26.07.2003 - Trepca.net

A ėshtė parajsa njė objektiv apo thjesht njė ide imagjinare?


26 korrik 2003 / Mike O'Sullivan “  “Zėri i Amerikės”

Ēdo fe ka idenė e saj pėr parajsėn por konceptet janė tė ndryshme. Njė producent amerikan intervistoi besimtarė tė feve kryesore tė botės, duke i pyetur se ēdo tė thoshte parajsa pėr ta dhe erdhi nė pėrfundimin se vizionet e tyre tė ndryshme kishin diēka tė pėrbashkėt.

Producenti i filmit dokumentar John Scheinfeld ishte kurreshtar tė mėsonte mė shumė pėr kėtė ēėshtje dhe sė bashku me njė ekip tė televizionit National Geographic filloi hulumtimin e kėtij koncepti.

”Ne nuk mund tė shkojmė atje pra nuk mund ta filmojmė dot parajsėn. Pra, ēfarė duhet tė bėjmė nė kėto kushte? Unė nuk doja tė bėja njė film tradicional pėr historinė e parajsės. Kėshtu qė unė pyeta veten: nga vjen ky koncept? Si manifestohet ky koncept sot nė pesė fetė kryesore tė botės? Dhe si jetojnė njerėzit e kėtyre feve pėr tė arritur parajsėn?”

Pėr ta parė se si konceptohet parajsa nė Judaizėm, zoti Scheinfeld shkoi nė Malin e hebrejve nė Azerbaixhan. Njerėzit nė kėtė mal e gjejnė parajsėn nė njė jetė morale tė bazuar nė traditat fetare antike.

”Ajo qė mė mahniti ėshtė fakti se hebrenjtė e kėtij mali kanė jetuar atje mė shumė se 2500 vjet. E dyta ėshtė fakti se janė tė rrethuar me banorė tė fesė myslimane dhe prapė kanė mbijetuar. Ajo qė mėsova atje ėshtė se ata ja kanė arritur kėsaj duke pasur njė besim tė fortė nė fenė e tyre.”

Duke jetuar nėn perandori tė ndryshme, nga ajo Persiane te ajo Ruse, hebrenjtė malorė kanė pėrqafuar tolerancėn si dogmė qendrore tė tyre fetare. Filmi pėrshkruan disa besimtarė dhe udhėheqės tė komunitetit. Njė nga ata ishte edhe njė i moshuar i cili u shpreh kėshtu.

”Ne dėshirojmė qė vendi ku ne jetojmė tė jetė paqėsor dhe i sigurtė. Pa vrasje, plaēkitje, thashetheme. Kjo ėshtė ajo ēka komuniteti ynė konsideron parajsė.”

Koncepti perendimor i parajsės ėshtė formuar kryesisht nga arti kristian ku shpesh ėshtė parė si njė vend plot re, engjėj dhe shenjtorė. Por pėr At Gregory Boyle nė Los Angjelesin perėndimor, parasja ėshtė mė pak e rėndėsishme se sa mbijetesa nė kėto pjesė tė rrezikshme tė qytetit.

”Nė vitin 1988 mora pjesė nė varrimin e njė tė riu. Ai ishte i pari qė unė pashė tė vritej nga pėrleshjet mes bandave. Tė 113-tin e varrosa para dy jave, tregon ai.”

Pra pėr Atin Boyle, parajsa ėshtė njė ngushėllim nė kohė tė tragjedive, nė kohėn kur vazhdon puna pėr t’i tėrhequr tė rinjėt nga bandat.

Nė filmin e tij, zoti Scheinfeld ka futur edhe njė ritual tė dėrvishėve turq tė cilėt i luten zotit me vallėzime rituale. Pėr tė eksploruar konceptin Budist tė parajsės, producenti bisedoi me njė murgeshė nė njė tempull tė Tailandės.

”Siē me tha kjo murgeshė, pėr Budizmin parajsa nuk ėshtė caku i fundit, ai ėshtė vetėm njė opsion. Dhe siē mėsova, nė modelin Budist ka 33 parajsa tė ndryshme.”

Nė Indi zoti Scheinfeld bisedoi me njė profesor tė inxhinierisė hidraulike i cili nė tė njejtėn kohė ishte edhe ushėheqės fetar i njė tempulli. Ai e kishte pėrkushtuar jetėn e tij pėr tė shpėtuar lumin Gang i cili ėshtė i shenjtė pėr hindutė. Pėr tė parajsa mishėrohet nė lumin Gang dhe nė tė gjitha krijesat e zotit.

Pėr besimtarėt, parajsa mund tė jetė bazė e njė ligji moral apo burim i lutjeve. Producenti i filmit shton se pėr shumicėn e njerėzve me tė cilėt ai kishte folur, parajsa ėshtė njė ideal qė shėrben si frymėzim pėr jetėn e tanishme.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.