|
 |
|
Nėnė
Tereza |
|
|
- (Refleksione
rreth librit: Engjėll vuajtje dhe shprese tė
studiuesit e publicistit Klajd Kapinova)
-
- Nju Jork (ShBA), 17 korrik 2003 / Nga: Tomė MRIJAJ
-
-
- Pak
fjalė pėr autorin
-
- Klajd
Kapinova, ka
kryer Universitetin e Tiranės, dega Gjeografi mė
1987. Ka bėrė specializime pasuniversitare pėr
mjedisin dhe si metodist i gjeografisė. Ka studime e
botime nė fushėn e gjeografisė, sidomos asaj
fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mėsues nė
shkollėn e mesme tė Gjuhėve tė Huaja nė Shkodėr
deri nė prill 2002. Dallohet pėr botimin cilėsorė
tė veprave me karakter njohės dhe publicistikė pėr
problemet e klerit, tė ndihmesės sė tij nė
procesin demokratizues tė vendit dhe njėkohsisht
pasqyron edhe vuajtjet qė ai ka pėrjetuar nė kohėn
e monizmit nė Shqipėri.
|
-
- Publicistika
ėshtė hobi i tij, aq sa nė kėtė fushė, njihet jo vetėm
nė Shqipėri, por nė Kosovė, Mal tė Zi, Zvicėr e SHBA.
Artikujt kanė prirje enciklopedike, kulturor, shoqėror,
historik dhe tė traditės. Eshtė antar ose i zgjedhur nė
forumet The World
Forum of Professionals in the Secular and Religious Media
nė Gjenevė tė Zvicrės, i Bashkimit tė Publicistėve tė
Rinj Katolikė nė Shkodėr (UCIP) dhe ish antar i stafit tė
disa redaksive tė gazetave e revistave nė Shkodėr. Ka qenė
kryeredaktor i revistės kulturore-fetare Rrezja
e jonė, Illyricum
dhe redaktor i revistės Kumbona
e sė diellės, Rreze
drite, Mbas Teje, etj. Ishte z/kryeredaktor i revistės kulturore-rinore
Vagues (Valėt)
nė katėr gjuhė tė huaja nė qytetin e Shkodrės. Ka
bashkepunaur me revistat e gazetat e tilla si: Shqiperia
etnike, Shkodra, Gazeta 55, Rilindja
Demokratike, Republika, Drita, Shpresa,
Ura, Jeta Katolike (New York), Kuvendi
(Detroit-Michigan), Rozafa, Kumtari,
Mesuesi, Balli i kombit, Trojet tona (New
York), Malesia, Koha javore (Mal i Zi), kanalin
televiziv TV Alba New York etj. Eshtė bashkėautor i
librit Kualida pėr gjeografinė, projekt i financuar nga Fondacioni
SOROS (Tiranė, 1997), autor i librave Me
Kryq dhe Pendė (Shkodėr, 1997), Mes
Kryqit e Atdheut (Shkodėr, 2000), monografinė
kushtuar Nėnė Terezės Engjėll
vuajtje dhe shprese (Shkodėr, 2002) dhe bashkėautor nė
monografitė Dom
Anton Kēira shėrbestar i Zotit e i Atdheut (Shkodėr,
2002), Lidhja
Shqiptare e Prizrenit (1962-2002), themeluesi e udhėheqėsi
Ismet Berisha (New York, 2002). Ėshtė redaktor i shumė
librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathėnien
e tyre. Jeton dhe punon nė New York U.S.A. Aktualisht punon
si gazetar ne gazeten shqiptaro-amerikane Illyria ne
Manhattan New York.
-
-
- Pėrjetėsimi
i Nėnė Terezės nė veprėn Engjėll vuajtje dhe
shprese
-
- Tė
marrėsh pėrsipėr misionin e vlerėsimit tė njė vepre tė
shkruar nga njė studiues e publicist, pėr mua ėshtė sa e vėshtirė
dhe njė obligim pėr tia arritur me dashamirėsi qėllimit.
Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tashmė nga e gjithė bota si Nėnė
Tereza e Kalkutės, shumė herė ka qenė me mision nė Neė
York dhe nė shtete tė tjera tė SHBA-sė. Edhe pranė kishės
katolike tė shqiptaro-amerikanėve Zoja e Shkodrės nė
Neė York, humanistja e paharruar ka qenė dhe ėshtė takuar
me meshtarėt tanė mons.Zef Oroshi dhe seminaristin asokohe
sot famullitarin tonė dom Pjetėr Popaj. Ardhja e saj mes
shqiptarėve tė mėrguar nė tokėn amerikane, ka qenė njė
moment emocional, njė kujtim i shėnuar thellė nė mendjet e
shqiptarėve dhe pėr mua qė mė nxiti tė shkruaj pėr kėtė
fisnike. Ajo ka shpėrndarė flladin e ngrohtė shpirtėror
dhe tė dhurojė sa mė shumė dashuri njerėzve tė
braktisur, tė sėmurė me AIDS dhe atyre qė kanė humbur
shpresėn pėr vijimėsinė e jetės. Nė Kosovė dhe SHBA,
kam ndjekur me ndjenjė nacionale krenarinė dhe emrin e madh
qė gėzonte shqiptarja e vogėl fizikisht, por e madhe me zemėr
dashurie, ashtu sikurse gjithnjė kemi ditur tė ruajmė
krenarinė si vend i vogėl, me figurėn e heroit tė lavdishėm
nacional, Gjergj Kastriotit Kalorėsit
dhe mbrojtėsit dinjitoz tė Krishtėrimit dhe tė civilizimit
tė Evropės.
-
- Nė
konstelacionin e fytyrave tė ndritura tė Atdheut, kanė zėnė
vend me shkėlqim nė tė gjallė tė tyre Gjergj Kastrioti
dhe Gonxhe Bojanxhi, qė erdhėn nė histori, atėherė, kur
njerėzimi kishte shumė nevojė pėr pėrsonalitetin e veprėn
e madhe tė tyre. Me kėto nota meditimi tė veēantė, lexova
librin e studiuesit dhe publicistit tė njohur Klajd Kapinova
me titull kuptimplotė Engjėll
vuajtje dhe shprese, kushtuar tėrėsisht figurės sė
madhe botėrore Nėnė Tereza.
-
- Shumė
libra, janė shkruar mbi Nėnė Terezėn, nga biografė,
historianė, publicistė dhe stidiues nga Evropa, Amerika,
Azia etj. Secili botim, nė tė veēantat e tyre kanė njė
subjekt dhe figurė, qė asnjėherė nuk do tė shterrojė si
tematikė. Si shqiptar, dua tė citoj vetėm njė biograf,
studiues e publicist tė shquar nga Kosova Dr.dom Lush
Gjergji, qė i ka pėrkushtuar Nėnė Terezės talentin dhe
punėn e palodhur nė vite, nė dobi tė Shenjtėreshės sė
njerėzimit, duke dhuruar shumė vepra dinjitoze. Ai ka pėrcjellė
kėshtu lavdinė e popullit fisnik shqiptar tė mishėruar nė
figurėn e Nėnės.
-
- Ky
libėr i ri, i shtohet fondit tė begatė tė shqiptares sė
ndritur, e parė nė njė kėndvėshtrim tė ri. Autori, pas
njė pune hutumtuese 5-vjeēare, ofron njė pjesė tė re dhe
burimore, tė njė ngjarjeje njerėzore me shumė begati tė
ndritshme hyjnore, rrezatimi i sė cilės nuk ka kufi. Duke
qenė njė dėshmi e dashurisė sė Zotit, Nėnė Tereza, ka
ngacmuar shpesh gazetarėt, biografėt dhe studiuesit, tė cilėt,
duke shkruar pėr kėtė humaniste kanė qenė pranė dėshmisė
sė saj nė misione, nė tė gjitha meridianet e paralelet e
botės, duke parė e lexuar nė punėn e Shenjtėreshės shėmbėlltyrėn
e Shėn Franēeskut me sandale, sari dhe katėr motra tė para
tė vendosura ēdo shtet tė botės.
-
- Gonxhe
Bojaxhiu pėrjetoi dramėn e kėsaj bote plot plagė, qė kėrkon
mė shumė institucionin e dashurisė ndaj tė varfėrve,
dhembshuri dhe ilaēin e humanizmit kristian pėr shėrim. Ajo
dhuroi dashuri pėr mė tė varfėrit e mė tė varfėrve. Ajo
u ndesh pėrballė mjerimit tė tejskajshėm, tė shoqėruar pėrherė
me indiferentizėm vrastarė, ku shėmtira e jetės shkatėrron
vetė jetėn. Ajo zgjodhi
luksin e gėrmadhave tė fakirėve tė Indisė, qė kundėrmonin
erė dekompozimi, duke synuar me dashurinė e njė nėne
ringjalljen e kufomave buzė vdekjes. E kush tjetėr, pėrveē
njė Shėnjtėreshe, mund tė bėnte njė mision, tė
ringjallte njerėzit e dobėsuar nė maksimum nga brutaliteti
i jetės shkatėrrimtare. Ajo llogariste, qė nė zemrėn e
shpirtin e ēdo tė lėnduari, braktisuri, jetimi, tė
vobektit tė risjellė buzėqeshjen dhe shpresėn. Tė shėruarit
e Saj, janė kėnaqėsia nė shenjė falėnderimi pėr
misionaret dhe pėr vetė Nėnė Terezėn. Ajo u fut nė ndėrgjegjėn
e botės, me tė vetmen armė shpirtėrore e fizike, me
dashurinė e saj.
-
- Pikėrisht
5 vjet, pasi Nėnė Tereza ndėrroi jetė, autori Klajd
Kapinova dhuron pėr mbarė shqiptarėt qiriun e dritės dhe tė
pėrjetimit tė fisnikes sė ndritshme Nėnė Terezėn, dhuratė
kjo e dhėnė nga Zoti i ynė i gjithpushtetshėm. Ky libėr,
i studiuesit shqiptar e bashkėatdhetar i Nėnė Terezės, ka
merita tė shumta, pasi ka hulumtuar e sistemuar me kujdes,
dashuri dhe pėrkushtim, njė vepėr tė parė gjatė njė
shekulli nė Shqipėri. Kjo vjen nga fakti, se Shqipėria e
njohu Nėnė Terezėn pėr herė tė parė nė vitin 1989, kur
ajo pėr herė tė parė zbriti nė aeroportin e Rinasit nė
Tiranė, qė nė vitin 2002 pagėzohet me emrin e saj.
-
- Libri
ėshtė konceptuar me datat, ngjarjet, ēmimet vlerėsimet mė
tė rėndėsishme tė Nėnė Terezės, intervistė dhe esse,
duke punuar me modesti nė ndėrtesėn e re tė figurės sė
humanistes. Veshja e thjeshtė dhe kėmbėt e zbathura me
sandalet nė pragfundin e shekullit XX, asnjėherė nuk qenė
njė pamje moralizuese, por sfidė stoicizmi, tė cilėn e pėrsėritė
gjatė tėrė jetės dhe misioneve, duke mėkuar gjithnjė
ngrohtėsi aty ku varfėria ishte ulur kėmbėkryq. Ajo ishte
gjithnjė e gatshme, pėr tė sfiduar sėmundjet e njėpasnjėshme
qė e shoqėruan kudo ku shkeli pėllėmbė pėr pėllėmbė
skutat e varfėrisė sė ekonomisė sė konsumit, nė vendet mė
tė prapambetura tė rruzullit.
-
- Duke
pėrshėmdetur autorėt e tjerė pararendės dhe mė tė riun
qė na dhuroi kėtė vepėr, shpresoj dhe besoj se tė tjerė
libra do tė shkruhen nė tė ardhmen, sepse Nėnė Tereza i pėrket
historisė sė shenjtėrve, qė nderojnė krishterimin dhe
popullin e tyre, ku lindėn pėr tė mbetur tė pavdekshėm.
-
- Nėnė
Tereza, ėshtė poezia e jetės, poezia e njerėzve tė varfėr,
ėshtė modeli i veēantė i dashurisė nė vepėr, e cila
duket tashmė e shpėrndarė si eter nė veprėn e misionareve
tė Saj, tė cilat me stoicizmin e tyre janė plazmor si
specie TEREZIANE, aq tė mirėpritura e tė respektuara...,
vlerėson autori Klajd Kapinova, nė shkrimin esse kushtuar
Shenjtėreshės Nėnė Tereza.
-
-
- Flesh
mbi pėrmbajtjen e librit
-
- Autori
nuk ka menduar qė tė vėrė nė libėr foto tė Nėnė Terezės,
mbasi ajo ėshtė e unisuar si njė Shėnjtėreshė e adhuruar
nga miliona tė varfėr nė mbarė botėn. Libri hapet me
parathėnie time, duke i lėnė hapėsirė e trajtesė tė veēantė
shpėrblimeve tė dhėna nga shtetet e ndryshme tė botės. Me
interes mund tė lexohen vlerėsimet pėr Nėnė Terezėn,
duke filluar me papėt e Romės, kardinalė, ipeshkėvij dhe
klerikė tė ndryshėm, pėr tė ardhur me vlerėsimin qė i
kanė bėrė klerikėt katolikė shqiptarė nė Shqipėri,
Kosovė dhe diasporė.
-
- Kuptimplote
janė vlerėsimet e klerikėve tė nderuar dom Pjetėr Popaj,
famullitar i kishės Zoja e Shkodrės nė New York, dom
Anton Kēira nė kishėn e Shėn Palit nė Detroit, dom
Ndue Gjergji nė kishėn Zoja Pajtimtare nė Beverly
Hills, Michigan. Vlerėsimet e shkrimtarit Ismail Kadare,
Prof. Sami Repishtit, prof. Peter Prifti, akademik akademik
Mark Krasniqi dhe njerėzve tė tjerė dashur tė kishės, si:
kryeredaktori i revistės Jeta Katolike Mark K. Shkreli,
Tonin Mirakaj, Tomė Paloka (Trojet tona), Fran Shkreli,
Anton Ēefa (Dielli), Luigj Ēekaj, Nikollė Bujaj, Lekė,
dr. Ahmet Osja, Sheuki Rroji, etj. Libri mbyllet me pėrjetimin
e emrit tė Nėnė Terezės sot nė Shqipėri dhe Kosovė, njė
intervistė me mons. Lucjan Avgustinin, kur ka marrė pjesė nė
varrimin e Nėnė Terezės nė Kalkuta Indi dhe dy esse tė
shkruar nga autori Klajd Kapinova mbi figurėn e Nėnės Terezės.
Vepra biografike ka 171 faqe dhe ėshtė botuar nėn kujdesin
e Shtėpisė Botuese Camaj-Pipaj dhe shtypur nė
Shtypshkronjėn Volaj nė Shkodėr. Redaktor
i librit ėshtė i ndjeri Prof.dr.
Simon Pepa.
|
|