| |
 |
OPINIONE |
|
|
18.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
BAROMETRI DIPLOMATIK |
|
|
SANKSIONIMI
I INSTITUTIT TĖ VETĖVENDOSJES NĖ
PLATFORMĖN
E PDSH-SĖ, ĖSHTĖ AKT I LIGJSHĖM, TĖ CILIN DUHET TA
PĖRLIGJĖ EDHE DIPLOMACIA E SHQIPĖRISĖ |
|
|
|
|
|
- 18
korrik 2003 / Prof.
Dr.
Mehdi HYSENI*
-
- Ėshtė
fakt se nė prag tė Kongresit tė Partisė Demokratike
Shqiptare (PDSH) nė Iliridė, mė
12
korrik 2003, njė numėr i konsideruar skeptikėsh i
analistėve politikė vendorė, si dhe i oponentėve politikė
tė PDSH-sė, nė veēanti tė kryeliderit tė saj, Arbėr
Xhaferi, patėn prognozuar thyerje dhe fėrkime tė mėdha
pėrbrenda kreut tė kėsaj partie. Mirėpo, me pėrfundimin e
Kongresit tė PDSH-sė, shumėēka u bė e qartė se, asnjė
nga parashikimet astrologjike tė politikės dhe tė
propagandės ditore tė rezervuar, nuk u pėrmbushėn
nė
kuptimin e sensacionales negative politike. Pėrkundrazi,
dhe pėr fat tė mirė tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar
shqiptar, epilogu i Kongresit tė PDSH-sė, dėshmoi
shkallėn e lartė tė pjekurisė politike tė
kryeliderit, Arbėr Xhaferi dhe tė udhėheqjes sė saj tė
lartė, duke mos lejuar, qė tė krijohej asnjė vakuum
politik i egoizmit provincial sektarist, qė pa dyshim do tė
shpiente
nė krijimin e ndonjė
hendeku fraksionist tė PDSH-sė (siē ėshtė bėrė
modė nė sfondin e partive politike shqiptare nė hapėsirat
e Shqipėrisė Etnike, tė cilat nė letrat
e tyre programore, deklarohen se tė gjitha
kanė njė qėllim tė pėrbashkėt, mirėpo, fatkeqėsisht
praktika e tyre
fraksioniste ka dėshmuar tė kundėrtėn, luftėn pėr
pushtet dhe promovimin e interesave tė ndryshme personale dhe
grupore), ashtu siē e prisnin dhe, iu konvenonte tė gjithė
kundėrshtarėve tė saj tė brendshėm dhe tė jashtėm. Pėr
mė tepėr, Kongresi i theksuar dėshmoi praktikisht, se
PDSH-ja
doli
me qėndrime dhe me
vizion politik edhe mė tė artikuluare, ngaqė arriti
ti qetėsojė tė gjitha baticat dhe zbaticat e
politikės sė saj tė brendshme, si rrjedhim i
pakėnaqėsisė sė krijuar nga ndikimet dhe trysnitė
e drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta tė ambientit politik dhe
tė realiteteve konfuze ndėretnike nė FYROM.
-
- E
vlen tė theksojmė se, njė nga arritjet mė tė mėdha tė
vlerave politike dhe kombėtare tė Kongresit tė PDSH-sė, bėrė
mė 12 korrik, 2003,
ėshtė sanksionimi i institutit tė vetėvendosjes nė
Platformėn e PDSH-sė. Ska dyshim se, ky
amendament i ri
nė favor tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė
shqiptarėve nė FYROM, ėshtė me bazė tė ligjshme si nga
aspekti historik, kombėtar, politik, ashtu
edhe nga ai
juridik ndėrkombėtar. Natyrisht se, kritika nė
kėtė temė janė bėrė, dhe ekzison mundėsia, qė tė
bėhen edhe mė tej, mirėpo, ato duhet kuptuar vetėm si mėny
e politikave ditore, qė kanė pėr objekt nėpėrkėmbjen e sė
drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė FYROM, sepse
nuk kanė asnjė element me bazė ligjore, qė ta kontestojnė
kėtė potez tė qėlluar tė PDSH-sė si politikisht, ashtu
edhe juridikisht, sepse ky ėshtė nė pėrputhje dhe nė frymėn
e Kartės sė OKB-sė dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare.
-
-
- Integrimi nuk ėshtė
substitut i sė drejtės sė vetėvendosjes
-
- Edhe
pse kombi shqiptar ka njė histori tė gjatė tė shtetėsisė
dhe tė autonomisė territoriale, 50%
e kėsaj tėrėsie organike tė Shqipėrisė Etnike
(Kosova, Ilirida, Anamorava, Ulqini, Plava, Gucia, Tivari,
Hoti, Gruda, Ēamėria) ka statusin kolonial, ku sipas sė
drejtės ndėrkombėtare ėshtė, dhe do tė jetė plotėsisht
anonim pėr bashkėsinė ndėrkombėtare pėrderisa tė mos i
njihet e drejta e vetėvendosjes, pavarėsia politike, cilėsia
shtetėrore dhe subjektiviteti juridik ndėrkombėtar si njė
shtet i vetėm shqiptar nė Ballkan me tė drejta dhe detyrime
tė barabarta me anėtarėt e tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
- Ėshtė
e domosdoshme qė tė vėmė nė dukje faktin se, pėrpjekjet
dhe angazhimin e forcave demokratike pėrparimtare shqiptare nė
ēlirimin atinokolinal tė territorit etnik shqiptar, ligjėrisht
as moralisht nuk mund ti quajmė synime dhe lojėra
tė pakufijshme politike me karakter dezintegrues dhe
centrifugal tė unitetit rajonal, sepse janė nė
funksion vetėm tė realizimit tė sė drejtės sė tyre
legale tė vetėvendosjes, qė nėnkupton shkėputjen e tėrėsishme
politike dhe territoriale nga sundimi i huaj kolonial
sllav. Njė e drejtė e kėtillė nuk mund ti mohohet pėrgjithmonė
vetėm kombit shqiptar, tė copėtuar nė katėr shtete fqinje
sllave (Serbia, Mali i Zi, FYROMI dhe Greqia) nė Ballkan.
Prandaj,
u hidhėruan apo jo oponentėt e sė drejtės sė
vetėvendosjes sė shqiptarėve nė FYROM, sanksionimi i saj nė
Platformėn e PDSH-sė, duhet tė konsiderohet si hap i rėndėsishėm
historik, sepse si politikisht, ashtu edhe juridikisht
shkallmon bestyninė e idhujve karrieristė tė piramidės
politike nė pushtet, se
pėrmes masave paliative politike, ėshtė
zgjidhur problemi i shqiptarėve nė FYROM. Pėr mė tepėr,
ky potez politik i PDSH-sė, provon sheshit se
(me gjithė Marrėveshjen e
parashikuar tė Ohrit), e drejta e vetėvendosjes sė
shqiptarėve nė FYROM, duhet tė jetė objekt strategjik me
karakter afatgjatė tė interesave prioritare tė gjithė
spektrit politik shqiptar jo vetėm nė FYROM, por edhe mė
gjerė. Ndryshe,
vėrtet, do tė vazhdojė loja djallėzore e pėrēarjes
dhe e konfrontimit tė partive politike shqiptare nė FYROM,
si rrejdhojė
e teorisė integruese
sllave dhe prosllave rajonale, tė cilat
do tė ndikojnė negativisht edhe nė proceset dhe nė
rrjedhat e politikės sė pėrgjithshme shqiptare nė hapėsirat
e Shqipėrisė Etnike, dhe nė diasporėn e harruar shqiptare.
-
- Duhet
tė nėnvizojmė se, sanksionimi i institutit tė vetėvendosjes
nė Platformėn e Partisė Demokratike Shqiptare(PDSH),
nė asnjė aspekt nuk mund tė quhet gabim politik ose
fatalitet kombėtar, sepse
nuk ka karkater regresiv, qė ka pėr qėllim, tė
manipulojė dhe tė spekulojė
nė pafundėsi me fatin e sė drejtės historike dhe
etnike tė kombit shqiptar nė FYROM pėr hir tė
transaksioneve tregtare dhe ekonomike tė boshtit
tė aleancave serbosllave, dhe
tė disa vasalėve tė tij josllavė fqnij nė Ballkan.
Pėrkundrazi, sensibilizimi i sė drejtės sė vetėvendosjes
nga ana PDSH-sė, si partia mė e madhe nė FYROM, ka peshė tė
posaēme politike dhe kombėtare, sepse
pati guximin, qė nė momentin mė kritik tė
historisė sė kombit shqiptar nė Ballkan, ti
rikujtojė tė tė gjitha partive tė tjera shqiptare nė
FYROM, nė Kosovė e nė Shqipėri,
faktin se ekziston problemi
i pazgjidhur kolonial shqiptar nė Ballkan, dhe si i tillė kėrkon zgjidhje
tė drejtė dhe
imediate edhe nga politika gjithėshqiptare
brenda kufijve tė Shqipėrisė Etnike, edhe nga organizmat
dhe strukturat e caktuara tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare.
Sipas teorisė sė lojės sė marrėdhėnieve politike
ndėrkombėtare, kjo do duhej tė ishte loja vendimtare e tė
gjitha partive politike shqiptare, e jo loja e djallit,
e kurdisur nėpėr korridoret
antishqiptare Bllacat e Kiro Gligorovit dhe tė
Slobodan Milosheviqit, qė mori me qindra
e mijėra viktima shqiptare nga Kosova mė 1999. Kjo
tragjedi gjithkombėtare shqiptare, nuk do tė kishte mė asnjė
gjasė, qė tė pėrsėritej, po qe se teorikisht
dhe praktikisht, do tė arrihej konsensusi i politikės
shqiptare nė kėmbėnguljen e
aktualizimit dhe tė realizimit tė kėrkesės sė
drejtė historike tė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė
gjysmėn e kolonizuar tė Shqipėrisė Etnike.
-
-
- Me korridore tė
koduara dhe me shengene ballkanike nuk
zgjidhet problemi kolonial
i shqiptarėve nė Ballkan
-
- Po
qe se analizohet me vėmendje analiza (e gjashtėmujorit tė
parė tė vitit 2003) diplomatike e Ministrisė sė Punėve tė
Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėn pėr
opinion e bėri tė ditur, ministri i saj, Ilir Meta, mund tė
nxirret konkluzioni se, nė asnjė fjali, as pargraf tė asaj
analize nuk ėshtė prekur
nė asnjė kontekst (qoftė edhe tėrthėrazi) ēėshtja
e
sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve tė
gjysmės(50%) sė Shqipėrisė sė kolonizuar etnike nė
Ballkan.Edhe pse, sipas pohimit tė Ilir Metės, politika e
jashtme dhe diplomacia e tij brenda gjashtėmujorit tė
theksuar tė kėtij viti ka qenė plotėsisht e suksesshme
ngase prej 110 detyrave
dhe objektivave
tė parashtruara, vetėm 10 prej tyre kanė ngelur tė
parealizuara. Kėta parametra statisktikė dėshmojnė se
politika e jashtme e Shqipėrisė nė pėrmbushjen e
detyrave tė saj, qė i pėrkasin gjashtėmujorit tė kėtij
viti, ka qenė
100% e suksesshme. Njė arritje e kėtillė e
diplomacisė shqiptare, duhet ti gėzojė tė gjithė
shqiptarėt (edhe ata
pa letra, tė cilėt Shqipėria nuk i konsidderon
shtetas tė saj), sepse nė kuadrin e
kėsaj veprimtarie tė suksesshme, kanė rast tė
lexojnė (natyrisht, qė i referohet kohės sė ardhshme) edhe
kėtė vlerėsim parashikues
zyrtar tė ministrit tė Jashtėm, Ilir Meta:
kujdesi pėr shqiptarėt jashtė vendit, pėrbėn njė drejtim
kryesor tė punės sonė nė tė ardhmen. (Gazeta
Ballkan.com, mė 14. korrik, 2003).
-
- Realisht,
ky objketiv me karakter imperativ pėr tė nesėrmen
e shqiptarėve,ėshtė aq pėrgjithėsues, saqė nuk
jep pėr tė kuptuar asgjė konkrete nė planin e mbėshtetjes
sė kėrkesės pėr vetėvendosje tė shqiptarėve nė Kosovė
dhe nė Iliridė, dhe mė gjerė ashtu siē janė duke u
angazhuar tani botėrisht Fronti pėr Bashkimin Kombėtar
Shqiptar (FBKSH), dhe sė fundi edhe Partia Demokratike
Shqiptare(PDSH) e Iliridės me Arbėr Xhaferin nė krye. Nė kėtė
kontekst, diplomacia as politika e jashtme
e Shqipėrisė nėn drejtimin e shefit tė saj, Ilir
Meta nuk kanė dhėnė asnjė kontribut konkret qoftė nė sy
tė opinionit publik shqiptar, qoftė tė atij ndėrkombėtar.
Motivet dhe arsyet, duhet ti ketė ditur vetėm qeveria
shqiptare, e cila jo vetėm qė nuk ka dhėnė asnjė rezultat
nė kėtė vėshtrim, por
pėr hir tė interesave tė saj tė
ngushta (50%), ėshtė duke e heshtur dhe injoruar
problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar nė Ballkan.
-
- Sipas
paradigmave tė deritashme, mund tė nxirret konkluzioni se,
margjinalizimi i
sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nga
ana e diplomacisė shqiptare, ėshtė bėrė pėr
shkak tė synimeve dhe tė
angazhimit
tė saj nė projekte dhe nė agjenda tė integrimeve
dhe
tė zhvillimeve rajonale dhe evropiane. Pėr tė mos
zhbalancuar njė ekuilibėr tė kėtillė, sidomos
me partnerėt fqinj rajonalė, nė radhė tė parė me
SMZ-nė, FYROMIN dhe me Greqinė, politika e jashtme shqiptare
ka harruar plotėsisht
interesat jetike tė shqiptarėve tė shtypur dhe tė
kolonizuar, ngase ndodhėn
jashtė kufijve tė saj administrativė artificialė. Nė
vend se tė angazhohet , qė nė plan tė parė, si objekiv
dhe interes prioritar, ta vėrė zgjidhjen e problemit
kolonial tė Kosovės, diplomacia dhe politika e jashtme e
Ilir Metės angazhohet nė
pėrpilimin dhe aranzhimin e projeketeve
ndėrballkanike, si p.sh. nė projektin mė tė ri, tė
quajtur : Minishengeni ballkanik. Sipas deklarimit tė ministrit tė Jashtėm,
Ilir Meta del se ky projekt bėn pjesė nė agjendėn e
interesave prioritare tė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė,
duke nėnvizuar se: ky objektiv ėshtė shumė i rėndėsishėm
pėr tu siguruar lehtėsira zhvillimit ekonomik dhe tregtar
tė Shqipėrisė me fqinjėt rajonalė dhe mė gjerė.(Ballkan.com,
14 korrik, 2003).
-
- Ska
dyshim se, kjo logjikė e filozofisė
njėkahėshe
e politikės sė jashtme shqiptare, ėshtė racionale,
kur ėshtė fjala pėr krijimin e kushteve tė lėvizjes sė
lirė tė njerėzve dhe tė kapitalit, pėr krijimin e mundėsive
tė bashkėpunimit ekonomik-tregtar
pa barriera, pa taksa dhe tarifa
tė tjera doganore ndėrkufitare, si dhe lehtėsira e favore tė
tjera
reciproke mbi tatimqarkullimin e mallrave, ashtu sipas
skemės sė shengenit tė BE-sė. Me
njė fjalė, kėtu kemi tė bėjmė me liberalizimin
dhe me demokratizimin e politikės sė reformave
ekonomike dhe tregtare tė Shqipėrisė, qė janė favor tė
zhvillimit tė saj, dhe tė shteteve fqnije ballkanike. Mirėpo,
nė kėtė kontekst, minishengeni ballkanik i Ilir Metės,
do tė dallonte diametralisht nga pėrmbajtja e Marrėveshjes
sė Shengenit tė BE-sė. Sė pari, nė kuadrin e Marrėveshjes
sė Shengenit tė Evropės, nuk figuron asnjė shtet me status
kolonial, sikurse gjysma e Shqipėrisė Etnike nė
minishengenin e imagjinuar tė diplomacisė sė Ilir Metės.
Sė dyti, asnjė shtet, qė ka aderuar nė Marrėveshjen e
Shengenit tė BE-sė, nuk ka problemin e pazgjidhur tė
kufijve territoirialė, sikurse qė ėshtė rasti drastik i
Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
-
- Pikėrisht,
kėta dy faktorė
kontestues pėrjashtojnė esencėn e oportunitetit dhe
tė rėndėsisė strategjike tė minishengenit ballkanik
tė ministrit tė jashtėm, Ilir Meta. Kjo marrėveshje ndėrballkanike,
do tė ishte vetėm pėrkohėsisht nė dobi tė Shqipėrisė,
sepse
problemi
i pazgjidhur i shqiptarėve nėpėr enklavat
kolonilaiste serbosllave (Serbi, Mali Zi, FYROM), do ishte
prengesa kryesore e
realizimit tė parashikimve tė minishengenit
ballkanik. Ėshtė me interes tė pėrgjithshėm poliitk
dhe kombėtar, qė tė rikujtojmė politikėn e jashtme tė
Shqipėrisė, se procesi i reformave dhe i zhvillimit ekonomik
e shoqėror, ( pėrkundėr favoreve tė premtuara dhe atyre tė
realizuara
nga BE-ja) ėshtė i kushtėzuar nga zgjidhja e
problemit kolonial tė shqiptarėve nė Ballkan. Pėr mė tepėr,
hapja dhe liberalizimi i kufijve tė Shqipėrisė ndaj vendeve
fqinje, nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton, se me atė potez
politik, njėkohėsisht pezullohet edhe sundimi kolonial
serbomadh ndaj shqiptarėve nė Kosovė, FYROM dhe nė Mal tė
Zi. Natyrisht, nė kuadrin e proceseve integruese rajonale,
mund tė participojnė edhe shqiptarėt e Kosovės, tė
FYROMIT, dhe tė Malit tė Zi, mirėpo, statusi i tyre
kolonial mbetet i pandryshueshėn nėn suzerenitetin
administrativ territorial
tė imperializmit serbosllav. Nė thelb, ky do tė
ishte suksesi mė lukrativ
pėr sistemin kolonial serbo-malazez-maqedon dhe grek,
e jo kursesi pėr Shqipėrinė Etnike si tėrėsi.
-
-
- Deri kur
politika dhe diplomacia e Shipėrisė, do ta heshtin
ēėshtjen e ribashkimit kombėtar?!
-
- Ēėshtja
e interesit nacional gjithėshqiptar nuk mund tė zgjidhet
nė saje tė procesit tė integrimeve tė jashtme, pa
arritjen e integrimit paraprak nė kuptim e brendshėm. Mirėpo,
integrimi i bendshėm gjithshqiptar nuk mund tė vijė nė
shprehje pėrderisa politika e jashtme shqiptare, nuk do tė
jetė nė vijėn e parė tė zjarrit tė ngritjes dhe tė
senisibilizimit tė drejtės sė vetėvendosjes sė
kombit tė kolonizuar shqiptar nė Ballkan. Pavarėsisht nga
parashikimet dhe arritjet e deritashme tė Shqipėrisė
nė politikėn integruese evropiane,
qeveria shqiptare nuk arsye tė taktizojė dhe, pėr
tepėr tė ngurrojė nė parashtrimin e kėrkesave tė saj
lidhur me ēėshtjen e ribashkimit tė shqiptarėve dhe Shqipėrisė
Etnike. Kjo ėshtė e drejtė historike dhe sovrane e tė
gjithė kombit shqiptar brenda kufijve
tė tyre etnikė nė Ballkan. Mohimi i kėsaj tė
drejte vetėm kombit shqiptar 50%, do tė ketė pasoja tė rėnda
dhe tė paparashikuara pėr ardhmėrinė dhe arkitekturėn
e re multietnike dhe pluralizuese tė Ballkanit, si zonė
paqeje e sigurie
nė agjendėn e Evropės Juglindore.
-
- Politika
e jashtme e Shqipėrisė, nuk do tė duhej tė harronte faktet
historike mbi kryerjen e krimeve gjenocidale tė Serbisė dhe
tė Malit tė Zi mbi shqiptarėt, si dhe kolonizimin e
territorit tė gjysmės sė Shqipėrisė Etnike, qė nga
copėtimi i saj, pėrfundimisht mė 1912. Pse, dhe deri
kur politika shqiptare, do ta heshtė kėtė tė vėrtetė tė
hidhur
historike para botės, e cila flet se, edhe sot Serbia
dhe Mali i Zi janė fajtorė
kryesorė dhe mbajnė pėrgjegjėsi pėr kolonizimin
dhe pacifikimin e territoreve etnike shqiptare?
-
- Heshtja
dhe margjinalzimi i sė drejtės sė vetėvendosjes sė
shqiptarėve dhe i territoreve tė kolonizuara nga e qeverisė
shqiptare, ėshtė argumenti mė i fuqishėm dhe mė i
justifikueshėm i shteteve kolonizuese sllave(Serbia, Mali i
Zi, FYROMI dhe Greqia) para Bashkimit Evropian(BE) dhe bashkėsisė
ndėrkombėtare, tė cilat nė vazhdimėsinė historike e
mbrojnė tezėn sllavomadhe antishqiptare, se nuk kanė
kurrfarė problemi kolonial tė pazgjidhur me shqiptarėt. Vėrtet,
nuk kanė sepse shqiptarėt i konsiderojnė minoritet
etnik, sikurse tė gjitha minoritetet e tjera nė kuadrin e
sistemit imperialist tė Versajės (1919). Qė atėherė, kur
Fuqitė e Mėdha tė Evropės e legalizuan
terrorin kolonial srbosllav mbi shqiptarėt dhe mbi
gjysmėn e Shqipėrisė Etnike, statusi i shqiptarėve dhe i
territorit tė tyre indigjen ka ngelur i pandryshuar :
minoritet i kolonizuar nė territorin e huaj etnik
serbosllav?!
-
- Lind
pyetja, deri kur Shqipėria do tė pajtohet me kėtė status
vasal tė shqiptarėve dhe tė gjysmės sė okupuar tė
territorit tė saj nga partnerėt e saj integrues
serbosllavė? Ėshtė e moralshme, demokratike dhe e ligjshme,
qė diplomacia shqiptare pėr hir tė
zhvillimit tė transaksioneve ekonomike dhe tregtare me
parashenjė integruese rajonale me kolonizatorėt sllavė,
edhe nė kėtė moment tė favorshėm historik (kur tė gjithė
popujve nė Evropė dhe nė Ballkan u ėshtė njohur e drejta
e vetėvendosjes nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke filluar
qė nga Gruzia e deri te Bosnjė-Hercegovina...,etj.), ta
heshtin problemin kolonial shqiptar nė Ballkan? Njė qėndrim
i kėtillė inferior dhe anashkalues i
politikės zyrtare tė Shqipėrisė (vetėm pėr ti
mos prerė marrėdhėniet
integruese me parnerėt sllavė ballkanikė) ndaj sė
drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve tė kolonizuar,
dhe procesit tė ribashkimit tė territorit etnik shqiptar, u
konvenon vetėm politikės hipokrite dhe barbare tė
imperialistėve serbosllavė, dhe aleatėve tė tyre
tradicionalė. Kjo strategji dhe taktikė e diplomacisė
sė deritashme tė Shqipėrisė, ėshtė e papranueshme
dhe e pakuptueshme si
nga aspekti historik, politik, kombėtar dhe ndėrkombėtar.
Prandaj, edhe ėshtė e domosdoshme, qė tė flaket
si e tillė, sepse ėshtė negacion i tė gjitha pėrpjekjeve
pėr ēlirmin antikolonial dhe ribashkimin e Shqipėrisė
Etnike. Mė saktė, pragmatizmi i
njė stretgjie tė tillė ėshtė tėrėsisht nė
kolizion
me interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror
shqiptar nė Ballkan.
-
- Mohimi
i sė drejtės sė vetėvendosjes
dhe i ribashkimit tė kombit shqiptar nė njė shtet tė
vetėm etnik(ashtu siē ka ekzistuar dikur, para se tė copėtohej
nga kolonialistėt sllavė), duke u pėrpjekur qė atė ta
pasqyrojnė si
element destabilizues
dhe ekstrem pėr procesin e demokratizimit dhe tė
drejtave tė njeriut nė rajonin multietnik,
ėshtė kulmi
i
terrorit dhe i dhunės mė brutale ndaj tė drejtave tė
tij demokratike, tė lirisė, tė vetėvendosjes
dhe tė shtetit tė tij sovran. Nuk ėshtė e njohur
maksima politike nė historinė e popujve dhe tė
vendeve tė kolonizuara, se pėrmes veprimeve destruktive, tė
shkeljes sė normave dhe rregullave tė sė drejtės ndėrkombėtare,
dhe tė sistemit juridik pozitiv ndėrkombėtar, mund
tė arrihet
nė ēlirimin
dhe pavarėsimin definitiv tė tyre, e sė kėndejmi as
shkolonizimi i kombit tė robėruar shqiptar nė
Ballkan.
-
- Gjithashtu,
janė tė gabuara vlerėsimet e disa liderėve tė politikave
zyrtare shqiptare nė Ballkan, se demokracia ėshtė e
vetmja premisė e krijimit tė shtetit dhe tė kombit.
Manipulimi dhe spekulimi nė mėnyrė tė verbėr me kėtė
koncept tė ēoroditur politik, sheshit shpėrfill dhe
rrezikon interesin nacional dhe shtetėror. Si
elita e politikės
zyrtare shqiptare, ashtu edhe opozita e saj, duhet ta
mbajnė parasysh faktin se me opstruksione tė tilla nė
disfavor tė ēlirimit antikolonial shqiptar, nuk mund tė
arrihet
nė progresin e gjithanshėm dhe nė demokracinė e mirėfilltė,
kur dihet se parakusht i demokracisė, ėshtė arritja e plotė
e lirisė dhe e pavarėsisė sė njė kombi. Pėr mė tepėr,
kur dihet se demokracia ėshtė produkt i zhvillimit politik
tė njė shteti. Ndėrkaq,
nė sfondin e marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare,
kuintesenca e demokracisė bazohet
nė parimet e barazisė dhe tė respektit tė ndėrsjellė
tė interesit dhe tė vlerave ekonomike, kulturore, kombėtare
dhe shtetėrore tė popujve dhe tė shteteve. Nė rastin
konkret tė shqiptarėve tė kolonizuar nė Ballkan, kėto
standarde universale tė drejtėsisė
dhe
tė rendit tė
bashkėsisė ndėrkombėtare, hėpėrhė nuk janė nė
qarkullim tė emancipimit antikolonial demokratik tė
Shqipėrisė Etnike, edhe pse strategėt
dhe aminaxhinjtė e demokracisė, e kanė dhėnė
betimin nė emėr tė vlerave demokratike dhe tė
demokratizimit tė tė gjitha vendeve dhe popujve, qė ishin tė
pushtuar nga skėterra shekullore
e ortodoksizmit komunist sllav, duke filluar qė
nga Kaukazi i ish-Bashkimit Sovjetik e deri nė Kosovėn
e ish-Serbisė sė Madhe.
-
- Pavarėsisht nga grafiku i progresives sė
teorisė dhe
praktikės strategjike tė politikės sė jashtme tė
Shqipėrisė ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare
shqiptare
nė Ballkan, forcat e mirėfillta krijuese dhe
drejtuese tė politikės dhe tė shkencės shqiptare, nuk kanė
aletrnativė tjetėr pėrpos
angazhimit tė gjithanshėm energjik dhe koheziv tė ēlirimit
antikolonial nga hudhra dhe ēekani imperialist
serbosllav; tė ruajtjes sė identitetit kulturor, politik,
kombėtar dhe shtetėror, tė dinjitetit, tė lirisė,
tė pavarėsisė dhe tė ekzistencės sė qenies shqiptare
brenda kufijve natyrorė-historikė e gjeografikė tė Shqipėrisė
Etnike.
-
-
-
- *Autori
ėshtė bashkėpunėtor shkencor i American Diplomacy,
North Carolina, Sh.B.A.
|
|
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|