|
 |
|
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kryesia e LDK-sė vlerėson se sulmi i mbrėmshėm nė Mitrovicė ėshtė
sulm kundėr tė ardhmes sė Kosovės dhe pavarėsisė
sė saj.
"Lajmi pėr aktin e mbrėmshėm kriminal-
terrorist nė Mitrovicė, ku humbi jetėn njė qytetar
dhe u plagosėn katėr tė tjerė, ishte tejet i rėndė
dhe shqetėsues.
|
-
- Ky akt,
si edhe aktet tjera tė ditėve tė fundit, ėshtė dėshmi e
qartė dhe argument i fuqishėm se nė Kosovė, pėrkundėr
progresit dhe zhvillimeve gjatė viteve tė pasluftės, ka
individė dhe grupe qė janė tė interesuar dhe punojnė kundėr
stabilitetit politik, kundėr rendit demokratik, kundėr tė
ardhmes sė Kosovės dhe pavarėsisė sė saj.
Padyshim, njerėzit e tillė kanė pėr qėllim dhe synim qė
nė Kosovė tė krijojnė pasiguri dhe, nė kėtė mėnyrė, tė
zbehin imazhin e Kosovės para botės demokratike.
LDK-ja i dėnon ashpėr aktet e tilla dhe kėrkon nga policia
e UNMIK-ut, SHPK-ja, KFOR-i dhe organet e hetuesisė qė
kryesit e veprave tė tilla tė nxirren sa mė parė para
organeve tė drejtėsisė.
LDK-ja u bėn apelo tė gjithė qytetarėve tė Kosovės qė tė
kenė kujdes dhe tė jenė vigjilentė, nė mėnyrė qė tė
ruhet trendi i pėrmirėsimit tė gjendjes sė sigurisė nė
Kosovė.
Familjes sė tė ndjerit i shprehim ngushėllimet mė tė
thella, ndėrsa tė lėnduarve urojmė shėrim sa mė tė
shpejtė", thuhet nė reagimin e Kryesisė sė LDK-sė.
|
|