|
 |
|
27
korrik 2003 / Zėri
i Amerikės
Kushtetuta
amerikane, qė prej krijimit tė saj nga baballarėt e
kombit, e ka ndarė qeverisjen e Shteteve tė Bashkuara nė
3 degė: dega ekzekutive, legjislative dhe ajo juridike.
Hartuesit e saj
kishin njė synim tė vetėm, qė asnjėrės degė tė
qeverisė tė mos i jepeshin shumė kompetenca dhe puna e
secilės degė tė kontrollohej nga dy tė tjerat. Megjithatė,
siē thuhet nė shėnimin e mėposhtėm, kur bėhet fjalė pėr
ligjet federale dhe shtetėrore nė Amerikė, vendimi i
Gjykatės sė Lartė, pjesė e degės juridike tė qeverisė
amerikane, ėshtė pėrfundimtar dhe nuk mund tė hidhet
poshtė as nga presidenti, as nga kongresi.
|
Kongresi e
krijoi Gjykatėn e Lartė para mė shumė se 200 vjetėsh, siē kėrkohet
nė kushtetutė. Dega juridike e qeverisė gėzon pushtetin qė tė
zgjidhė mosmarrėveshje ligjore qė kanė tė bėjnė me ligje, tė
miratuara nga kongresi. Nė degėn juridike pėrfshihen Gjykata e
Lartė dhe gjykatat e nivelit mė tė ulėt. Detyra kryesore e
Gjykatės sė Lartė ėshtė qė tė sigurohet se ligjet federale
dhe shtetėrore janė nė pėrputhje me kushtetutėn.
Shumica e
mosmarrėveshjeve qė shqyrtohen nga Gjykata e Lartė, janė
shqyrtuar nga njė gjykatė e nivelit mė tė ulėt dhe pėr to
janė marrė vendime. Gjykata e Lartė dėgjon apele rreth
vendimeve tė mara nga gjykata tė nivelit mė tė ulėt dhe qė
kanė tė bėjnė me ligjet federale dhe shtetėrore. Tė gjitha
vendimet e Gjykatės sė Lartė janė finale. As presidenti dhe as
kongresi nuk mund ti vėnė veton njė vendimi tė Gjykatės sė
Lartė.
Presidenti dhe
anėtarėt e kongresit zgjidhen ēdo disa vjet. Atyre u duhet
ti bazojnė qėndrimet e tyre tė paktėn pjesėrisht nė kėrkesat
e elektoratit tė tyre. Ndėrsa anėtarėt e Gjykatės sė Lartė
emėrohen nga presidenti pėr njė kohė tė pacaktuar. Prandaj
besnikėria e tyre nuk ka lidhje me votuesit, por me kushtetutėn.
Kandidatėt e presidentit pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė
duhet tė miratohen nga senati.
Gjykata e Lartė
ka 9 anėtarė: njė krye-gjykatės dhe 8 gjykatės. Edhe kryetari
i Gjykatės sė Lartė emėrohet nga presidenti dhe miratohet nga
senati amerikan.
Nė bazė tė
kushtetutės, kryetari i Gjykatės sė Lartė ka vetėm njė detyrė
tė veēantė: tė kryesojė ēdo proces hetimor pėr shkarkimin e
presidentit. Megjithatė, kryetari i Gjykatės sė Lartė
konsiderohet zyrtari mė i lartė i gjykatės. Ai kryeson takimet,
nė tė cilat diskutohen ēėshtje tė ndryshme si dhe zgjedh
gjykatėsit, qė shkruajnė opinionet e gjykatės.
Aktualisht
kryetar i Gjykatės sė Lartė ėshtė William Rehnquist.
Presidenti Richard Nixon e emėroi atė anėtar tė gjykatės nė
vitin 1972. Mė 1986, presidenti Ronald Reagan e emėroi atė
kryetar tė Gjykatės sė Lartė, post tė cilin zoti Rehnquist
vazhdon ta mbajė.
|
|