| |
 |
|
|
|
21.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
hėne 21 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova dėnon shpėrthimet
e mbrėmshme nė Prishtinė
-
Qeveria e Kosovės i dėnon
incidentet e mbrėmshme
-
Ende nuk dihen motivet e shpėrthimeve
tė mbėmshme nė Prishtinė
-
Sipas policisė sė UNMIK-ut, nė
afėrsi tė shtėpisė sė Nexhat Dacit ka pasur tė shtėna
armėsh
-
Mbrėmė nė Prishtinė kanė
ndodhur dy shpėrthime tė fuqishme
-
Pjesėtarėt e KFOR-ut dhe tė
policisė dje kanė deaktivizuar njė granatė dorė e
vendosur nė Tregun e gjelbėrt tė Prishtinės
-
Bashkimi Evropian propozon sot
kandidatėt pėr postin e shefit tė UNMIK-ut nė Kosovė
-
Sipas agjencisė suedeze tė
lajmeve, Hari Holkeri do tė jetė kryeadministrator i ri i
Kosovės
-
Xh. Xhonson: "Privatizimi ėshtė
vetėm njė pjesė e reformės ekonomike nė Kosovė"
-
Ndėrkombėtarėt nuk konfirmojnė
blerjen e pronave tė shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės
-
Pėr shkak tė njė defekti nė TC
e Kosovės - reduktime tė energjisė elektrike
-
Oda Ekonomike dhe
"Riinvesti" e vlerėsojnė pozitivisht fillimin e
procesit tė privatizimit
-
PVD i vlerėson tė ngadalshme
proceset politike nė Luginėn e Preshevės
-
Policia malazeze merr sot mbikėqyrjen
e kufirit mes Kosovės dhe Malit tė Zi
-
Sali Berisha kėrkon dorėheqjen e
kryeministrit Nano
-
Nano dhe Moisiu kanė biseduar pėr
zėvendėsimin e Metės dhe Nakos
-
Opozita kėrkon dorėheqjen e
Fatos Nanos
-
Kryeministri serb thotė se shkatėrrimi
i unionit Serbi - Mali i Zi do tė thotė krijim i Kosovės sė
pavarur
-
Njė aeroplan me 12 turistė
amerikanė dhe 2 afrikanojugorė ėshtė rrėzuar nė malet e
Kenisė
-
Paul Bremer: Sadam Huseini mund tė
jetė gjallė
-
Dy ushtarė amerikanė janė vrarė
nė Irakun verior
-
SHBA: 24 tė dyshuar si talebanė
vriten nė Afganistan
-
Takim Sharon-Abaz pėr ta ēuar pėrpara
planin ndėrkombėtar tė paqes
-
Tė paktėn 11 vetė e kanė
humbur jetėn nga rrėshqitja e dheut nė Japoninė jugore
-
Fotoreporterja iraniano-kanadeze
Zahra Kazemi ka vdekur nė burgun e Teheranit
-
Toni Bler gjendet pėr vizitė
dyditėshe nė Kinė
-
Zgjerohen hetimet kundėr fermerit
kanadez, tė akuzuar pėr vrasjen e 15 grave
-
Nė veri tė Bagdadit janė vrarė
njė ushtar amerikan dhe njė pėrkthyes irakian
-
Nė Bregun Perėndimor
operojnė grupe terroriste izraelite
|
|
|
|
|
|
- Presidenti
Rugova dėnon shpėrthimet e mbrėmshme nė Prishtinė
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės, dr Ibrahim Rugova, dėnon ashpėr shpėrthimet e
mbrėmshme nė Prishtinė, duke u kėrkuar qytetarėve qė tė
jenė vigjilentė.
"I dėnojmė ashpėr shpėrthimet qė u bėnė mbrėmė nė
Prishtinė ku pati dėme materiale.
Kėto shpėrthime kanė pėr qėllim shqetėsimin e qytetarėve
dhe prishjen e imazhit pozitiv tė Kryeqytetit dhe tė Kosovės
si vend i sigurtė, nė kohėn kur siguria dhe progresi i
Kosovės ngriten gjithnjė e mė shumė.
Kėta kriminelė duhet tė ndiqen nga organet e policisė dhe
tė dalin para drejtėsisė sė Kosovės.
-
- Kėrkojmė
nga qytetarėt e Kosovės dhe tė Kryeqytetit tė jenė
vigjilentė nė kėto ditė vere, qė ėshtė stina e
pushimeve", thuhet nė reagimin e Presidentit tė Kosovės,
dr Ibrahim Rurgova.
-
-
- Qeveria
e Kosovės i dėnon incidentet e mbrėmshme
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Qeveria e Kosovės i dėnoi fuqimisht shpėrthimet e mbrėmshme nė
Prishtinė.
"Qeveria e Kosovės, ndonėse nuk ka ende informacione
zyrtare, rreth shpėrthimeve tė mbrėmshme nė Prishtinė, dėnon
ēdo formė tė dhunės qė e rrezikon rendin dhe sigurinė nė
Kosovė.
-
- Elementė
dhe struktura kriminale tentojnė ta destabilizojnė situatėn
politike dhe tė sigurisė, tė dėmtojnė imazhin e Kosovės
nė planin ndėrkombėtar dhe tė mbjellin opasiguri
permanente.
Ngjarjet e tilla u shkojnė pėr shtati vetėm qarqeve
politike dhe shtetėrore serbe, tė cilat janė tė interesuar
pėr krijimin e kaosit dhe stagnimit politik e ekonomik nė
Kosovė.
Qeveria e Kosovės i bėn thirrje policisė sė UNMIK-ut qė tė
marrė tė gjitha masat pėr ndriēimin e kėtyre ngjarjeve
dhe ngjarjeve tė tjera qė kanė ndodhur nė Kosovė kohėt e
fundit.
Gjithashtu, Qeveria e Kosovės i fton tė gjitha qytetarėt qė
tė jenė nė shėrbim tė sigurisė dhe zhvillimeve pozitive
nė Kosovė.
Qeveria e Kosovės ėshtė vendosur qė nė Kosovė tė mbretėrojė
rendi dhe ligji pėr tė gjithė qytetarėt pa dallim pėrkatėsie,
sepse vetėm kėshtu mund tė krijohet njė prosperim e njė
klimė pozitive, si dhe njė e ardhme demokratike sipas
standardeve evropiane", thuhet nė komunikatėn e Qeverisė
sė Kosovės lidhur me shpėrthimet e mbrėmshme nė Prishtinė.
-
-
- Ende
nuk dihen motivet e shpėrthimeve tė mbėmshme nė Prishtinė
-
- Prishtinė,
21 korrrik - Policia ndėrkombėtare nė Kosovė tha se ende nuk dihen autorėt apo
motivet e sulmeve tė mbrėmshme nė Prishtinė. Komisioneri i
policisė sė UNMIK-ut, Shtefan Feller, i cilėsoi kėto shpėrthime
si "sulme qyqare ndaj policisė dhe institucioneve gjyqėsore"
tė Kosovės dhe shtoi se kėto shperthime mund tė kenė
lidhje me incidentet tjera qė kanė ndodhur kohėt e fundit nė
Kosovė.
"Tė dhėnat e deritashme japin indikacione tė qarta se
ekziston njė lidhje midis disa prej kėtyre incidenteve. Ka
spekulime se kėto incidente mund tė lidhen me vendimin e
para disa ditėve tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė pėr
grupin e Llapit", deklaroi Feller.
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Beri Fle]ėr, tha se
ende nuk ėshtė identifikuar asnjė i dyshuar lidhur me shpėrthimet
e mbrėmshme. Por, ai nuk e pėrjashtoi mundėsinė qė kėto
shpėrthime tė jenė reagim ndaj dėnimit tė 4 pjesėtarėve
tė ish-UĒK-sė nė Zonėn e Llapit.
Beri Flleēėr tha se tash pėr tash policia nuk ka asnjė tė
dyshuar apo dėshmitar lidhur me kėto dy shpėrthime. Ai
shprehu bindjen se qytetarėt i dėnojnė kėto shpėrthime.
"Ne besojmė se incidentet e mbrėmshme janė raste tė
izoluara dhe nuk e kanė pėrkrahjen e qytetarėve",
theksoi Fleēėr.
Hetimet lidhur me shpėrthimet e mbrėmshme do t'i bėjnė njėsitet
pėr hetimin krimeve serioze nė rajonin e Prishtinės.
-
-
- Sipas
policisė sė UNMIK-ut, nė afėrsi tė shtėpisė sė Nexhat
Dacit ka pasur tė shtėna armėsh
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Sipas policisė sė UNMIK-ut mbrėmė nė afėrsi tė shtėpisė sė
Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės janė dėgjuar tė shtėna
armėsh.
Komisioneri i policisė sė UNMIK-ut, Shtefan Feller, ka
deklaruar sot para gazetarėve se rreth orės 3 tė mėngjesit
ka pasur tė shtėna armėsh nė afėrsi tė shtėpisė sė z.
Daci.
Kėto njoftime i ka pėrgėnjeshtruar Ramush Tahiri, kėshilltar
i kryeparlamentarit Daci. Ai ka thėnė se z. Daci dhe familja
e tij nuk kanė pasur asnjė shqetėsim dhe asnjė njoftim nga
policia pėr ndonjė tė shtėnė nė afėrsi tė shtėpisė.
-
-
- Mbrėmė
nė Prishtinė kanė ndodhur dy shpėrthime tė fuqishme
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Mrėmė rreth orės 21:00 nė Prishtinė kanė ndodhur dy shpėrthime tė
fuqishme. Shpėrthimi i parė ka ndodhur afėr Gjykatės sė
Qarkut, ndėsa i dyti - nė afėrsi tė stacionit policor numėr
2, ku gjendet njėsiti rajonal pėr krime serioze.
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Derek Ēapell, ka bėtė
tė ditur se shpėrthimet lanė shkaktuar vetėm dėme
materiale, ndėrsa viktima nė njerėsxz nuk ka pasur.
-
- Ai ka
thėnė se sipas hetimeve tė para para Gjykatės sė Qarkut
ka shpėrthyer njė bombė dore, ndėrsa te stacioni i policisė
dyshohet se bėhet fjalė pėr granataheshės.
-
- Dy
vendet nė tė cilat kanė ndodhur shpėrthimet janė mbajtur
tė bllokuara deri vonė nga ppjesėtarėt e policisė sė
UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė si dhe nga pjesėtarėt e KFOR-it.
Tash pėr tash nuk ka asnjė informacion lidhur me autorėt e
kėtyre incidenteve. Njėsiti i specializuar antikrim po i
zhvillon hetimet.
-
-
- Pjesėtarėt
e KFOR-ut dhe tė policisė dje kanė deaktivizuar njė granatė
dorė e vendosur nė Tregun e gjelbėrt tė Prishtinės
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Pjesėtarėt e KFOR-ut, tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė Shėrbimit
Policor tė Kosovės e kanė deaktivizuar dje njė granatė
dore, e cila ishte vendosur nė Tregun e Gjelbėrt tė
Prishtinės, nė afėrsi tė RTK-sė.
Qė nga ora 7:00 e deri nė orėn 9:00, kur granata ėshtė
larguar, kjo pjesė e qytetit ishte e bllokuar. Organet
policore nuk kanė dhėnė informacione se kush dhe kur ėshtė
vendosur ky mjet shpėrthyes.
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Beri Fleēėr, ka bėrė
tė ditur se njoftimi ishte bėrė rreth orės 7 tė mėngjesit
nga njė qytetar. Ai ka thėnė se shumė shpesh ndodh qė
qytetarėt t'i lėnė granatat e dorės nė rrugė, nga frika
se gjatė bastisjeve mund t'u gjenden nė shtėpi.
-
-
- Bashkimi
Evropian propozon sot kandidatėt pėr postin e shefit tė
UNMIK-ut nė Kosovė
-
- Bruksel,
21 korrik 2003 - Bashkimi Evropian do tė propozojė sot kandidatė tė rinj pėr postin
e shefit tė Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, njofton
Rojeters, duke u mbėshtetur nė burime diplomatike.
Sipas kėtyre burimeve, kandidat pėr kėtė post janė
politikani portugez Hoze Kutiliero, ambasadori suedez nė OKB,
Rals Ekhaus, dhe pėrfaqėsuesi norvegjez nė NATO, Kaj Ajde.
Pėr kėto kandidatura do tė debatojnė sot ministrat e jashtėm
tė BE-sė dhe mė pas do t'ia dėrgojnė pėr shqyrtim
sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė.
BE ėshtė mė se i interesuar qė sa mė shpejt tė vijė
deri te emėrimi i kryeadministratorit tė ri tė Kosovės.
Zyrtarėt e BE-sė e cilėsojnė kėtė si ēėshtje urgjente,
duke nėnvizuar se administratori i Kosovės ėshtė i
domosdoshėm pėr shkak tė proceseve qė kanė filluar,
sidomos me ato qė kanė tė bėjnė me fillimin e dialogut ndėrmjet
Prishtinės e Beogradit.
-
-
- Sipas
agjencisė suedeze tė lajmeve, Hari Holkeri do tė jetė
kryeadministrator i ri i Kosovės
-
- Nju-Jork,
21 korrik 2003 - Sipas agjencisė suedeze tė lajmeve TT, ish-kryeministri finlandez
Hari Holkeri do tė jetė kryeadministrator i ri i Kosovės.
Kjo agjenci, duke iu referuar njė burimi tė sigurtė nė OKB
nė Nju-Jork, ka bėrė tė ditur se sekretari i pėrgjithshėm
i OKB-sė, Kofi Anan, ia ka propozuar kėtė post
ish-kryeministrit finlandez Hari Holkeri, dhe ai e ka pranuar.
Hari Holkeri ka lindur nė vitin 1937. Ka qenė kryetar i
Qeverisė sė Finlandės nė vitet 1987-1991. Ai ishte
kryesues i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė vitin
2000-2001.
-
-
- Xh.
Xhonson: "Privatizimi ėshtė vetėm njė pjesė e reformės
ekonomike nė Kosovė"
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Drejtori i privatizimit nė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit, Xhon
Xhonson, vlerėson se privatizimi ėshtė vetėm njė pjesė e
reformės ekonomike nė Kosovė. Ai thotė se ėshtė me rėndėsi
qė Qeveria e Kosovės tė hartojė njė rregullore dhe tė
krijojė njė ambient ligjor qė do tė nxiste interesimin e
investitorėve.
Z. Xhonson i ka deklaruar radios "Evropa e lirė" se
gjatė pėrvojės sė tij dhjetėvjeēare nė shumė vende tė
botės, ėshtė ballafaquar me kundėrshtime tė procesit tė
privatizimit, posaēėrisht nga ana e punėtorėve, tė cilėt
kanė frikė se do t'i humbasin vendet e tyre tė punės.
-
- Pėr kėtė
arsye, ai thotė se duhet theksuar se privatizimi nuk do tė
thotė shuarje e ndėrmarrjeve, por vendosje e njė menaxhimi
mė tė fortė.
Xhonson shpreh bindjen se procesi i privatizimit nė Kosovė
do tė vazhdojė me sukses, ndėrsa ofertuesit e tenderėve tė
parė i ka cilėsuar seropzė.
"Ne e dimė se ofertuesit fitues janė njerėz me pėrgjegjėsi.
Kemi pasur 22 oferta, mė shumė se sa unė kam pritur, kėshtuqė
programi ka njė fillim shumė tė suksesshėm". ka thėnė
z. Xhonson.
-
-
- Ndėrkombėtarėt
nuk konfirmojnė blerjen e pronave tė shqiptarėve nė veri tė
Mitrovicės
-
- Mitrovicė,
21 korrik 2003 - Zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Mitrovicė thonė se nuk mund t'i
konfirmojnė pohimet se Qeveria e Serbisė ka filluar t'i blejė
pronat e shqiptarėve nė pjesėn veriore tėqytetit.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Xhorxhi Kakuk, thotė se pėr kėtė
problem ka dėgjuar vetėm nė media.
"Ne nuk jemi njoftuar zyrtarisht pėr kėto kontrata,
pasi ato janė private, janė kontrata dypalėshe, dhe UNMIK-u
nuk e kontrollon secilin aspekt tė jetės", ka thėnė
Kakuk.
Por, Faruk Korenica, anėtar i vetėm shqiptar i Bordit Kėshilldhėnės
tė UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės, thotė se ēėshtjen e
shitblerjes sė pronės sė shqiptarėve nė veri tė qytetit
e ka shtruar te UNMIK-u dhe tė institucionet kosovare.
-
- Ai
mendon se bėhet fjalė pėr njė mėnyrė dinake tė
spastrimit etnik tė kėsaj pjese tė Kosovės.
-
-
- Pėr
shkak tė njė defekti nė TC e Kosovės - reduktime tė
energjisė elektrike
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Nga Korporata Energjetike e Kosovės bėhet e ditur se furnizimi me
energji elektrike po bėhet sipas orarit
katėr orė me rrymė, dy pa tė. Ky reduktim ka filluar tė
zbatohet prej ditė sė djeshme, pėr shkak tė defekteve nė
termocentralet e Kosovės. Nė njoftim nuk saktėsohet natyre
e defekteve dhe kohėzgjatja e riparimit tė tyre.
-
-
- Oda
Ekonomike dhe "Riinvesti" e vlerėsojnė pozitivisht
fillimin e procesit tė privatizimit
-
- Prishtinė,
21 korrik 2003 - Zyrtarėt e Odės Ekonomike tė Kosovės dhe tė Institutit pėr
hulumtime zhvillimore "Riinvest" e vlerėsojnė
pozitivisht emėrimin e blerėsve tė pesė ndėrmarrjeve tė
para shoqėrore, qė shėnon fillimin e procesit tė
privatizimit nė Kosovė. Ata thonė se ky proces ėshtė
vonuar, prandaj ka ndikuar nė zhvlerėsimin e ndėrmarrjeve
shoqėrore dhe uljen e ēmimit tė tyre nė treg.
-
-
- PVD
i vlerėson tė ngadalshme proceset politike nė Luginėn e
Preshevės
-
- Preshevė,
21 korrik 2003 - Kryesia e Partisė pėr Veprim Demokratik vlerėsoi se pėrkundėr
rezultateve fillestare, nė Luginėn e Preshevės dy vitet e
kaluara u zhvillua njė proces shumė i ngadalshėm politik,
rezultatet e tė cilit janė dukshėm nėn planin dhe
programin e dy qeverive tė Beogradit tė vitit 2001 pėr
zgjidhjen paqėsore tė krizės nė kėtė rajon.
Kryesia e kėsaj partie vlerėson se Qeveria e Serbusė po e vė
nė pikpyetje pėrcaktimin pėr zgjidhje politike tė krizės
me paralajmėrimin zyrtar tė ndėrtimit tė bazės militare pėr
forcat e veprimit special nė rajon.
-
- Ajo u bėn
ftesė strukturave shtetėrore qė ta rishqyrtojnė kėtė
vendim dhe t'i bashkangjiten iniciativave ndėrkombėtare pėr
zhvillim ekonomik dhe pėr nxitjen e bashkėpunimit ndėrkufitar,
duke e shpallur kėtė rajon zonė tė lirė tregtare dhe
doganore.
Kryesia e PVD-sė vlerėson se riaktivizimi i Kėshillit
Koordinues tė Shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės nuk
guxon tė bllokohet pėr shkak shumicės qė e ka kjo parti nė
Kuvendet e Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės. Njėkohėsisht
ajo gjykon fushatėn e egėr kundėr PVD-sė si dhe
strukturave tė vetadministrimit lokal nė Preshevė dhe
Bujanovc.
Kryesia e PVD-sė rithekson domosdoshmėrinė e unifikimit tė
qėndrimeve tė subjekteve politike rreth ēėshtjeve
strategjike.
"Vetėm me koordinim tė mirėfilltė tė veprimit
politik nė kuadėr tė njė procesi tė kėtillė tė
demokratizimit, qė do t'i pėrfillė specifikat etnike, gjuhėsore,
kulturore, konfesionale, politike dhe ekonomike tė Luginės,
shqiptarėt do tė arrijnė t'i realizojnė tė drejtat
individuale dhe kolektive sipas normave mė tė avansuara ndėrkombėtare",
theksohet nė reagimin e kryesisė sė Partisė pėr Veprim
Demokratik.
-
-
- Policia
malazeze merr sot mbikėqyrjen e kufirit mes Kosovės dhe
Malit tė Zi
-
- Podgoricė,
21 korrik 2003 - Policia e Malit tė Zi do tė marrė sot nėn mbikėqyrje kufirin me
Kosovė, nė gjatėsi prej 75 kilometrash, tė cilin
aktualisht e kontrollon ushtria serbo-malazeze.
Autoritetet malazeze thonė se me KFOR-in dhe UNMIK-un i kanė
bashkėrenduar veprimet lidhur me mbikėqyrjen e kufirit, me qėllim
qė tė vendoset njė bashkėpunim i dyanshėm pėr sigurinė
nė rajon.
Marrja pėrsipėr e ruajtjes sė kufirit mes Malit tė Zi dhe
Kosovės nga ana e policisė malazeze bėhet nė pėrputhje me
vendimin e Kėshillit Suprem tė Mbrojtjes, sipas tė cilit
sigurimi i kufirit me Kosovėn dhe kontrolli i zonės tokėsore
tė sigurisė, kalon nė kompetencė tė Ministrisė sė Punėve
tė Brendshme tė Malit tė Zi.
-
-
- Sali
Berisha kėrkon dorėheqjen e kryeministrit Nano
-
- Tiranė,
21 korrik 2003 - Kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha,
kritikoi ashpėr kryeministrin Fatos Nano dhe ish-ministrin e
Jashtėm Ilir Meta. Ai e cilėsoi Nanon "tė
falimentuar", ndėrsa Metėn "demagog". Vlerėsim
pozitiv ai pati vetėm pėr ish-ministrin e Integrimit, Sokol
Nako.
Duke folur pėr situatėn e krijuar pas dorėheqjes sė Ilir
Metės dhe Sokol Nakos, Berisha tha se opozita ka si objektiv
kryesor largimin e kryeministrit Nano.
"Ne kėrkojmė largimin e kryeministrit, sepse ky njeri
ėshtė shkatėrrimtari i qeverisjes sė kėtij vendi",
tha Berisha.
-
-
- Nano
dhe Moisiu kanė biseduar pėr zėvendėsimin e Metės dhe
Nakos
-
- Tiranė,
21 korrik 2003 - Kryeministri Fatos Nano ėshtė konsultuar dje me presidentin Alfred
Moisiu rreth zbatimit tė afateve kushtetuese pėr dekretimin
e miratimin e ministrave tė rinj, nė rrugė institucionale.
Sipas njoftimeve nga Tirana, nė takimin e tyre nė vilėn
qeveritare nė plazhin e Durrėsit, Nano i ka kėrkuar Moisiut
tė mos pengohen procedurat pėr emėrimin e dy ministrave tė
rinj, duke respektuar tė gjitha afatet qė pėrcakton
Kushtetuta. Nė njoftim thuhet se Nano ka bėrė thėnė se
plotėsimi i vendeve tė lira nė qeveri duhet tė bėhet para
mbylljes sė punimeve tė kuvendit, brenda muajit korrik.
-
-
- Opozita
kėrkon dorėheqjen e Fatos Nanos
-
- Tiranė,
21 korrik 2003 - Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano, po vazhdon konsultimet me
drejtues tė Partisė Socialiste pėr emrat e ministrave tė
rinj qė do tė zėvendėsojnė Ilir Metėn dhe Sokol Nakon, tė
cilat dhanė dorėheqje. Kjo ēėshtje pritet tė diskutohet
nesėr nė Kryesinė e PS-sė.
Ndėrkohė, opozita ka kėrkuar dorėheqjen e kryeministrit
Nano. Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli,
i ka bėrė thirrje presidentit Moisiu tė fillojė
konsultimet e partive politike pėr krijimin e njė qeverie me
njė bazė tė gjerė.
Vetė Nano ka premtuar se ēėshtja e zėvendėsimit tė dy
ministrave do tė pėrfundojė brenda muajit korrik, kur pėrfundon
sezoni i punimeve tė Parlamentit tė Shqipėrisė.
-
-
- Kryeministri
serb thotė se shkatėrrimi i unionit Serbi - Mali i Zi do tė
thotė krijim i Kosovės sė pavarur
-
- Beograd,
21 korrik 2003 - Nė njė intervistė dhėnė mediave tė Beogradit, kryeministri i
Serbisė Zoran Zhivkoviq ka shprehur bindjen se Serbia do tė
hyjė nė BE nė vitin 2007. Me kėtė rast, ai ka kritikuar
forcat e brendshme, tė cilat dėshirojnė shkatėrrimin e
unionit Serbi-Mali i Zi, sepse, sipas tij "pėrfitimin mė
tė madh nga kjo do ta kishin ekstremistėt shqiptarė".
Zhivkoviq ka theksuar se shkatėrrimi i bashkėsisė Serbi -
Mali i Zi do tė thotė krijimi i Kosovės sė pavarur. Duke
folur lidhur me vizitėn e tij tė planifikuar nė Shtetet e
Bashkuara, Zhivkoviq ka thėnė se njėra nga temat kryesore nė
bisedimet me zyrtarėt amerikanė do tė jetė ēėshtja e
Kosovės.
-
-
- Njė
aeroplan me 12 turistė amerikanė dhe 2 afrikanojugorė ėshtė
rrėzuar nė malet e Kenisė
-
- Keni,
21 korrik 2003 Njė aeroplan i lehtė, i cili barte 12 turistė amerikanė dhe dy
afrikanojugorė, anėtarė tė ekuipazhit, ėshtė rrėzuar nė
malet keniane tė Kenisė qendrore, njofton BBCWorld. Mendohet
se askush nuk ka shpėtuar. Aeroplani kishte cak njė rezervat
gjuetie nė veri tė Kenisė.
-
-
- Paul
Bremer: Sadam Huseini mund tė jetė gjallė
-
- Bagdad,
21 korrik 2003 - Administratori civil amerikan nė Irak, Paul Bremer, thotė se ka mundėsi
qė ish-presidenti irakian, Sadam Husein, tė jetė gjallė
dhe i fshehur nė Irak.
Ai tha gjithashtu se amerikanėt duhet tė pėrgatiten pėr njė
proces tė gjatė nė Irakun e pasluftės, por shtoi se nuk e
di se sa vjet do tė duhen pėr ta pėrfunduar misionin e udhėhequr
nga Shtetet e Bashkuara nė kėtė vend.
-
-
- Dy
ushtarė amerikanė janė vrarė nė Irakun verior
-
- Bagdad,
21 korrik 2003 - Dy shtarė amerikanė janė vrarė dje nė Irakun verior, kur u sulmua
autokolona e tyre.
Po dje, nė pjesėn jugore tė Bagdadit ėshtė plagosur njė
punonjės i Kombeve tė Bashkuara, gjatė njė sulmi nė dy
automjete. Ky ėshtė sulmi i parė nė punonjės tė ndihmave
nė Irak.
-
-
- SHBA:
24 tė dyshuar si talebanė vriten nė Afganistan
-
- Kabul,
21 korrik 2003 - Zyrtarė ushtarakė amerikanė thonė se gjatė luftimeve nė afėrsi tė
kufirit me Pakistanin, forcat e koalicionit nė Afganistanin
jugor kanė vrarė rreth 24 persona tė dyshuar si ekstremistė
talebanė.
Njė zėdhėnės ushtarak nė kryqytetin afgan, Kabul, tha se
luftimet ndodhėn tė shtunėn, pas sulmit kundėr njė
autokolone amerikane afėr qytetit Spin Boldak.
Nėnkoloneli Dauglas Leforxh tha se 5 prej sulmuesve u vranė
nga trupat tokėsore tė koalicionit, kurse 19 tė tjerė, tė
cilėt u pėrpoqėn tė iknin nėpėr kodrat pėrrreth, u vranė
nga helikopterė sulmues amerikanė.
Ndėrkohė, zyrtarė afganė thanė se avionėt amerikanė
sulmuan tė shtunėn zona tė dyshuara si pozicione tė luftėtarėve
talebanė pranė Spin Boldakut, pasi guerilėt sulmuan njė
postbllok qeveritar. Rreth humbjeve tė shkaktuara gjatė kėtij
operacioni ka njoftime kundėrthėnėse.
-
-
- Takim
Sharon-Abaz pėr ta ēuar pėrpara planin ndėrkombėtar tė
paqes
-
- Jerusalem,
21 korrik 2003 - Kryeministri izraelit Ariel Sharon dhe homologu i tij palestinez,
Mahmud Abaz, u takuan nė Jeruzalem pėr tė ēuar pėrpara
planin ndėrkombėtar pėr paqe nė Lindjen e Mesme.
Lajmet bėjnė tė ditur se zoti Abaz kėrkoi lirimin e
palestinezėve tė burgosur, tėrheqjen e trupave izarelite
nga zonat palestineze tė Bregut Perėndimor dhe heqjen e
rrethimit tė selisė sė udhėheqėsit palestinez, Jaser
Arafat, nė Ramallah.
Zyrtarėt izraelitė thanė se lidhur me lirimin e tė
burgosurve nuk do tė merret asnjė vendim para takimit tė sė
mėrkurės sė njė komisioni tė kabinetit izraelit, qė
merret me ēėshtjen e tė burgosurve.
-
-
- Tė
paktėn 11 vetė e kanė humbur jetėn nga rrėshqitja e dheut
nė Japoninė jugore
-
- Tokio,
21 korrik 2003 Rrėshqitja e dheut, e shkaktuar nga rrebeshi i shirave gjatė
vikendit, ka shkaktuar vdekjen e tė paktėn 11 vetave dhe
zhdukjen e 11 tė tjerėve, nė Japoninė jugore, kanė bėrė
tė ditur zyrtarėt sot (e hėnė), njofton Rojter.
Qindra ushtarė, policė dhe zjarrfikės kanė filluar heret nė
agim operacionet e shpėtimit tė njerėzve tė zhdukur.
-
-
- Fotoreporterja
iraniano-kanadeze Zahra Kazemi ka vdekur nė burgun e
Teheranit
-
- Teheran,
21 korrik 2003 Fotoreporterja iraniano-kanadeze ka vdekur nga gjakderdhja nė tru,
si rrjedhojė e goditjes nė kokė qė ka shkaktuar thyerjen e
kafkės, ka bėrė tė ditur njė zyrtar hetusie, njofton
BBCnews. Nė njoftim thuhet se Zahra Kazemi ka vdekur
"ose nga goditja e njė objekti tė fortė nė kokė ose
nga goditja e kokės sė saj nė njė objekt tė fortė".
Znj. Kazemi, 54-vjeēare, ėshtė rrahur deri nė vdekje pas
arrestimit tė saj mė 23 qershor, duke dhėnė kėshtu pamjen
e realitetit tė burgut tė Teheranit. Ajo ėshtė shpallur e
vdekur pasi kishte rėnė nė komė.
-
- Presidenti
i Iranit, Muhamed Katami, i ka urdhėruar katėr ministra pėr
tė hetuar rastin e vdekjes sė fotoreporteres sė pavarur. Ky
rast ka tensionuar marrėdhėniet ndėrmjet Teheranit dhe Otavės.
-
-
- Toni
Bler gjendet pėr vizitė dyditėshe nė Kinė
-
- Pekin,
21 korrik 2003 - Kryeministri britanik Toni Bler ka mbėrritur mbrėmė nė Pekin, pėr
njė vizitė 2 ditėshe. Nė bisedimet e tij me autoritetet
shtetėrore tė Kinės pritet tė diskutohet rreth programeve
bėrthamorė tė Koresė Veriore.
Kjo ka qenė temė qendrore edhe nė takimin e djeshėm tė
kryeministrit britanik, Toni Bler, me presidentin e Koresė
Jugore, Roh Moo-Hyun, nė tė cilin ėshtė rėnė dakort se
dialogu ėshtė mėnyra mė e mirė pėr zgjidhjen e krizės bėrthamore
tė Koresė sė Veriut.
Pas bisedimeve nė Seul, kryeministri Bler ka thėnė se kjo
krizė duhet tė zgjidhet me ndjeshmėri tė veēantė. Ai ka
theksuar se pėr zgjidhjen e krizės duhet tė angazhohen edhe
Japonia dhe Koreja e Jugut.
-
-
- Zgjerohen
hetimet kundėr fermerit kanadez, tė akuzuar pėr vrasjen e
15 grave
-
- Vankuver,
21 korrik 2003 Hetimet pėr fermerin kanadez, i cili ėshtė akuzuar pėr vrasjen e
15 grave, janė zgjeruar, njofton BBCWorld.
Policia e qytetit Vankuver ka hetuar fermėn e Robert Piktonit
lidhur me rreth 60 femra tė zhdukura.
-
- Hetimet
nė kėtė fermė kanė filluar vitin e kaluar. Mė vonė ndaj
pronarit tė saj, z. Pikton, u ngritėn akuza pėr vrasje.
Deri mė tash, ai akuzohej pėr vrasjen e 15 grave tė
zhdukura, por tash pritet zgjerimi i akuzės edhe pėr vrasjen
e tė pakten 5-6 grave tė tjera tė zhdukura.
Mbi njė dekadė, kryesisht nė qytetet ku ushtrohej
prostitucion, gratė thjesht janė zhdukur nga rrugėt.
-
-
- Nė
veri tė Bagdadit janė vrarė njė ushtar amerikan dhe njė pėrkthyes
irakian
-
- Bagdad,
21 korrik 2003 Njė ushtar amerikan dhe njė pėrkthyes irakian janė vrarė sot (e
hėnė) nė njė sulm nė veri tė Bagdadit, njofton BBCWorld.
-
- Ata e
kanė humbur jetėn kur automjeti i tyre ėshtė goditur me njė
bombė dhe me zjarr nga armėt e vogla, nė zonėn Al-Sulajak,
ka bėrė tė ditur njė zėdhėnės ushtarak amerikan.
Ky incident ka ndodhur njė ditė pasi vrasjes sė dy ushtarėve
amerikanė nė njė sulm raketor nė zonėn e kontrolluar nga
kurdėt, nė veri tė Irakut.
-
-
- Nė
Bregun Perėndimor operojnė grupe terroriste izraelite
-
- Tel
Aviv, 21 korrik 2003 - Nė territotret palestineze nė Bregun Perėndimor veprojnė se paku dy
grupe terroriste ebreite, tė cilat kryejnė sulme tė
armatosura dhe vendosin bomba, kanė pohuar zyrtarė izraelitė
tė mbrojtjes.
-
- Sipas
tyre, secila nga kėto grupe qė dyshohen pėr sulme kundėr
palestinezėve kanė nga sė paku tre anėtarė, tė pėrgatitur
pėr operacione terroriste.
Tri javėt e fundit nė kėto territore janė vrarė tetė
palestinezė dhe janė plagosur disa tė tjerė.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|