|
Nga
disa segmente politike shqiptare (pa asnjė kompetencė adekuate)
nė Prishtinė janė rritur zėrat mbi "domosdoshmėrinė"
e bisedimeve me Serbinė mbi statusin e ardhshėm politik tė
Kosovės, pa precizuar (publikisht) se pėr ēfarė do tė duhej
biseduar me Serbinė kur marrim parasysh atributet e lartėpėrmendura
tė Kosovės, pastaj kush do tė duhej tė hyjė nė kėto
bisedime tė "domosdoshme", me ēfarė platforme
politike dhe se ku bazohet ajo platformė (nėse ajo ekziston
diku)?
22
korrik 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Qė
nga ēlirimi e deri mė sot, Kosova me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare,
edhe pėrkundėr Rezolutės 1244, e cila i ka dhėnė disa
kompetenca mė shumė administratorėve ndėrkombėtarė,
megjithatė ka arritur t'i krijojė tė gjitha atributet e njė
shteti tė pavarur, siē janė Presidenti, Qeveria, Kryeministr,
Parlamenti, Policia, TMK-ja (si ushtri e ardhshme e Kosovės) si
dhe Ligjet e pavarura nga ato tė Sėrbisė, tė nėnshkruara kohė
mė parė nga ish-administratori gjerman Michael Steiner, gjė qė
nėnkupton se nga e ashtuquajtura "krahina autonome" e
Kosovės nuk ka mbetur asgjė, pėrveq se emri "krahinė"
tė cilin vazhdojnė ta shpėrdorojnė akoma politikanėt serb pėr
interesa tė veta politike si dhe disa nga aletatet e Serbisė nė
nivel ndėrkombėtar.
Nga
disa segmente politike shqiptare (pa asnjė kompetencė adekuate)
nė Prishtinė janė rritur zėrat mbi "domosdoshmėrinė"
e bisedimeve me Serbinė mbi statusin e ardhshėm politik tė
Kosovės, pa precizuar (publikisht) se pėr ēfarė do tė duhej
biseduar me Serbinė kur marrim parasysh atributet e lartėpėrmendura
tė Kosovės, pastaj kush do tė duhej tė hyjė nė kėto
bisedime tė "domosdoshme", me ēfarė platforme
politike dhe se ku bazohet ajo platformė (nėse ajo ekziston
diku)? Nėse dikush nga kėto segmente politike nė Prishtinė
mendon se kėto ēėshtje duhet fshehur nga qytetarėt e Kosovės,
nga tė cilėt janė kėrkuar votat nga secila parti politike
shqiptare, dhe nėse dikush mendon se zgjidhja e ēėshtjes
politike tė Kosovės mund tė zgjidhet drejtė edhe pa e njoftuar
opinion shqiptar me kohė mbi arsyet e "domosdoshmėrisė"
sė kėtyre bisedimeve, pastaj mbi palėn qė do ta pėrfaqsojė
Kosovėn si dhe mbi platformėn e palės shqiptare (pėr njė
platformė tė tillė shqiptare nuk dihet asgjė publikisht!?) nė
kėto bisedime, atėherė ata gabohen rėndė.
Pastaj,
do tė duhej ta dinim se sa do tė jenė tė pėrgaditur pėrfaqsuesit
e palės shqiptare nė kėto bisedime?A janė tė vetėdijshėm
ata pėr seriozitetin e kėtyre bisedimeve? A janė kristalizuar tė
gjitha pikat e bisedimeve nė mėnyrė tė drejtė dhe nė dobi tė
ēėshtjes sė Kosovės? Pra, siē shihet, mbeten shumė ēėshtje
qė kėrkojnė pėrgjigje publike para elektoratit, i cili
elektorat pėr momentin ka mbetur krejtėsisht jashtė rrjedhave
politike rreth statusit tė Kosovės. Dihet vetėm ajo qė
shkruhet nė media dhe ēfarė thuhet nė analizat e analistėve
tanė dhe tė huaj, por asgjė konkrete nuk dėgjohet nga ata qė
pretendojnė tė hyjnė "patjetėr" nė bisedime me palėn
serbe!?
Eshtė
e drejtė e qytetarėve tė Kosovės tė njihen me tė gjitha
veprimet e tė gjitha segmenteve politike tė Kosovės qė mendojnė
tė angazhohen pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės nė
bisedimet e "domosdoshme" me palėn serbe, edhe pėrkundėr
faktit se kėto segmente politike flasin vazhdimisht pėr praninė
e palės sė tretė nė kėto bisedime, pasiqė palė e tretė
mund tė jetė edhe Franca, Greqia apo Rusia!? Ato segmente
politike qė ndėrmarin "ekskurzione politike" drejt
Francės dhe drejt figurave tė dyshimta ndėrkombėtare pėr
anti-pavarėsinė e Kosovės, pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e
tyre nė bisedimet me Serbinė, pa e parė tė arsyeshme qė pėr
kėto "eksurzione politike" dhe pėr qėllimet e tyre tė
njoftohet opinioni i brendshėm i Kosovės, drejtėpėrdrejtė e
humbasin tė drejtėn morale tek qytetarėt e Kosovės, pėr ēfarėdo
iniciative "tė domosdoshme" rreth ēėshtjes sė Kosovės.
Shqiptarėt
e Kosovės e kanė paguar mjaft shtrenjt ēmimin e pavarėsisė sė
Kosovės; ata i kanė zgjedhur me votėn e tyre tė lirė (tė larė
shumė herė edhe me gjak) pėrfaqsuesit e tyre politik qė duhet
ta pėrfaqsojnė Kosovėn, nė tė gjitha proceset politike qė
kanė tė bėjnė me zgjidhjen e ēėshtjes politike tė Kosovės,
prandaj ėshtė plotėsisht e papranueshme qė pavarėsimi
politiko-administrativ i Kosovės tė vie me territore tė ndara nė
dėm tė Kosovės, me pėrndjekje, emigrime tė dhunshme dhe me
vrasje tė reja tė shqiptarėve buzė kufijve tė Kosovės, ashtu
siē e paramendojnė shumė pushtetarė tė Serbisė qė na qenkan
tė gatshėm tė bisedojnė mbi statusin politik tė Kosovės,
bashkė me disa segmente politike shqiptare nė Prishtinė, tė
cilat mezi presin takime tė kėtij niveli.
|
|