|
20
korrik 2003 / Claudia Clark / Zėri
i Amerikės
Energjia
e prodhuar nga era ėshtė njė nga teknologjitė me rritje mė tė
shpejtė nė botė. Shoqata Evropiane e energjisė sė erės thotė
se nė 6 vitet e fundit kemi pasur njė rritje prej 30 pėrqind tė
energjisė sė prodhuar nga era.
Gjithashtu ka pasur edhe njė rėnie tė madhe tė
kostos. Sipas Institutit tė Tokės kėtu nė Washington, ēmimi i
energjisė sė prodhuar nga era ėshtė 4 cent pėr kilovat orė,
ose njė e dhjeta e ēmimit tė para 20 vjetėve. Ky ēmim e bėn
kėtė lloj energjie konkurrente me energjinė e prodhuar nga
qymyrguri dhe gazi natyror. Deri nė vitin 2020, pritet qė ēmimi
tė ulėt pėrgjysėm.
Njė studim i botuar kohėt e fundit nė revistėn
Studime Gjeofizike thekson se era ėshtė mė e bollshme dhe mė e
sigurtė se sa mendohej. Profesori Mark Jacobson i Univerzitetit tė
Stanfordit dhe njė koleg i tij bėnė matjen e erėrave nė
qindra zona nė njė lartėsi prej 80 metrash, lartėsia tipike e
njė turbine tė madhe. Duke pėrdorur njė metodė mė tė saktė
pėr matjen e shpejtėsisė, ata arritėn nė pėrfundimin se era
ishte dy metra nė sekondė mė e shpejtė se sa mendohej mė parė.
Nė 24 pėrqind tė siperfaqes sė Shteteve tė
Bashkuara ka erėra me forcė tė mjaftueshme dhe nėse do tė
vendoseshin turbina nė kėto vende, energjia e prodhuar do tė bėnte
tė mundur zėvendėsimin e energjisė nga qymyrguri dhe gazi
natyror. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme sepse ngrohja globale
ėshtė njė ēėshtje serioze.
Mirėpo a ėshtė era mjaft e fortė pėr tė
prodhuar energji edhe nė vende tė tjera? Studimi i zotit
Jacobson zbuloi gjithashtu se vendosja e disa turbinave, deri nė
8 prej tyre, nė njė sipėrfaqe prej 200-300 kilometrash, mund tė
siguronte erėrave tė vazhdueshme.
Edhe po tė ketė mė pak errėra nė njė
stacion turbine, se sa nė stacionet e tjera, vendosja e kėtyre
turbinave afėr njera tjetrės krijon mė shumė energji nė tė
gjitha stacionet sė bashku.
Shoqata tregėtare e furnizusve amerikanė tė
energjetikės, Edison Electric Institute, thotė se studimi zhduk
shqetėsimet se era ėshtė me intervale dhe e pasigurtė.
Megjithatė, zėdhėnėsi i institutit Edison, Jim Owen, nuk
pajtohet me zotin Jacobson se energjia e erės do tė mund tė zėvendsonte
atė tė qymyrgurit dhe gazit natyror.
Stacionet ku vendosen turbinat zakonisht janė
nė vende jo tė populluara. Problemi ėshtė se energjia duhet
transferuar nga vendi ku prodhohet nė zonat ku ajo nevojitet pėr
pėrdorim. Ky transferim fatkeqsisht kushton shumė. Pra tė
mendosh se energjia e qymyrgurit dhe e gazit natyror do tė zėvėndėsohet
nga energjia e erės nuk ėshtė diēka realiste.
Sidoqoftė, edhe pse ka mendime tė ndryshme
rreth efektshmėrisė sė energjisė sė prodhuar nga era, mbetet
pėr tu parė se sa kohė do tė duhet qė kjo energji tė pėrpunohet
e tė prodhohet mė shumė. Shoqata amerikane e energjisė sė errėrave
thekson se kjo do tė varet nga vendimet qė do tė marrin
politikanėt gjatė viteve tė ardhshme.
|