| |
 |
|
|
|
22.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte 22 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti ekspertin
gjerman tė sė drejtės ndėrkombėtare, Dr Johan Frowein
-
Johan
Frowein: "Ēėshtja e Kosovės duhet tė zgjidhet nė bazė
tė parimit tė vetėvendosjes dhe vullnetit politik tė
popullit"
-
Zyra e SHBA-ve pėrshėndet
miratimin e "Fshatit ndėrkombėtar" nė Prishtinė
-
Ministrat e jashtėm tė BE-sė
ofrojnė ndihmė pėr dialogun mes Prishtinės e Beogradit
-
Solana ka biseduar me Kofi Anan pėr
emėrimin e shefit tė ri tė UNMIK-ut
-
Policia thotė se trupi i pajetė
i gjetur nė Graboc nuk ka tė bėjė me krimet e luftės
-
Po bėhen pėrgatitjet pėr
festivalin e parė ndėrkombėtar tė filmit nė Kosovė
-
Presidenti Moisiu refuzoi kėrkesėn
e opozitės pėr krijimin e qeverisė teknike
-
Marko Bello dhe Ermelinda Meksi
propozohen anėtarė tė qeverisė sė Shqipėrisė
-
Ali Ahmeti takon Solanėn nesėr nė
Bruksel, pėr Marrėveshjen e Ohrit
-
Kryesia e Partisė Socialiste
diskuton pėr zėvendėsimin e Metės dhe Nakos
-
Autoritetet e Shkupit refuzojnė
sugjerimet e ndėrkombėtarėve pėr shtyrjen e grumbullimit tė
armėve
-
Sot nė Bagdad ėshtė varė njė
ushtar amerikan dhe njė tjetėr ėshtė plagosur
-
Bush: Siria dhe Irani strehojnė
terroristė
-
SHBA kėrkojnė nga luftėtarėt
kurdė tė lėshojnė veriun e Irakut
-
Nė bazė ushtarke nė Kashimir
janė vrarė 7 ushtarė indianė
-
Nė luftimet e deritashme nė
Liberi janė vrarė mbi 700 njerėz
-
Nė dy shpėrthime bombash nė
pushimoret spanjole janė plagosur tė paktėn 8 persona
-
Nė malet e Andeve janė zhdukur
rreth 18 alpinistė
-
Nė luftimet e deritashme nė
Liberi kanė humbur jetėn mbi 90 njerėz
-
Anan ėshtė pėr njė rol mė tė
fuqishėm tė OKB-sė nė Irak
-
Nė Ēeēeni vriten gjashtė
ushtarė rusė dhe tre rebelė ēeēenė
|
|
|
|
|
|
 |
|
- Presidenti
Rugova priti ekspertin gjerman tė sė drejtės ndėrkombėtare,
Dr Johan Frowein
-
- Prishtinė,
22 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės, dr Ibrahim Rugova, priti
sot eskpertin e njohur gjerman tė sė drejtės ndėrkombėtare,
Dr Johan Frowein, nga Max-Planckt Institut nė
Hajdenberg.
-
- Presidenti
Rugova bėri tė ditur se gjatė takimit me profesorin
Frowein ėshtė biseduar pėr tė tashmen dhe tė
ardhmen e Kosovės.
|
-
- "Biseduam
pėr progesin e arritur nė Kosovė, nė tė gjitha fushat e
jetės, si edhe pėr sigurinė, e cila ėshtė gjithnjė e mė
e madhe nė Kosovė", deklaroi presidenti Rugova.
"E njoftova profesorin me objektivat e qeverisė e tė
instituciobneve tė Kosovės pėr zhvillimin ekonomik,
investimet, privatizimin, hapjen e vendeve tė reja tė punės,
si edhe pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė
kosovare", shtoi presidenti Rugova, duke theksuar
objektivin pėr integrimin e Kosovės nė Bashkimin Evropina
dhe nė NATO.
Presidenti Rugova ritheksoi se njohja sa mė e shpejtė
formale e pavarėsisė sė Kosovės do tė shpejtonte proceset
ekomonike, demokratike nė Kosovė dhe do tė qetėsonte
rajonin.
Ai e falėnderoi profesorin Frowein pėr vizitėn nė Kosovė
dhe shprehu bindjen se ai do ta ndihmojė Kosovėn dhe
zhvillimin e saj tė ardhshme, nė planin juridik.
Profesori Johan Frowein, nga ana e tij, shprehu kėnaqėsinė
pėr ftesėn e presidentit Rugova qė ta vizitojė Kosovėn.
"Jam i nderuar qė jam i ftuar i presidentit
Rugova", tha profesor Frowein.
"Biseduam pėr tė drejtat e njeriut, pėr tė drejtat e
minoriteteve dhe pėr tė drejtėn e vetėvendosjes", tha
ai.
"Populli i Kosovės ka tė drejtė tė vendosė vetė pėr
tė ardhmen e vet. Tash pėr tash, kjo e drejtė ėshtė e
kufizuar, pėr shkak se Kosova administrohet sipas Rezolutės
1244 tė KS tė OKB-sė", theksoi profesor Frowein.
Ai shprehu bindjen se bashkėsia ndėrkombėtare do ta njohė
tė drejtėn e popullit tė Kosovės dhe shhfaqi shpresėn se
kjo do tė arrihet nė njė tė ardhme tė afėrt.
Dr Johan Frowein mbajti sot njė ligjėratė nė Akademinė e
Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.
-
Johan
Frowein: "Ēėshtja e Kosovės duhet tė zgjidhet nė bazė
tė parimit tė vetėvendosjes dhe vullnetit politik tė
popullit"
Prishtinė,
22 korrik 2003 - Eksperti i njohur gjerman i tė drejtės ndėrkombėtare,
Dr Johan Frowein, nga Max-Planckt Institut nė Hajdenberg,
mbajti sot, nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės,
njė ligjėratė pėr tė drejtat e njeriut nė Evropė, nė
qendėr tė sė cilės ishte e drejta e vetėvendosjes sė
popujve.
Profesor
Frowein theksoi se statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė kėrkohet
nė parimin e tė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje, pėrkundėr
faktit se kjo nuk pėrmendet nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit
tė Sigurimit tė OKB-sė.
"Ėshte
e qartė se Rezoluta 1244 nuk e pėrmend tė drejtėn pėr vetėvendosje
dhe kjo, natyrisht, ėshtė bėrė me qėllim. Hartuesit e saj
nuk ishin tė gatshėm ta pėrfshinin tė drejtėn e vetėvendosjes
pėr popullin e Kosovės, por kjo nuk e mbyll kėtė ēėshtje",
theksoi profesori Frowein.
Ai tha
se dy janė ēėshtjet kryesore qė duhet pasur parasysh nė
rastin e Kosovės: sė pari, duhet vėrtetuar se Kėshilli i
Sigurimit ėshtė i obliguar tė respektojė tė drejtėn e vetėvendosjes
dhe, sė dyti, duhet tė vėrtetohet se Kosova e ka tė drejtėn
e vetėvendosjes.
-
- Zyra
e SHBA-ve pėrshėndet miratimin e "Fshatit ndėrkombėtar"
nė Prishtinė
-
- Prishtinė,
22 korrik 2003 A. Allek Melli, ushtrues i detyrės sė shefit tė
misionit tė Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė, pėrshėndeti
vendimin e sė premtes tė kuvendit komunal tė Prishtinės pėr
miratimin e ndėrtimit tė "Fshatit ndėrkombėtar",
duke e cilėsuar kėtė vendim si njė hap tė rėndėsishėm
drejt tėrheqjes sė investimeve nė Kosovė.
"Mė kėtė veprim, kuvendi komunal shfaq vullnetin pėr
tė punuar me investuesit ndėrkombėtarė pėr prurjen nė
Prishtinė tė projekteve qė do tė krijojnė vende pune dhe
kushte mė tė mira jetese.
-
- Ne e
urojmė pushtetin komunal pėr vendimin qė e ka marrė dhe
presim qė tė punojmė me tė pėr ta pėrfunduar kėtė
projekt dhe pėr tė tėrhjekur edhe mė shumė investime nė
Kosovė.
-
- Thjeshtėsimi
i procedurave rregullatore pėr ndihmimin e investuesve
potencialė ėshtė njė komponentė kryesore nė pėrmbushjen
e standardeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ekonominė,
dhe ky veprim i kuvendit komunal ėshtė njė hap i mirė nė
atė drejtim". tha z. Melli.
Ai theksoi po ashtu se "Fshati ndėrkombėtar" ėshtė
njė investim privat dhe se nuk pėrfshin kurrfarė financimi
nga ana e Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara.
"Sidoqoftė, Zyra e SHBA-ve i pėrkrahė pėrpjekjet pėr
prurjen e investimeve amerikane nė Kosovė si pjesė e
misionit tė saj nė Kosovė, prandaj edhe e ka pėrcjellur
aktivisht kėtė pėrpjekje.
-
- Ish
shefi i misionit Rino Harnish ka punuar nė kėtė ēėshtje
deri nė ditėn e fundit tė qėndrimit tė tij nė Kosovė
duke theksuar se mbetet shumė e rėndėsishme qė tė tėrhiqen
investuesit privatė nga SHBA-tė.
-
- Ky
vendim ėshtė shumė i rėndėsishėm si njė precedent pėr
investuesit e ardhshėm nga SHBA-tė dhe gjetiu", tha
Allek Melli, ushtrues i detyrės sė shefit tė misionit tė
Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė.
-
-
- Ministrat
e jashtėm tė BE-sė ofrojnė ndihmė pėr dialogun mes
Prishtinės e Beogradit
-
- Bruksel,
22 korrik 2003 - Ministrat e jashtėm tė BE-sė, tė cilėt u takuan dje nė Bruksel, pėr
herė tė parė prej marrjesė sė kryesisė sė radhės nga
Italia. Pėrveē tjerash, ata diskutuan edhe pėr situatėn nė
Ballkan, duke pėrfshirė edhe Kosovėn.
Ministrat e Jashtėm tė BE-sė janė pajtuar parimisht pėr
hartimin e njė liste tė re kandidatėsh pėr postin e
kryeadministratorit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Nė kėtė listė
ėshtė edhe ish-kryeministri finlandez Hari Holker, i cili
konsiderohet favorit.
Megjithatė, nė listėn e BE-sė ende mbeten si kandidatė
potencialė pėr kėtė post edhe diplomati suedez Ralf
Ekhaus, norvegjezi Kai Ajde dhe diplomati portugez, Hoze
Kutiliero. Emėrimin e kryeadministratorit tė Kosovės do ta
bėjė sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, pasi tė
kėshillohet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Ministrat e jashtėm tė BE-sė pėrsėritėn edhe njė herė
domosdoshmėrinė e fillimit tė dialogut ndėrmjet Prishtinės
dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike, me interes tė dyanshėm.
Ēėshtja e dialogut ėshtė pėrfshirė edhe nė konkluzat e
takimit. Nė to shprehet mbėshtetje pėr fillimin sa mė tė
shpejt tė dialogu dhe ofrohet mbėshteje e BE-sė, nė cilėsinė
e sponzoruesit tė dialogut.
Kėshilli i ministrave tė BE-sė pėrshėndeti letrėn e udhėheqėsve
tė Kosovės drejtuar tė zhvendosurve dhe kėrkuan qė ky hap
tė ndiqet edhe me veprime praktike.
-
-
- Solana
ka biseduar me Kofi Anan pėr emėrimin e shefit tė ri tė
UNMIK-ut
-
- Bruksel,
22 korrik 2003 - Pėrfaqėsuesi pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit
Evropian, Havier Solana, ka thėnė dje nė Bruksel se nė
fund tė javės qė ka kaluar, ka biseduar gjatė me
sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, lidhur me
emėrimin e shefit tė ri tė UNMIK-ut nė Kosovė.
"Sa mė parė qė tė ndodhė kjo, sa mė parė qė tė
kemi njė pėrfaqėsues tė lartė tė sekretarit tė OKB-sė
pėr Kosovėn aq mė shpejt do tė mund tė fillojė dialogu
Prishtinė - Beograd", citohet tė ketė thėnė Solana.
-
-
- Policia
thotė se trupi i pajetė i gjetur nė Graboc nuk ka tė bėjė
me krimet e luftės
-
- Mitrovicė,
22 korrik 2003 - Trupi i pajetė i gjetur nė Graboc, nė veri tė
Kosovės, nuk ka tė bėjė me krimet e luftės, kanė thėnė
zyrtarėt e policisė nė rajonin e Mitrovicės. Policia ėshtė
duke hetuar njė trup tė gjetur nė njė varr, disa ditė mė
parė.
-
- Trupi
ėshtė dėrguar nė Rahovec, ku ėshtė bėrė autopsia, e
cila ka zbuluar se trupi i pajetė ėshtė i njė mashkulli tė
panjohur, qė kishte pėsuar plagė nga arma. Policia po e
trajton kėtė si rast qė nuk ka tė bėjė me krimet lufte,
ka thėnė zėdhėnėsi rajonal i policisė Kevin Grill.
-
-
- Po
bėhen pėrgatitjet pėr festivalin e parė ndėrkombėtar tė
filmit nė Kosovė
-
- Prishtinė,
22 korrik 2003 - Shtėpi filmike nga Spanja, Austria, India,
Gjermania, Bosnja e Hercegovina dhe Hungaria e kanė
konfirmuar tashmė pjesėmarrjen e tyre nė Festivalin e parė
Ndėrkombėtar tė Filmit qė do tė mbahet nė Kosovė. Kėtė
e konfirmoi sot Ministri i Kulturės, Rinisė, Sporteve e Ēėshtjeve
Jorezidente, Behxhet Brajshori.
Z. Brajshori tha se sė shpejti pritet qė pjesėmarrjen nė kėtė
festival ta konfirmojė edhe Shqipėria.
Ministria e Kulturės, Rinisė, Sporteve e Ēėshtjeve
Jorezidente ka themeluar Kėshillin Organizativ tė
Festivalit. Filmat qė do tė gjenden nė programin e
festivalit do tė shfaqen nė Prishtinė dhe nė disa qendra tė
tjera tė Kosovės.
-
-
- Presidenti
Moisiu refuzoi kėrkesėn e opozitės pėr krijimin e qeverisė
teknike
-
- Tiranė,
22 korrik 2003 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu e refuzoi kėrkesėn e opozitės
pėr zgjidhjen e krizės qeveritare me anė tė rrėzimit tė
qeverisė socialiste dhe ngritjen e njė qeverie teknike me
bazė tė gjerė. Presidenti Moisiu tha se ėshtė shumė
shpejt pėr njė zgjidhje radikale dhe se ai do tė ushtrojė
kompetencat e tij kushtetuese nė njė mėnyrė tjetėr.
Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, i ka bėrė
thirrje presidentit qė tė mbėshtesė njė zgjidhje tė tillė,
pasi, sipas saj, qeveria socialiste e kryeministrit Nano ėshtė
e dėshtuar.
Ndėrkaq, nga kampi socialist dje pasdite u njoftua se
Ermelinda Meksi e ka pranuar detyrėn e ministres pėr
Integrimin Shtetėror, ndėrsa Pandeli Majko, ministėr i
Mbrojtjes, nuk e ka pranuar propozimin qė tė kalojė nė
detyrėn e ministrit tė jashtėm.
Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Gramos Ruēi,
tha se brenda 24 orėve do tė paraqitet njė nga variantet e
qeverisė sė re, e cila pritet tė shpallet gjatė ditės sė
sotme.
Ndėrkohė, Ilir Meta ka dhėnė dje dorėheqje edhe nga
kryesia e Partisė Socialiste, duke shqiptuar kritika tė
ashpra nė adresė tė Fatos Nanos.
-
-
- Marko
Bello dhe Ermelinda Meksi propozohen anėtarė tė qeverisė sė
Shqipėrisė
-
- Tiranė,
22 korrik 2003 - Kryesia e Partisė Socialiste zgjodhi sot dy kandidatėt qė do tė zėvendėsojnė
ish-ministrat Ilir Meta e Sokol Nako nė qeveri.
Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, bėri tė
ditur se kryesia e pranoi propozimin e kryeministrit Nano qė
pėr postin e ministrit tė Jashtėm tė kandidohet Marko
Bello, ndėrsa pėr postėn e zėvendėskryeministres dhe tė
ministres sė Shtetit pėr Integrim tė kandidohet deputetja
Ermelinda Meksi.
-
- Emrat e
kėtyre dy kandidatėve, tė cilėt do t'i paraqiten edhe
grupit parlamentar tė Pastisė Socialiste, janė zgjedhur me
votėn e shumicės.
-
-
- Ali
Ahmeti takon Solanėn nesėr nė Bruksel, pėr Marrėveshjen e
Ohrit
-
- Shkup,
22 korrik 2003 - Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti do tė qėndrojė
nė Bruksel, nesėr dhe pasnesėr, me ftesė tė pėrfaqėsuesit
tė lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme
dhe Siguri, Havier Solana.
Zėdhėnėsja e BDI-sė, Ermira Mehmeti, ka thėnė se nė
takim me z. Solana do tė bisedohet pėr ēėshtjet aktuale nė
Maqedoni, zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe ēėshtjet e
sigurisė.
Gjatė qėndrimit nė Bruksel, z. Ahmeti do tė takohet edhe
me sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, lordin Xhorxh
Robertson, me parlamentarė dhe me zyrtarė tė tjerė belgė.
Nė njoftim thuhet se z. Ahmeti do tė bisedojė me Lordin
Robertson pėr reformat nė ushtrinė e Maqedonisė dhe pėr pėrfshirjen
e shqiptarėve nė tė, konform Marrėveshjes sė Ohrit.
-
-
- Kryesia
e Partisė Socialiste diskuton pėr zėvendėsimin e Metės
dhe Nakos
-
- Tiranė,
22 korrik 2003 - Nė Tiranė ka filluar mbledhja e kryesisė sė Partisė Socialiste, nė
tė cilėn po diskutohen emrat e mundshėm qė pritet tė zėvendėsojnė
dy anėtarėt e qeverisė qė dhanė dorėheqje, Ilir Metėn
dhe Sokol Nakon. Burime tė pakonfirmuara nga kjo parti thanė
se parimisht ėshtė rėnėn dakort pėr emrat e ministrave tė
rinj tė kabinetit Nano dhe sot pritet zyrtarizimi i tyre.
Sipas kėtuyre burimeve, deputeti i Partisė Socialiste, Marko
Bello, ėshtė favorit kryesor pėr postin e ministrit tė Punėve
tė Jashtme. Kryeministri Fatos Nano ka konfirmuar edhe emrat
tjerė qė mund tė zėnė vend nė qeveri, pėrkrah tij. Ata
janė Namik Dokle dhe Ermelinda Meksi.
-
-
- Autoritetet
e Shkupit refuzojnė sugjerimet e ndėrkombėtarėve pėr
shtyrjen e grumbullimit tė armėve
-
- Shkup,
22 korrik 2003 - Ministrat e Mbrojtjes dhe Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė nuk
pajtohen me sugjerimet e zyrtarėve ndėrkombėtarė nė Shkup
qė fushata pėr grumbullimin e armėve tė shtyhet pėr
pranverėn e ardhshme. Hari Kostov dhe Vllado Buēkovski thonė
se janė tė vendosur qė kjo fushatė tė realizohet brenda
afatit tė planifikuar, prej 1 tetorit deri mė 15 nėntor tė
kėtij viti.
-
-
- Sot
nė Bagdad ėshtė varė njė ushtar amerikan dhe njė tjetėr
ėshtė plagosur
-
- Bagdad,
22 korrik 2003 Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot (martė) dhe njė tjetėr ėshtė
plagosur, kur autokolona e tyre ėshtė goditur nė pritė me
njė granatė raketore dhe me armė tė vogla, nė veriperėndim
tė Bagdadit, njofton Rojter. Sulmi ka ndodhur nė njė zonė
tė popullzuar me shumicė sunite.
Ky sulm ngriti nė 39 numrin e amerikanėve tė vrarė nė
Irak prej 1 majit, kur presidenti Bush e deklaroi tė pėrfunduar
luftėn nė Irak.
-
-
- Bush:
Siria dhe Irani strehojnė terroristė
-
- Uashington,
22 korrik 2003 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, paralajmėroi
Iranin dhe Sirinė qė tė mos ndihmojnė ekstremistėt, tė
cilėt kėrkojnė tė shkatėrrojnė procesin e paqes.
"Sot, Siria dhe Irani vazhdojnė tė strehojnė dhe tė
ndihmojnė terroristėt. Kjo sjellje ėshtė krejtėsisht e
papranueshme. Shtetet qė pėrkrahin terrorin, do tė mbajnė
pėrgjegjėsi", tha Presidenti Bush, nė konferencėn e pėrbashkėt
tė shtypit me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, nė
fermėn e tij nė Texas.
Ai e hapi konferencėn me fjalė tė mira pėr kryeministrin
palestinez, Mahmud Abaz, dhe pėr Kryeminsitrin izraelit,
Ariel Sharon. Por, ai kishte fjalė tė ashpra pėr
vendet-fqinje, pėr tė cilat ai tha se janė tė lidhura me
terrorizmin.
Presidenti Bush foli edhe pėr rajone tė nxehta nė Afrikė e
nė Azi.
"Ne vazhdojmė tė vėzhgojmė gjendjen me shumė vėmendje.
Po punojmė me Kombet e Bashkaura pėr tė zbatuar politikėn
e domosdoshme pėr tė vėnė pėrsėri nė fuqi armėpushimin
nė terren.
-
- Po
punojmė me Komunitetin Ekonomik tė Shteteve tė Afrikės Perėndimore
pėr tė vendosur se kur do tė jenė tė pėrgatitura vendet
anėtare tė dėrgojnė trupa paqeruajtėse, pėr tė cilat
jam shprehur se Amerika do tė jetė e gatshme t'i ndihmojė",
tha Presidenti Bush.
Por, nė krye tė ēėshtjeve qė u diskutuan nė takimin e
Presidentit Bush me kryeministrin italian, Sivio Berlusconi,
ishte Iraku dhe marrėdhėniet transatlantike.
Kryeministri italian tha se ėshtė kohė qė tė bashkohemi pėr
tė rigjallėruar, siē u shpreh, fuqinė e madhe tė
shkrirjes ndėrmjet Evropės dhe Amerikės. Ai tha se ky ėshtė
mesazhi qė do ti dėrgojė Evropės.
-
-
- SHBA
kėrkojnė nga luftėtarėt kurdė tė lėshojnė veriun e
Irakut
-
- Ankara,
22 korrik 2003 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kėrkuan nga luftėtarėt e Partisė
sė ndaluar punėtore kurde "PKK" qė tė largohen
nga veriu i Irakut.
Ambasadori amerikan nė Turqi, Robert Pearson, tha se nėse
luftėtarėt e PKK-sė nuk tregohen tė gatshėm pėr dorėzim
atėherė mund tė pėrdoret edhe dhuna ushtarake.
"Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk do tė durojnė
kurrfarė kėrcėnimi pėr Turqinė nga territori
irakian", theksoi Pearson.
-
-
- Nė
bazė ushtarke nė Kashimir janė vrarė 7 ushtarė indianė
-
- Nju
Delhi, 22 korrik 2003 - Nė njė sulm tė militantėve kundėr njė baze
ushtarke tė armatės indiane nė Kashimirin e administruar
nga India janė vrarė 7 ushtarė tė saj, kanė bėrė tė
ditur sot (e martė) zyrtarė tė kasaj armate, njofton BBCĖorld.
Sulmi ka ndodhur njė ditė pas vrasjes sė 7 pelegrinėve
indianė nė kėtė shtet trazirash. Kėto sulme janė akte tė
atyre qė pėrpiqen pėr dėshtimin e proceseve paqėsore ndėrmjet
Indisė dhe Pakistanit, kanė thėnė zyrtarė shtetėrorė tė
Indisė.
-
-
- Nė
luftimet e deritashme nė Liberi janė vrarė mbi 700 njerėz
-
- Monrovia,
22 korrik 2003 Sipas njoftimeve tė sotme (e martė) tė
agjencive botėrore tė lajmeve, numri i tė vrarėve nė
luftimet e kėtoditshme nė kryeqytetin e Liberisė, Monrovia,
ėshtė dukshėm mė i lartė se ai qė e kemi dhėnė nė
edicionet e mėparshme.
Njoftimet e fundit thonė se deri mė tash nė kėto luftime e
kanė humbur jetėn mbi 600 persona, ndėrsa agjencia AFP thotė
se nė kėto luftime janė vrarė mbi 700 njerėz.
-
-
- Nė
dy shpėrthime bombash nė pushimoret spanjole janė plagosur
tė paktėn 8 persona
-
- Madrid,
22 korrik 2003 Dy bomba kanė shpėrthyer sot (e martė) nė pushimoret spanjole
Alikante dhe Benidorm, ku janė plagosur tė paktėn 8
persona, njofton BBCWorld. Bėhet e ditur se mjetet kanė shpėrthyer
nė hotelin "Residencia Bahia" nė Alikante dhe nė
hotelin "Nadal" nė Benidorm.
Ndėr tė plagosur besohet tė jenė katėr zyrtarė policie
dhe katėr civilė. Shpėrthimet kanė ndodhur pasi policia
kishte marrė paralajmėrimin nga grupi seperatist bask ETA se
bombat ishin vėnė nė kėto hotele. Mysafirėt ishin evakuar
nga hotelet.
-
-
- Nė
malet e Andeve janė zhdukur rreth 18 alpinistė
-
- Lima,
22 korrik 2003 Rreth 18 alpinistė, kryesisht gjermanė, izraelitė, argjentinezė e
venezuaelanė, janė zhdukur dhe disa syresh do tė jenė
plagosur nė malet e Andeve, pasi njė ortek apo mur akulli ėshtė
shembur mbi ta, kanė bėrė tė ditur mbrėmė vonė zyrtarėt
e shpėtim-kėrkimit, njofton Rojter.
Aksidenti ka ndodhur nė malin Alpamajo, nė lartėsi
mbidetare 9,030 kėmbė, 300 mila nė verilindje tė Limės.
Ende nuk dihet nėse ka pasur tė vdekur. Helikopterėt nuk
kanė mundur tė fluturojnė mbi vendin e ngjarjes, pėr shkak
tė erėrave tė fuqishme, ndėrsa ekipeve shpėtimtare u
nevojiten rreth 20 orė pėr tė arritur atje.
-
-
- Nė
luftimet e deritashme nė Liberi kanė humbur jetėn mbi 90
njerėz
-
- Monrovia,
22 korrik 2003 Nė luftimet e deritashme shumė tė pėrgjakshme
nė kryeqytetin e Liberisė, Monrovia, e kanė humbur jetėn
mbi 90 njerėz, ndėrsa marinsat amerikanė nė kompleksin e
ambasadės amerikane i kanė evakuar me helikopterė punėtorėt
e huaj tė ndihmave dhe gazetarėt.
Presidenti Ēarls Tejlor e ka pėrsėritur apelin pėr dėrgimin
sa mė tė shpejtė tė forcave paqėsore nė kėtė vend. Ai
ka theksuar se mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar
stabilitetin ėshtė me anė tė trupave amerikane tokėsore,
qė do t'i shtoheshin marinsave qė e po ruajnė ambasadėn.
-
-
- Anan
ėshtė pėr njė rol mė tė fuqishėm tė OKB-sė nė Irak
-
- Nju
Jork, 22 korrik 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, kėrkon
njė plan tė qartė kohor pėr tėrheqjen graduale tė
trupave amerikane dhe britanike nga Iraku.
Duke paraqitur raportin pėr gjendjen nė Irak nė Kėshillin
e Sigurimit, Anan u shpreh sėrish pėr njė rol mė tė
fuqishėm tė OKB-sė nė Irak.
Ndėrkohė nė Irak u mbajtėn protesta tė reja kundėr
pushtimit amerikan. Nė Nadshaf rreth 10 mijė njerėz
protestuan kundėr pushtimit tė shtėpisė sė njė udhėheqėsi
fetar. Demonstruesit kanė gjuajtur me gurė ushtarėt
amerikanė.
-
-
- Nė
Ēeēeni vriten gjashtė ushtarė rusė dhe tre rebelė ēeēenė
-
- Moskė,
22 korrik 2003 - Nė njė pėrleshje luftarake nė Republikėn kaukaziane tė Ēeēenisė
u vranė gjashtė ushtarė rus dhe tre kryengritės ēeēenė,
njoftoi agjensia ruse e lajmeve Interfaks, e cila thirret nė
burime tė ushtrisė ruse.
Nė Ēeēeni kohėve tė fundit ndodhin pothuaj ēdo ditė pėrleshje
tė armatosura nė mes tė ushtarėve dhe rebelėve.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|