|
 |
|
- 25
korrik 2003 / Zėri
i Amerikės
-
- Njė raport i
shumėpritur i Kongresit amerikan mbi sulmet
terroriste tė 11 shtatorit 2001, rendit nė hollėsi
njė numėr problemesh nė shėrbimet amerikane tė
zbulimit, por nuk veēon ndonjė masė tė posaēme qė
mund ti kishte parandaluar sulmet.
-
- Raporti i nxjerrė tė enjten pėrqendrohet nė
tė metat e punės sė CIA-s dhe tė FBI-sė, si edhe
tė burimeve tė tjera amerikane tė zbulimit. Raporti
thekson se agjencitė e zbulimit nuk pėrfillėn
paralajmėrimet se grupet terroriste po stėrvitnin
pilotė.
-
- Raporti thekson se asnjė informatė e vetme
nuk do tė kishte qenė nė gjendje tė parandalonte
sulmet, por agjencitė e zbulimit nuk shfrytėzuan
mundėsinė pėr tu prerė rrugėn autorėve tė
sulmit, duke iu hequr tė drejtėn tė futeshin nė
vend, duke i mbajtur nėn vrojtim ose duke forcuar
sigurinė nė Shtetet e Bashkuara.
-
- Nė raport vihen nė dukje probleme si tė
metat nė komunikimin ndėrmjet agjencive, mungesa e
shkėmbimit tė tė dhėnave ndėrmjet FBI-sė dhe
CIA-s dhe mungesa e njė liste qendrore pėr vėzhgimin
e terroristėve. Raporti thekson se FBI-ja ishte mė e
interesuar nė zgjidhjen sesa nė parandalimin e
krimeve.
-
- Raporti bėhet publik ndėrkohė qė po
ngrihen pyetje lidhur me punėn e agjencive amerikane
tė zbulimit mbi armėt irakiane tė shkatėrrimit nė
masė.
|
-
- Por nė njė dėshmi para njė komisioni tė
Kongresit pėr Zbulimin, ish-drejtori i CIA-s James Woolsey
tha se mungesa e bashkėpunimit me grupet irakiane tė qėndresės
ishte dėshtimi kryesor qė ēoi nė luftė:
-
- Nė vitin 1998 Kongresi miratoi
fonde pėr tė punuar me qėndresėn irakiane. Departamenti i
Mbrojtjes i miratoi kėto pėrpjekje, por Departamenti i
Shtetit dhe CIA, nė shumė raste, pėr njė arsye ose njė
tjetėr iu kundėrvunė atyre. Mendoj se ky ishte dėshtimi
kryesor para fillimit tė luftės dhe shumė prej kėtyre ēėshtjeve
nuk janė diskutuar publikisht.
-
- Njė pjesė e raportit, ku kritikohet
Arabia Saudite pėr mungesėn e angazhimit serioz nė luftė
kundėr ekstremistėve islamikė, ende mbetet sekret. Pesėmbėdhjetė
nga 19 autorėt e sulmeve tė 11 shtatorit ishin shtetas
sauditė.//kk//
|
|