|
-
- Nju
Jork (Sh.B.A.), 17 korrik 2003
/ Nga Tomė MRIJAJ
-
-
- Pėrkushtimi
i njė studiuesi atdhetar nė pėrjetėsimin e figurave tė
nacionalizmit shqiptar
-
- Trimi
i Dukagjinit Ndue Perlleshi njė jetė tė tėrė pėr Shqipėrin
Etnike. Ketė argument, mė sė miri e plotėson vepra jetėshkrimore:
Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit, botuar nė
Prishtinė 2002 nga shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani.
-
- Pėr
njė shkrimtar e studiues me pėrvojė, sikurse ėshtė Jetish
Kadishani, tė pėrkushtuar pėr zbardhjen nė dritėn e sė vėrtetės
historike, tė jetės dhe veprimtarisė patriotike tė
nacionalistėve tė Kosovės (nė kohėn e sundimit tė
pushtuesve tė huaj shekullorė serbė e komunistė), ka qenė
shumė e vėshtirė dhe shpesh njė punė me sakrifica
titanike, pėr tė ruajtur me mbijetesė dorėshkrimet e
pasura historike.
-
- Mė
sė fundi, pas njė hulumtimi shumė tė gjatė, ecejakjet e
pambarim shtėpi mė shtėpi, nga katundi nė katund, erdhi kėnaqėsia
shpirtėrore, intelektuale dhe historike, qė i dha fati i
madh, rasti e privilegji, pėr tė nxjerrė nga pluhuri i
harresės shumėvjeēare figurėn e madhe tė nacionalistit tė
shquar, trimit tė bjeshkėve tė Kosovės, heroin sypatrembur
Ndue Pėrlleshi.
-
- Qė
kur isha fėmijė, pranė flakėve tė zjarrit dhe mė vonė i
ri, nė mendjen time, kanė qendruar tė ngulitura thellė
disa ngjarje, emra nacionalistėsh, qė nė odėn e burrave tė
Lugut tė Drinit diskutoheshin nga im atė Nikollė Mrijaj dhe
bashkėkohės tė tij. Me kalimin e viteve, edhe pse larg
Atdheut nė New York (ShBA), kam shkruar disa kujtime, qė mė
janė rishfaqur sa herė qė pėrmendej emri i trimit Ndue Pėrlleshi
nė gazetėn shqiptaro - amerikane Illyria,
Gazeta55, Shqipėria-etnike, Shkodra etj.
Megjithėse larg vendlindjes, qė ėshtė burim i pasur
informacioni, mė tepėr njohuri munda tė marr gjatė leximit
tė fejtoneve me vijim tė studiuesit tė palodhur Jetish
Kadishani, nė disa gazeta e revista si: Victoria,
Dielli, Fjala e lirė, Trojet tona, nė
Kosovė e jashtė saj, qė miqtė e mi nė vendlindje mi
dergonin pėr tė mėsuar shumė detaje tė jetės dhe luftės
sė madhe, qė ka zhvilluar nė malet e Rrafshit tė
Dukagjinit udhėheqėsi i ēestės nacionaliste Ndue Pėrlleshi.
-
- Tashmė
pėr mua heroi Ndue Pėrlleshi, do tė bėhet pjesė e
interesimit tim gjatė kohės qė po punoja, pėr tė shkruar
librin kushtuar njė bashkėluftėtareje, tė legjendes Ndue Pėrlleshi,
sokoleshės sė Shkodėrloces Marie Shllaku, qė kėto ditė
do tė dalė nga shtypi nė New York.
-
- Autori
Jetish Kadishani, para 14 viteve i lindi idea, pėr mbledhjen
e tė dhėnave pėr jetėn dhe bėmat e Ndue Pėrlleshit -
trimit tė Dukagjinit. Emri dhe trimėria e spikatur e tij, pėrmendej
ngado qė studiuesi Kadishani, me njė vullnet tė madh pėrkushtimi,
hulumtoi me skrupolozitet shkonte udhėve nga fshati nė
fshat, nė verė e dimėr, pėr tė mbledhur si bleta punėtore
nektarin e historisė sė lavdishme tė shumė ēetave
nacionaliste dhe prijėsve, qė vepruan nė Lugun e Drinit,
por edhe nė krahina tė tjera tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė
Llapushės, Anadrinit dhe tė kalasė sė pamposhtur qė ishte
e mbeti Drenica. Ata luftuan ballė pėr ballė me armė nė
dorė armikun, iu kundėrvunė pushtuesve shekullorė serb dhe
komunistėve shqiptarė, qė nuk donin vatanin, por
internacionalizmin proletar, qė e kishte shtėpinė
propagandistike antishqiptare tek ujku i bardhė i Rusisė
bolshevike.
-
- Sa
mė shumė qė autori Kadishani futej nė gjurmėt e historisė,
aq mė shumė rritej dorėshkrimi i ngjeshur nė faqet e
lavdishme tė historisė pėr udhėheqėsin nacionalist Ndue Pėrlleshin,
qė nė planprogramin e luftės sė tij i kishte venė si qėllim
vetės ēlirimin e trojeve kombėtare dhe bashkimin e tyre nė
njė shtet shqiptar.
-
- Pėr
studiuesin, nuk ishte e lehtė tė grumbullonte, verifikonte e
sistemonte ngjarje, data, pėrsonalitete nacionalistėsh, dėshmi
rrėnqethėse, qė rrėfenin tė intervistuarit e tij (njė
pjesė prej tė cilėve gjatė viteve tė mėvonshme kanė ndėrruar
jetė). Jo tė gjithė kishin guximin, tė shpreheshin hapur
nga frika e pushtetit komunist, qė gjithnjė asokohe pėrhapte
terror e frikė ndėr shqiptarė, mbasi sikurse shkruan autori
Kadishani nė parathėnien e tij, komunistėt figurėn e Ndue
Pėrlleshit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij i quanin
gjithnjė armiq tė
popullit, kuisling, kolaboracionist, kundėr vėllazėrim -
bashkimit, kundėr komunizmit etj.
-
- Biografi
i palodhur, kishte raste tė shumta, kur informatorėt flisnin
tė vėrtetėn pėr Ndue Pėrlleshin, por kėrkonin nga ana e
tjetėr qė emrin e tregimtarit bashkėkohės tė episodeve tė
ndryshme tė mos pėrmendet, sepse do tė kishin pasoja nga
sistemi aktual qė sundonte nė Kosovė. Pėrkundrejt
pengesave tė tjera, Kadishani mundi mė sė fundi tė nxjerrė
nė dritė nga thellėsia e viteve historike figurėn e madhe
tė patriotit tė vendosur pėr idealet kombėtare Ndue Pėrlleshi,
mbi jetėn dhe veprėn e trimit tė Rrafshit tė Dukagjinit.
Duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės historike, se nė
sajė tė punės sė madhe hulumtuese e shkencore tė
studiuesit Jetish Kadishani, nė ndriēimin e jetės sė
nacionalistit Ndue Pėrlleshi edhe autoritetet shtetėrore,
brezat e rinj kosovarė, zyra e Urbanistikės, qė emeton dhe
pėrjeton figurat e kombit, kanė nderuar njė rrugė nė
Prishtinė me emrin e trimit tė Dukagjinit - Ndue Pėrlleshi.
Kėshtu ėshtė vijuar edhe me figura tė tjera, qė autori
Kadishani, u ka pėrkushtuar libra jėtėshkrimorė.
-
- Ky
mbetet roli i madh e i pazevendėsueshėm qė luan historiani
dhe studiuesi serioz nė tė mirė tė kombit dhe figurės, qė
ka marrė pėrsipėr tė lartėsojė me gjuhėn e fakteve
historike, mbasi dėshmorėt e paharruar me gjakun e tyre pėrjetėsuan
emrin e Kosovės martire.
-
- Libri
mbėshtetet nga njė literaturė e pasur e sjellė pėrmes njė
pune tė palodhshme nga autori Kadishani, i cili e bėn veprėn
e vet mė tė besueshme e tė qėndrushme nė pėrjetėsi.
-
- Me
shumė interes, mund tė shihen referencat dhe burimet
arkivore, si: Gjyqi Ushtarak pėr Kosovė - Metohi, Dosjet e
panumėrta tė viteve 1945 -1949, qė sot ruhen pėr fat tė
mirė nė Arkivin Kombėtar nė Prishtinė (AKP); Gjyqi i
Qarkut nė Prizren (asokohe ishin si materiale topsekret),
Mbledhje, qė i pėrkasin peridhave tė viteve 1945 - 1949, nė
AKKP; Gjyqi Popullor Krahinor, Prizren, KZP 9 - 73, viti 1945,
kutia 2, AKKP; Dosja nr. 243, MPSh, 19 gusht 1949, Tiranė, nė
AKKP, pėr tė vijuar nė serinė e gazetave dhe revistave tė
kohės dhe deri nė ditėt tona nė Kosovė e Shqipėri.
-
-
- Ēfarė
pėrmban libri jetėshkrimor: Ndue Pėrlleshi - Trimi i
Dukagjinit me autor Jetish Kadishanin
-
- Autori
pėr tė treguar truallin nė tė cilin lindi, u rrit dhe u mėkua
me dashurinė pėr trojet shqiptare pėrsonazhi i veprės sė
tij Ndue Pėrlleshi, ka bėrė njė pasqyrė tė hollėsishme
historikut tė Lugut tė Drinit, duke na dhėnė njė vėshtrim
tė pėrgjithshėm gjeografik me tė gjithė elementėt e saj
dhe ka depėrtuar natyrshėm nė historinė e lavdishme tė
krahinės nė zė nė Kosovė. Ai pėrmend qėndren e banimit
Jagoden, pėr tė ardhur natyrshėm nė Zllakuqan, qė njihet
si njė nder venbanimet e hershme tė krahinės, tė mbėshtetur
bindshėm nga njė literaturė shumė e pasur pėr temėn nė
fjalė.
-
- Me
pas, studiuesi, i jep jetė historisė sė ēetės sė
atdhetarit Kolė Gojanit, qytetit tė Klinės, sikurse
dashurisė pėr arsim, qė kanė pasur e kanė gjithnjė banorėt
e jagodas.
-
- Nė
kreu e dytė, nė libėr, lexuesi mund tė kundrojė, pėrmes
njė stili rrėfimtari tė ėmbėl tė studiuesit Jetish
Kadishani, gjenezėn e familjes Pėrlleshi gjatė rrjedhave tė
historisė, duke shtruar qė nė fillim pyetjen retorike: Kush
ishte Ndue Pėrlleshi? Vetė faktet, qė ka hulumtuar me
kujdes dhe durim tė njė studiuesi skrupoloz Kadishani, na
jep njė pasqyrė tė hollėsishme tė familjes sė Ndue Pėrlleshit,
duke e ilustruar shpesh edhe me foto origjinale, qė ruajnė
identitetin e kohės, kur ato janė fiksuar nė celuloid.
-
- Si
pa e ndier natyrshėm futesh nė brėndėsi tė faqeve jetėshkrimore,
ku kupton mė sė miri se si u mėkua me ndjenjėn e hollė tė
atdhedashurisė, qė shpesh njerėzit e krahasojnė si njė
frymė e ngrohtė politike e kohės, me tė cilėn tė gjithė
shqiptarėt e pushtuar nga serbėt dhe komunistėt shqiptarė
ishin tė detyruar tė merreshin dikush hapur dhe dikush nė
ilegalitet. Pra kazani i zemėrimit popullor vlonte dhe priste
momentin, qė si njė termet tė lėkundė themelet e
kolonizatorėve dhe si njė vullkan tė nxjerrė dufin e zemėrimit
dhe tė urretjes, pėr sllavėt, qė nė Kosovė gjithnjė
mblodhėn terror, gjak, masakra, shfarosje, gjenocid tė pėrbindshėm
nė sy tė Evropės plakė, qė bėnte shpesh sehir pėrpara
gotave tė shampajės, konjakut apo metaxa-s greke.
-
- Pėr
respektin qė gėzonte Ndue Pėrleshi nė krahinėn e vet, ai
njė ditė do tė zgjidhet nė detyrėn e kryetarit tė komunės,
duke qendruar mė pranė halleve dhe shqetėsimeve tė bashkėkatundarėve
tė vet, duke spikatur me cilėsitė e njė burri tė urtė, tė
menēur nė zgjidhjen e problemeve qė e shqetesonin krahinėn
e familjet shqiptare, kuvendar e patriot.
-
- Autori
Kadishani, duke e njohur nė detaje tė gjithė jetėn e pėrsonazhit
tė vet, se ēfarė ėshtė shkruar kundra dhe pro tij, pėrshkruan
me pėrkujdesje aktivitetin luftarak tė Ndue Pėrlleshit dhe
pse ai doli nė mal, si e priti ai luftėtaren trime shkodrane
intelektualen e mirėnjohur tė trojeve etnike shqiptare Marie
Shllaku, takimet e njėpasnjėshme tė Ndue Pėrlleshit me
bashkėluftėtarėt dhe patriotet e flaktė prof. Ymer Berisha
(qė ishte dhe mbeti trupi dhe zemra morale e tė gjithė
kryengritėsve kundėr pushtuesve sllave dhe komunistėve),
luftėtari sypatrembur ose siē thirrej nė tė gjithė Kosovėn
Luani i Kosovės Ukė Sadiku dhe luftėtarė tė tjerė
tė 50 ēetave nacionalistė, qė asokohe vepronin nė tėrritorin
e pushtuar tė nėnės Kosovė.
-
- Cilėsitė
e mira dhe plot vlerė atdhetare e njerėzore, spikatėn tek
Ndue Pėrlleshi, nė bashkimin e tė gjithė forcave
nacionaliste, pėr tu bėrė njė ballinė e fortė kundėr
forcave sllavokomuniste, qė kishin dhunuar trojet etnike
shqiptare. Kėshtu shohim nė faqet e librit, se patrioti i
Dukagjinit kontribuon shumė nė forcimin e ēetės sė vet me
elemėnt tė rinj antisllave e antikomunist, bashkėpunimin me
ēetat e tjera kryengritėse, pėr tė forcuar e organizuar
edhe mė mirė luftėn liridashėse. Pėr kėtė njė
kontribut tė madh kishte luajtur edhe formimi i Organizatės
Patriotike, tė pagėzuar me emrin kuptimplotė: Besa Kombėtare.
-
- Ngjarjet
pasojnė njera tjetrėn. Nė kreun e pestė, mėsojmė se
nacionalistėt fillojnė tė shkruajnė historinė e tyre dhe
tė Kosovės martire, kur organizojnė Kuvendin e Dobėrdolit,
qė me tė drejtė nga autori Jetish Kadishani nė libėr cilėsohet,
si njė ngjarje e rėndėsishme historike. Sigurisht, pėr tė
ardhur tek ky kuvend i krerėve nacionalistė, mė pėrpara
ishte mbajtur Mbledhja e Pllaēicės, qė i parapriu
vendimeve tė rėndėsishme, qė mori Kuvendi i Dobėrdolit,
ndaj tė cilit media sllave dhe kalemxhijtė komunistė servilė
shqiptarė pėrmes fėjtoneve dhe shkrimeve denigruese janė pėrpjekur
qė tė hedhin baltė dhe tė fyejnė figurėn e luftėtarit
trim Ndue Pėrlleshit dhe tė gjithė bashkėkohėsve
nacionalistė asokohe.
-
- Jemi
nė zemėr tė faqeve historike tė librit, qė pėr meritė tė
autorit Jetish Kadishani, lexuesi mbarėshqiptarė, mund tė
shoh se si zhvillohen ngjarjet e mbarsura plot emocione dhe
momente dramacititeti, nė tė cilėn qenė pėrfshirė pėrsonazhi
kryesor Ndue Perlleshi me tė gjithė trimat e tij, lufrat e
njėpasnjėshme, qė gdhendin nė trojet shqiptare, epopenė e
lavdishme tė dėshmorėve tė lirisė. Pėr kėtė meritė,
ēetat e kuptojnė frymėn e bashkimit dhe rolin, luajnė
intelektualėt e kualifikuar, si: prof. Ymer Berisha, Marie
Shllaku, etj., dhe tė gjithė bashkohėn me ēetėn e Ndue Pėrlleshit.
Por, si gjithnjė nė histori gjatė luftrave ka fitore dhe dėshtime.
Autori Kadishani, nė veprėn e vet i shkoqitė hapur edhe
arsyet e shpėrndarjes sė ēestės sė Ndue Pėrlleshit, se
si kryetrimi i Dukagjinit me shokė i shpėtoi grackės sė
spiunėve nė Zhdrellė dhe mė pas mbledhja e luftėtarėve nė
Prrue tZi. Vrasja e prof. Ymer Berishės e ligėshton, por
nuk e dobėson luftėn e trimit tė vendosur kundėr armiqve tė
popullit shqiptar.
-
- Nė
krerėt qė do tė vijnė nė libėr, mėsojmė se udhėheqėsi
i ēetės gjen strehė dhe bujari nė zemrat e shqiptarėve.
Shpesh Ndue Pėrlleshit iu desht tė kalonte ditėt e vėshtira
nė Shpellėn e Jerebisė (Istogut-Burimi), pėr tė ripėrtėrirė
forcat, qė nė pranverėn e vitit tė ardhshėm tė rifillojnė
pėrsėri luftrat, kundėr armikut tė pėrbashkėt, qė ishin
sllavokomunistėt. Rreziqet nuk do tė mbarojnė nė Nduen dhe
me sa duket, pėrshkrimi me hollėsi nga autori Kadishani, ka
bėrė tė mundur, qė libri tė mirėpritet dhe tė mbetet
thellė nė kujtesėn e disa bashkėkohėsve dhe tė rinjve
sot, mbasi nė librin e Kadishanit nuk shohim vetėm fitoret e
ēetave nacionaliste, por edhe dėshtimet, shkaqet, trathtitė
e bėra nga vetė shqiptarėt (qė i shėrbenin me besnikėri
serbėve e komunistėve nė Prishtinė e Tiranė), rrethimet
nga forcat e ndjekjes tė ashtėquajtura partizane, qė ishin
tė gatshėm tė vrisnin bashkėvėllezėrit e tyre tė njė
gjaku e gjuhė dhe jo serbėt qė i kishin paguar pėr trathinė
e tyre.
-
- Me
shumė interes mund tė kundrohen pjesėt: Rruga e pasigurtė drejt vendlindjes, Qėndresa e tre
trimave, Zogu u shpėtoi nga dora, Dita kobzeze pėr
shqiptarėt e mobilizuar, Lufta e Bokshiqit (kėngė),
Mobilizim i pėrgjithshėm pėr zėnien e Ndue Pėrlleshit,
Dueli me Jank Buriqin e Jagodės, Burgosjet dhe
torturat vazhdojnė, Ku u shėrua Ndue Pėrlleshi?,
Drejt Drenicės, Ikja nė Shqipėri, Nga Shqipėria
sėrish nė vendlindje, Pėr herė tė fundit nė mesin
e familjes sė tij nė Paskalicė e shumė episode tė
tjera, qė nė mėnyrė historike, janė trajtuar nga autori i
veprės shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani. Mbetet nė
kujtesėn e popullit episodi i tė riut Pren Gojanit nga
Dugajeva, i cili i hapi rrugėn kryetrimit Ndue Pėrlleshit tė
plagosur rėndė (me vragė) nga rrethimi nė mal tė
Bokshiqit, ku UDB-ja me tė marrė vesht e pushkatoi Prenin nė
vend tė ngjarjes.
-
- Nė
vepėr pėrveē shkrimeve kronologjike, qė e shoqėrojnė
veprėn nė mėnyrė organike, autori ka bėrė pėrshkrimin e
shumė portreteve, qė janė njohės, bashkėluftėtarė, dėshmitarė,
fotografi, informatorė dhe njerėz, qė kanė lėnė shėnimet
e tyre mbi Ndue Pėrlleshin.
-
- Sė
fundi, libri jetėshkrimor: Ndue Pėrlleshi - Trimi i
Dukagjinit, i botuar nė vendlindje (Kosovė, Prishtinė)
nga autori Jetish Kadishani, i shtohet serisė sė veprave
serioze, qė janė shkruar deri mė sot nė Kosovė dhe trojet
etnike shqiptare, pa ngarkesa politike e ideologjike, me gjuhėn
bindėse e argumentuese tė fakteve historike, qė flasim mė
shumė se zhgarravinat serbe dhe nga koministėt shqiptarė.
-
- Nė
kėtė mėnyrė autori, ka pėrjetėsuar emrin, luftrat dhe
figurėn e madhe tė kryetrimit tė Dukagjinit, qė njė jetė
tė tėrė luftoi me mish e shpirt, pėr ēėshtjen e
bashkimit tė trojeve etnike, nė njė shtet tė vetėm, duke
pasur mbi krye pushtuesit shekullorė serb dhe komunistėt
shqiptarė, qė bėnė gjithēka, qė Kosova prej shumė
dekadash tė mbetet nėn ēizmen e zezė serbe.
-
- Jetish
Kadishani, i shtoi fondit tė artė tė librave historikė njė
perlė mė shumė nė gjerdanin e gurėve tė ēmuar, qė ruan
nė zemėr tė saj nėnėlokja Kosovė. Emri dhe vepra e Ndue
Pėrlleshit mbeti nė histori, nė saj tė studiuesit serioz
Jetish Kadishanit, qė ndezi njė qiri nė kujtimin e tij tė
pashuar...
-
- Nju
Jork (Sh.B.A.), Korrik 2003
|
|