| |
 |
|
|
|
26.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
shtune 26 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Harri
Holker u emėrua kryeadministrator i Kosovės
-
Presidenca
e Kosovės e mirepret emėrimin e shrfit tė ri tė UNMIK-ut
-
Shi
dhe breshėr e copa akulli pėrfshinė komunėn e Podujevės
-
Shpėrthim
afėr hyrjes sė Kuvendit komunal tė Podujevės
-
Policia
i cilėson si akt kriminal shpėrthimet nė Mitrovicė
-
Autoritetet
e Dibrės kėrkojnė hapjen e njė vendkalimi tė ri kufitar
me Shqipėrinė
-
NATO
publikoi raportin pėr incidentin e vitit 2002 nė Krivenik,
ku ishin vrarė tre civilė
-
Xhorxh Bush urdhėron dėrgimin
e trupave amerikane nė bregdetin e Liberisė
-
U
arrestuan 40 ish-oficerė tė ushtrisė nė Argjentinė
-
Presidenti
Bush dhe kryeministri Abas optimistė pėr plabib e paqes pėr
Lindjen e Afėrt
|
|
|
|
|
|
- Harri
Holker u emėrua kryeadministrator i Kosovės
-
 |
|
- Nju-Jork,
26 korrik 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i
OKB-sė, Kofi Anan, emėroi dje shef tė ri tė
UNMIK-ut nė Kosovė ish-kryeministrin e Finlandės,
Harri Holkerin.
Njoftimin e bėri nė njė konferencė pėr shtyp nė
Nju York, zėdhėnėsi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
tė OKB-sė, Fred Ekhard.
Harri Holkeri, 66 vjeē, ka qenė kryeministėr i
Finlandės nė vitet 1987-199. Ai konsiderohet si ėshtė
njė ndėr politikanėt konservatorė me influencė nė
vend.
Z. Holkeri ka edhe eksperiencė nė punėn e Organizatės
sė Kombeve tė Bashkuara. Ai ka qenė pjesėtar i
delegacionit tė Finlandės nė Ansamblenė e Pėrgjithshme
tė OKB-sė nė vitet 1963-1965. Ai ka qenė edhe
kryesues i Asamblesė sė Pėrgjithshme, nė vitin
2000-2001.
Harri Holkeri ka marrė pjesė edhe nė procesin paqėsor
nė Irlandėn Veriore.
Nė letrėn e z. Anan, dėrguar Kėshillit tė
Sigurimit, thuhet se Holkeri do tė arrijė nė Kosovė
brenda njė muaji.
|
-
- Presidenca
e Kosovės e mirepret emėrimin e shrfit tė ri tė UNMIK-ut
-
- Prishtinė,
26 korrik 2003 - Zyra e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim
Rugova, tha se e mirėpret emėrimin e administratorit tė ri
tė Kosovės, Harri Holker, duke shprehur besimin se ai do tė
vazhdojė procesin e bartjes sė kompetencave dhe se do ta
avancojė procesin drejt definimit tė statusit pėrfundimtar
tė Kosovės.
Skender Hyseni, Kėshilltar i Lartė Politik i Presidentit tė
Kosovės, tha se presidenca e mirėpret kėtė emėrim, duke
shpresuar se z. Holker do tė pėrqendrohet nė rimėkėmbjen
ekonomike tė Kosovės, nėpėrmjet pėrshpejtimit tė
procesit tė privatizimit dhe krijimit tė kuadrit tė nevojshėm
ligjor pėr tėrheqjen e investimeve nga jashtė, si dhe bashkėpunimit
tė mirė me institucionet e Kosovės.
"Presim qė pėrfaqėsuesi i ri special tė bashkėpunojė
ngushtė me institucionet kryesore, sidomos me presidentin, me
kryetarin e Parlamentit dhe me kryeministrin, edhe pėr ēėshtje
tė tjera tė rėndėsishme pėr Kosovėn, duke pėrfshirė
edhe ēėshtjen e definimit tė statusit pėrfundimtar tė
Kosovės", ka deklaruar z. Hyseni.
-
-
- Shi
dhe breshėr e copa akulli pėrfshinė komunėn e Podujevės
-
- Podujevė,
26 korrik 2003 - Nė Podujevė dhe nė disa fshatra tė kėsaj
komune, mbrėmė mbretėroi njė mot i lig, me shi tė rėmbyeshėm
e me erė dhe me breshėr tė madhėsisė edhe sa veja, qė
shkaktuan dėme tė mėdha materiale dhe disa persona tė lėnduar.
Disa familje janė evakuuar nga shtėpitė e tyre pėr shkak tė
vėrshimeve dhe rrezikut tė shembjes sė shtėpive.
Njoftimet nga Podujeva thonė se breshėri ka shkaktuar dėme
tė mėdha nė fshatrat veriore tė komunės, si: Pollatė, Kėrpimeh,
Metehi, Dobėrdol, Bajēinė, Bradash, Obranēė, Peran e tė
tjera, pastraj qyteti i Podujevės dhe disa fshatra nė jug tė
Podujevės, prej Sfeēlės e deri nė Bellopojė.
-
- Nė
kėto vendbanime u shkaktuan dėme tė shumta nė rrjetin
elektrik, nė objekte tė banimit dhe nė objekte tė tjera. Pėrgjegjėsit
e KEK-ut nė Podujevė premtuan se dėmet nė rrjetin elektrik
do tė evitohen sa mė shpejt qė ėshtė e mundur.
Komiteti i Krizės i pėrbėrė nga drejtuesit e Drejtorisė sė
Mbrojtjes Civile dhe Emergjencės, SHPK-sė, TMK-sė dhe
Brigadės sė Zjarrfikėsve u mblodh menjėherė pėr tė bėrė
vlerėsimin e dėmeve dhe planifikimin e masave tė nevojshme.
-
- Drejtoria
pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė i ka angazhuar tė gjithė
punėtorėt qė ta pėrcjellin gjendjen nė terren. Rreth 200
qytetarė kanė kėrkuar ndihmėn e organeve tė kuvendit
komunal, SHPK-sė etj. Njė numėr i konsiderueshėm qytetarėsh
kanė kėrkuar ndihmėn e mjekut nė Shtėpinė e Shėndetit nė
Podujevė.
Kryetari i kuvendit komunal, Agim Veliu, kėrkoi nga tė
gjitha institucionet qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat e
nevojshme pėr tejkalimin e situatės.
-
-
- Shpėrthim
afėr hyrjes sė Kuvendit komunal tė Podujevės
-
- Podujevė,
26 korrik 2003 - Mbrėmė, rreth 40 minuta pas mesnate, nė
qendėr tė qytetit, afėr Kuvendit tė Komunės nė Podujevė,
ka ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm, i cili i ka tronditur
banorėt e qytetit.
Komandanti i stacionit policor nė Podujevė, Wallace
Scullion, ka deklaruar se para hyrjes sė kuvendit tė komunės
duken qartė gjurmėt e shpėrthimit. Ai ka thėnė se pjesėtarėt
e KFR-it ēek dhe sllovak kanė bėrė hetimet e para lidhur
me shpėrthimin, kurse sot nė mėngjes nė vendin e ngjarjes
kanė dalė edhe pjesėtarėt e policisė sė UNMIK-ut dhe tė
Shqėrbimit Policor tė Kosovės.
Njė banor i ndėrtesės afėr Kuvendit tė Komunės ka
deklaruar se pas shpėrthimit janė dėgjuar edhe tė shtėna
armėsh tė lehta.
-
-
- Policia
i cilėson si akt kriminal shpėrthimet nė Mitrovicė
-
- Mitrovicė,
26 korrik 2003 - Zyrtarėt e policisė nė Mitrovicė vlerėsojnė
se shpėrthimet e tė enjtes nė Mitrovicė ishin akt kriminal
dhe jo sulm i organizuar terrorist. Kėtė vlerėsim ata e bėnė
pas rezultateve tė para tė hetimee tė zhvilluara pas shpėrthimeve.
Komandanti i policisė rajonale Beri Pollin ka pėrjashtuar
mundėsinė qė stacioni i policisė tė kishte qenė cak i
sulmit me bomba.
"Ky ishte njė akt kriminal dhe jo njė sulm i organizuar
terrorist" tha Pollin, i cili la tė hapur mundėsinė qė
shpėrthimet tė jenė pasojė e ndonjė qėrimi
hesapesh", tha z. Polin.
Ai tha se shpėrthimet e tė enjtes nė Mitrovicė nuk duket tė
kenė lidhje me shpėrthimet e mėhershme, si ai para
stacionit tė policisė nė Podujevė dhe shpėrthimet para
Gjykatės sė Qarkut dhe nė stacionin e policisė numėr 2 nė
Prishtinė.
Polin bėri tė ditur se 12 persona janė marrė nė pyetje
lidhur me shpėrthimet, ndėrsa dy prej tyre vazhdojnė tė
mbahen nė arrest. Identiteti i tė arrestuarve nuk ėshtė
njoftua.
-
-
- Autoritetet
e Dibrės kėrkojnė hapjen e njė vendkalimi tė ri kufitar
me Shqipėrinė
-
- Dibėr,
26 korrik 2003 - Kryeministri i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski,
dhe kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Ali
Ahmeti, qėndruan dje sė bashku nė qytetin e Dibrės, pėr
t'u njohur sė afėrmi me problemet e pushtetit vendor dhe me
gjendjen ekonomike.
Me pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal ata biseduan edhe lidhur
me funksionimin e pushtetit vendor, raportet ndėretnike,
investimet, ndarjen e re territoriale, krijimin e komunave tė
reja e tė tjera.
Bėhet e ditur se autoritetet e Dibrės kėrkuan hapjen e
vendkalimi tė ri kufitar me Shqipėrinė, nė kėtė zonė.
Vlerėsohet se nė kėtė mėnyrė do tė pengoheshin kalimet
tė paligjshme tė kufirit dhe incidentet e shpeshta kufitare.
-
-
- NATO
publikoi raportin pėr incidentin e vitit 2002 nė Krivenik,
ku ishin vrarė tre civilė
-
- Bruksel,
26 korrik 2003 - Dje, pas mė shumė se dy vjet hetimesh,
Aleanca Veriatlantike, bėri publik raportin lidhur me
incidentin e vitit 2001 nė fshatin Krivenik, afėr kufirit me
Maqedoninė, ku kishin humbur jetėn tre civilė, nė mesin e
tė cilėve ishte edhe gazetari i agjencisė Asoishted Press,
britaniku Kerim Luton.
Nė raport, megjithatė, nuk sqarohen tė gjitha rrethanat e
atij incidenti. Nė tė thuhet se nė atė kohė ka pasur njė
konflikt nė mes tė forcave tė ushtrisė maqedonase dhe pjesėtarėve
tė UĒK-sė, se ushtria maqedonase kishte ndėrmarrė njė
ofensivė nė atė zonė kufitare, kurse Ushtria Ēlirimtare
Kombėtare tėrhiqej nga territori i Maqedonisė nė drejtim tė
fshatit Krivenik.
-
- KFOR-i
qė e ka bėrė vėzhgimin e terrenit nga helikopteri ka parė
lėvizje tė ushtarėve, por askush nuk ka parė asgjė nė
momentin kur kanė rėnė predhat.
-
- Raporti
thotė se predhat kanė mundur tė bien nga tė dy anėt, nga
territori i Kosovės ose nga tėrritori i Maqedonisė, por nuk
mund tė konkludohet se cila palė i ka shkrehur ato. Sipas
numrave serikė tė predhave tė gjetura, mund tė konkludohet
se ato kanė qenė tė prodhimit tė Sllovenisė. Predha tė
tilla kanė pasur edhe UĒK-ja edhe Ushtria e Maqedonisė.
-
-
- Xhorxh
Bush urdhėron dėrgimin e trupave amerikane nė bregdetin e
Liberisė
-
- Uashingron,
26 korrik 2003 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka urdhėruar
dėrgimin e njė numri tė kufizuar tė trupave amerikane nė
ujrat territoriale tė Liberisė.
Z. Bush ka thėnė se qėllimi i kėtij misioni ėshtė
qė tė ndihmojė shėrbimet humanitare qė nė kthehen nė
Liberi, ku dje janė vrarė tė paktėn 26 vetė.
Trupat, tė cilat do tė shkojnė nė drejtim tė Liberisė
janė nga kontigjenti i helikopterė-mbajtėses USS Iwojima,
por ndoshta edhe nga anije tė tjera, me 2000 marinsa nė
bord.
-
- Deri
mė tash, Pentagoni nuk ka dhėnė hollėsi lidhur me misionin
e kėtyre trupave, duke thėnė se ende nuk ėshtė marrė
ndonjė vendim pėrfundimtar pėr pėrfshirjen direkte tė
amerikanėve nė kėtė vend tė pėrfshirė nga lufta
qytetare.
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan,
e ka pėrshėndetur vendimin e presidentit Bush.
-
-
- U
arrestuan 40 ish-oficerė tė ushtrisė nė Argjentinė
-
- Buenos
Aires, 26 korrik 2003 - Rreth 40 ish-oficerė tė ushtrisė
argjentinase janė arrestuar dhe pritet tė ekstradohen nė
Spanjė, pėr t'u gjykuar pėr akte kriminale dhe pėr
shkeljen e tė drejtave tė njeriut.
-
- Mė
i kėrkuari prej tyre ėshtė ish-kapiteni i marinės
argjentinase, Alfredo Astiz, i njohur me nofkėn
"Engjulli i Vdekjes', i cili tani ndodhet nė burg. Ai
mund tė gjykohet nė Spanjė, pasi qeveria argjentinase
anuloi dje njė dekret qė e ndalonte ekstradimin e shtetasve
tė vetė tė dyshuar pėr torturė dhe pėr vrasje gjatė tė
ashtuquajturės "Luftė e ndyrė".
Tė gjithė tė arrestuarit kėrkohen nga gjykatėsi Balthazar
Garzon, i cili njihet pėr pėrpjekjet qė ta gjykojė
ish-diktatorin kilean Augusto Pinoēet.
-
-
- Presidenti
Bush dhe kryeministri Abas optimistė pėr plabib e paqes pėr
Lindjen e Afėrt
-
- Uashington,
26 korrik 2003 - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara,
Xhorxh Bush, dhe kryeministri palestinez, Mahmud Abas, e kanė
cilėsuar tė frytshėm takimin e tyre nė Shtėpinė e Bardhė,
nė Uashington.
"Kryeministri Abas dhe unė kemi njė qėllim tė pėrbashkėt
- vendjen e paqes nė Tokėn e Shenjtė, midis dy shteteve tė
lira dhe tė sigurta, Palastinės dhe Izraelit. Arritja e kėtij
qėllimi do tė kėrkojė nga tė gjitha palėt qė tė pėrmbushin
pėrgjegjėsitė e veta", ka deklaruar z. Bush, duke e
kritikuar edhe ndėrtimin e murit tė sigurisė pėrgjatė dhe
brenda kufijve tė Bregut perėndimorė nga ana e Izraelit.
Kryeministri Mahmud Abas e ka falėnderuar presidentin Bush pėr
ndihmėn financiare dhėnė palestinezėve, duke i cilėsuar
ato si pėrpjekje tė pakursyera amerikane pėr mbėshtetjen e
planit tė paqes. Ai ka thėnė se ėshtė arritur progres nė
zbatimin e planit tė paqes, por ka shtruar edhe disa kėrkesa.
"Ėshtė arritur njė progres, por duhet bėrė hapa nė
drejtim tė lirimit tė tė burgosurve, heqjes sė bllokadės
ndaj presidentit Arafat, tėrheqies sė Izraelit nga rajonet
palestineze dhe lehtėsimit tė lirisė sė qarkullimit tė
palestinezėve", ka thėnė kryeministri Abas.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|