|
 |
|
- Prishtinė,
22 korrik 2003 - Nėnkryetari i Lidhjes Demokratike, Kolė M.
Berisha, i vlerėson anakronike deklaratat e zyrtarėve
serbė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė Kushtetutėn e
Unionit Serbi - Mal i Zi.
Nė reagimin e z. Berisha lidhur me kėto deklarata,
thuhet:
|
-
- "Deklaratat
mė tė reja tė kryeministrit dhe tė zėvendėskryeministrit
tė Serbisė, Zoran Zhivkoviq dhe Nebojsha Ēoviq, lidhur me
Kosovėn, tė cilat nė radhė tė parė janė nė funksion tė
marketingut politik dhe pėr pėrdorim tė brendshėm, ēojnė
nė konkludimin se askush nuk ka tė drejtė t'ia mohojė
tjetrit tė drejtėn qė tė jetojė nė iluzione.
Ne, vėrtet, e kuptojmė zhgėnjimin e tyre nga pamundėsia pėr
ta krijuar njė Serbi, e cila projektohej tė shtrihej, sė
paku, siē proklamonte "vozhdi" i tyre, "prej
Horgoshit deri nė Dragash", por, kohėt kanė ndėrruar
dhe, nė kėtė pjesė tė Evropės e tė botės, tashmė janė
krijuar realitete tė reja.
Aventura si kėto tė fundit, pėr pėrfshirjen e Kosovės nė
Kushtetutėn e Unionit Serbi-Mali i Zi, udhėheqja e Serbisė
bėnte edhe gjatė kohės qė nėntėmbėdhjetė shtetet anėtare
tė Alenacės Veriatlantike, tė udhėhequra nga Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės, bombardonin caqet ushtarako-policore
serbe nė Kosovė dhe nė Serbi. Asokohe, parlamenti serb, me
njė akt, do tė thoshim, krejtėsisht donkishotian, e
"themelonte" tė ashtuquajturėn "Federatė
Serbi-Bjellorusi", dhe i dėnonte me dhjetėra vite burg
"nė mungesė" pothuaj tė gjitha figurat mė
eminente tė politikės botėrore, si: Havier Solanėn, Vesli
Klarkun, Bill Klintonin, Medllin Olbrajtin, e tė tjerė si kėta!?
Kur lexon e dėgjon njeriu deklarata tė tilla, madje edhe tė
vetė kreut tė politikės serbe, vetėvetiu tė imponohet
pyetja: "Vallė, ku po jetuakan kėta farė zhivkoviqė e
ēoviqė?". Ato ta pėrkujtojnė parodinė e njė
humoristi, bashkombės tė tyre, tė viteve `70-tė, i cili kėndonte
"Unė jam zoti i shtėpisė...", pasi i kishte rrėshqitur
nga duart i tėrė pushteti shtėpiak, tė cilin, nė fakt, as
qė e kishte pasur ndonjėherė.
Nuk besoj se Zhivkoviqi, Ēoviqi dhe tė tjerėt si kėta janė
aq naivė sa tė mos e kuptojnė se kohėve tė fundit po
shtohet gjithnjė e mė tepėr edhe numri i bashkombėsve tė
tyre nė Serbi, tė cilėt pajtohen "tė heqin dorė"
nga Kosova; se bashkėsia ndėrkombėtare, pra edhe Nju Jorku
e Vashingtoni (ndihmėn e tė cilėve dashka ta kėrkojė
kryeministri serb Zhivkoviq pėr ta kthyer Kosovėn sėrish nėn
Serbi), por dhe qendrat tjera tė vendosjes, tashmė jo njė
herė, kanė deklaruar publikisht se Kosova kurrė mė nuk do
tė sundohet nga Beogradi; se Kosova sot bashkėqeveriset nga
ndėrkombėtarėt dhe kosovarėt, ndėrsa nesėr, si shtet i
pavarur, do tė vetėqeveriset vetėm nga kosovarėt dhe do tė
ketė marrėdhėnie tė mira me tė gjitha shtetet fqinje tė
cilat e pranojnė bashkėpunimin dhe fqinjėsinė e mirė -
pra edhe me Serbinė e Zhivkoviqit e tė Ēoviqt - dhe, siē
thotė Presidenti Rugova, njė Kosovė e integruar nė tė
gjithė mekanizmat evroatlantikė e nė miqėsi tė pėrhershme
me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Megjithatė, edhe si tė tilla, kėto deklarata donkishotiane,
dhe tė tjerat si kėto, meritojnė vėmendje tė posaēme, pėr
kėto arsye: sepse janė shembulli mė eklatant pėr ata qė
ende nuk kanė arritur tė mėsojnė se Serbia, edhe sot e kėsaj
dite, qeveriset nga po ajo nomenklaturė, e cila nė dekadėn
e fundit tė shekullit tė kaluar i filloi katėr luftėra nė
territorin e ish - Jugosllavisė, duke lėnė pas vetes mijėra
tė vrarė e tė zhdukur dhe miliona tė tjerė tė dėbuar me
dhunė nga trojet e tyre; sepse me deklaratėn e dhėnė me tė
dalė nga takimi me kreun e Kishės Ortodokse Serbe, Ēoviqi dėshmoi
edhe njė herė se politikėn e Serbisė e kanė pėrcaktuar
dhe vazhdojnė ta pėrcaktojnė e ta programojnė edhe mė
tutje, jo qeveritarėt dhe parlamenti serb, por Kisha
Ortodoske Serbe, kreu i sė cilės, Pavli, ka dhėnė bekimin
pėr katėr luftėrat e viteve '90-tė, nė bashkėpunim tė
ngushtė me Akademinė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve dhe
me Shoqatėn e Shkrimtarėve tė Serbisė, nė "Francuska
7"; se me deklarata tė tilla tė pėrfaqėsuesve tė
saj, Zhivkoviqit e Ēoviqit, Serbia dėshmon se jo vetėm qė
nuk ėshtė e gatshme pėr dialog me Kosovėn, qoftė edhe pėr
ēėshtje krejtėsisht tė karakterit praktik, por ėshtė aq
e kriminalizuar sa, pas vrasjes sė ish-kryeministrit
Gjingjiq, asnjė politikan serb nuk guxon ta pranojė
publikisht realitetin e krijuar nė Kosovė.
Pa i minimizuar pėrpjekjet pėr realizimin e ėndrrės serbe
mbi Kosovėn, do t'ia pėrkujtojmė regjimit tė Beogradit se
storia mbi tė ashtuquajturėn "jetė tė pėrbashkėt"
me Serbinė ka pėrfunduar dhe se ajo tashmė i takon tė
kaluarės! Zhivkoviqėt, ēoviqėt dhe sivėllezėrit e tyre
mund tė shkruajnė nė kushtetutat e tyre ēfarėdo qė dėshirojnė,
edhe mund tė vizatojnė harta tė llojllojshme e tė hartojnė
koniuktura ndėr mė tė ndryshet, por realitetin e krijuar nė
Kosovėn e pasluftės nuk ka fuqi nė botė qė do tė mund ta
ndryshojė, sepse, pėr kurrėfarė ēmimi, populli shqiptar
nuk pranon koniuktura tė tjera, pos pavarėsisė.
Prandaj, Kisha Ortodokse Serbe, Akademia Serbe e Shkencave dhe
Arteve dhe Shoqata e Shkrimtarėve tė Serbisė, si projektues
tė "sė ardhmes" sė popullit tė tyre, duhet ta
kuptojnė mė nė fund se ėshtė nė tė mirėn e Serbisė e
tė popullit tė saj, sidomos nė tė mirėn e serbėve tė
mbetur nė Kosovė, qė sa mė parė ta pranojnė dhe ta
njohin realitetin e krijuar nė Kosovėn e pasluftės, nėse vėrtet
e dėshirojnė njė Serbi (tė pėrmasave reale) stabile dhe
njė rajon tė qetė, tė integruar nė Europė.
|
|