyre nė kuvend.
 
 
Grupi prej 700 refugjatėsh romė nga Kosova do tė kthehet nė Shkup
 
Shkup, 28 korrik 2003 - Nė konferencėn rajonale kushtuar ardhmėrisė sė refugjatėve romė nga Kosova, e cila ka pėrfunduar dje nė Shkup, ėshtė arritur marrėveshja pėr kthimin nė Shkup tė grupit prej 700 refugjatėsh romė, tė cilat janė tė vendosur nė njė kamp nė kufi me Greqinė.
 
Marrėveshja e pėrfaqėsuesve tė romėve tė zhvendosur me autoritetet maqedonase pėrmban pesė pika dhe do tė shėrbejė si bazė pėr zgjidhjen e krizės sė tashme.
 
 
Nė Beograd ėshtė arrestuar Nikolla Bajiq, i dyshuar pėr vrasjen e Gjingjiqit
 
Beograd 28 korrik 2003 - Mediat serbe kanė njoftuar pėr arestimin e Nikolla Bajiqit, njėrit nga pjesėtarėt e "Grupit tė Zemunit" dhe ndėr tė dyshuarit pėr vrasjen e kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq.

Njė zyrtar i policisė, i cili ka dashur tė jetė anonim, nuk ka dhėnė mė shumė detaje rreth kėtij arrestimi.
 
 
Operacion i pėrgjakshėm nė kėrkim tė Sadam Huseinit
 
Bagdad, 28 korrik 2003 - Zyrtarė amerikanė thonė se njė njėsi speciale ushtarake amerikane qė ndjek Sadam Huseinin ndėrmori dje njė operacion tė pėrgjakshėm nė qendėr tė Bagdadit, por nuk gjeti gjurmė tė udhėheqėsit tė pėrmbysur irakian.
 
Njė ushtar amerikan ka thėnė se pesė vetė janė vrarė dhe tė paktėn 8 tė plagosur janė dėrguar nė njė spital tė kryqytetit.

Sipas njė polici irakian dhe disa dėshmitarėve, tė gjithė personat qe e kanė humbur jetėn nė kėtė operacion ishin civilė.

Trupat amerikane kryen dje edhe tri bastisje nė Tikrit, qytetin e lindjes sė Sadam Huseinit, pasi kishin tė dhėna se shefi i sigurimit tė Sadam Huseinit ishte nė njėrin prej tri objekteve qė janė bastisur.

Po dje, njė ushtar amerikan ėshtė vrarė, nė njė sulm me granata nė periferi tė Bagdadit.
 
 
Dy ushtarė amerikanė janė vrarė sot nė Bagdad
 
Bagdad, 28 korrik 2003 – Dy ushtarė amerikanė janė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur sot nė Bagdat, nė njė sulm me granatė, njofton CNN. Zyrtarėt ushtarakė amerikanė nuk e kanė komentuar ende kėtė njoftim, por kanė thėnė se janė duke e hetuar incidentin.

Ndėrkohė, zyrtarėt amerikanė kanė thėnė se Sadam Hyseini ndodhet nė zonėn e Trikritit dhe se ai po e ndėrron vendqėndrimin ēdo dy apo katėr orė.
 
 
Izraeli miraton lirimin e 540 tė burgosurve palestinezė
 
Tel Aviv, 28 korrik 2003 - Kabineti qeveritar i Izraelit miratoi lirimin e 540 tė burgosurve palestinezė, pėrfshirė edhe anėtarė tė grupeve Hamas dhe Xhihadi Islamik. Ky vendim u mor nė prag tė bisedimeve qė kryeministri izraelit, Ariel Sharon, do tė zhvillojė nesėr nė Shtėpinė e Bardhė me Presidentin amerikan Xhorxh Bush.
 
Njė zyrtar izraelit, i cili po udhėton me zotin Sharon, tha se mes tė burgosurve qė do tė lirohen, janė edhe 210 anėtarė tė lėvizjes Fatah tė udhėheqėsit palestinez, Jaser Arafat.

Lirimi i tė burgosurve, i miratuar me 14 vota "pėr" dhe 9 vota "kundėr", kosniderohet si gjest i vullnetit tė mirė ndaj kryeministrit palestinez, Mahmud Abaz.
 
 
Sharon mbėshtet ngritjen e murit ndarės nė Bregun Perėndimor
 
Tel Aviv, 28 korrik 2003 - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se vendi ie tij do tė vazhdojė projektin pėr ndėrtimin e njė muri pėrreth Bregut Perėndimor.

Sipas Izraelit, muri nevojitet pėr tė parandaluar sulmet nga terroristė palestinezė.
 
 
Jordania dhe Egjipti duan tė dėrgojnė ambasadorė nė Izrael
 
Aman, 28 korrik 2003 - Jordania dhe Egjipti duan tė dėrgojnė ambasadorėt e tyre nė Izrael. Pėr kėtė kanė rėnė nė ujdi mbreti Abdullah dhe presidenti egjiptian Hosni Mubarak, bėri tė ditur Ministria e Punėve tė Jashtme tė Jordanisė. Megjithatė, data e saktė e rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike tė kėtyre vendeve me Izraelin nuk u pėrmend.

Jordania dhe Egjipti i kishin tėrhequr diplomatėt e tyre nga Izraeli nė fund tė vitit 2.000, pėr shkak tė politikės izraelite ndaj palestinezėve.
 
 
Rebelėt liberianė hodhėn poshtė kėrkesėn amerikane pėr tėrheqje tė menjėhershme
 
Monrovia, 28 korrik 2003 - Rebelėt liberianė e kanė hedhur poshtė kėrkesėn e SHBA-sė pėr tėrheqje tė menjėhershme nga kryeqyteti Monrovia. Kėshtu i tha agjencisė sė lajmeve Rojters kreu i rebelėve, Damate Koneh.

Ndėrkohė zėvendėsministri amerikan i mbrojtjes Paul Volfovic tha se shtetet afriakanoperėndimore dhe OKB-ja duhet tė marrin rol udhėheqės nė stabilizimin e Liberisė.

Kryengritėsit liberaianė kanė vėnė nėn kontroll edhe portin me rėndėsi pėr furnizimin e popullsisė.
 
 
Nė Manila pėrfundoi rebelimi i rreth 300 ushtarėve
 
Manila, 28 korriok - Nė kryeqytetin e Filipineve, Manila, pėrfundoi rebelimi i rreth 300 ushtarėve.

Pas bisedimeve me pėrfaqėsues tė qeverisė, kryengritėsit i dhanė fund pushtimit 20 orėsh tė njė qendre tregtare dhe u kthyen nėpėr kazerma.
 
Tani, ata do tė nxirren para njė gjykate ushtarake. Ushtarėt kėrkonin dorėheqjen e presidentes Arrojo, Ministrit tė Mbrojtjes dhe tė krerėve tė policisė e tė shėrbimit sekret, tė cilėt i akuzojnė pėr korrupsion dhe pėr shitje armėsh rebelėve myslimanė.
 
 
Vazhdon seria e atentateve tė organizatės separatiste ETA
 
Madrid, 28 korrik 2003 - Seria e fundit e atentateve tė organizatės separatiste ETA vazhdon. Nė territorin e aeroportit tė qytetit verior spanjoll Santander dje shpėrtheu njė bombė e vendosur nė njė makinė.

Sipas tė dhėnave tė policisė, nuk ka pasur tė plagosur, pasi rreth njė orė mė parė, ETA kishte dhėnė njė paralajmėrim nėpėrmjet telefonit.
 
 
Nė njė pritė tė guerilėve talibanė dhe tė Al Kaidės janė vrarė 6 policė afganė
 
Kabul, 28 korrik 2003 – Gjashtė policė afganė janė vrarė nė njė pritė nga guerilėt talibanė dhe tė Al Kaidės, nė provincėn jugore afgane Helmand, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) njė zyrtar vendor, njofton Rojter.

Automjeti i policėve ėshtė sulmuar me granata raketore dhe me armė automatike, kur ata po patrullonin nė kėtė rajon. Sulmi ka ndodhur afėr distriktit tė Kandaharit, ku nė njė sulm tė tillė qenė vrarė edhe pesė policė nė fillim tė kėtij muaji.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.