| |
 |
|
|
|
23.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure 23 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
KFOR-i dhe UNMIK-u dėnuan ashpėr
sulmet nė Prishtinė
-
KFOR-i i ka hedhur poshtė
spekulimet serbe rreth djegies sė dy shtėpive tė serbėve nė
Prizren
-
Autoritetet
serbe ua dorėzuan zyrtarėve tė UNMIK-ut 43 kufoma tė
shqiptarėve
-
PTK nxori nė treg kartela mbushėse
prej 10 eurosh
-
Eksperti gjerman i tė drejtės ndėrkombėtare
Johan Frowein vizitoi Gjilanin
-
Banorėt e Gjilanit ballfaqohen me
mungesė tė ujit tė pijshėm
-
Anan e propozon ish-kryeministrin
finlandez Harri Holker pėr shef tė UNMIK-ut
-
Dr. Alush A. Gashi: "Kemi mbėshtetje
tė fuqishme pėr njė Kosovė tė pavarur e demokratike"
-
Oliver Ivanoviq: "Nuk jemi tė
gatshėm tė heqim dorė nga Kosova
-
Identifikohen edhe 21 kufoma tė
masakrės sė Izbicės nė Kosovė
-
Zef Morina priti pėrfaqėsuesit e
Federatės sė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe tė Kryqit tė
Kuq britanik
-
Kryesitė e degėve tė FR tė
LDK-sė nė Prishtinė angazhonen pėr aktivitete tė pėrbashkėta
-
KMDLNJ: Shpėrthimet e fundit nė
Prishtinė janė goditje e rėndė kundėr sigurisė dhe qetėsisė
nė Kosovė
-
Deklaratat e zyrtarėve serbė pėr
pėrfshirjen e Kosovės nė Kushtetutėn e Unionit Serbi -
Mali i Zi janė tė paarsyeshme
-
Ka filluar aksioni pėr mbylljen e
barnatoreve tė palicencuara
-
Kryesia e PS kandidoi pėr zėvendėskryeministėr
dhe ministėr pėr integrimin shtetėror Ermelinda Meksin, pėr
ministėr tė Jashtėm Marko Bellon
-
Presidenti serbo-malazez gjatė
takimit nė Bruksel me Solanėn dhe Prodin ka biseduar edhe pėr
Kosovėn
-
Ēoviq thotė se Kosova ėshtė
duke i marrė tė gjitha atributet e shtetit
-
Temperaturat e larta shkaktojnė
zjarre nė pyjet e Shqipėrisė
-
Ushtria e re afgane ka filluar
operacionet luftarake
-
Njė mesazh i incizuar qė i
atribuohet Sadam Huseinit bėn ftesė pėr rezistencė ndaj
trupave amerikane
-
Dy informatorėt irakianė qė
treguan vendndodhjen e djemve tė Sadamit do tė marrin 30
milionė dollarė shpėrblim
-
Nė dy sulme tė veēanta janė
vrarė 2 ushtarė amerikanė dhe janė plagosur tė paktėn 8
tė tjerė
-
Fotoreporterja kanadeze, e cila
vdiq nga torturat nė njė burg tė Teheranit, ėshtė
varrosur nė Iran
-
Konfirmohet vrasja e djemve tė
Sadam Huseinit
-
Presidenti Bush i kėnaqur me
operacionin kundjėr djemve tė Sadamit
-
Temperatura tė larta, thatėsi
dhe zjarre nė vendet e Evropės
-
Rebelėt liberianė shpallėn armėpushim
-
15 tė vdekur dhe qindra plagosur
nė njė tėrmet nė jugperėndim tė Kinės
-
Deri nė fund tė vitit
numri i tė papunėve nė Gjermani mund tė jetė mbi 5 milionė
|
|
|
|
|
|
- KFOR-i
dhe UNMIK-u dėnuan ashpėr sulmet nė Prishtinė
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Pėrfaqėsusit e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut i dėnuan
ashpėr sulmet e fundit nė ndėrtesėn e Gjykatės sė Qarkut
dhe nė Stacionin Policor numėr 2 nė Prishtinė.
"Ēdo lloj sulmi kundėr institucioneve tė drejtėsisė
dhe tė rendit ėshtė i drejtuar kundėr KFOR-it dhe bashkėsisė
ndėrkombėtare", tha zėdhėnėsi i KFOR-it, Geri
Banister Grin, nė konferencėn e djeshme pėr gazetarė.
Grin gjithashtu tha se KFOR-i do tė punojė sė bashku me
policinė e UNMIK-ut dhe SHPK-nė pėr tė garantuar qė
elementėt ekstremistė tė mos kenė sukses.
"Kosova ka bėrė rrugė tė gjatė nė katėr vjetėt e
fundit, por ende ka elemente qė nuk duan tė shohin pėrparimin,
demokracinė dhe drejtėsinė", tha zėdhėnėsi Grin.
"Kėta elementė jetojnė nė tė kaluarėn dhe e dėmtojnė
imazhin dhe tė ardhmen e Kosovės. Andaj, KFOR-i ėshtė i pėrkushtuar
pėr tė mėnjanuar", theksoi Grin, duke i bėrė thirrje
qytetarėve tė Kosovės qė tė ngrihet kundėr kėtyre keqbėrsve
ose ata do tė sundohen prej tyre.
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i policisė sė OKB-sė, Derek Ēapell,
tha se ende nuk dihet se kush qėndron prapa kėtyre sulmeve
dhe se deri tash askush nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr
kėtė. Ai ritheksoi se sulmet e ditėve tė fundit mund tė
kenė lidhje me aktvendimin e Gjykatės sė Qarkut nė
Prishtinė ndaj grupit tė Llapit.
"Sulmuesit nuk janė asgjė mė shumė sesa banditė qė
pėrpiqen tė pengojnė sistemin e drejtė dhe tė hapur tė
drejtėsisė, por nuk do tė arrijnė ta bėjnė kėtė",
u shpreh Ēapell.
Megjithė incidentet e fundit, zyrtarėt e policisė sė OKB-sė
thanė se shkalla e krimit nė Kosovė ka shėnuar njė rėnie
tė vazhdueshme dhe se ajo mund tė krahasohet me disa nga
vendet mė tė zhvilluara perėndimore.
-
- Duke e
krahasuar Kosovėn me kryeqytetin e Suedisė, Stokholmin,
zyrtarėt thanė se shkalla e krimit kėtu dėshmon se qytetarėt
e Kosovės dėshirojnė ndėrtimin e njė shoqėrie tė bazuar
nė sundimin e ligjit.
-
-
- KFOR-i
i ka hedhur poshtė spekulimet serbe rreth djegies sė dy shtėpive
tė serbėve nė Prizren
-
- Prizren,
23 korrik 2003 - Forcat paqeruajtėse tė KFOR-it nė Prizren i kanė hedhur poshtė
raportimet e burimeve serbe tė informimit rreth djegies sė
dy shtėpive tė serbėve nė Prizren.
Zėdhėnėsi i Brigadės Shumėkombėshe tė Jug-perėndimit,
Zigfrid Huben, e pėrgėnjeshtroi informatėn e plasuar kėtė
fundjavė nga agjencitė serbe tė lajmeve se djegia e dy shtėpive
nė lagjen Nėnkalaja, e cila ėshtė braktisur pas luftės
nga serbėt, ka qenė e qėllimshme dhe politike.
"Shkrimet e kėtyre agjencive janė vetėm spekulime,
sepse ato nuk janė bazuar fare nė hetimet e bėra lidhur me
kėtė rast, tė cilat treguan se kėto djegie nuk kanė qenė
tė qėllimshme", tha Huben.
-
-
- Autoritetet
serbe ua dorėzuan zyrtarėve tė UNMIK-ut 43 kufoma tė
shqiptarėve
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Sot, nė vendkalimin kufitar midis Kosovės e
Serbisė, nė Merdar, autoritetet e Serbisė ua dorėzuan
zyrtarėve tė UNMIK-ut kufomat e 43 shqiptarėve, tė cilat
janė gjetur nė njė varrezė masive nė Batajnicė, afėr
Beogradit. Kufomat u dėrguan nė morgun e Qendrės sė Mjekėsisė
Ligjore nė Rahovec, ku do tė bėhet identifikimi i tyre.
Hoze Pablo Barajber, shef i zyrės sė UNMIK-it pėr persona tė
zhdukur dhe mjekėsi ligjore, bėri tė ditur se nė Serbi
besohet tė jenė edhe kufomat e rreth 1.000 shqiptarėve, tė
zhdukur gjatė luftės nė Kosovė. Ai tha se institucionet ndėrkombėtare
duhet tė bėjnė presion mė tė madh tek autoritetet e
Beogradit pėr dorėzimin sa mė tė shpejtė tė kufomave tė
zbuluara nė Serbi.
Dyshohet se shumica e kufomave qė iu dorėzuan sot
autoriteteve tė UNMIK-ut janė tė shqiptarėve tė vrarė mė
27 prill, nė Meje tė Gjakovės. Nė vendkalimin kufitar nė
Merdar gjendeshin familharė tė shumtė tė viktimave tė
masakrės sė Mejes dhe tė tė zhdukurve tė tjerė
-
-
- PTK
nxori nė treg kartela mbushėse prej 10 eurosh
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Post Telekomi i Kosovės nxorri nė treg kartela
mbushėse tė telefonisė mobile "Vala 900", me vlerė
prej 10 eurosh. Zyrtarėt e PTK-sė thonė se kartelat janė
shpėrndarė nė tė gjitha pikat e shitjes. Ata thonė se
qytetarėt mund tė blejnė vetėm deri nė dy kartela, me qėllim
qė tė pengohet tregu i zi i kartelave.
Furnizimi me kartela mbushėse me vlerė prej 10 dhe 20 eurosh
bėhet pas disa javėsh mungese.
-
-
- Eksperti
gjerman i tė drejtės ndėrkombėtare Johan Frowein vizitoi
Gjilanin
-
- Gjilan,
23 korrik 2003 - Eksperti i tė drejtės ndėrkombėtare nga Instituti Max-Plank nė
Hajdenberg, Johan Abraham Frowein, vizitoi sot Gjilanin.
Kryetari i kucendit komunal, Lutfi Haziri, dhe kryeshefi
ekzekutiv Enver Muja, e njoftuan profesorin Frowein me pėrpjekjet
e pushtetit lokal pėr krijimin e institucioneve dhe tė shoqėrisė
demokratike, nė tė cilėn do tė jenė tė barabartė tė
gjitha grupet etnike.
-
- Ata
njoftuan se komuniteti serb, i cili pėrbėn rreth 13 pėr
qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė poullatės nė kėtė
komunė, pėrfaqėsohet nė asamblenė komunale me 3 kėshilltarė
tė zgjedhur, ndėrsa nė admninistratėn e komunės janė punėsuar
46 pjesėtarė tė kėtij komuniteti. Lufti Haziri shpjegoi se
serbėt i kanė pėrfaqėsuesit e tyre edhe nė komitetet e
kuvendit komunal, ku mbrohen interesat e tė gjithė qytetarėve,
pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike.
Profesori Frowein, i shoqėruar nga kyeshefi ekzekutiv i komunės,
Enver Muja, dhe nga koordinatori i Kolegjiumit tė Degėve tė
LDK-sė nė diasporė, Hafiz Gagica, vizitoi edhe disa pjesė
tė qytetit qė ishin dėmtuar mė shumė nga tėrmeti i vitit
2002 dhe lagjet ku jetojnė komunitetet.
-
-
- Banorėt
e Gjilanit ballfaqohen me mungesė tė ujit tė pijshėm
-
- Gjilan,
23 korrik 2003- Qyteti i Gjilanit vazhdon tė pėrballet edhe mė tutje me mungesėn e
ujit tė pijshėm. Gjendje mė e vėshtirė mbretėron nė
lagjet periferike.
Banorėt e lagjes "Kodra e dėshmorėve", nėpėrmjet
njė shkrese drejtuar Komitetit pėr Shėrbime Publike tė
Kuvendit Komunal kanė kėrkuar zgjidhje urgjente tė kėtij
problemi.
Nė shkresė thuhet se banorėt e kėsaj pjese tė qytetit janė
tė gatshėm tė ndihmojnė materialisht zgjidhjen e problemit
tė ujit tė pijshėm, pasi janė tė vetėdijshėm se janė tė
kufizuara mundėsitė e komunės pėr tė realizuar ndonjė
projekt qė ofron zgjidhje afatgjate tė kėtij problemit tė
ujit tė pijshėm.
Sipas banorėve tė kėsaj lagjeje, njė zgjidhje e pėrkohshme
do tė ishte kyēja nė rrjetin e ujėsjellėsit tė fshatit
Livoē i Epėrm, i cili ka njė kapacitet tė mjaftueshėm tė
ujit, ose nė rrjetin e ujėsjellėsit tė spitalit rajonal,
qoftė edhe pėr orė tė caktuara.
Komiteti pėr Shėrbime Publike diskutoi sot rreth kėtij
problemi dhe i rekomandoi ndėrmarrjes komunale
"Hidroteknika" qė tė gjejė mundėsi pėr tė
zbutur mungesėn e ujit tė pijshėm nė kėtė lagje, duke bėrė
reduktime nė pjesėt tjera tė qytetit.
-
-
- Anan
e propozon ish-kryeministrin finlandez Harri Holker pėr shef
tė UNMIK-ut
-
- Bruksel,
23 korrik 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, e ka propozuar
ish-kryeministrin finlandez, Harri Holker, si kandidat pėr
vendin e kryeadministratorit tė Kosovės.
Sipas disa burimeve nga Brukseli, ministrat europianė po pėrsėritin
thirrjet pėr pėrshpejtimin e fillimit tė bisedimeve midis
Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtjet praktike me interes tė
pėrbashkėt.
Shefat e diplomacisė sė vendeve tė BE-sė u bėnė thirrje
autoriteteve serbe dhe kosovare qė tė pėrmbushin obligimet
e caktuara nė samitin e Selanikut.
-
-
- Dr.
Alush A. Gashi: "Kemi mbėshtetje tė fuqishme pėr njė
Kosovė tė pavarur e demokratike"
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Dr. Alush A. Gashi, sekretar pėr marrėdhėnie me
jashtė i LDK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės, thotė
se faktori ndėrkombėtar e mbėshtet pavarėsinė e Kosovės.
"Kemi pėrkrahje tė fuqishme ndėrkombėtare pėr Kosovė
tė pavarur e demokratike, ku tė gjithė qytetarėt e Kosovės
do tė jenė tė barabartė. Kosova e tillė do tė jetė
faktor stabiliteti pėr mbarė rajonin", i deklaroi z.
Gashi QIK-ut.
Ai thekson se nė Prishtinė ekziston koncenzusi i shumicės qė
bisedimet pėr ēėshtje praktike tė jenė nė funksion tė
implementimit tė pavarėsisė.
"Ekziston koncesusi i shumicės se duhet biseduar pėr
ēėshtje teknike, tė cilat janė nė funksion tė
implementimit tė pavarėsisė sė Kosovės", theksoi z.
Gashi.
-
-
- Oliver
Ivanoviq: "Nuk jemi tė gatshėm tė heqim dorė nga
Kosova
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Deputeti i koalicionit serb "Kthimi" nė
Kuvendin e Kosovės, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se nė
Serbi nuk ekziston vullneti pėr tė hequr dorė nga Kosova.
"Nuk do tė thosha se dikush nė mėnyrė eksplicite ka
pranuar diēka tė tillė, por fjala ėshtė pėr njė qėndrim
jo mjaft energjik pėr mbrojtjen e tė drejtave tona nė Kosovė,
qė mund tė interpretohet si gatishmėri pėr ta pranuar njė
zgjidhje tė tillė", ka thėnė Ivanoviqi.
"Nė qarqe tė bashkėsisė ndėrkombėtare po fitohet pėrshtypja
se disa pėrfaqėsues tė pushtetit aktual dhe tė opozitės
janė tė gatshėm tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės",
ka sjtuar ai.
"Mendoj se pėrshtypja nuk ėshtė e saktė, sepse kjo
bazohet nė bisedat joformale tė pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė
ndėrkombėtare me disa njerėz tė pushtetit dhe tė opozitės
nė Serbi", ka thėnė Ivanoviqi.
-
-
- Identifikohen
edhe 21 kufoma tė masakrės sė Izbicės nė Kosovė
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Zyra pėr personat e rrėmbyer e tė zhdukur nė
Skėnderaj ka njoftuar se nė morgun e Rahovecit janė
identifikuar edhe 21 kufoma tė masakrės nė Izbicė, mė 28
mars tė vitit 1999, tė cilat janė gjetur nė varrezat
masive nė Serbi.
Nė njoftim thuhet se varrimi i kėtyre kufomave do tė bėhet
mė 25 korrik, nė Izbicė.
-
-
- Zef
Morina priti pėrfaqėsuesit e Federatės sė Kryqit tė Kuq
Ndėrkombėtar dhe tė Kryqit tė Kuq britanik
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit
tė Kosovės, Zef Morina, priti pėrfaqėsuesit e Federatės sė
Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe tė Kryqit tė Kuq britanik,
Nikolas Jang dhe Dejvid Ebi.
Z. Morina i njoftoi mysafirėt pėr punėn dhe angazhimin e
ministrisė nė sfera tė ndryshme, sidomos nė fushėn e
ndihmės sė parė. Ai tha se ministria qė ai e drejton se
Kryqi i Kuq i Kosovės kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr
aftėsimin e kandidatėve pėr shoferė nga ndihma e parė dhe
theksoi se ky aftėsim ėshtė i obligueshėm pėr marrjen e
dokumentit tė patentshoferit.
Z. Morina tha se kjo formė e bashkėpunimit me Kryqin e Kuq tė
Kosovės do tė vazhdojė edhe mė tutje, pasi ka dhėnė
rezultate tė caktuara tė kosnsiderueshme nė rėnien e
pasoja tė aksidenteve tė trafikut.
Nikolas Jang e pėrgėzoi ministrin Zef Morina pėr punėn e
deritashme tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit.
Ai vlerėsoi se kjo formė e aftėsimit nga ndihma e parė ėshtė
me interes tė veēantė.
-
-
- Kryesitė
e degėve tė FR tė LDK-sė nė Prishtinė angazhonen pėr
aktivitete tė pėrbashkėta
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt njė takim i pėrbashkėt
i kryesve tė pesė degėve tė Forumit Rinor tė LDK-sė nė
Prishtinė. Nė kėtė takim u diskutua pėr mundėsitė e
bashkėpunimit mė tė ngushtė tė degėve tė Forumit Rinor
nė kryqytet dhe pėr organizimin e aktiviteteve tė pėrbashkėta.
Ky takim u mbajt pas pėrfundimit me sukses tė procesit
zgjedhor tė Forumit Rinor tė LDK-sė dhe zgjedhjes sė
kryesisė sė re. Nė takim morėn pjesė edhe pesė anėtarė
tė kryesisė qendrore tė FR tė LDK-sė.
-
-
- KMDLNJ:
Shpėrthimet e fundit nė Prishtinė janė goditje e rėndė
kundėr sigurisė dhe qetėsisė nė Kosovė
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Shpėrthimet e fundit nė Prishtinė janė goditje
e rėndė kundėr sigurisė dhe qetėsisė nė Kosovė, e posaēėrisht
nė Prishtinė, vlerėson Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė
Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, me seli nė Prishtinė.
"Kėto akte tė dhunshme jo vetėm qė rrezikojnė
qytetarėt e saj, duke ndjellur frikė dhe pasiguri, por
paraqesin edhe pėrpjekje pėr tė dėmtuar stabilitetin nė
Kosovė", thuhet nė deklaratėn e kėtij kėshilli.
KMDLNJ i dėnon fuqishėm kėto akte tė shėmtuara dhe u bėn
thirrje qyetarėve qė, nė interes tė jetės, sigurisė dhe
qetėsisė sė qytetarėve tė Kosovės, ta ndihmojnė policinė
pėr ndriēimin e akteve tė tilla.
-
-
- Deklaratat
e zyrtarėve serbė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė Kushtetutėn
e Unionit Serbi - Mali i Zi janė tė paarsyeshme
-
- Gjilan,
23 korrik 2003 - Deklaratat e zyrtarėve serbė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė
Kushtetutėn e Unionit Serbi - Mali i Zi janė tė
paarsyeshme, kanė thėnė oficerėt e kampit ushtarak
amerikan "Monteith" nė Gjilan. Ata kanė thėnė
gjithashtu se zona kufitare nė Muqibabė nuk ka ndryshuar dhe
kjo nuk diskutohet.
Kapiteni Fojd nga kampi "Monteith", nė takimin e
Komitetit pėr Siguri dhe Emergjencė tė Kuvendit komunal tė
Gjilanit, tha se paqeruajtėsit janė atje ku duhet tė jenė
edhe atėherė kur nuk shihen.
"Ne nuk duam qė forcėn tonė ta demonstrojmė pėrpara
qytetarėve tė Kosovės, por forcat serbe janė tė vetėdijshme
se ne jemi nė kufij", ka thėnė oficeri i KFOR-it.
-
-
- Ka
filluar aksioni pėr mbylljen e barnatoreve tė palicencuara
-
- Prishtinė,
23 korrik 2003 - Me urdhėrin e Ministrisė sė Shėndetėsisė sė
Kosovės dje ka filluar aksioni pėr mbylljen e barnatoreve tė
palicencuara. Aksioni filloi me mbylljen dhe me konfiskimin e
barėrave nė disa barnatore qė gjendeshin nė hyrje tė
Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės.
Mbyllja e tyre u bė me urdhėr tė Agjencisė Farmaceutike tė
Kosovės. Bekim Gjota, inspektor i kėsaj agjencie, tha se kėto
barnatore nuk kishin licenca pėr punė dhe nuk kishin
farmacistė, prandaj u ndalohet puna e mėtutjeshme.
Pronarėt e barnatoreve e cilėsojnė tė paligjshėm kėtė
veprim tė ministrisė, pasi, sipas tyre, ligji qė rregullon
kėtė ēėshtje nuk ėshtė miratuar ende nė Kuvendin e
Kosovės.
-
-
- Kryesia
e PS kandidoi pėr zėvendėskryeministėr dhe ministėr pėr
integrimin shtetėror Ermelinda Meksin, pėr ministėr tė
Jashtėm Marko Bellon
-
- Tiranė,
23 korrik 2003 - Grupi parlamentar i Partisė Socialiste (PS) tė Shqipėrisė, pas njė
debati tė ashpėr mes krahut tė kryeministrit Fatos Nano dhe
ish-ministrit tė jashtėm Ilir Meta, miratoi kandidaturat e
propozuara nga Kryesia e kėsaj partie pėr vendet bosh nė
qeveri.
Deputetėt miratuan kandidaturėn e Ermelinda Meksit pėr
postin e zėvendėskryeministres dhe ministres Shtetėrore tė
Integrimit dhe tė Marko Bellos, pėr postin e ministrit tė
jashtėm.
Kėto propozime do tė shkojnė edhe te presidenti Alfred
Moisiu, i cili duhet t'i dekretojė anėtarėt e rinjė tė
Qeverisė Nano. Vlerėsohet se ka shumė pak gjasa qė
presidenti Moisiu tė mos i pranojė emrat e ri tė qeverisė.
-
-
- Presidenti
serbo-malazez gjatė takimit nė Bruksel me Solanėn dhe
Prodin ka biseduar edhe pėr Kosovėn
-
- Bruksel,
23 korrik 2003 - Presidenti i Unionit Serbi- Mali i Zi, Svetozar Maroviq, gjatė takimit
nė Bruksel me shefin pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri tė
BE-sė, Havier Solanėn, dhe me kryetar i Komisionit Evropian,
Romano Prodin, ka biseduar edhe pėr Kosovėn.
Maroviq i bėri thirrje BE-sė qė nė procesin e
evropianizimit tė Serbisė dhe Malit tė Zi tė pėrfshihet
edhe Kosova. Njoftohet se ai ka bėrė thirrje pėr fillimin
sa mė tė shpejtė tė dialogut shqiptaro-serb, nė fillim pėr
ēėshtje praktike e mė pas edhe pėr probleme tjera mė tė
rėndėsishme.
-
-
- Ēoviq
thotė se Kosova ėshtė duke i marrė tė gjitha atributet e
shtetit
-
- Beograd,
23 korrik 2003 - Nėnkryetari i qeverisė sė Serbisė, Nebojsha Ēoviq, ka deklaruar se
disa subjekte ndėrkombėtare dėshirojnė ta shkėpusin Kosovėn
nga Serbia, duke i ofruar Serbisė investime tė mėdha dhe pėrfshirje
tė shpejtė nė strukturat evro-atlantike.
Ēoviq ka thėnė po ashtu se Kosova ėshtė duke marrė tė
gjitha atributet e nevojshme shtetėrore, ndėrkohė qė ka
edhe pėrpjekje qė opinioni dhe qeveria serbe tė pėrgatiten
pėr tė hequr dorė nga Kosova.
Ēoviq ka paraqitur edhe parimet mbi tė cilat, sipas tij,
Serbia do tė tentojė ta zgjidhė ēėshtjen e Kosovės.
-
- Ai ka
apostrofuar ndalimin e "heqjes dorė" nga Kosova, kėmbėnguljen
e fuqishme pėr respektimin e Rezolutės 1244, mosnjohjen e sė
drejtės pėr shkėputje dhe pėr ndryshimin e kufijve.
-
-
- Temperaturat
e larta shkaktojnė zjarre nė pyjet e Shqipėrisė
-
- Tiranė,
23 korrik 2003 - Temperaturat e larta, mbi 35 gradė, nė Shqipėri kanė shkaktuar
zjarre nė sipėrfaqet pyjore. Nė fund tė javės, zjarri ka
pėrfshirė edhe Kopshtin Botanik nė Tiranė. Disa burime
thonė se janė djegur rreth shtatė hektarė sipėrfaqe ku
kultivohen dhe rriten bimėt e kėtij kopshti.
Sipas qendrės operacionale tė Ministrisė sė Pushtetit
Vendor, vetėm gjatė muajit korrik, nė Shqipėri janė
djegur rreth 650 hektarė pyje.
Specialistėt e pyjeve janė tė shqetėsuar pasi sezoni i
nxehtė dhe rreziku i zjarreve pritet tė zgjasin edhe gjatė
muajit gusht.
-
-
- Ushtria
e re afgane ka filluar operacionet luftarake
-
- Kabul,
23 korrik 2003 - Ushtria e re e Afganistanit, e cila pėrbėhet prej 5.000 ushtarėsh tė
stėrvitur, ka filluar operacionet luftarake kundėr
mbeturinave tė talebanėve dhe tė rrjetit Al-Kaida nė
rajonin Zormat, nė krahinėn jugore Paktija, ka deklaruar sot
zėdhėnėsi i forcave tė koalicionit, koloneli Rodni Dejvis.
Ai ka thėnė se 6 aradha tė ushtrisė kombėtare afgane, me
rreth 1 mijė vetė kanė arritur, para dy ditėsh, nė luginėn
Zormat, 30 kilometra nė jug-perėndim tė kryeqytetit tė
Paktisė, Gardez.
-
-
- Njė
mesazh i incizuar qė i atribuohet Sadam Huseinit bėn ftesė
pėr rezistencė ndaj trupave amerikane
-
- Bagdad,
23 korrik 2003 - Qendra televizive "Al Arabija" nė Dubai ka transmetuar sot
njė mesazh tė incizuar, i cili besohet tė jetė zėri i
ish-presidentit tė Irakut, Sadam Husein.
Nė mesazh, tė transmetuar njė ditė pas vrasjes sė djemve
tė Sadamit, Udait e Kusait, ftohet forcat speciale dhe tė
gardės sė presidentit irakian qė tė bėjnė rezistencė
dhe tė shtojnė sulmet ndaj trupave amerikane nė Irak.
-
-
- Dy
informatorėt irakianė qė treguan vendndodhjen e djemve tė
Sadamit do tė marrin 30 milionė dollarė shpėrblim
-
- Mosul,
23 korrik 2003 Dy informatorė irakianė, tė cilėt i kanė njoftuar forcat
amerikane pėr vendndodhjen e dy djemve tė Sadam Hyseinit, do
tė marrin 30 milionė dollarė shpėrblim, ka bėrė tė
ditur njė zyrtar i lartė ushtarak amerikan, njofton CNN.
Zyrtari ushtarak, i cili ka marrė pjesė nė operacionin e
djeshėm, ka thėnė se forcat amerikane e kishin marrė
informacionin 24 orė para se tė sulmonin vendstrehimin e
bijve tė Sadamit.
Ai ka thėnė se djem e Sadamit janė vrarė gjatė shkėmbimit
gjashtė orėsh tė zjarrit me trupat amerikane.
-
-
- Nė
dy sulme tė veēanta janė vrarė 2 ushtarė amerikanė dhe
janė plagosur tė paktėn 8 tė tjerė
-
- Mosul,
23 korrik 2003 Dy ushtarė amerikanė janė vrarė dhe tė paktėn 8 tė tjerė janė
plagosur sot (e mėrkure), nė dy sulme tė veēanta ndaj
forcave amerikane, njofton Rojter.
Sulmet kanė ndodhur pas vrasjes sė dy djemve tė Sadam
Hyseinit, nė njė shkėmbim zjarri, nė veri tė Irakut. Njė
ushtar amerikan dhe 6 tė tjerė janė plagosur, kur automjeti
i tyre ėshtė goditur me njė mjetėshpėrthyes nė qytetin
Mosul, nė veri tė Irakut, ku janė vrarė mbrėmė djemtė e
Sadamit, Udai dhe Kusai.
-
- Ndėrkaq,
nė njė sulm tjetėr nė qytetin Ramadi, nė perėndim tė
Bagdadit, ėshtė vrarė njė ushtar amerikan dhe janė
plagosur dy tė tjerė, kur konvoji i tyre ėshtė goditur me
njė mjet shpėrthyes tė improvizuar.
Kėto sulme kanė ngritur nė 41 numrin e ushtarėve tė vrarė
amerikanė, qė kur presidenti Bush e ka shpallur tė pėrfunduar
luftėn nė Irak.
-
-
- Fotoreporterja
kanadeze, e cila vdiq nga torturat nė njė burg tė
Teheranit, ėshtė varrosur nė Iran
-
- Teheran,
23 korrik 2003 Fotoreporterja kanadeze me preardhje iraniane, Zahra Kazemi, e cila
vdiē nga torturat nė njė burg tė Iranit, ėshtė varrosur
nė Iran, pėrkundėr kėrkesave qė trupi i saj tė dėrgohet
nė Kanada, njofton BBCWorld.
-
- Bėhet
e ditur se ajo ėshtė varrosur sot (e merkurė), heret nė mėngjes,
nė qytetin jugperėndimor Shiraz. Qeveria kanadeze ka
shprehur me kohė shqetėsimin lidhur me mungesėn e vullnetit
tė Iranit qė trupi i saj tė kthehet nė Kanada, pėrkundėr
dėshirės sė tė afėrmėve tė saj nė Iran dhe nė Kanada.
Zahra Kazemi vdiq nga pasojat e njė goditjeje tė fuqishme nė
kokė, pasi ishte arrestuar nė Teheran.
-
-
- Konfirmohet
vrasja e djemve tė Sadam Huseinit
-
- Bagdad,
23 korrik 2003 - Komandanti i forcave tė koalicionit nė Irak tha dje se djemtė e
Sadam Huseinit, Udai dhe Kusai, janė vrarė. Mbrėmė vonė,
nė rrugėt e Bagdatit, kishte tė shtėna armėsh, me sa
duket nė reagim tė vrasjes sė djemve tė Sadam Huseinit,
Udat dhe Kusait, u njoftua nga njė gjeneral i lartė
amerikan.
Gjeneral-lejtnanti Rikardo Sanēez tha se dy djemtė e Sadamit
ishin nė mesin e 4 personave qė u vranė nė njė betejė tė
ashpėr, e cila zgjati 6 orė, nė qytetin Mosul tė Irakut
verior. Ai tha se trupat e dy djemve tė Sadam Huseinit ishin
nė gjendje pėr t'u identifikuar edhe para se tė bėhen
analizat e ADN-sė, tė cilat tashmė kanė filluar.
"Ne kemi pėrdorur burime tė ndryshme pėr tė
identifikuar individėt e vrarė. Ata kundėrshtuan pėrpjekjet
e forcave tė koalicionit qė t'i arrestonin dhe u vranė nga
tė shtėnat qė pasuan dhe gjatė sulmeve nė banesė",
tha gjenerali Sanēez.
Ai tha se trupat amerikane tė divizonit tė 101 tė Forcave
Amerikane, pasi e morėn informatėn e njė irakiani, pėrdorėn
raketa dhe armė pėr tė hyrė nė njė vilė ku mendohej se
po takoheshin zyrtarė tė lartė tė partisė Baath. Ai tha
gjithashtu se operacionet pėr kėrkimin e Sadam Huseinit po
vazhdojnė.
"Ne vazhdojmė tė mbetemi tė pėrqėndruar nė gjetjen,
vrasjen ose kapjen e tė gjithė anėtarėve me rėndėsi nė
listėn e tė kėrkuarve", tha Sanēez.
-
-
- Presidenti
Bush i kėnaqur me operacionin kundjėr djemve tė Sadamit
-
- Uashington,
23 korrik 2003 - Shtėpia e Bardhė njoftoi se presidenti Bush ka
shprehur kėnaqėsinė pėr operacionin e suksesshėm ushtarak
kundėr dy djemve tė Sadam Huseinit. Reagimi fillestar i Shtėpisė
sė Bardhė nuk ishte i bujshėm dhe u bė nė formėn e njė
deklarate tė shkurtėr me shkrim.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Skot MekKllellėn, tha
se dy vėllezėrit Husein ishin pėrgjegjės pėr krime tė
pafunda tė kryera kundėr popullit irakian dhe nuk mund tė lėnė
mė njė hije urrejtjeje mbi Irak, siē u shpreh ai.
Presidenti Bush dhe ndihmėsit e tij vendosėn t'ia lėnė
Pentagonit gjithė meritėn pėr kėtė operacion tė sukshėm
dhe njoftimin e hollėsive rreth ngjarjeve tė fundit nė
Irak.
-
-
- Temperatura
tė larta, thatėsi dhe zjarre nė vendet e Evropės
-
- Londėr,
23 korrik 2003 - Zjarrefikėsit nė mbarė Evropėn po luftojnė me zjarret e shkaktuara
nga vala e tė nxehtit qė ka pėrfshirė pyjet e shumė
vendeve, prej Mesdheut e deri nė Skandinavi. Pjesė tė mėdha
pyjesh kanė marrė flakė pranė qytetit kroat Dubrovnik dhe
nė rrethinat e kryeqytetit spanjol Madrid.
-
- Thatėsia
qė po mbretėron nė Austri ka ulur nivelin e ujėrave dhe
prodhimin e energjisė. Transporti ujor nė rrjedhėn e lumit
Danub ėshtė ndėrprerė.
Bujqit evropianė paralajmėrojnė se mund tė humbasin tė
mbjellat. Shoqata gjermane e bujqėve thotė se mund t'u
prishet deri nė 80 pėr qind e prodhimit, nėse nuk bie shi sė
shpejti.
Nė Finlandė temperaturat kanė kaluar mbi 30 gradė celsius.
Nė lumenjt e liqenet e kėtij vendi qė zakonisht ėshtė i
freskėt, sivjet ėshtė shtuar numri i njerėzve qė po pėrpiqen
tė freskohen.
-
-
- Rebelėt
liberianė shpallėn armėpushim
-
- Monrovi,
23 korrik 2003 - Pas luftimeve tė ashpra mes rebelėve dhe trupave qeveritare nė
kryeqytetin e Liberisė, Monrovi, rebelėt shpallėn armėpushim.
Gjetė luftimeve tė dy ditėve tė fundit duhet tė kenė
vdekur rreth 600 vetė. Agjencitė e OKB-sė pėr ēėshtjet e
refugjatėve tėrhoqėn vėmendjen pėr rrezikun e njė
katastrofe humanitare. Nė kryeqytetin e vendit kanė gjetur
strehė me tepėr se 250.000 refugjatė gjendja e tė cilėve
ėshtė jashtėzakonisht e rėndė.
Presidenti Ēarls Tejlor deklaroi se do tė largohet nga
vendi, pasi tė hyjnė trupat ndėrkombėtare tė paqes.
SHBA-tė kėmbėngulin qė ndėrhyrja e trupės ndėrkombėtare
tė bėhet vetėm pas dorėheqjes sė presidentit.
-
-
- 15
tė vdekur dhe qindra plagosur nė njė tėrmet nė jugperėndim
tė Kinės
-
- Pekin,
23 korrik 2003 - Njė tėrmet i rėndė qė ka ndodhur nė jugperėndim tė Kinės ka
shkaktuar vdekjen e 15 vetėve dhe plagosjen e disa qindra tė
tjerėve. Nė provincėn Ju Nan janė shembur mbi 5.000 shtėpi
dhe janė dėmtuar rreth 190.000 ndėrtesa. Dėmtime ka pėsuar
edhe njė termocentral.
Tėrmeti i shkallės 6,2 ballė sipas shkallės Rihter, u ndje
deri nė 180 km prej epiqendrės sė tij.
-
-
- Deri
nė fund tė vitit numri i tė papunėve nė Gjermani mund tė
jetė mbi 5 milionė
-
- Berlin,
23 korrik 2003 - Kryetari i Entit federal tė punėsimit nė Gjermani, Florian Gerster,
ka deklaruar se deri nė fund tė kėtij viti numri i tė
papunėve nė kėtė vend mund tė arrijė nė mbi 5 milionė.
"Nė rast se dimri do tė jetė i ashpėr dhe shpresat pėr
pėrmirėsimin e konjukturės nuk pėrmbushen, kjo shifėr bėhet
gjithnjė e mė e mundshme", ka thėnė Gerster.
Sipas tė dhėnave tė drejtorit tė financave tė kėtij
enti, deficiti i tij nė gjysmėn e parė tė vitit 2003 kapte
shifrėn prej 5,2 miliardė eurosh.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|