|
19
korrik 2003 / Zėri
i Amerikės
Mė 6 tetor 2003 Universiteti Amerikan i
Kosovės hap dyert pėr vitin e parė tė studentėve tė tij. Ky
universitet premton tu ofrojė studentėve njė arsim tė lartė
tė kalibrit amerikan dhe shpreson tė bėhet njė faktor i rėndėsishėm
nė pėrpjekjet pėr ndėrtimin e ekonomisė sė Kosovės.
Hapja e Universitetit Amerikan tė Kosovės
shėnon realizimin e njė ėndrre tė personave tė angazhuar pėr
ngritjen e kėtij institucioni, thotė Drejtori Ekzekutiv i
Fondacionit pėr Universitetin Amerikan tė Kosovės, Louis Sell.
Kosova do tė ketė tani Universitetin e saj Amerikan me njė
program tė plotė mėsimor nė anglisht, pėr tė pėrgatitur
rininė e saj pėr shekullin e 21-tė.
Universiteti amerikan i Kosovės ėshtė njė institucion i
arsimi
t
tė lartė me standarte tė larta pranimi dhe pėrgatitjeje. Pjesa
mė e madhe e leksioneve do tė jepen nga pedagogė amerikanė.
Leksionet, pranimi dhe proceset administrative do tė jenė nė
anglisht. Ky universitet do tu ofrojė arsim cilėsor tė gjithėve,
pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, gjinore apo fetare. Kriteri
i vetėm pėr pranim do tė jetė aftėsia akademike qė do tė pėrcaktohet
pėrmes provimit tė pranimit.
Dr. Andrew Gridinsky, Drejtor i Planifikimit
Akademik nė kėtė universitet vuri nė dukje rėndėsinė e kėtij
institucioni pėr zhvillimin e atmosferės akademike nė Kosovė.
Njė universitet amerikan, tha ai, nuk ofron vetėm njohuri.
Synimi ynė ėshtė tė aftėsojmė studentėt tė zhvillojnė
mendimin e vėrtetė kritik dhe tė mėsojnė tė paraqiten nė njė
mėnyrė profesionale. Arsimi universitar duhet ti pėrgatisė
studentėt pėr jetėn dhe programi ynė mėsimor vė me forcė
theksin nė pėrgatitjen pėr karrierė. Ne duam tė jemi pjesė e
pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e ekonomisė nė Kosovė dhe
studentat tanė do tė luajnė njė rol kyē nė kėtė
drejtim.
Universiteti u ngrit nga Fondacioni pėr Universitetin Amerikan nė Kosovė,
njė organizatė qė funskionon si nė Kosovė ashtu edhe nė
Shtetet e Bashkuara, me synimin pėr tė krijuar, mbėshtetur dhe
pėr ti ofruar njė perspektivė tė gjerė kėtij institucioni
tė
arsimi
t
tė lartė nė Kosovė. Fondacioni drejtohet nga njė bord i pėrbėrė
nga figura tė shquara nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova.
Fillimisht universiteti do tė ofrojė studime universitare 2-vjeēare nė
degėt biznes, ekonomi dhe elektronikė. Nė vitin e parė do tė
pranohen deri nė 120 studentė. Numri i studentėve dhe do tė
shtohet pasi tė pėrfundojė rinovimi i mjediseve tė
universitetit nė periferi tė Prishtinės. Synimi afat-gjatė ėshtė
qė, nė bashkėpunim me universitetet partnere nė Shtetet e
Bashkuara, Universiteti Amerikan i Kosovės tė shndėrrohet nė
njė institucion katėr-vjeēar tė
arsimi
t
tė lartė me njė gamė tė plotė programesh dhe me diplomė tė
njohur si nė Kosovė ashtu edhe nė Shtetet e Bashkuara.
Kandidatėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė
studimet nė kėtė universitet mund tė marrin formularin e kėrkesės
pėr pranim nė faqen elektronike nė adresėn
www.rit.edu/aukadmin. Kostoja e studimeve pėr njė vit ėshtė 5
mijė e 500 dollarė, qė mund tė paguhet nė numrin e llogarisė
sė Fondacionit pėr Universitetin Amerikan tė Kosovės nė bankėn
Raiffeisen nė Prishtinė. Ky universitet do tu ofrojė tė
rinjve nė Kosovė shansin tė marrin njė arsim universitar
amerikan pėr njė tė katėrtėn e ēmimit qė do tė paguanin nė
Shtetet e Bashkuara. Pėr tė dhėna tė mėtejshme tė
interesuarit mund tė vizitojnė faqen elektronike tė
universitetit nė adresėn http://www.rit.edu/aukadmin
|