|
26
korrik 2003 / Besim Abazi / Zėri
i Amerikės
Tre shpėrthime
ndodhėn tė shtunėn herėt nė Prishtinė, Podujevė, rreth 40
kilometra nė veri tė kryeqytetit, dhe nė Ferizaj, po aq nė jug
tė Prishtinės. Shpėrthimet nuk shkaktuan viktima.
Zėdhėnėsja e
Policisė sė Kombeve tė Bashkuara nė Prishtinė, Angela Joseph,
tha se dy vetura tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, janė dėmtuar
nga njė shpėrthim nė njėrėn nga lagjet kryesore tė Prishtinės.
Ajo tha se nga njė veturė nė lėvizje njė mjet ėshtė
hedhur nėn njė automjet tė Kombeve tė Bashkuara, duke dėmtuar
edhe njė automjet tjetėr ngjitur pėr tė. Forcat paqerujatėse
pranuan se fjala ėshtė pėr njė bombė dore.
Tash pėr
tash, tha ajo, nuk dihet asgjė pėr motivet apo autorėt e mundshėm.
Sipas zonjės Joseph, i pasqaruar ka mbetur edhe njė shpėrthim i
pasmesantės nė afėrsi tė ndėrtesės sė Kuvendit Komunal tė
Podujevės, nė veri tė Prishtinės. Njė mjet i paidentifikuar
shpėrtheu duke shkaktuar dėme tė vogla materiale nė kėtė ndėrtesė,
ndėrsa autorėt dhe motivet mbeten tė panjohura.
Ndėrkaq, po pas
mesnatės, nė fshatin Talinoc tė komunės sė Ferizajt, nė jug
tė Prishtinės, njė shpėrthim tjetėr ndodhi nė rrugėn
qendrore tė fshatit duke dėmtuar rėndė tre kamionė dhe njė
ndertesė nė afėrsi.
Zonja Joseph tha
se edhe ky shpėrthim ka kaluar pa pasoja nė njerėz, ndėrsa
motivet, sikundėr edhe autorėt, mbeten tė paditura. Tash pėr
tash, tha ajo, ėshtė herėt tė thuhet nėse kėto shpėrthime
kanė diēka tė pėrbashkėt, megjithė faktin se koha e tyre
ishte afėrsisht e njėjtė.
kjo mbetet ēėshtje e
hetimeve tė mėtejshme, nėnvizoi zonja Joseph.
Shpėrthimet e
sotme, kanė pasuar njė seri shpėrthimesh gjatė dhjetė ditėve
tė kaluara nė Kosovė. Tė enjten nė mbrėmje, njė person
humbi jetėn dhe disa tė tjerė mbetėn tė plagosur nga pasojat
e shpėrthimit tė dy grantave nė qendėr tė Mitrovicės, ndėrsa
tė dielėn e kaluar dy shpėrthime ndodhėn nė Prishtinė, njė
nė Gjykatėn e Qarkut dhe njė tjetėr nė stacionin e policisė.
Njė shpėrthim
tjetėr ka ndodhur po tė enjten e kaluar pėrballė stacionit tė
policisė nė Podujevė. Deri tash nuk ėshtė zbuluar ndonjė pėrgjegjės
pėr kėto sulme, ndonėse dy vetė po mbahen nė polici nėn
dyshimet se kanė lidhje me shpėrthimet nė Mitrovicė. Zyrtarėt
thanė se ėshtė herėt tė thuhet nėse kėto zhvilime janė
tė ndėrlidhura me njėri-tjetrin, ndėrkohė qė kanė dėmtuar
qėndrueshmėrinė nė Kosovė.
Shpėrthimet
janė dėnuar ashpėr nga zyrtarėt e institucioneve tė Kosovės
tė cilėt i kanė vlerėsuar ato si goditje kundėr paqes e
sigurisė sė qytetarėve tė saj.
|