| |
 |
|
|
|
19.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
shtune 19 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Brajshou thotė se Mitrovica ka shėnuar
pėrparim tė dukshėm nė muajt e fundit
-
Inga-Britt Ahlenius ėshtė
zgjedhur kryerevizore e Kosovės
-
Katėr kosovarė marrin bursa
amerikane
-
KMDLNJ: Dėnimet drakonike ndaj
katėr ish-eprorėve tė UĒK-sė paraqet njė nga dėshtimet
e gjykatave tė UNMIK-ut
-
Asambleja komunale e Prishtinė ka
pėrcaktuar lokacionin pėr ndėrtimin e njė fshati ndėrkombėtar
nė afėrsi tė kryeqendrės
-
Nė njė konflikt qė ka ndodhur nė
fshatin Tėrnac tė Skėnderajt janė lėnduar tre policė
-
Zyrtarėt e UNMIK-ut nuk mund tė
pohojnė dhe as tė mohojnė se Shtajner ka marrė njė kėrkesė
nga Haga pėr rastin Limaj
-
Nė Prishtinė u hap zyrtarisht
Universiteti amerikan nė Kosovė
-
Rino Harnish e ka pėrshėndetur
rezultatin e fazės sė parė tė privatizimit
-
AKM-ja shpalli emrat e fituesve tė
tenderėve tė parė pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore
nė Kosovė
-
Tiranė: Edhe njė ministėr
shqiptar jep dorėheqje
-
Parlamenti i Maqedonisė miratoi
ligjin pėr amnistinė e personave qė i kanė ikur shėrbimit
ushtarak
-
Nė Shkup po mbahet konferenca mbi
ndriēimin e fatit tė tė burgosurve, tė rrėmbyerve dhe tė
zhdukurve
-
Ilir Meta jep dorėheqje tė
parevokueshme
-
Bler: Vdekja e Dejvid Kellit ėshtė
"njė tragjedi e jashtėzakonshme"
-
Nė Irak ėshtė vrarė sot nga
guerilėt njė ushtar amerikan
-
Nė Afganistan janė plagosur 3
ushtarė tė koalicionit amerikan
-
Anan kėrkon qė irakianėve t'u
kthehet sovraniteti
-
Ekspertėt: zyrtarėt duhet tė
vendosin rregull nė Irak
|
|
|
|
|
|
- Brajshou
thotė se Mitrovica ka shėnuar pėrparim tė dukshėm nė
muajt e fundit
-
- Mitrovicė,
19 korrik 2003 - Mitrovica po bėhet njė qytet normal evropian, ka thėnė ushtruesi i
detyrės sė kryadministratorit tė Kosovės Ēarlls Brajshou
nė fund tė njė vizite nė kėtė qytet, ku ėshtė takuar
me zyrtarė rajonalė tė UNMIK-ut, me pėrfaqėsues tė
Universitetit serb nė veri dhe me biznesmenė shqiptarė e
serbė.
-
- Brajshou
theksoi se Mitrovica ka shėnuar pėrparim tė dukshėm nė
muajt e fundit, por ka shtuar se kanė mbetur ende shumė gjėra
pėr t'u bėrė. Duke folur pėr njė afat qė UNMIK-u u ka dhėnė
pronarėve serbė tė veturave qė t'i regjistrojnė ato me
targa tė Kosovės, z. Brajshou tha se nuk ka vend nė botė qė
lejon qarkullimin e veturave pa tabela regjistrimi, ndėrkaq
porosia e tij pėr tė gjithė qė jetojnė nė Kosovė ėshtė
se duhet tė pėrdorim tabela regjistrimi tė Kosovės.
-
- Ai ka nėnvizuar
se rezistenca e qytetarėve serbė ndaj kėtyre tabelave ka tė
bėjė me faktin se me tabelat e Kosovės nuk mund tė kalojnė
nė Serbi, por shprehu bindjen se Serbia do tė njohė sė
shpejti kėto targa dhe problemi mė nuk do tė ekzistojė.
-
-
- Inga-Britt
Ahlenius ėshtė zgjedhur kryerevizore e Kosovės
-
- Stokholm,
19 korrik 2003 - Suedezja Inga-Britt Ahlenius ėshtė zgjedhur nė detyrėn e
kryerevizores sė pavarur tė Kosovės. Zonja Ahlenius
deklaroi pėr TT (Byron telegrafike tė gazetave tė Suedisė)
se ėshtė e lumtur qė ėshtė zgjedhur nė kėtė post dhe
ėshtė njė detyrė nderi pėr tė.
Mė parė ajo ishte shefe nė Entin pėr revizionim tė Mbretėrisė
sė Suedisė (Riksrevisionverket). Para disa javėsh zonja
Inga-Britt Ahlenius kishte vizituar Kosovėn, ndėrkaq pritet
qė punėn nė Kosovė ta fillojė mė 1 nėntor.
-
-
- Katėr
kosovarė marrin bursa amerikane
-
- Prishtinė,
19 korrik 2003 Z. Allek Melli, ushtrues detyre i shefit tė misionit tė Zyrės sė
SHBA-ve nė Prishtinė, shpalli zgjedhjen e katėr kosovarėve
pėr tė marrė pjesė nė programin e bursave "Ron
Braun" pėr vitin 2003-2004.
Kėto bursa do t'u mundėsojnė katėr studentėve me
kualifikime tė larta qė tė studiojnė nė Shtetet e
Bashkuara dhe tė kryejnė magjistraturėn njė apo dyvjeēare
nė ndonjė universitet amerikan.
-
- Katėr
studentėt e zgjedhur sivjet janė: Vlera Kastrati, Agon
Vrenezi, Fatime Qosaj Arėnliu dhe Lindita Camaj.
Sipas Z. Melli, zgjedhja e universiteteve pėr bursistėt Ron
Braun nga Kosova flet pėr cilėsitė e larta tė tyre.
-
-
- KMDLNJ:
Dėnimet drakonike ndaj katėr ish-eprorėve tė UĒK-sė
paraqet njė nga dėshtimet e gjykatave tė UNMIK-ut
-
- Prishtinė,
19 korrik 2003 - Dėnimet drakonike ndaj katėr ish-eprorėve dhe ushtarėve tė UĒK-sė:
Rrustem Mustafės - Remit, Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe
Naim Kadriut pa u mbėshtetur nė fakte dhe dėshmi relevante
paraqet edhe njė nga dėshtimet nė radhėn e dėshtimeve tė
gjykatave tė UNMIK-ut, thuhet nė njė pronocim tė KMDLNJ. Dėnimi
i shqiptuar prej 17 vjet burg ndaj Rrustem Mustafės ėshtė dėnim
qė nuk parashihet me ligjet e aplikueshme penale nė Kosovė.
KMDLNJ thekson se me gjithė arsyetimet e ndėrkombėtarėve
se nuk po gjykohet UĒK, por vetėm disa ish-eprorė dhe
ish-ushtarė tė saj, tė cilėt, sipas aktakuzave tė
ngritura nga prokurorė ndėrkombėtarė, kanė qenė tė
involvuar nė krime (madje, sipas tyre, edhe nė krime
lufte?!) arrestimi, gjykimi dhe dėnimi i tyre dėshmon pikėrisht
tė kundėrtėn - pėrpjekjen pėr kriminalizimin e luftės sė
UĒK-sė (tė ndihmuar edhe nga NATO) dhe barazimin e kėsaj
lufte me karakter ēlirimtar dhe mbrojtės me luftėn e Serbisė
qė ishte luftė e karakterit pushtues, shfarosės dhe
gjenocidial ndaj njė populli.
Ndėrkohė nė proceset gjyqėsore tė udhėhequra gjithashtu
nga gjykatėsit ndėrkombėtarė, ndaj disa policėve a
paramilitarėve serbė tė akuzuar pėr krime lufte dhe krime
kundėr njerėzimit nė periudhėn e luftės nė Kosovė, pėr
tė cilėt ėshtė dėshmuar fajėsia, janė dėnuar po nga
gjykatėsit ndėrkombėtarė kryesisht me dėnime jo mė tė mėdha
se 7 vjet (Veselin Beshoviq), apo edhe janė liruar tėrėsisht.
Kėta janė shembuj tipikė tė gjykimeve dhe dėnimeve me dy
kute tė prokurorėve dhe gjykatėsve tė UNMIK-ut. Me kėtė
padyshim se nuk i kontribuohet gjyqėsisė profesionale,
korrekte dhe tė pavarur; por as ndėrtimit tė shoqėrisė
demokratike nė Kosovė. Pėrkundrazi, thuhet nė kėtė
pronocim tė KMDLNJ.
-
-
- Asambleja
komunale e Prishtinė ka pėrcaktuar lokacionin pėr ndėrtimin
e njė fshati ndėrkombėtar nė afėrsi tė kryeqendrės
-
- Prishtinė,
19 korrik 2003 - Kėshilltarėt e Asamblesė komunale tė Prishtinės nė seancėn e
djeshme kanė pėrcaktuar lokacionin pėr ndėrtimin e njė
fshati ndėrkombėtar nė afėrsi tė Prishtinės nė njė sipėrfaqe
prej 9.5 hektarėsh. Tė gjithė ndėrkombėtarėt tė cilėt
vijnė pėr tė punuar nė Kosovė me familjet e tyre tė mund
tė banojnė nė objektet qė do tė ndėrtohen nė atė
fshat.
Ismet Beqiri, kryetar i Kuvendit tė Komunės tha se duke
ditur se Prishtina pretendon tė jetė qendėr diplomatike ėshtė
i nevojshėm ndėrtimi i kėtij fshati ndėrkombėtar pėr
nevojat e banimit tė pėrfaqėsuesve tė tyre.
Kėshilltarėt e Asamblesė komunale po ashtu kanė marrė
vendim pėr zbritjen e tarifave dhe ngarkesave tė qytetarėve
pėr 50 pėr qind, si dhe kanė bėrė emėrimin e drejtorėve
tė tre drejtorateve: pėr ekonomi,pėr kadastėr e gjeodezi
dhe avokatin publik, duke kompletuar kėshtu qeverinė
komunale tė Prishtinės.
-
-
- Nė
njė konflikt qė ka ndodhur nė fshatin Tėrnac tė Skėnderajt
janė lėnduar tre policė
-
- Skėnderaj,
19 korrik 2003 - Nė njė konflikt qė ka ndodhur dje nė fshatin Tėrnac tė Skėnderajt
mes familjes Sinani dhe policisė sė UNMIK-ut dhe asaj tė
SHPK-sė, ėshtė lėnduar njė polic i UNMIK-u dhe dy policė
tė SHPK-sė, tė cilėt janė transferuar nė qendrėn
spitalore tė Prishtinės.
-
- Sipas zėdhėnėsit
tė SHPK-sė pėr rajonin e Mitrovicės Besim Hoti ngjarja ka
ndodhur kur policėt e UNMIK-ut dhe SHPK-sė me njė kėrkesė
tė gjykatės shkuan pėr ta arrestuar njė tė dyshuar nė
fshatin Tėrnac pėr vjedhje.
-
- Me atė
rast policia ka hasur nė rezistencė nga i dyshuari dhe anėtarėt
e tjerė tė familjes sė tij tė cilėt i kanė sulmuar policėt
me shufra tė metalta. Nė vendin e ngjarjes kanė arritur pėrforcime
tė policisė dhe gjatė aksionit kanė kanė arrestuar tė
dyshuarin dhe disa anėtarė tė tij tė cilėt i kanė
arrestuar dhe ata po mbahen nė paraburgim nė stacionin e
policisė nė Skenderaj.
-
- Njoftohet
se gjatė kėtij aksioni njėsiti i policisė antikrim dhe njėsiti
pėr deminim i KFOR-it kanė konfiskuar nga i dyshimti nė shtėpinė
e tij njė pushkė automatike dhe dy granata dore, por kanė
gjetur edhe njė bankėnotė prej 100 eurosh qė besohet tė
jetė e falsifkuar, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i policisė
pėr rajonin e Mitrovicės Besim Hoti.
-
-
- Zyrtarėt
e UNMIK-ut nuk mund tė pohojnė dhe as tė mohojnė se
Shtajner ka marrė njė kėrkesė nga Haga pėr rastin Limaj
-
- Prishtinė,
19 korrik 2003 - Zyrtarėt e UNMIK-ut thanė se nuk mund tė konfirmojnė dhe as tė
mohojnė se shefi i deritashėm i kėtij Misioni Mihael
Shtajner ka marrė njė kėrkesė nga Gjykata e Hagės nė
lidhje me tė akuzuarin nga Kosova Fatmir Limaj. Letra e
Tribunalit tė Hagės pason kėrkesėn e avokatėve tė Limajt
pėr mbrojtjen e tij nė liri dhe kundėrshtimin e kėsaj kėrkese
nga Prokuroria e Hagės. Pas 25 korrikut pritet qė Gjykata e
Hagės tė marrė njė vendim pėr kėtė ēėshtje.
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Leonor Bretsli thotė se kjo ėshtė
pjesė e procedurės gjyqėsore dhe vetėm gjykatėsit nė Hagė
mund tė japin ndonjė pėrgjigje.
-
-
- Nė
Prishtinė u hap zyrtarisht Universiteti amerikan nė Kosovė
-
- Prishtinė,
19 korrik 2003 - Edhe zyrtarisht dje u hap Universiteti amerikan nė Kosovė, nė tė
cilin mėsimet do tė fillojnė mė 6 tetor, ndėrkaq do tė
pranohen 120 studentė, tė cilėt do tė paguajnė 5500
dollarė pėr njė vit akademik.
Hapjen e Universitetit amerikan e bėri ministri i Arsimit,
Shkencės dhe Teknologjisė Rexhep Osmani, i cili bėri tė
ditur se ky universitet ėshtė licencuar pėr njė vit me
mundėsinė e licencimit tė mėtejmė.
-
- Ministri
Osmani nėnvizoi se hapja e Universitetit amerikan nė Kosovė
do tė jetė njė urė lidhėse e fillimit tė miqėsisė sė
sinqertė tė Kosovės dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė
Amerikės. Ai shtoi se Universiteti amerikan do tė jetė njė
krenari pėr kryeqytetin e Kosovės dhe pėr Kosovėn.
Drejtor i Kėshillit drejtues tė Universitetit amerikan nė
Kosovė Uiliam Voker, ndėrkaq drejtor ekzekutiv i Fondacionit
tė kėtij Universiteti Luis Sell, foli pėr rėndėsinė e
hapjes sė kėtij Universiteti nė Kosovė dhe pėrparėsitė
qė i ofron. Ai theksoi se Universiteti amerikan nė Kosovė
do tė sigurojė mėsim kualitativ, tė pavarur dhe privat pėr
kosovarėt pa marrė parasysh pėrkatėsinė kombėtare apo
gjinore.
-
- Aplikimi
nė kėtė universitet nis menjeherė. Provimi pranues do tė
mbahet me 9 dhe 23 gusht, ndėrkaq mėsimi do tė fillojė mė
6 tetor. Ligjėruesit do tė jenė kryesisht amerikanė, por
edhe ndonjė kosovar, qė do tė paraqitet nė ndėrkohė.
-
-
- Rino
Harnish e ka pėrshėndetur rezultatin e fazės sė parė tė
privatizimit
-
- Pirshtinė,
19 korrik 2003 - Shefi i deritashėm i Zyrės amerikane nė Prishtinė Rino Harnish,
para se tė largohej nga Kosova, e ka pėrshėndetur
rezultatin e valės sė parė tė privatizimit tė ndėrmarrjeve
nė pronėsi shoqėrore, tė cilat i shpalli AKM-ja me 14
korrik.
-
- Harnish
ka vlerėsuar se shtatė tenderėt e parė me ēmim total prej
4.6 milionė euro, pėrbėjnė njė hap tė rėndėsishėm
drejt hapjes sė ekonomisė sė Kosovės ndaj investimeve
investuesve. Ai ka shprehur kėnaqėsinė qė rrethi i parė i
tenderėve ka tėrhequr investues potencialė prej pesė
shteteve dhe nga vetė Kosova.
-
-
- AKM-ja
shpalli emrat e fituesve tė tenderėve tė parė pėr
privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė
-
- Prishtinė,
19 korrik 2003 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit shpalli dje zyrtarisht emrat e
fituesve tė tenderėve tė parė pėr privatizimin e ndėrmarrjeve
shoqėrore nė Kosovė. Fituese e tenderit pėr ndėrmarrjen
"Pėrparimi" nė Skėnderaj ėshtė kompania
"Adi Commpany" nga Tirana, pėr ndėrmarrjen
"Energoinvesti" nė Prishtinė, kompania
"Meridian" nga Prishtina, ndėrkaq kompania
"Arda Rei" ėshtė fituese e tenderit pėr
"Energoinvestin" - prodhimi i siguresave, fabrika
"Termosistem" ėshtė blerė nga vetė menaxhmenti
dhe punėtorėt e kėsaj fabrike, ndėrkaq fabrikėn
"Lepenci" e ka blerė biznesmeni nga Maqedonia Qenan
Idrizi.
-
-
- Tiranė:
Edhe njė ministėr shqiptar jep dorėheqje
-
- Tiranė,
19 korrik 2003 - Pas dorėheqjes sė zv.ministrit e ministėr i punėve tė jashtme,
Ilir Meta, sot ka dhėnė dorėheqje edhe njė ministėr nė
Qeverinė shqiptare. Eshtė ky Sokol Nako, ministėr i Shtetit
pėr Integrim. Njoftohet se kryeministri Nano e ka pranuar kėtė
dorėheqje.
-
-
- Parlamenti
i Maqedonisė miratoi ligjin pėr amnistinė e personave qė i
kanė ikur shėrbimit ushtarak
-
- Shkup,
19 korrik 2003 - Parlamenti i Maqedonisė ka miratuar ligjin pėr amnistinė qė
parashikon faljen e mbi 12 mijė qytetarėve tė moshės prej
27 deri nė 30 vjeē, tė cilėt nuk u janė pėrgjigjur
thirrjeve pėr shėrbimin ushtarak nga viti 1992 e deri mė
tash.
-
- Vlerėsohet
se nga numri i pėrgjithshėm i personave tė amnistuar mbi 60
pėr qind janė qytetarė tė pėrkatėsisė shqiptare, tė
cilėt edhe ėshtė dashur t'i braktisin vatrat e tyre pėr
t'i ikur shėrbimit ushtarak nė Maqedoni. Ata tash mund tė
kthehen nė vend pa asnjė problem se do tė pėrndjeken nga
autoritetet maqedonase.
Deputetėt e partive nė pushtet i dhanė mbėshtetje ligjit pėr
amnistinė, ndėrkaq ata tė opozitės maqedonase thanė se
duhet miratuar njė ligj mė rigoroz i mbrojtjes qė nė tė
ardhmen nuk do t'i amnistonte personat tė cilėt i shmangen
shėrbimit ushtarak.
-
- Organet
gjyqėsore tė Maqedonisė kanė proceduar mbi 1.500 akpadi
ndaj shqiptarėve tė moshės 30 vjeēare, qė i kanė ikur
detyrimit ushtarak.
-
-
- Nė
Shkup po mbahet konferenca mbi ndriēimin e fatit tė tė
burgosurve, tė rrėmbyerve dhe tė zhdukurve
-
- Shkup,
19 korrik 2003 - Nė Shkup po mbahet konferenca me karakter ndėrkombėtar mbi ndriēimin
e fatit tė tė burgosurėve, tė rrėmbyerve.
-
- Ky
takim u organizua nga Komisioni Ndėrkombėtar pėr Persona tė
Zhdukur, ndėrkaq nė kėtė konfrencė po marrin pjesė pėrveē
ndėrkombėtarėve edhe zyrtarė qeveritarė maqedonas, anėtarėt
e familjeve tė tė zhdukurve nė konfliktin e vitit 2001 nė
Maqedoni, pėr tė dėgjuar nga pėrfaqėsuesit e pushtetit
dhe nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė se ēfarė ėshtė bėrė
deri mė tash pėr personat e zhdukur nga ky konflikt.
-
- Konferenca
ka pėr qėllim gjetjen e mėnyrave tė veprimit dhe
autoriteteve maqedonase pėr gjetjen e kėtyre personave meqė
mandati i Komisionit Ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje nė
Maqedoni ka mbaruar. Nė Maqedoni numri i tė zhdukurve ėshtė
12 maqedonas dhe 6 shqiptarė.
-
-
- Ilir
Meta jep dorėheqje tė parevokueshme
-
- Tiranė,
19 korrik 2003 - Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ilir
Meta ka dhėnė mbrėmė dorėheqjen nė mėnyrė tė
parevokueshme. Nė tekstin e dorėheqjes, z. Meta flet pėr
vazhdim tė luftės personale ndaj tij nga ana e kryeministrit
Fatos Nano.
Kritikat pėr punėn e ministrisė sė Jashtme, z. Meta i quan
nihiliste dhe denigruese.
Dorėheqja e z. Meta ėshtė e papritur, sidomos po tė kihet
parasysh rezoluta e para pak javėve e kryesisė sė Partisė
Socialiste.
Rezoluta u duk se i vuri kapakun, tė paktėn deri nė
zgjedhjet e tetorit, grindjes sė madhe qė u riēel mes Nanos
dhe Metės para njė muaji.
Kryeministri Nano e ka quajtur dorėheqjen e zėvendėsit tė
tij "akt tė papėrgjegjshėm". Ai shtoi se ky qėndrim
ėshtė vazhdė e mosbashkėpunimit dhe shmangies sė pėrgjegjėsive
qė zėvendės-kryeministri Meta ka shfaqur sipas tij gjatė
gjithė 11 mujave nė qeveri.
-
-
- Bler:
Vdekja e Dejvid Kellit ėshtė "njė tragjedi e jashtėzakonshme"
-
- Londėr,
19 korrik 2003 Vdekja e ekspertit tė armėve tė Irakut, Dejvid Kelli, ėshtė
"njė tragjedi absolutisht e jashtėzakonshme", ka
thėnė kryeministri britanik, Toni Bler, nė njė deklaratė
tė sotme, njofton BBCnews.
-
- Policia
pritet tė kofirmojė sot (e shtunė) se trupi i gjetur dje nė
vendin e bukur Oksfordshėr ėshtė ai i Kellit. Z. Bler i ka
shprehur familjes pikėllimin e thellė pėr zotin Kelli dhe u
ka bėrė thirrje politikanėve dhe mediave tė tregojnė
"respekt dhe vetėpėrmbajtje".
-
-
- Nė
Irak ėshtė vrarė sot nga guerilėt njė ushtar amerikan
-
- Bagdad,
19 korrik 2003 Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė sot (e shtunė) nga guerilėt nė
Irak, i cili ka qenė ndėr arkitektėt kryesorė tė luftės
pėr pėrmbysjen e Sadam Hyseinit, njofton Rojter.
-
- Njė zėdhėnės
ushtarak ka thėnė nė Bagdad se ushtari ėshtė sulmuar me
armė tė vogla dhe njė granatė raketore derisa ai po ruante
bankėn nė distriktin Mansur tė Bagdadit.
-
- Ai ka
thėnė gjithashtu se njė ushtar tjetėr ėshtė plagosur nė
njė sulm tė djeshėm tė guerilėve me pushkė dhe granata nė
qytetin Mikdadija, nė veri tė Bagdadit. Ndėrsa po dje ėshtė
vrarė njė ushtar tjetėr amerikan kur automjeti i tij
Hamvi ka rėnė nė mjete shpėrthyese nė Falluxha, 32
mila nė perendim tė Bagdadit.
-
-
- Nė
Afganistan janė plagosur 3 ushtarė tė koalicionit amerikan
-
- Bagram,
Afganistan, 19 korrik 2003 Tre ushtarė tė koalicionit amerikan nė
Afganistan janė plagosur nė njė sulm me bomba nė njė
autokolonė nė lindje tė vendit, ka bėrė tė ditur sot (e
shtunė) njė zėdhėnės ushtarak amerikan, njofton Rojter.
-
- Bomba
ka goditur nė mes tė konvojit rreth pesė mila nė jug tė
qytetit Asadabad, ka thėnė ai nė konferencėn e sotme tė
shtypit. Ushtarėt e plagosur janė dėrguar nė spitalin e
Bagramit dhe janė nė gjendje stabile. Nacionaliteti i tė
plagosurve nuk u dha nė kėtė konferencė.
-
-
- Anan
kėrkon qė irakianėve t'u kthehet sovraniteti
-
- Nju
Jork, 19 korrik 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan kėrkon qė irakjanėve
t'u rikthehet shpejt sovraniteti, nė mėnyrė qė ata tė jenė
nė gjendje ta kontrollojnė vetė tė ardhmen e tyre. Pikėpamjet
e z. Anann pasqyrohen nė njė raport qė pritet t'i paraqitet
javėn a ardhshme Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
Dokumenti thotė se irakjanėve duhet t'u jepet njė plan i
qartė dhe i specifikuar i zhvillimeve qė do tė ēonin drejt
fundit pushtimin ushtarak tė vendit tė drejtuar nga Amerika.
Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington tha
se Shtetet e Bashkuara janė tė gatshme t'i ofrojnė njė rol
mė tė madh Kombeve tė Bashkuara nė Irak, veēanėrisht nėse
qeveritė e vendeve tė tjera do tė ofronin mė shumė ndihmė
pėr rindėrtimin e vendit dhe nė paqeruajtje.
-
-
- Ekspertėt:
zyrtarėt duhet tė vendosin rregull nė Irak
-
- Uashington,
19 korrik 2003 - Njė raport i ri i hartuar me porosi tė Pentagonit thotė se nėse
zyrtarėt amerikanė nuk do tė marrin masa pėr tė vendosur
rregull nė Irak, sė shpejti do tė humbin pėrkrahjen e tė
gjithė qytetarėve tė kėtij vendi.
Ekipi i pėrbėrė nga pesė ekspertė tė pavarur thotė se
tre muajt e ardhshėm janė vendimtarė pėr autoritetet
amerikane qė tė vendosin sigurinė dhe shėrbimet bazė nė
Irak. Ekspertėt thonė se pėrpjekjeve pėr rindėrtimin e
Irakut u duhet dhėnė njė shtytje e fortė me investime mė
tė mėdha nė para dhe nė njerėz.
- Ndėrkohė
autoritetet amerikane nė Irak thonė se njė ushtar u vra tė
premtėn nė qytetin Falluxh kur njė bombė shpėrtheu nėn
makinėn e tij.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|