| |
 |
|
|
|
21.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Intervsitė
me dr. Enver Hasanin, profesor i tė Drejtės Ndėrkombėtare nė
Universitetin e Prishtinės,
dhėnė revistės PROFIL,
mujore, e pavarur, studentore (korrik- gusht: nr. 6/ 2003)
|
|
|
Po
u bė njė hulumtim serioz dhe neutral, UP-ja del mė e politizuar
se nė kohėt e sistemit diktatorial komunist jugosllav
|
|
|
|
|
|
 |
|
- Ajo
ēka ėshtė quajtur reformė, nė thelb ka qenė dhe ėshtė
prishtje e paramterave themelorė tė UP-sė, njė goditje e rėnd
dhe eleminim i strukturės bazike tė UP-sė. Ndėrhyrjet nė
UP nė emėr tė reformės, nė fakt, kanė qenė strukturore
dhe tė thella, pasojat e tė cilave do tė ndihen pėr njė
kohė shumė tė gjatė. Kur them strukturore, mendoj nė ndėrhyrjet
tė cilat, ta zėmė, mjeku jokompetent do ti bėnte nė
trupin e njeriut, duke e lėvizur zemrėn te goja, mushkėritė
prapa shpinės, kurse zorrėt nė fytė, e kėshtu me radhė.
Ja, kjo ėshtė gjendja e UP-sė sot, pas tėrė asaj
katrahure qė u quajt reformė e qė nuk ka qenė veēse njė
paravan pėr qėrim personal tė hesapve me kundėrshtarė
politik dhe jo bashkėmendimtarė, shprehet prof.dr.Enver
Hasani, duke analizuar procesin e reformave nė Universitet
-
- Prishtinė,
Korrik-gusht: nr. 6/ 2003 / Revista
e pavarur studentore " PROFIL"
|
-
- Autor
i librave Shpėrbėrja e Jugosllavisė dhe rasti i Kosovės
(Dissolution of Yugoslavia and the case of Kosova) dhe sė
fundi i librit Vetėvedosja,
Integriteti Territorial dhe Stabiliteti Ndėrkombėtar: Rasti
i Jugosllavisė
(Self-Determination,
Territorial Integrity and International Stability: The Case of
Yugoslavia), dr. Enver Hasani ėshtė profesor i tė drejtės
ndėrkombėtare nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe nė
Departamentin e Shkencave Politike tė Universitetit tė
Prishtinės. Shef i parė i Departamentit tė Shkencave
Politike, profesori Hasani ėshtė njė nga zėrat mė tė
fuqishėm qė kėrkon hapur ndėrrime rrėnjėsore dhe tė
shpejta nė procesin e reformimit dhe tė organizimit brendapėrbrenda
Universitetit. Ai flet nė kėtė intervistė, dhėnė enkas pėr
PROFIL-in, mbi zhvillimet mė tė rėndėsishme nė sferėn
universitare. Duke e cilsuar si shqetėsuese gjendjen e
tanishme nė Universitet, ai bėnė thirrje pėr punė
kompetente dhe tė pėrgjegjshme, tė bazuar nė ligj dhe
sipas standardeve ndėrkombėtare tė cilat vlejnė pėr punėn
nė universitete, gjė qė don tė thotė edhe depolitizim tė
menjėhershėm tė Universitetit. Enver Hasani,
i cili ka doktoruar nė Universitetin anglofon tė Bilkentit nė
Ankara, Turqi, ėshtė dhe profesor vizitor i Universiteteve
si ai Sarajevės dhe i Bolonjės dhe ka publikuar midis
tjerash nė botimet e jashtme akademike, sikur ėshtė revista
prominente The Fletcher Forum for World Affairs.
-
-
- I
tėrė UP nuk parapaguhet as edhe nė njė revistė shkencore
-
- PROFIL:
Z. Profesor, a mund tė na jepni njė pasqyrė tė gjendjes nė
Universitet nė mėnyrėn si ju e pėrceptoni atė?
-
- Prof.
Enver Hasani:
Mendoj se gjendja nė Universitetin tonė ėshtė mjaft e rėnd
dhe pėr tu shqetėsuar seriozisht rreth saj. Kėtė shqetėsim
e kam ndarė me kosovarėt dhe mė gjėrė nė disa raste edhe
publikisht dhe pėr gjėrat konkrete.
-
- PROFIL:
A
do tė mund tė na jepni, gjithashtu, apo tė bėni njė lloj
analize komparative me trendet e sotme bashkėkohore tė
zhvillimit nė fushėn universitare. Mė intereson se, sa larg
dhe sa afėr kėtyre zhvillimeve ndodhemi ne?
-
- Prof.
Enver Hasani:
Mė lejoni tju them se nė kohėn kur unė jam pranuar si
asistent nė kėtė Universitet, nė vitet e fundit tė Luftės
sė Ftohėt, nė Fakultetin Juridik kanė ardhur rregullisht
tetė revista tė huaja shkencore, pa llogaritur kėtu tė
gjitha revistat shkencore nga territori i ish Jugosllavisė.
Prej tyre pesė kanė qenė nė gjuhėn angleze, njė nė
italisht, njė nė gjermanisht, dhe, sė fundi, njė nė frėngjisht.
Sot, i tėrė UP nuk parapaguhet nė asnjė revistė shkencore
dhe kjo flet vetėpėrveti pėr ata qė duan tė kuptojnė se
ku gjendemi ne dhe tėrė tragji-komikėn e asaj qė kėtu
quhet shkencė e reformė universitare. Nė vijim tė kėsaj,
mė lejoni tė pėrsėris shqetėsimin e njė mikut tim nga njė
vend mjaft dashamirės pėr ne, i cili mė tha kohė mė parė
se si ishte e mundur qė nė Kosovė tė fitohen kaq shumė
tituj shkencor kur asnjė bibliotekė nuk funksionon si duhet
dhe asnjė revistė shkencore nga jashtė nuk merret.
-
-
- Pėr
tė ecur pėrpara duhet njė pėrzgjedhje tjetėr e kuadrit
arsimor
-
- PROFIL:
Si i shihni nga perspektiva e sotme zhvillimet nė Departamentin e
Shkencave Politike, drejtues i sė cilit ishit mė parė?
-
- Prof.
Enver Hasani: Mendoj
se ėshtė iluzion tė besohet se Departamenti i Shkencave
Politike mund tė ketė ardhmėri mė tė ndritshme se vetė
UP-ja. Kjo ėshtė nė fakt qesharake. Ėshtė fakt se ky
Departament ka njė pėrzgjedhje mė kualitative se disa nga
pjesėt tjera tė UP-sė, por sėrisht ėshtė nė kuadėr tė
kėtij Universiteti dhe politika e regjistrimit nė esencė
nuk ndryshon. Kjo mė jep tė drejtė tė them se asnjė
largim i kėtij Departamenti nga struktura e sotme e UP-sė
nuk ėshtė real, pa marrė parasysh ēmimin dhe premtimet qė
mund tė ofrohen pėr njė gjė tė tillė. Nė fakt, njė ide
e tillė ėshtė absurde. Sė dyti, si Shef i parė i kėtij
Departamenti kam vėrejtur se pėr tė ecur pėrpara duhet njė
pėrzgjedhje tjetėr e kuadrit arsimor, i cili do tė ishte
kompetent dhe i thirrur pėr tė ligjėruar aty. Njė pėrpjekje
tė tillė kam pasur rastin ta ndėrmarrė me disa kolegė nga
Universiteti Shefild i Britanisė sė Madhe mė 2001, por u
ndeshėm me rezistenėcė tė pabesueshme nga strukturat
relevante nė Rektorat, aq sa u pat vėnė nė pikėpyetje
fillimi i vitit tė parė, ashtu siē e kishim planifikuar me
kolegėt ekspertė ndėrkombėtar. Megjithatė, arsyeja
dominoi dhe mė nė fund filloi puna nė kėtė Departament.
Unė me xhelozi ruaj kujtimet e mira tė ditėve tė para tė
punės sė kėtij Departamenti dhe tė punės sime si Shef i
parė i tij nė rrethana edhe mė tė vėshtira se sot.
-
- PROFIL:
Ka shumė debate qė zhvillohen rreth kėtij departamenti, duke nisur qė
nga statusi i tij dhe deri te pohimet se njėra apo tjetra
gjeneratė ėshtė mė e mirė, ose nė njė kuptim mė
ekstrem, mė e dijshme dhe mė pak e dijshme. A ka
njė logjikė apo njė vizion tė qartė se ēfarė synohet me
kėtė departament dhe cilat janė shkaqet qė kanė krijuar kėtė
gjendje?
-
- Prof.
E. Hasani: Unė
nuk shoh se ka ndonjė vizion tė qartė tė punės afatgjate
tė kėtij Departamenti dhe kjo nuk ėshtė vetėm cilėsi e kėtij
Departamenti, sikundėr e thashė mė sipėr, por e tėrė
UP-sė. Kurse ndarja qė bėhet ėshtė krejt personale dhe e
pabazė dhe ėshtė e drejtuar kundėr vetė fillimit tė punės
nė Departament dhe kundėr njerėzve tė cilėt identifikohen
me fillimin e punės sė kėtij Departamenti kėtu e tre vite
mė parė. Nuk ka asnjė logjikė qė tė ketė dallime
drastike nė mes tė dy gjeneratave, nė ndėrkohė qė nuk ka
pasur asnjė ndryshim nė politikėn e regjsitrimit.
Bile-bile, nė vitin e fundit, nėse ju kujtohet, ka pasur
pyetje me rastin e pranimit tė studentėve tė rinjė tė
cilat i pėrkisnin muzikės, pra fjala ėshtė pėr studentė
qė pretendonin tė studionin shkencat politike, njė lėmi
krejt e ndryshme nga ajo e muzikės. Unė jam i gatshėm tė
futem nė ndonjė debat eventual pėr tė diksutuar dallimet nė
sasinė dhe cilėsinė e dijes sė kėtyre dy gjeneratave tė
politologėve tė Kosovės, sado qė nuk besoj se ka njė
mekanizėm pėr tė bėrė njė vlerėsim tė tillė, e as
njerėz kompetent pėr njė gjė tė tillė.
-
-
- Mungesa
e sensit minimal pėr transparencė nė Universitet
-
- PROFIL:
Ju keni kritikuar disa herė metodat e menaxhimit nė planin
universitar. Cilat nė tė vėrtetė, sipas mendimit tuaj, janė
pikat e dobėta tė menaxhimit apo drejtimit tė
Universitetit?
-
- Prof.
Enver Hasani: Po,
kjo ėshtė kėshtu si thuani ju. Kritika ime themelore ka qenė
dhe mbetet se UP-ja pas Luftės ka qenė nė tėrėsi e
politizuar dhe vazhdon tė jetė e tillė, me tendenca tė
degjenerimit tė tėrsishėm tė procesit edukativo-mėsimor
dhe akademik e shkencor. Po u bė njė hulumtim serioz dhe
neutral, besoj se del qė sot UP-ja ėshtė mė e politizuar
se qė ka qenė nė kohėt e sistemit diktatorial komunist
jugosllav, ku, sė pakut formalisht, funksionarėt e lartė
partiak pengoheshin nga tė qenurit njėkohėsisht anėtarė
dhe menaxhues tė UP-sė. Kritikė tjetėr e imja ka qenė dhe
mbetet metoda e menaxhimit, e cila ka qenė dhe vazhdon tė
jetė krejt diskrete dhe jopublike, me mungesė tė sensit
minimal pėr transparencė, gjė qė ka karakterizuar dhe
karakterizon institucionet tjera administrativo-policore e jo
ato qė pretendojnė
tė quhen universitete. Kjo poashtu reflektohet edhe nė
politikėn e pranimit tė kuadrit mėsimor dhe nė kriteret
mjaft tė ulėta tė kėtij pranimi dhe tė avancimeve
shkencore e pedagogjike, nė esencė administrative dhe tė
kryera pėrmes metodave mekanike tė votimeve klanore dhe tė
bazuara nė solidaritete mediokrėsh.
-
- PROFIL:
Ka
patur shumė debate rreth asaj qė ėshtė quajtur reformė
universitare. Ka prodhuar ndonjė efekt kjo reformė, sipas
jush?
-
- Prof.
Enver Hasani:
Ajo ēka ėshtė quajtur reformė, nė thelb ka qenė dhe ėshtė
prishtje e paramterave themelorė tė UP-sė, njė goditje e rėnd
dhe eleminim i strukturės bazike tė UP-sė. Ndėrhyrjet nė
UP nė emėr tė reformės, nė fakt, kanė qenė strukturore
dhe tė thella, pasojat e tė cilave do tė ndihen pėr njė
kohė shumė tė gjatė. Kur them strukturore, mendoj nė ndėrhyrjet
tė cilat, ta zėmė, mjeku jokompetent do ti bėnte nė
trupin e njeriut, duke e lėvizur zemrėn te goja, mushkėritė
prapa shpinės, kurse zorrėt nė fytė, e kėshtu me radhė.
Ja, kjo ėshtė gjendja e UP-sė sot, pas tėrė asaj
katrahure qė u quajt reformė e qė nuk ka qenė veēse njė
paravan pėr qėrim personal tė hesapve me kundėrshtarė
politik dhe jo bashkėmendimtarė.
-
- PROFIL:
Cila
ėshtė shtegdalja nga kjo gjendje?
-
- Prof.
Enver Hasani: Unė
e kam thėnė disa herė dhe po e pėrsėris edhe njėherė:
shtegėdalja ėshtė vetėm nė punėn kompetente dhe tė pėrgjegjshme,
tė bazuar nė ligj dhe sipas standardeve ndėrkombėtare tė
cilat vlejnė pėr punėn nė universitete, gjė qė don tė
thotė edhe depolitizim tė menjėhershėm tė Universitetit.
Kjo mund tė arrihet kur, nė rend tė parė, tė bėhet njė
ndėrhyrje rrėnjėsore nė politikėn e regjistrimit nė
Universitet, si dhe nė politikėn e pranimit tė kuadrit mėsimėdhėnės.
Kjo nuk don shpenzime materiale. Pa njė ndėrhyrje tė tillė,
kurrė nė UP nuk mund tė ketė reformė edhe sikur tė vihen
nė dispozicion tė gjitha vijat e kreditimit nga fondet e
Bankės Botėrore. Vetėm kur tė stabilizohen politikat e
regjistrimit dhe tė pranimit, nė mėnyrė tėrėsisht cilėsore
dhe sipas njė metodologjie tjetėr, mund tė flitet pėr njė
fillim tė reformės sė mirėfillėt. Por, njėherė duhen
rehabilituar pasojat e krijuara nga reforma e kėtyre
tri-katėr viteve tė pasluftės.
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|