| |
 |
|
|
|
25.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte 25 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova dėnoi ashpėr
shpėrthimet e mbrėmshme nė Mitrovicė
-
Nexhat Daci dėnoi shpėrthimet nė
Mitrovicė
-
KMDLNJ e cilėson akt terrorist
sulmin e mbrėmshėm nė Mitrovicė
-
Ministria e Jashtme e Shqipėrisė
gjykon serinė e sulmeve tė fundit nė Kosovė
-
Nexhat Daci: "Kosova ėshtė
vend kyē pėr stabilizimin e rajonit"
-
Skender Hyseni: "Statusi i
Kosovės do tė vendoset nė bazė tė vullnetit politik tė
popullit tė Kosovės"
-
Nexhat Daci priti pėrfaqėsuesit
e AKM-sė
-
Ministri Zef Morina vizitoi sot
Pejėn
-
Agim Ēeku priti Marek Antoni
Novickin
-
Policia e UNMIK-ut: "Sulmi me
granata ėshtė akt terrorist kundėr Kosovės"
-
Faruk Spahia: "Shpėrthimet nė
Mitrovicė synojnė destabilizimin
-
Kryesia e LDK-sė e dėnon fuqishėm
sulmin e mbrėmshėm nė Mitrovicė
-
Xheladin Rama ėshtė lėshuar nga
spitali
-
Alarm i rremė pėr mjet shpėrthyes
nė Podujevė
-
Lutfi Haziri: Bojkoti nuk ėshtė
interesin e askujt nė Gjilan
-
Bashkim Rama vizitoi sot Gjilanin
-
Gjilani kėrkon hapjen e njė pike
kufitare nė Stanēiq
-
Sot nė Gjilan hapet manifestimi
kulturor "Gurra popullore 2003"
-
AER mbėshtet njė program pėr pėrmirėsimin
e kushteve tė banimit nė Kosovė
-
Sajmon Hajzellok: UNMIK-u do tė
jetė asnjanės nė bisedimet shqiptaro-serbe
-
Nė dy shpėrthimė qė ndodhėn
mbrėmė nė Mitrovicė humbi jetėn njė dhe u plagosėn katėr
kalimtarė rasti
-
Ēarls Brajshou: "Rezoluta
1244 e lė tė hapur statusin e Kosovės"
-
Peter Rondorf: "Bashkėsia ndėrkombėtare
nuk ka dėshtuar nė Mitrovicė"
-
Nė Ēikatovė tė Vjetėr ka
filluar zhvarrimi i 117 kufomave
-
Pėrmirėsohet situata energjetike
nė Kosovė - redukimet do tė jenė 5 me rrymė dhe 1 pa tė
-
Erik Mekinli thotė se PTK ėshtė
pronė e AKM-sė
-
U largua nga Kosova aeroplani i
fundit me eprorė tė KFOR-it rus
-
Policia e Malit tė Zi mori edhe
formalisht kontrollin e kufijve me Kosovėn
-
Kryetari i KK tė Preshevės Skėnder
Destani ka dhėnė dorėheqje
-
Pauell shpreh mbėshtetje pėr
reformat nė Serbi e Mal tė Zi
-
Forcat amerikane kanė arrestuar
sot 16 persona nė Bagdad
-
Tė paktėn 11 civilė janė vrarė
nė kuartin diplomatik nė Monrovia
-
Njė ushtar izraelit e ka vrarė
njė fėmijė palestinez pesėvjeēar dhe ka plagosur dy
motrat e tij
-
Nė luftimet e sotme nė Nepal ėshtė
vrarė njė kryengritės maoist
-
Njė bombė ka shpėrthyer pranė
njė gjykate nė Spanjė dhe ka plagosur njė person
-
Njė burg palestinez ėshtė
goditur me granatė - 10 tė burgosur janė plagosur
-
Njė gjykatės argjentinas ka urdhėruar
arrestimin e 46 ish-zyrtarėve tė lartė ushtarakė
-
Bėhen publike fotografitė e
kufomave tė djemve tė Sadamit
-
Kongresi amerikan kritikon shėrbimet
sekrete pėr shkak tė sulmeve tė 11 shtatorit
-
Shtohet ankthi nė Liberi
|
|
|
|
|
|
- Presidenti
Rugova dėnoi ashpėr shpėrthimet e mbrėmshme nė Mitrovicė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, dėnoi ashpėr
shpėrthimet e mbrėmshme nė Mitrovicė, duke i cilėsuar
si akte kriminale tė drejtuara kundėr lirisė dhe pavarėsisė
sė Kosovės.
"I dėnojmė ashpėr shpėrthimet e mbrėmshme nė
Mitrovicė, afėr stacionit tė policisė, ku u vra Kadir
Rashiti, dhe u lėnduan rėndė katėr persona.
Kėto akte kriminale qė po bėhen nė Kosovė qe njė javė,
janė tė drejtuara kundėr institucioneve demokratike tė
Kosovės dhe kundėr jetės sė qytetarėve tė Kosovės. Po
ashtu, kėto akte kriminale janė tė drejtuara kundėr
lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, qė po e ndėrtojmė
pėrditė e mė shumė.
Kėrkojmė nga policia t'i ndjekė aktorėt e krimeve tė
tilla dhe t'i nxjerr para drejtėsisė sė Kosovės. Aktorėt
e veprave tė tilla kriminale veprojnė edhe kundėr tė
ardhmes sė fėmijve tė tyre.
Familjes Rashiti i shprehim ngushėllimet tona tė thella
dhe tė lėnduarve u dėshirojmė shėrim tė shpejtė",
thuhet nė deklaratėn e Presidentit tė Kosovės, dr.
Ibrahim Rugova.
-
-
- Nexhat
Daci dėnoi shpėrthimet nė Mitrovicė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, e dėnoi
ashpėr sulmin e mbrėmshėm nė afėrsi tė stacionit tė
policisė nė Mitrovicė.
"Tė gjithė ne jemi tė shokuar me ngjarje tė kėtilla",
deklaroi z. Daci, duke theksuar se ato janė tė drejtuara
kundėr imazhit tė mira qė e ka fituar Kosova.
"Cili prej nesh ka menduar qė katėr vjetėsh nė liri
nuk do tė jetė i sigurtė as nė korzo, as nė vendbanim,
as nė vendin e punės?", shtroi pyetjen z. Daci.
Ai kėrkoi njė bashkėpunim mė tė fmirė midis qytetarėve
dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe njė profesionalizėm
mė tė lartė tė shėrbimeve tė sigurisė.
-
-
- KMDLNJ
e cilėson akt terrorist sulmin e mbrėmshėm nė Mitrovicė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive
tė Njeriut nė Prishtinė, nėpėrmjet njė deklarate pėr
shtyp, e dėnon ashpėr sulin e mbrėmshėm nė Mitrovicė.
"Ditėve tė fundit nė Kosovė janė shpeshtuar sulmet
ndaj stacioneve policore dhe objekteve tė institucioneve tė
tjera. Sulmi i mbrėmshėm nė Mitrovicė ėshtė vetėm njėri
prej kėtyre sulmeve. Ky sulm pati pasoja mė tė rėnda -
njė qytetar i vdekur dhe sė paku 6 tė tjerė tė lėnduar
(sipas njoftimeve tė Qendrės Rajonale tė KMDLNJ-sė nė
Mitrovicė).
Sikurse nė shumicėn e rasteve tė sulmeve tė kėtilla apo
tė ngjashme autori apo autorėt e sulmeve dhe motivet pėr
kėtė mbeten tė panjohura.
-
- Por, njė
gjė ėshtė mė se e qartė - kushdo qofshin autorėt e kėtyre
sulmeve, pasojat e tyre po bėhen gjithnjė e mė tė rėnda
dhe mė serioze: plagosja dhe humbja e jetėve tė njerėzve
si dhe dėmet materiale, pa i anashkaluar edhe dėmet dhe
pasojat e tjera, pra rrėnjosja e frikės dhe e pasigurisė
te qytetarėt dhe tendenca pėr destabilizimin dhe krijimin
e kaosit nė Kosovė.
KMDLNJ e vlerėson kėtė akt tė tmerrshėm si akt
terrorist tė drejtuar kundėr jetės dhe sigurisė sė
qytetarėve dhe pėrpjekje pėr destabilizimin e Kosovės,
pikėrisht tash nė kohėn kur Kosova po veēohej si njė
vend me ngritje tė nivelit tė sigurisė dhe tė pėrparimit
tė demokracisė.
Ėshtė koha e fundit qė tė parandalohen kėto dhe akte tė
tjera tė ngjashme. Policia duhet tė angazhohet shumė mė
tepėr dhe mė seriozisht pėr ndriēimin e akteve tė tilla
dhe zėnien e autorėve tė tyre. Nė kėtė aspekt edhe
qytetarėt duhet tė bashkėpunojnė mė shumė me policinė.
-
- Ndriēimi i kėtyre akteve dhe vėnia e autorėve
tė tyre para organeve tė drejtėsisė ėshtė nė interes
tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės", thuhet nė
deklaratėn e KMDLNJ.
-
-
- Ministria
e Jashtme e Shqipėrisė gjykon serinė e sulmeve tė fundit
nė Kosovė
-
- Tiranė,
25 korrik 2003 - Ministria e Punėve tė Jashtme shpreh keqardhjen pėr serinė e
sulmeve qė kanė ndodhur gjatė kėsaj jave nė qytete tė
ndryshme tė Kosovės, tė cilat janė pritur me indinjatė
nga qytetarėt e saj.
"Shpėrthimet e fundit qė kanė ndodhur nė Prishtinė,
e mė pas nė Mitrovicė, ku humbi jetėn edhe njė banor i
kėtij qyteti, janė akte tė patolerueshme, dhe si tė
tilla janė maksimalisht tė dėnueshme nga ēdo individ apo
shoqėri demokratike.
Veprime tė tilla kriminale tė cilat synojnė prishjen e
ekuilibrave tė brendshėm si dhe ngrirjen e procesit tė
kthimit dhe integrimit tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė,
nuk do tė mund tė zbehin arritjet pozitive tė deritashme
qė janė shėnuar nė drejtim tė stabilitetit dhe sigurisė
atje.
Shprehim bindjen se UNMIK-u, institucionet vetėqeverisėse
dhe populli i Kosovės do tė pėrballojnė denjėsisht ēdo
provokacion qė cenon sigurinė dhe nxit destabilitetin nė
Kosovė, duke bashkėpunuar ngushtė pėr tė nxjerrė pėrpara
drejtėsisė autorėt e kėtyre akteve tė shėmtuara",
thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme
tė Shqipėrisė.
-
-
- Nexhat
Daci: "Kosova ėshtė vend kyē pėr stabilizimin e
rajonit"
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci,
priti sot shefin e Zyrės sė Holandės nė Kosovė, Peter
Bas Baker, i cili u interesua lidhur me fillimin e
bisedimeve midis Prishtinės e Beogradit.
Pas takimit, z. Daci deklaroi se Qeveria e Kosovės e gėzon
pėrkrahjen e plotė tė kuvendit pėr fillimin e kėtyre
bisedimeve. Ai tha se zgjidhja sa mė e shpejtė e problemit
tė Kosovės ėshtė me interes tė shumanshėm, jo vetėm pėr
qytetartėt e saj.
"Kosova ėshtė vend kyē pėr stabilizimin e
rajonit", thekdsoi z. Daci.
Ai tha se 13 nga 14 partitė parlamentare janė pėr pavarėsi,
tė cilėn e vėshtrojnė si zgjidhjen mė fatlume pėr
Kosovėn, dhe shtoi se institucionet dhe qytetarėt e Kosovės
janė pėr hapėsirė tė lirė qarkullimi, pra pėr kufij tė
hapur, ashtu si tė shteteve tė Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, tha se institucionet e
Kosovės angazhohen pėr kthimin e serbėve dhe tė
zhvendosurve tjerė, duke vlerėsuar se ky proces ėshtė njė
prej faktorėve pėr procese tė tjera tė stabilizimit tė
gjendjes nė Kosovė.
-
-
- Skender
Hyseni: "Statusi i Kosovės do tė vendoset nė bazė tė
vullnetit politik tė popullit tė Kosovės"
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Skender Hyseni, Kėshilltar i Lartė Politik i
Presidentit tė Kosovės, vlerėson se statusi i Kosovės do
tė vendoset nė bazė tė vullnetit politik tė popullit tė
Kosovės.
-
- Nė
deklaratėn e z. Hyseni thuhet:
"Statusi i Kosovės do tė vendoset nė bazė tė
vullnetit politik tė popullit tė Kosovės dhe me miqtė e
Kosovės, e kjo ėshtė pavarėsia e Kosovės, e shpallur mė
1991 dhe e verifikuar me referendum nė tė njėjtin vit.
Deklaratat irituese dhe krejtėsisht tė papranueshme tė
Beogradit, tė transmetuara pėrmes Ēoviqit, kanė pėr qėllim
destabilizimin e Kosovės dhe rajonit nė pėrgjithėsi.
Kjo fushatė e Beogradit bėhet nė kohėn kur Kosova, me pėrkrahjen
e bashkėsisė ndėrkombėtare, po e shton progresin nė tė
gjitha fushat e jetės e nė tė mirė tė tė gjithė
qytetarėve tė saj", thuhet nė deklaratėn e z.
Hyseni.
-
-
- Nexhat
Daci priti pėrfaqėsuesit e AKM-sė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci,
priti sot zėvendėsdrejtorin e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit
(AKM), Ahmet Shalėn, dhe kryesuesin e procesit tė
privatizimit nė AKM, Johanes Johanson. Nė takim u bisedua
pėr procesin e privatizimit dhe pėr bashkėpunimin midis e
AKM-sė dhe Kuvendit tė Kosovės.
Pas takimit, z. Daci shprehu mbėshtetje pėr punėn e AKM-sė
lidhur me procesin e privatizimit nė Kosovė, duke e vlerėsuar
atė si faktor tė pėrshpejtimit tė zhvillimit ekonomik tė
Kosovės. Me kėtė rast, ai u bėri apel biznismenėve
kosovarė qė tė bashkojnė mjetet dhe t'i blejnė ndėrmarrjet
shoqėrore.
Z. Daci i cilėsoi tė dėmshme grevėn e pėrgjithshem, tė
paralajmėruar nga Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė
Kosovės, pėr datėn 3 shtator. Ai tha se ky do tė ishte
njė hap qė do tė shkaktonte paralizimin e ekonomisė dhe
do tė ishte njė hap prapa nė proceset zhvillimore.
Z. Johanson nga ana e tij shpreh i kėnaqur me qasjen e
Kuvendit tė Kosovės ndaj procesin e privatizimit. Ai tha
se takimi i sotėm ėshtė edhe njė dėshmi e transparencės
sė punės sė AKM-sė rreth privatizimit.
Ndėrekaq, z. Shala theksoi se privatizimi ėshtė sfida
kryesore pėr tė gjitha shoqėritė nė tranzicion. Ai
theksoi se AKM-ja ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė me
institucionet e Kosovės, me qėllim tė avancimit tė
procesit tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
-
-
- Ministri
Zef Morina vizitoi sot Pejėn
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Ministri i Transportit e Postė Telekomunikacionit
tė Kosovės, Zef Morina, vizitoi sot Pejėn, ku u takua me
drejtues tė pushtetit lokal lidhur me infrastrukturėn
rrugore. Nė kėtė takim u bisedua edhe pėr mundėsitė e
ndėrtimit tė rrugės Pejė - Rugova dhe pėrpėrfundimin e
disa segmenteve tė rrugės qė lidh me fshatrat e Lugut tė
Baranit.
Ministri Morina deklaroi se rruga Pejė - Rugova ka rėndėsi
tė veēantė jo vetėm pėr Pejėn, por pėr mbarė Kosovėn.
Ai shprehu bindjen se Ministria dhe Kuvendi Komunal i Pejės
do tė gjejnė mundėsi pėr realizimin e kėtyre dy
projekteve.
-
-
- Agim
Ēeku priti Marek Antoni Novickin
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Komandanti i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė
Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), gjeneral-lejtnant
Agim Ēeku, priti sot ombudspersonin e Kosovės, Marek
Antoni Novickin. Nė takim u bisedua pėr respektimin e tė
drejtave tė pjesėtarėve tė TMK-sė.
Nė njoftim thuhet se gjeneral Ēeku ka shprehur shqetėsimin
e tij lidhur me masat disiplinore ndaj pjesėtarėve tė
TMK-sė. Ai ka thėnė se pezullimi apo largimi i pjesėtarėve
tė TMK-sė duhet tė jetė i bazuar nė ligj, tė jetė
transparent dhe i mbėshtetur nė fakte.
Me kėtė rast, ai kėrkoi nga institucioni i ombudspersonit
mbėshtetje pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pjesėtarėve
tė TMK-sė.
-
-
- Policia
e UNMIK-ut: "Sulmi me granata ėshtė akt terrorist
kundėr Kosovės"
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Policia e UNMIK-ut e ka cilėsuar si sulm
terrorist i drejtuar kundėr saj dhe Kosovės nė tėrėsi
sulmin e mbrėmshėm nė Mitrovicė.
Komandati i policisė rajonale nė Mitrovicė, Berri Polin,
ka bėrė tė ditur se disa persona janė marrė nė pyetje,
dy prej tė cilėve dyshohet tė kenė qenė tė pėrshirė
nė sulm.
"Ne jemi duke intervistuar njė numėr dėshmitarėsh
lidhur me kėtė rast. Nė veēanti jemi tė interesuar pėr
dy persona qė janė marrė nė pyetje dhe janė
paraburgosur", ka thėnė Polin.
Ai ka bėrė tė ditur se ata janė banorė tė Mitrovicės,
por nuk ka njoftuar identitetin e tyre.
Sipas policisė, motivet e sulmeve ndaj organeve policore
dhe atyre tė drejtėsisė, mund tė jenė tė lidhura me
vendimin e trupit gjykyes ndėrkombėtar tė Gjykatės sė
Qarkut nė Prishtinė pėr dėnimin e katėr eprorėve tė
ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė njohur si grupi
tė Llapit.
-
-
- Faruk
Spahia: "Shpėrthimet nė Mitrovicė synojnė
destabilizimin
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kryetari i komunės sė Mitrovicės, Faruk Spahia,
ka dėnuar fuqishėm ulmet e mbrėmshme me bomba nė
Mitrovicė, tė cilat lanė njė tė vdekur dhe 4 tė
plagosur.
"Mendoj se ėshtė njė akt shumė i shėmtuar, tė
cilin e dėnojnė besoj tė gjithė qytetarėt e Mitrovicės,
pa marrė parasysh motivet," ka thėnė Spahia.
"Kujtoj se ku akt i ėshtė drejtuar destabilizimit tė
Mitrovicės dhe ėshtė njė ngarkesė shtesė pėr Mitrovicėn,
e cila po ballafaqohet me probleme tė shumta", ka
shtuar ai.
Faruk Spahia ka thėnė se kishte shpresuar se Mitrovica do
tė kursehej nga sulmet e tilla.
-
-
- Kryesia
e LDK-sė e dėnon fuqishėm sulmin e mbrėmshėm nė
Mitrovicė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Kryesia e LDK-sė vlerėson se sulmi i mbrėmshėm
nė Mitrovicė ėshtė sulm kundėr tė ardhmes sė Kosovės
dhe pavarėsisė sė saj.
"Lajmi pėr aktin e mbrėmshėm kriminal- terrorist nė
Mitrovicė, ku humbi jetėn njė qytetar dhe u plagosėn katėr
tė tjerė, ishte tejet i rėndė dhe shqetėsues.
Ky akt, si edhe aktet tjera tė ditėve tė fundit, ėshtė
dėshmi e qartė dhe argument i fuqishėm se nė Kosovė, pėrkundėr
progresit dhe zhvillimeve gjatė viteve tė pasluftės, ka
individė dhe grupe qė janė tė interesuar dhe punojnė
kundėr stabilitetit politik, kundėr rendit demokratik,
kundėr tė ardhmes sė Kosovės dhe pavarėsisė sė saj.
Padyshim, njerėzit e tillė kanė pėr qėllim dhe synim qė
nė Kosovė tė krijojnė pasiguri dhe, nė kėtė mėnyrė,
tė zbehin imazhin e Kosovės para botės demokratike.
LDK-ja i dėnon ashpėr aktet e tilla dhe kėrkon nga
policia e UNMIK-ut, SHPK-ja, KFOR-i dhe organet e hetuesisė
qė kryesit e veprave tė tilla tė nxirren sa mė parė
para organeve tė drejtėsisė.
LDK-ja u bėn apelo tė gjithė qytetarėve tė Kosovės qė
tė kenė kujdes dhe tė jenė vigjilentė, nė mėnyrė qė
tė ruhet trendi i pėrmirėsimit tė gjendjes sė sigurisė
nė Kosovė.
Familjes sė tė ndjerit i shprehim ngushėllimet mė tė
thella, ndėrsa tė lėnduarve urojmė shėrim sa mė tė
shpejtė", thuhet nė reagimin e Kryesisė sė LDK-sė.
-
-
- Xheladin
Rama ėshtė lėshuar nga spitali
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Nga Qendra Emergjente e Prishtinės njoftohet se
Xheladin Rama, i cili ishte plagosur nė sulmin e mbrėmshėm
me bomba nė Mitrovicė, ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore,
prandaj ai ėshtė lėshuar nė shtėpi.
Ndėrkaq, Burim Tahiri, ėshtė transferuar pėr shėrim tė
mėtejmė nė Klinikėn Ortopedike tė Qendrės Klinike
Universitare tė Kosovės. Personali i kėsaj klinike
njofton se gjendja shėndetėsore e tij ėshtė stabile dhe
jashtė rrezikut pėr jetė.
-
-
- Alarm
i rremė pėr mjet shpėrthyes nė Podujevė
-
- Podujevė,
24 korrik 2003 - Zėvendės-komandanti i Batalionit tė Tretė ēeko-sllovak
tė KFOR-it, majori Vojtech Mojzes, dhe zėdhėnėsi Michal
Prejzek, njoftuan sot pėr njė njoftim tė rremė pėr
vendosjen e njė mjeti shpėrthyes nė rrugėn "Zahir
Pajaziti", afėr stacionit tė autobusėve nė Podujevė.
"Sot nė orėn 3:00 tė mėngjesit, nga policia e
UNMIK-ut, e kemi marrė njė informatė pėr vendosjen e njė
jeti shpėrthyes, qė konstatua se ishte alarm i rrejshėm",
tha majori Mojzes.
Ai tha se ekipi i specializuar pėr mjete shpėrthyese,
policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i kanė dalė menjėherė nė
vendin e ngjarjes, e kanė siguruar vendin ku dyshohej se
kishte mjet shpėrthyes dhe e kanė evakuuar popullatėn.
Oparacioni ka zgjatur deri rreth orės 7:30.
Mojzes dhe Prejzek u bėnė apel qytetarėve qė tė mos
dezinformojnė dhe tė alarmojnė nė mėnyrė tė rrejshme,
sepse kjo vėshtirėson pėrpjekjet e KFOR-it dhe policisė
pėr sigurinė e qytetarėve.
Zyrtarėt e KFOR-it nė Podujevės vlerėsuan se, pavarėsisht
prej incidenteve qė ndodhėn ditėt e fundit, situata e
sigurisė nė kėtė komunė ėshtė e qetė.
-
-
- Lutfi
Haziri: Bojkoti nuk ėshtė interesin e askujt nė Gjilan
-
- Gjilan,
25 korrik -
Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Gjilanit Lutfi Haziri
ėshtė optimist se gjendja aktuale do tė tejkalohet. Ai
shprehu bindjen se kėshilltarėt e PDK-sė do t'i japin
fund bojkotit tė punės sė kuvendit dhe se mosmarrėveshje
ndėrmjet kėshilltarėve tė LDK-sė do tė tejkalohen.
"Bojkoti nuk ėshtė interes i askujt", theksoi
Lutfi Haziri, duke u bėrė apel kėshilltarėve komunalė qė
luftėn politike ta bėjnė brenda kuvendit dhe jo jashtė
tij.
Ai theksoi se nuk do tė lejojė qė Kuvendi Komunal tė bėhet
vėnd akuzash kundėr njerėzve.
"Me ata qė i kanė abuzuar ose i kanė tejkaluar
autorizimet e veta le tė merren organet e drejtėsisė",
theksoi Haziri.
-
-
- Bashkim
Rama vizitoi sot Gjilanin
-
- Gjilan,
25 korrik 2003 - Shefi i Zyrės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, Bashkim Rama, vizitoi
sot Gjilanin, ku u prit nga kryetari i kuvendit tė komunės,
Lufti Haziri.
Pas takimit, z. Rama deklaroi se Gjilani ėshtė njė nga
shembujt mė tė mirė pėr pėrparimin e bėnė nė Kosovė.
Ai i vlerėsoi arritjet e deritashme nė Kosovė dhe shtoi
se Kosova ka nevojė edhe mė tutje pėr ndihmėn e faktorit
ndėrkombėtar.
Z. Rama u angazhua pėr avancimin e procesit tė kthimit tė
tė zhvendosurve, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre
etnike, por theksoi se kthimi duhet tė bėhet nė mėnyrė
vullnetare.
"Askush nuk duhet tė detyrohet pėr t'u kthyer, sepse
detyrimi ėshtė shkelje e tė drejtave tė njeriut. Por,
detyra juaj ėshtė qė tė krijoni kushtet e duhura pėr tė
gjithė ata qė dėshironė tė jetojnė nė Kosovė",
theksoi shefi i Zyrės sė Shqipėrisė nė Prishtinė,
Bashkim Rama.
Gjatė qėndrimit nė Gjilan, z. Rama u njoh nga kryetari i
kuvendit tė komunės Lutfi Haziri me pėrparimet qė janė
bėrė nė kėtė komunė.
Z. Haziri shprehu edhe interesimin pėr avancimin e bashkėpunimit
tė komunės sė Gjilanit me qytetet e Shqipėrisė.
-
-
- Gjilani
kėrkon hapjen e njė pike kufitare nė Stanēiq
-
- Gjilan,
25 korrik 2003 - Gjilani do t'ia dėrgojė sė shpejti Qeverisė sė Kosovės kėrkesėn
pėr hapjen e njė vendkalimi kufitar midis Kosovės e
Maqedonisė, nė fshatin Stanēiq, bėri sot tė ditur
kryetari i kuvendit tė komunės, Lutfi Haziri.
Ai tha ėshtė optimist qė edhe Qeveria e Maqedonisė do ta
pėrkrahė hapjen e portave tė reja kufitare midis dy
vendeve, sepse ato krijojnė mė shumė mundėsi pėr
qarkullimin e njerėzve dhe tė mallrave nė rajon.
Z. Haziri tha se njė vendkalim tjetėr kufitar mund tė
hapet edhe nė Myēibabė, ku pas vendosjes sė policisė
doganore do tė mund tė qarkullonin edhe mallrat. Tash pėr
tash ruga Gjilan-Preshevė shfrytėzohet pėr transportin e
udhėtarėve dhe biznes pėr paligjshėm, ka thėnė Haziri.
Ai tha se procesi i bashkėpunimit rajonal inkurajohet edhe
nga Pakti i Stabilitetit dhe Instituti pėr Bashkėpunim
Lindje-Pėrendim. Pėrfaqėsuesja e kėtij instituti ka
ardhur nė kėtė rajon pėr tė bėrė identifikimin e
projekteve me interes tė pėrbashkėt pėr Gjilanin,
Kumanovėn dhe Preshevė.
-
-
- Sot
nė Gjilan hapet manifestimi kulturor "Gurra popullore
2003"
-
- Gjilan,
25 korrik 2003 - Manifestimi kulturor "Gurra popullore", i cili mbahet pėr
herė tė dytė nė Gjilan, do fillojė sot me njė
parakalim nėpėr qytet tė shoqėrive pjesėmarrėse.
Organizatori i manifestimit ka paralajmėruar pjesėmarrjen
e shoqėrive nga tė gjitha trevat shqiptare. Pėr tri netė
rresht, publiku i Gjilanit do tė ketė mundėsi tė njihet
me folklorin burimor tė zonave tė ndryshme shqiptare.
Pjesėmarrėsve mė tė pėlqyer tė kėtij manifestimi
triditėsh do t'u ndahen shpėblime dhe mirėnjohje.
-
-
- AER
mbėshtet njė program pėr pėrmirėsimin e kushteve tė
banimit nė Kosovė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim (AER) do tėmbėshtesė
realizimin e njė programi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė
banimit nė Kosovė, nėpėrmjet kredive pėr qytetarė.
Ndarja e kredive do tė bėhet nepėrmjet dy bankave
komerciale kosovare: Kasabankės dhe Bankės Provate tė
Biznisit.
-
- Secilės
prej kėtyre bankave u janė dhėnė nga 1 milionė euro nga
Fondi Evropian pėr Kosovėn. Kėto banka do tė ndajnė
edhe mjete nga fondet vetanake si shtesė pėr realizimin e
kėtij programi.
Vlera e kredive qė do tė ndahen nė kuadrin e kėtij
programi do tė jetė mėsatarisht 4 mijė euro, ndėrsa
afati i kthimit do tė jetė deri 5 vjet.
Marrėveshja kornizė pėr realizimin e kėtij programi u nėnshkrua
mbrėmė nė Prishtinė, nga pėrfaqėsuesit e Agjencisė
Evropiane pėr Rindėrtim, Bankės Gjermane pėr Zhvillim
(KFW), Kasabankės dhe Bankės Private tė Biznisit.
Drejtori i Kasabankės, Milazim Abazi, deklaroi se kjo marėveshje
ka rėndėsi tė veēantė, jo vetėm pėr pėrmirėsimin e
kushteve tė jetesės sė qytetarėve tė Kosovės, por edhe
pėr shkak se ajo shėnon fillimin e bashkėpunimit tė
institucioneve ndėrkombėtare financiare me sistemin bankar
tė Kosovės.
Ndėrkaq, drejtori i Bankės Private tė Biznisit, Islam
Zeka, shprehu bindjen se kjo marrėveshje shėnon fillimin e
realizimit tė projekteve tė tjera pėr pėrkarahjen e
zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
-
-
- Sajmon
Hajzellok: UNMIK-u do tė jetė asnjanės nė bisedimet
shqiptaro-serbe
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Drejtori pėr informim i UNMIK-ut, Sajmon
Hajzellok, ka deklaruar se administrata e Kombave tė
Bashkuara do tė jetė e paanshme nė bisedimet midis
Prishtinės e Beogradit.
"Nė bisedat e ardhshme shqiptaro-serbe UNMIK-u nuk do
tė mbėshtesė asnjėrėn anė dhe, nėse bisedat pėr ēėshtjet
praktike nisen nė drejtim tė mirė do tė mund tė
vazhdonin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės", ka
thėnė Hajzellok nė njė intervistė pėr TV
"Most" tė Zveēanit.
Sipas Hajzellokut, zgjidhja pėrfundimtare e statusit tė
Kosovės, pa i marrė parasysh platformat dhe dėshirėn e tė
dyja palėve, do tė jetė rezultat i kompromisit.
Sajmor Hajzellok ka thėnė se gjatė gjashtė muajve tė
parė tė kėtij viti nė Kosovė janė kthyer rreth 1.200
serbė. Ai ka vlerėsuar se pohimet e Beogradit zyrtar pėr
gjendjen e keqe tė sigurisė nė Kosovė po e dėmtojnė
procesin e kthimit tė tė zhvendosurve.
-
-
- Nė
dy shpėrthimė qė ndodhėn mbrėmė nė Mitrovicė humbi
jetėn njė dhe u plagosėn katėr kalimtarė rasti
-
- Mitrovicė,
25 korrik 2003 - Mbrėmė, nė qendėr tė Mitrovicės, shpėrthyen
dy bomba dore, tė cilat shkaktuan lėnduan rėndė e lehtė
pesė kalimtarė tė rastit, njėri prej tė cilėve, Kadir
Rashiti 32-vjeēar, ndėrroi jetė nė spitalin maroken nė
Mitrovicė.
Kevin Krill, zėdhėnės i policisė sė UNMIK-ut nė
Mitrovicė, dhe Besim Hoti zėdhėnės i Sėrbimit Policor tė
Kosovės, konfirmuan se shpėrthimi i bombave ndodhėn rreth
orės 21:20, afėr shtabit rajonal tė policisė.
Kirurgu kujdestar nė Qendrėn Mjekėsore nė Mitrovicė
konfirmoi se rreth orės 21:30 nė kėtė qendėr spitalore
u dėrguan pesė persona me lėndime tė rėnda e tė tė
lehta trupore.
-
- Gani
Rashiti, 32-vjeēar, vdiq nė kėtė qendėr spitalore nga
plagėt e marra, ndėrsa Burim Tahiri, i lindur mė 1981,
dhe Xheladin Rama, i lindur mė 1956, tė cilėt morėn plagė
mė tė lehta, u dėrguan pėr shėrim nė Qendrėn
Emergjente nė Prishtinė.
-
- Ahmet
Shatrolli, i lindur mė 1980, dhe Feride Rama, e lindur
1966, tė cilėt kishin marrė lėndime tė lehta trupore u
lėshuan nė shtėpi, pas trajtimit nė kėtė qendėr
spitalore.
Shpėrthimi i bombave shkaktoi edhe dėmtimin e 4
automjeteve tė policisė dhe dėme tė tjera materiale.
Vendi ku ndodhėn shpėrthime dhe zona pėrreth u mbajtėn pėr
njė kohė tė gjatė tė rrethuara nga forca tė mėdha tė
policisė dhe tė KFOR-it.
-
- Tash pėr
tash nuk dihen as motivet dhe as autorėt e kėtyre shpėrthimeve.
Dy persona tė dyshuar lidhur me kėto shpėrthime po mbahen
nė arrest. Hetimet po vazhdojnė.
-
-
- Ēarls
Brajshou: "Rezoluta 1244 e lė tė hapur statusin e
Kosovės"
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Ushtruesi i detyrės sė kryeadministratorit tė
Kosovės, Ēarls Brajshou, ka reaguar ndaj njė deklaratės
sė Nebojsha Ēoviqit se Kosova duhet tė mbetet pjesė e
Serbisė.
Nė njė deklaratė tė veēantė lidhur me kėtė ēėshtje,
z. Brajshou ka theksuar se Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė e
lė tė hapur ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Ai ka nėnvizuar
se vendimin pėr kėtė do ta marrė KS i OKB-sė nė njė
kohė tė pėrshtatshme.
"Statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk do tė vendoset
as nė Prishtinė e as nė Beograd", thuhet nė
reagimin e z. Brajshou.
Nė reagim thuhet se Kosova administrohet nga UNMIK-u, ndėrsa
pėr statusin pėrfundimtar tė saj do tė vendoset nė Kėshillin
e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
-
-
- Peter
Rondorf: "Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka dėshtuar nė
Mitrovicė"
-
- Mitrovicė,
25 korrik 2003 - Nė Mitrovicė janė bėrė pėrparime tė mėdha,
gjatė muajve tė fundit, dhe pėr kėtė kanė merita
institucionet vendore dhe ato ndėrkombėtare.
-
- Nė
veri tė qytetit ėshtė vendosur administrata ndėrkombėtare,
ėshtė shėnuar kthimi gradual i shqiptarėve nė shtėpitė
e tyre dhe ka liri mė tė madhe tė lėvizjes. Kėto
komente i bėri shefi i Zyrės gjermane nė Kosovė, Peter
Rondorf, pas njė takimi me Faruk Spahinė, kryetarin e
Asamblesė komunale tė Mitrovicės.
Nė kontekst tė pėrparimeve qė janė arritur nė Mitrovicė,
Rondorf pėrmendi largimin e "rojave tė urės"
dhe patrullimin e SHPK-sė nė veri tė qytetit, qė sipas
tij, janė momente inkurajuese pėr integrimin e
komuniteteve nė kėtė qytet.
Rondorf tha se nuk duhet tė ketė kushte pėr fillimin e
bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit, por ato duhet tė
fillojnė sa mė shpejt, nė mėnyrė qė tė zgjidhen shumė
ēėshtje praktike.
Ndėrkaq, kryetari i Asamblesė komunale Faruk Spahia ka
ngritur shqetėsimin pėr shitjen e pronave tė shqiptarėve
nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, tė cilat ka dyshime se
po blehen nga njė fond i posaēėm i Qeverisė sė Serbisė.
Ndėrkaq, Peter Rondorf tha se nėse konstatohet se kjo gjė
ndodh nė mėnyrė sistematike, pėr kėtė ēėshtje duhet
tė bisedohet me Beogradin.
-
-
- Nė
Ēikatovė tė Vjetėr ka filluar zhvarrimi i 117 kufomave
-
- Drenas,
25 korrik 2003 - Nė fshatin Ēikatovė e Vjetėr tė komunės sė Drenasit ka filluar
zhvarrimi i 117 kufomave, me qėllim tė riidentifikimit.
Shefi i Zyrės sė UNMIK-ut pėr Persona tė Zhdukur dhe
Mjekėsi Ligjore, Hoze Pablo Barajbar, ka njoftuar se deri mė
tash janė zhvarrosur 52 kufoma. Sipas tij tė gjithė
trupat do tė dėrgohen nė morgun e Rahovecit ku do tė bėhet
identifikimi i tyre, nėpėrmjet analizės sė ADN-sė.
Familjarėt kanė shpehur dyshime nė identifikimin e
kufomave, tė kryer gjatė vitit 1999 nga patologėt belgė
dhe tė Tribunalit tė Hagės.
-
-
- Pėrmirėsohet
situata energjetike nė Kosovė - redukimet do tė jenė 5
me rrymė dhe 1 pa tė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Dje pasdite ėshtė riaktivizuar Blloku i Dytė i
Termocentralit "Kosova B", kėshtuqė situata
energjetike nė Kosovė ėshtė pėrmirėsuar.
-
- Megjithkėtė,
pas kolapsit tė sistemit energjetik tė Kosovės, prodhimi
i energjisė nė Kosovė nuk pėrmbush plotėsisht nevojat e
konsumatorėve, prandaj furnizimi me energji do tė bėhet
me reduktime. Tash pėr tash, reduktimet bėhen sipas
orarit: 5 orė me energji, 1 orė pa tė.
Zėdhėnėsja e KEK-it, Beti Davson, ka bėrė tė ditur se
shkaktar i kolapsit tė sistemit energjetik tė Kosovės dhe
tė vendeve tė rajonit ishte njė defekt nė njė largpėrēues
prej 400 kilovoltėsh nė Maqedoni.
-
-
- Erik
Mekinli thotė se PTK ėshtė pronė e AKM-sė
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Ushtruesi i detyrės sė drejtorit tė pėrgjithshėm
tė Post-Telekomit tė Kosovės, Erik Mekinli, deklaroi se
kjo kompani administrohet nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit.
Ai tha se kjo kompani nuk i pėrgjigjet Ministrisė sė
Transportit e Postė Telekomunikacionit apo Qeverisė sė
Kosovės, por vetėm Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit.
Z. Mekinli premtoi mė shumė transparencė pėr punėn e kėsaj
ndėrmarrje publike dhe pėrmirėsimin e imazhit tė saj. Ai
tha se gjendja me kartela mbushėse do tė pėrmirėsohet,
pasi qė ėshtė arritur marrėveshja me njė kompani tė
madhe perėndimore pėr kėtė ēėshtje.
-
-
- U
largua nga Kosova aeroplani i fundit me eprorė tė KFOR-it
rus
-
- Prishtinė,
25 korrik 2003 - Paqeruajtėsit e fundit rusė nė Kosovė u
larguan dje me aeroplan nė drejtim tė Moskės. Me kėtė
aeroplan udhėtuan komandanti dhe 50 oficerė e nėpunės tė
shtabit tė KFOR-it rus. Largimi i tyre shėnon pėrfundimin
e misionit tė paqeruajtėsve rusė nė Kosovė dhe nė
Ballkan.
-
-
- Policia
e Malit tė Zi mori edhe formalisht kontrollin e kufijve me
Kosovėn
-
- Podgoricė,
25 korrik 2003 - Policia malazeze e ka marrė edhe formalisht
kontrollin e kufijve tė Malit tė Zi me Kosovėn. Kjo shėnon
fundin e patrullimit tė ushtrisė serbo-malazeze. Ky hap ėshtė
pjesė e marrėveshjes pėr krijimin e Unionit Serbi - Mal i
Zi, tė arritur me ndėrmjetėsimin e Bashkimit Evropian.
Autoritetet malazeze kanė thėnė se kontrolli i kufirmit tė
Malit tė Zi me Kosovėn do tė bėhet nė koordinim me
autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
-
- Kryetari
i KK tė Preshevės Skėnder Destani ka dhėnė dorėheqje
-
- Preshevė,
25 korrik 2003 - Kryetari i Kuvendit komunal tė Preshevės, Skėnder
Destani, ka dhėnė dje dorėheqje nga ky post, pėr shkak tė
mospajtimeve me prefektin Riza Halimin.
Dorėheqja e z. Destani u bė nė mbledhjen e djeshme tė
Kuvendit Komunal, e cila u ndėrpre, pas polemikave dhe
akuzave tė ndėrsjella midis tij e z. Halimi.
-
-
- Pauell
shpreh mbėshtetje pėr reformat nė Serbi e Mal tė Zi
-
- Uashington,
25 korrik 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, u
takua tė enjten nė Uashington me ministrin e Jashtėm tė
Unionit Serbi-Mal i Zi, Goran Svillonoviq, dhe me
Kryeministrin e Serbisė Zoran Zhivkoviq.
Pas takimit, nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi,
zoti Pauell shprehu mbėshtetje pėr zbatimin e reformave
politike e ekonomike nė Serni e Mal tė Zi dhe pėr pėrfshirjen
e kėtij vendi nė institucionet evro-atlantike.
"Unė urova kryeministrin dhe ministrin e jashtėm pėr
punėn qė kanė bėrė nė zbatimin e reformave tė
themelta dhe pėr mbėshtetjen qė kanė arritur tė
sigurojnė nga populli i tyre. Ne i falenderojmė ata pėr
bashkėpunimin e Serbisė nė luftė kundėr terrorizmit dhe
nė ēėshtje tė tjera me interes tė pėrbashkėt",
tha z. Pauell.
Dy zyrtarėt e Beogradit u takuan edhe me zyrtarin e
Departamentit tė Shtetit pėr ēėshtjet e krimeve tė luftės,
ambasadorin Pier -Riēard Prosper, ku u bisedua mbi ndjekjen
e personave tė akuzuar pėr krime lufte nga Gjykata e Hagės.
-
-
- Forcat
amerikane kanė arrestuar sot 16 persona nė Bagdad
-
- Bagdad,
25 korrik 2003 Forcat amerikane nė Irak i kanė arrestuar sot (e premte), para
agimit, 16 persona nė veri tė Bagdadit. Dy prej tyre janė
tė dyshimtė pėr vrasjen nė pritė me bomba dhe me armė
tė vogla tė njė ushtari amerikan dhe tė pėrkthyesit
irakian nė autostradėn e kryeqytetit, tė hėnėn e
kaluar.
Rojter njofton se nė kėtė operacion kanė marrė pjesė
mbi 100 trupa, tė cilat e kishin rrethuar kompleksin e shtėpive
ku ata flenin tė arrestuarit.
-
-
- Tė
paktėn 11 civilė janė vrarė nė kuartin diplomatik nė
Monrovia
-
- Monrovia,
25 korrik 2003 Tė paktėn 11 civilė janė vrarė sot (e
premte) nė njė sulm nė njė kuart diplomatik nė
kryeqytetin liberian, Monrovia, ku ndodhet edhe ambasada
amerikane, njofton AFP. Njoftohet se tė paktėn njė duzinė
predhash ėshtė hedhur nė kėtė lokacion, ku gjenden edhe
ambasadat britanike dhe franceze.
-
-
- Njė
ushtar izraelit e ka vrarė njė fėmijė palestinez pesėvjeēar
dhe ka plagosur dy motrat e tij
-
- Xhenin,
25 korrik 2003 Njė ushtar izraelit ka vrarė sot (e premte) njė fėmijė pesėvjeēar
palestinez dhe ka plagosur dy motrat e tij, kur ka hapur
zjarr nė automjetin ku gjendeshin viktimat, nė njė pikė
kontrolli nė fshatin Barta, nė jugperėndim tė qytetit
Xhenin, nė Bregun Perėndimor, njofton BBCnews.
Zėdhėnėsi ushtarak izraelit ka thėnė se ushtari ka
hapur zjarr nė automjet gabimisht. Ai ka shtuar se hetimet
pėr kėtė incident kanė filluar.
-
-
- Nė
luftimet e sotme nė Nepal ėshtė vrarė njė kryengritės
maoist
-
- Katmandu,
25 korrik 2003 - Nė luftimet e sotme (e premte) me forcat e
sigurimit tė Nepalit ėshtė vrarė njė kryengritės
maoist, ndėrsa nė radhėt e forcave qeveritare nuk ka
pasur viktima, njofton BBCnews.
-
- Luftimet
kanė ndodhur nė njė kohė kur po shtohen dyshimet pėr
rifillimin e bisedimeve tė ndėrprera paqėsore, pėr t'i
dhėnė fund kryengritjes sė pėrgjakshme shtėtėvjeēare,
gjatė tė cilės humbėn jetėn 7 miijė njerėz. Maoistėt
ende nuk e kanė komentuar incidentin.
-
-
- Njė
bombė ka shpėrthyer pranė njė gjykate nė Spanjė dhe ka
plagosur njė person
-
- Madrid,
25 korrik 2003 Njė bombė ka shpėrthyer sot (e premte) pranė njė gjykate nė
Spanjėn veriore dhe ka plagosur njė person qė po kalonte
andej pari me kombi, njofton Rojter.
Policia ka thėnė se shpėrthimi ka ndodhur vetėm pak kohė
pas njė paralajmėrimi me telefon, tė bėrė nė emėr tė
grupit seperatist ETA.
Bomba ishte vendosur tek portat e gjykatės nė Estella
Navare, provincės pėr tė cilėn ETA thotė se i pėrket
shtetit tė tyre bask.
-
-
- Njė
burg palestinez ėshtė goditur me granatė - 10 tė
burgosur janė plagosur
-
- Gaza,
25 korrik 2003 Njė granatė ėshtė shkrehur sot (e premte) nė zyrėn e kushėririt
tė presidentit palestinez, Jaser Arafat, por ajo e ka dėshtuar
cakun dhe e ka qėlluar burgun qė gjendet nė afėrsi.
-
- Me kėtė
rast janė plagosur 10 tė burgosur, njofton Rojter, duke iu
referuar njė burimi tė sigurimit palestinez.
| |