 |
|
22
korrik 2003 / Zėri
i Amerikės
Njė
grup shkencėtarėsh nė universitetit Princeton thonė se
janė pranė shndėrrimit tė elementėve pa jetė nė njė
krijesė tė gjallė. Njė gjė e tillė nuk ka ndodhur qė
kur filloi jeta nė tokė afro 4 miliardė vjet mė parė.
Sipas Biblės, jeta filloi ditėn e tretė. Adami u krijua
nė ditėn e gjashtė. Sipas shkencės, jeta fillon me njė
qelizė delikate dhe tė gjitha gjallesat e tjera zėnė
fill prej saj. Pra sipas biblės dhe shkencės jeta u krijua
nga njė moment fillestar, nga njė gjenezė. |
Por ekipe shkencėtarėsh tani po
punojnė pėr njė zanafillė tė dytė. Ata po pėrpiqen tė
krijojnė jetėn nga njė diēka pa jetė. Profesori Lee Silver
pranė universitetit Princeton, thotė se shkencėtarėt tani po
punojnė pėr ndėrthurrjen e elementėve kimikė prej tė cilėve
ata mendojnė se mund tė krijojnė njė gjė tė gjallė. Por si
mund tė arrihet kjo? Ata marrin njė gjallesė, mė tė voglėn qė
ekziston e me sa mė pak gjene. Nė kėtė rast njė baktere
E-Koli.
Shkencėtarėt e ndjekin jetėn e
bakteres duke eleminuar njė nga njė gjenet e saj. Kur njė gjen
eleminohet dhe bakterja vazhdon tė jetojė, kjo tregon se gjeni i
mėnjanuar nuk ishte i domosdoshėm pėr jetėn e bakteres. Nė kėtė
mėnyrė, shkencėtarėt vazhdojnė derisa sa tė mbeten vetėm
gjenet thelbėsorė pėr jetėn. Shkencėtarėt mendojnė se
ndodhen tani nė prag tė krijimit tė njė gjėje tė gjallė, e
cila sipas tyre, do tė zhvillohet, rritet e do tė riprodhojė
vetveten. Kjo ka ndodhur vetėm njė herė; sipas shkencės 3
presje 8 miliardė vjet mė parė. Por a mund tė ndodhė pėrsėri
njė gjė e tillė, kėtė herė nė laborator? Profesor Silver
thotė se Po, Por shumė vetė janė skeptikė, nuk e dinė ose
nuk duan ta besojnė.
Shenjat e herėshme tė Autizmit
Autizmi ėshtė njė sėmundje
qė prek fėmijėt, dhe shkencėtarėt mendojnė se shenjat e sėmundjes
mund ti vėnė re qė nė muajt e parė tė jetės sė
foshnjes, shumė kohė para shfaqjes sė diagnozave tė qarta tė
sėmundjeje. Shkencėtarėt thonė se nėpėrmjte matjes sė
perimetrit tė kokės sė njė foshnjeje dhe duke ndjekur nga afėr
zhvillimin e trurit tė tij, ata mund tė jenė nė gjendje tė pėrcaktojnė
sėmundjenqė nė fazat e herėshme. Kohėt e fundit, dy vjeēari
Mario Freizėr u diagnostikua me autizėm.
Autizmi ka shumė simptoma si
pėr shembull vėshtirėsi nė tė folur dhe emocione tė mėdha.
Njė studim i ri tregon se ndėrhyrja e herėshme mund tė pakėsojė
mundėsitė e prekjes nga autizmi. Studimi i botuar nė revistėn
e shoqatės mjekėsore amerikane pėrqėndrohet nė matjen e
perimetrit tė kokės dhe nė zhvillimin e trurit tė fėmijėve
me autizėm. Mjeku Erik Kourchesne thotė se gjatė studimit u vu
re se foshnjet qė mė vonė preken nga autizmi janė ato qė
lindin me kokė mė tė vogėl sesa normalja dhe pak muaj pas
lindjes perimetri i kokės pėson njė rritje tė shpejtė dhe kur
bėhen 6 muaj deri nė 14 muaj perimetri i kokės sė tyre ėshtė
shumė mė i madh sesa ai tek njė fėmijė normal.
Mjeku Kourchesne dhe kolegėt
e tij nė spitalin pediatrik nė Sand Diego tė Kalifornisė
punuan 10 vjet duke grumbulluar dhe analizuar tė dhėnat nga 50 fėmijė
me autizėm. Ata studiuan kėta fėmijė duke shqyrtuar tė dhėnat
mjekėsore qė nga dita e lindjes. Mjeku Kourchesne thotė se fėmijėt
me shenja tė rėnda autizmi ishin ata me rritje mė tė shpejtė
tė kokės. Duke parė kėtė fėmijė mund tė dallohet se ai nuk
ka patur ndonjė rritje tė madhe tė trurit, por aparati i
skanimit tregon se po. Tani me diagnostikimin e hershėm tė sėmundjes
shpresat pėr shėrim janė mė tė mėdha.
Rezulatet e studimit mund tė
vlejnė edhe si shenja paralajmėruese tė rrezikut nga autizmi,
duke lejuar kėshtu edhe ndėrhyrje tė herėshme mjekėsore.
Gjithashtu rėndėsia e kėtij studimi ėshtė se ai u hap rrugėn
studimeve tė tjera mė tė thella pėr tė gjetur shkaktarin e
rritjes tej mase tė trurit, gjė qė shkakton autizmin./al/
|