|
Gjakovė, 26 korrik 2003 /
Dr Besnik BARDHI
Dhuna e
intensifikuar kohėve
tė fundit qė po
ndodhė nė shumė qytete tė
Kosovės, nė formė tė shpėrthimeve dhe veprave tjera
kriminale enigmatike, te popullata e Kosovės padyshim ka zgjuar
dilema, pa siguri dhe shqetėsime tej mase.
Kėto ngjarje,
na rikujtojnė
periudhen e rrėnimit tė institucioneve tė Kosovės nė vitet e
90 ta. Nė atė kohė pushteti kolonialist
serb, pėr tė arsyetuar veprimet e veta kriminale dhe
ekspansioniste, nuk hezitonte , tė shpallte brenda dite fajtorin
kujdestar , dhe ai fajtor nuk ishte njė shqiptar, por e tėrė
popullate shqiptare e Kosovės.Kjo
teori e mbrapsht ,e anatemimit kolektiv tė shqiptarve kishte njė
synim tė vetėm, tė bindet opinioni ndėrkombėtar, kinse
shqiptarėt janė telashegjinjėt
e Ballkanit.
E gjithė kjo
propagandė, plasohej nga Beogradi, dhe pikėrisht kėtu ishte dhe
ėshtė epiqendra e
krimit tė organizuar shtetėror serb nė luften e shenjtė
antishqiptare e pėrkrahur dhe inspiruar nga ASHAS dhe Kisha
Ortodokse Serbe. Shumė vende tė botės , keto dezinformata si
formė e luftės speciale, i merrnin
me apo pa dashje si tė vėrteta...
Ajo ēka po
ndodhė kėtyre ditėve, para syve tė policisė ndėrkombėtare
dhe UNMIK-ut, ėshtė pasqyrė jo e mirė pėr punėn e tyre. E
gjithė kjo po ndodhė gjatė mandatit tė tyre dhe me tė drejtė
qytetarėt kėrkojnė ndriqimin e kėtyre rasteve dhe kapjen e
autorėve.
Janė mjaft
indikative veprat kriminale nė prag tė ndonjė ngjarje me rėndėsi
nė Kosovė. Njėra nga shumė kėto raste, qė vlenė tė pėrmendet
kėtu , ishte dhe djegia
e njė kishe ortodokse, njė ditė para vizitės sė Sekretarit tė
Pėrgjithėshėm tė OKB-sė, Kofi Anan!.
Administrata Ndėrkombėtare
nė Kosovė, ka policinė
e vetė dhe njė kontingjent ushtarak profesional
si dhe shumė subjekte tjera informative dhe kundėrinformative.
Fitohet pėrshtypja se qarqe tė caktuara pėrbrenda kėtyre
strukturave , nuk qajnė fare kokėn pėr plasimin e
informacioneve tė
ndryshme tė pa verifikuara , duke prejudikuar dhe
fabrikuar kėshtu shqiptarėt si fajtorė !!!.
Kush dhe pse i
bėnė kėto manipulime tė disfavorshme nė kėto periudha
shumė tė ndieshme qė po kalon Kosova.?
Nė llogari tė
kujt shkojnė tė gjitha kėto dhe kush paguan pėr kėtė?
Nga e gjithė
kjo, qytetari i thjesht kosovar
me tė drejtė dyshon se a mos
vallė nė mesin e tyre ka dhe tė atillė njerėz, tė cilėt
janė infiltruar nė kėto organizma dhe veprojnė
me mjeshtri nė rrėnimin dhe sabotimin e ēdo gjėje
pozitive nė Kosovė, pra
tė njėjtėt armiqė tė cilėt
punuan nė
vitet e 90 ta, pėr
shkatėrrimin e autonomisė sė Kosovės dhe ēdo gjėje qė pasojė...
Nėse bėhet njė
retrospektivė dhe analizė minucioze e kėtyre ngjarjeve gjatė kėtyre
viteve tė pasluftės, atėhere ato dyshime kan njė bazė reale.
Kohėve tė
fundit ky aktivitet ėshtė rritur tej mase pėr nga intenziteti
dhe vėrehet njė ofanzivė e vėrtetė e qarqeve tė errėta
antishqiptare. E gjithė kjo bėhet qėllimisht nė prag tė
zgjidhjes definitive tė statusit politik tė Kosovės dhe
dialogut tė mundeshėm Prishtinė Beograd.
Kriminelėt nė
terė botėn kan njė
emėrtim tė pėrbashkėt dhe si tė tillė duhet dėnuar dhe
denoncuar publikisht. Edhe ata qė lėshojnė dezinformata qėllimkėqija
dhe tendencioze, nė njollosjen e njė populli, nuk janė imun
para ligjit.
Si
ėshtė e mundur me gjithė kėtė potencial zbulimi dhe
kundėrzbulimi qė vepron nė Kosovė , tė mos gjinden
ende autorėt e krimeve?!.
Kush janė
dhe ku strehohen kėta demonė qė po ia gėrryjnė ngadal dheun
ndėr kėmbė popullit shqiptarė
tė Kosovės dhe aspiratės
sė tyre shekullore pėr paqe, liri dhe mėvetėsi?..
Pse vazhdimisht
synohet tė bėhet satanizimi
i luftės sė
drejtė tė shqiptarėve pėr
tė shporrė kasapet e Milosheviqit
nga kėto troje dhe balansimi nė mes tė kasapit dhe
viktimės?
Nuk duhet
harruar dhe fakti se nė Kosovė jetojnė dhe sillen lirishėm shumė diverzantė dhe
kriminelė serbe. Pėr ata, lufta e tyre e shenjtė ende
vazhdon , ashtu si nuk ka pėrfunduar dhe lufta e popullit tė
Kosovės pėr mėvetėsi.
Shqiptarėt shumė
lehtė e njohin dhe e duan mikun e vėrtetė, mirėpo ėshte koha
e fundit tė bėhet me gisht nė
disa qarqe antishqiptare qė veprojnė legalisht dhe nė kuadėr tė
institucionit, e tė cilėt kan paga tė dyfishta.
|