|
Prishtinė,
24 korrik 2003 / Besim
Abazi / Zėri
i Amerikės
Ushtruesi i detyrės sė shefit tė Misionit
te Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, diplomati amerikan Ēarles
Brejshou ka pohuar sot se ēėshtja e statusit politik tė Kosovės,
mbetet e hapur. Ai ka reaguar nė kėtė mėnyrė nė deklarimet e
Zėvendėskryeministrit serb, Nebojsha Ēoviē, i cili ka theksuar
se Kosova duhet tė mbetet pjesė e Serbisė.
Qėndrimet e tilla janė pėrfshirė nė kuadėr
tė planit tė Beogradit pėr, siē thuhet, zgjidhjen e ēėshtjes
sė Kosovės, njė plan ky i hartuar nė prag tė fillimit tė
bisedimeve tė paralajmėruara ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
pėr zgjidhjen e ēėshtjeve teknike tė interesit tė dyanshėm.
Deri tani, tė gjithė zyrtarėt ndėrkombėtarė,
por edhe ata vendorė, kanė theksuar se nė kėto bisedime nuk do
tė pėrfshihet edhe ēėshtja e statusit politik tė Kosovės.
Megjithatė, Nebojsha Ēoviē, ka theksuar se askush nė Serbi
nuk guxon tė heqė dorė nga Kosova dhe se kjo ēėshtje duhet tė
pėrfshihet edhe nė Kushtetutėn e saj tė re. Beogradi sipas
tij ėshtė i gatshėm ti ofrojė Kosovės njė autonomi tė
zgjeruar.
Duke reaguar ndaj kėtyre pohimeve, diplomati
Brejshou, i cili aktualisht drejton Misionin e Kombeve tė
Bashkuara deri nė emėrimin e shefit tė ri, ka theksuar se,
Rezoluta 12-44 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė
Bashkuara e ka lėnė tė hapur ēėshtjen e statusit politik tė
Kosovės. Zėdhėnėsi i Misionit, Sunil Narula, citoi shefin e
tij tė ketė thėnė se kjo ēėshtje do tė vendoset prej kėtij
Kėshilli nė kohėn e duhur.
Kosova administrohet nga UNMIK-u nė bazė tė
Rezolutės nė fjalė dhe punon sipas mandatit tė pėrcaktuar, pėr
vendosjen e autonomisė thelbėsore dhe vetqėqeverisjes.
Zyrtari i lartė ka cituar shefin e deritashėm, Mihail Shtajner,
i cili ka theksuar se statusi pėrfundimtar nuk do tė pėrcaktohet
as nė Beograd e as nė Prishtinė,-tha
zėdhėnėsi.
Sidoqoftė, hapja e kėsaj ēėshtjeje nuk
duket shumė e largėt. Vėzhguesit pohojnė se ēfarėdo
bisedimesh tė zhvillohen ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ato
mund tė rrėshqasin drejt kėsaj ēėshtjeje, duke anashkaluar
madje edhe parimin e deritashėm pėr pėrmbushjen e standardeve
para statusit.
Pėrfaqėsues politikė tė shqiptarėve kanė
pohuar se statusi mund tė shtrohet pėr debat madje para viti
2005, ndėrsa zyrtarė ndėrkombėtarė kanė nėnvizuar se njė
vit do tė ishte shumė afėr, ndėrsa pesė vjet do tė ishin
shum larg pėr kėtė ēėshtje.
|