 |
|
23
korrik 2003 Zėri
i Amerikės
Nė raportin e saj vjetor pėr popullsinė nė
botė, Zyra e Statistikave pėr Popullsinė, me qendėr kėtu
nė Uashington thotė se ekziston njė dallim i thellė
midis vendeve tė industrializuara ku popullsia po shėnon rėnie
dhe vendeve nė zhvillim, ku popullsia po rritet. Kjo rritje
e popullsisė do tė ketė njė ndikim nė ekonomitė e kėtyre
vendeve.
Nė vitin 2050 popullsia nė botė pritet tė
arrijė nė 9 miliardė, shifėr kjo gati 50 pėrqind mė e
lartė se numri aktual prej 6, 3 miliardė banorėsh. Rritja
mė e madhe e popullsisė pritet tė jetė nė Azi, Afrikė
dhe Amerikėn Latine.
|
Ndėrsa numri i lindjeve nė vendet nė
zhvillim po rritet, ky numėr ėshtė nė rėnie nė vendet e
zhvilluara, ku popullsia po plaket. Ky fenomen po bėn qė gjithnjė
e mė pak njerėz nė vendet e zhvilluara tė mbajnė barrėn e
plotėsimit tė nevojave tė gjithė shoqėrisė. Demografi i Zyrės
sė Statistikave pėr Popullsinė, Carl Haub thotė se nuk pritet
qė kjo prirje tė ndryshojė.
Dy gjera dihen pėr
rritjen e popullsisė nė tė ardhmen. E para ėshtė se nė
vendet e zhvilluara nuk do tė ketė njė shtim tė popullsisė. E
dyta ėshtė se popullata nė vendet nė zhvillim do tė ketė njė
rritje. Ajo qė nuk dimė ėshtė se nė ēfarė mase do tė
rritet.
Zyra e Statistikave pėr Popullsinė thotė se nė vendet nė
zhvillim ka njė rritje prej 80 milion njerėzish nė vit ndėrsa
nė vendet e zhvilluara vetėm njė milion.
Popullsia e Indisė pėr shembull pritet tė
shtohet me 50 pėrqind pėr gjysėm shekulli, duke e ēuar numrin
total tė kėtij vendi nė 1 miliardė e 500 milionė njerėz.
Statistikat e Kombeve tė Bashkuara tregojnė se shtimi javor i
popullsisė nė Indi ėshtė i barabartė me popullsinė e tė 22
vendeve tė Bashkimit Evropian.
Popullsia e Kontinentit tė Afrikės
parashikohet tė jetė tri herė mė e madhe se ajo e Bashkimit
Evropian deri ne vitin 2050. Zoti Haub tha se shtimi i popullsisė
pasqyron efektshmėrinė e programeve tė planifikimit familjar,
zhvillimin ekonomik dhe shėndetėsinė dhe kushtet e tjera tė
jetės. Por ai thotė se megjithė dėmet qė ka shkaktuar virusi
i Sidės nė disa vende afrikane, popullsia nė kėtė kontinent
vazhdon tė shtohet me ritme tė larta.
Kur Sida filloi tė pėrhapet
nė pėrmasa tė mėdha ne vitet 80 dhe 90, njerėzit
mendonin se sėmundja do tė ndikonte nė rėnien e popullsisė nė
Afrikė. Por kjo nuk ndodhi. Sida, padyshim ka pasur njė ndikim nė
disa vende tė veēanta si Kenia, Afrika e Jugut dhe para se
gjithash Botsvana, por si kontinent, Afrika pritet ti japė botės
rreth 1 miliardė njerėz deri nė vitin 2050.
Ekonomistėt paralajmėrojnė se shtimi
i popullsisė do tė jetė njė sfidė pėr vendet e varfra qė
kanė probleme pėr tė furnizuar me ushqim tė gjithė popullsinė.
Raportet e ndryshme tregojnė se 1 nė tre veta nė vendet nė
zhvillim janė tė moshės nėn 15 vjeēare. //kk//
|