18.07.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte 18 korrik 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti Kryesinė e re tė FR tė LDK-sė

  • Robert Kuk ka "shansė tė mirė" qė t'i ofrohet posti i Pėrfaqėsuesit Special tė OKB-sė nė Kosovė

  • Gjykata e Hagės kėrkon mendimin e Shtajnerit e jo tė UNMIK-ut pėr rastin Limaj

  • Njė organizatė humanitare kritikon UNMIK-un pėr qėndrimin ndaj tė sėmurėve mentalė

  • Server: Statusi i Kosovės do tė arrihet pėrmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinės

  • AKK konstaton se komunat e Kosovės janė zhveshur tėrėsisht nga e drejta e posedimit tė pronave

  • Fondacionet ndėrkombėtare pėr kthimin e tė zhvendosurve po keqpėrdoren nga Qeveria e Serbisė

  • Diplomati Salcano hedhi poshtė idenė e gjeneralit Mini pėr zėvendėsimin e trupave tė NATO-s nga njė ushtri ballkanike

  • Prej 18 e deri mė 31 gusht nė Prishtinė do tė mbahet Seminari XXII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė shqipe

  • Robertson vlerėson pėrparimet nė procesin e reformimit tė ushtrisė sė Shqipėrisė

  • Statuja e Nėnės Tereze nė Romė nuk do tė ngritet, ka thėnė kryebashkiaku Veltroni

  • Ndihmėsit e kryeministrit serb para akuzohen pėr larje parash

  • Gjashtė kushtet e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Serbinė

  • Nė Parlamentin e Maqedonisė u aprovua ligji i ri pėr arsimi n e lartė

  • Presidenti Moisiu dekretoi datėn 12 tetor pėr zhvillimin e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri

  • Senati amerikan ka miratuar shumėn prej 368.6 milionė dollarėsh pėr shpenzimet e mbrojtjes pėr vitin 2004

  • Bush dhe Bler mbrojnė luftėn

  • Bush kėmbėngul se Iraku ka patur armė tė shkatėrrimit nė masė

  • Policia ka gjetur njė trup tė pajetė qė besohet tė jetė i ish-ekspertit tė armėve tė OKB-sė, Dejvid Kelli

  • Rritet pėr 60 pėr qind falsifikimi i euros Rritet pėr 60 pėr qind falsifikimi i euros

  • Hetime pėr korrupsion nė BE

  • Njėmbėdhjetė pakistanezė qė po mbaheshin nė Guantanamo janė kthyer nė vendin e tyre

  • Nė Tikrit ėshtė rrėnuar me eksploziv njė statujė e madhe e Sadamit

  • Gjenet pėrcaktojnė prirjet pėr depresion tė njerėzve

  • Amnesti Interneshėnėl ka dėnuar SHBA-tė pėr vazhdimin e ekzekutimit tė tinejxherėve pėr krime tė kryera

  • Zėdhėnėsi i Al-Kaedės nė Iran

  • Vendosja e rendit nė Irak mė e vėshtirė

  • Transmetohet njė kasetė ku mendohet se flet Sadami

  • Zbulohet njė varr masiv nė veri tė Bagdadit


 
Presidenti Rugova priti Kryesinė e re tė FR tė LDK-sė
 
Prishtinė, 18 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės dhe kryeytari i LDK-sė Ibrahim Rugova priti nė njė takim Kryesinė e posazgjedhur tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė tė udhėhequr nga kryetari Lulzim Zeneli.
 
Kryetari i FR tė LDK-sė Lulzim Zeneli, pasi e prezentoi Kryesinė e re tė FR tė LDK-sė, foli pėr projektet tė cilat Forumi synon t'i realizojė gjatė mandatit tė ardhshėm.

Duke uruar pėrmbylljen e suksesshme tė procesit zgjedhor nė Forumin e Rinisė tė LDK-sė, Presidenti Rugova vlerėsoi se tė rinjtė e LDK-sė dhe tė Kosovės janė pjesa mė vitale e Kosovės dhe bartės tė proceseve tė ardhshme nė Kosovė.

Nė kėtė takim u bisedua pėr aktualitetin politik dhe zhvillimet e fundit nė Kosovė.
 
 
Robert Kuk ka "shansė tė mirė" qė t'i ofrohet posti i Pėrfaqėsuesit Special tė OKB-sė nė Kosovė
 
Edinburg, 18 korrik 2003 – Burimet e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork kanė bėrė tė ditur sot (e premte) se z. Robert Kuk, ish-sekretar i Jashtėm i Britanisė sė Madhe, ka "shansė tė mirė" qė t'i ofrohet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė posti i Pėrfaqėsuesit Special tė OKB-sė nė Kosovė.
 
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, thuhet nė njė shkrim tė gazetės skoceze "The scotsman", besohet se dėshiron njė figurė tė fuqishme politike pėr tė marrė kėtė detyrė tė rėndė.
 
Z. Kuk ka qenė ministėr i Jashtėm gjatė operacionit tė suksesshėm, qė nxori forcat serbe nga Kosova dhe pjesėmarrės i Konferencės sė Paqes nė Rambuje nė Francė, andaj i pėrmbush kriteret pėr tė marrė kėtė post tė rėndėsishėm.
 
Por, nė njė paraqitje tė mbrėmshme, z. Kuk dhe Xhek Strou, sekretar britanik i punėve tė Jashtme, nė njė deklaratė tė tyre kanė mohuar kėto raporte. "Asnjėri prej nesh nuk dimė nga vijnė kėto raporte. S'ka gjė tė vėrtetė nė to", kanė thėnė ata.
 
 
Gjykata e Hagės kėrkon mendimin e Shtajnerit e jo tė UNMIK-ut pėr rastin Limaj
 
Hagė, 18 korrik 2003 - Nė njė letėr qė dje u bė publike, Gjykata e Hagės kėrkon mendimin e Mihael Shtajnerit pėr rastin e Fatmir Limajt. Trupi gjykues i Tribunalit tė Hagės nėpėrmjet kėsaj letre, kėrkon nga z. Shtajner pėrshkrimin e zhvillimeve, tė cilat ēuan deri tek arrestimi i Fatmir Limajt, pėrkatėsisht nėse ai nė atė kohė ishte nė procesin e dorėzimit vullnetar apo jo.
 
Me kėtė letėr kėrkohet edhe roli i tij nė institucionet e Kosovės, arsyet pėr tė konkluduar se Fatmir Limaj asnjėherė nuk ka qenė kėrcėnim pėr ndonjė viktimė, dėshmitar apo person tjetėr nė Kosovė pas ardhjes sė UNMIK-ut, apo tė konkludojė se i akuzuari do tė paraqiste njė rrezik tė tillė, si dhe vlerėsime tė tjera pėr ēfarėdo ēėshtje tjetėr relevante, qė do tė ndihmonte nė kėrkesėn pėr lirimin e pėrkohshėm.
 
Afati pėr pėrgigje ėshtė deri mė 25 korrik, ndėrkaq kthimi i letrės nė Hagė nuk ėshtė i obligueshėm. Pas kėtij afati pritet qė Tribunali i Hagės tė caktojė njė datė, kur do tė dėgjohen edhe njėherė tė gjitha argumentet pėr dhe kundėr lirimit tė pėrkohshėm tė Fatmir Limajt, kur do tė merret edhe vendimi definitiv i kolegjit gjyqėsor tė Tribunalit tė Hagės.
 
 
Njė organizatė humanitare kritikon UNMIK-un pėr qėndrimin ndaj tė sėmurėve mentalė
 
Prishtinė, 18 korrik 2003 - Njė organizatė bamirėse pėr mbrojtjen e shėndetit mental ka kritikuar administratėn e Kombeve tė bashkuara nė Kosovė pėr shkak tė qėndrimit ndaj tė sėmurėve mentalė.

Nė njė letėr dėrguar UNMIK-ut, organizata Mental Disabiliti Rajts Interneshėnell (MDRI) ka akzuar Kombet e Bashkuara se nė mėnyrė tė paligjshme po i mbyll njerėzit dhe se nuk po bėn sa duhet nė pėrmirėsimin e kushteve pėr kujdesin ndaj tė sėmurėve.

Organizata konsideron se UNMIK-u po shpenzon kot paratė e mbledhura me mund nė ndėrtimin e objekteve tė shrenjta e njėkohėsisht nuk po bėn asgjė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės sė tė sėmurėve mentalė.
 
Kjo organizatė kritikon UNMIK-un sidomos pėr shpenziemt qė janė bėrė nė Institutin e Shtimes, ku janė shpenzuar 2,5 milionė dollarė vetėm pėr ndėrtimin e shkallėve tė mermerta, nė vend qė ato para tė pėrdoreshin pėr pėrmirėsimin e standardit tė kujdesit ndaj tė sėmurėve.

Ndėrkaq zyrtarėt e UNMIK-ut thonė se nė Kosovė janė arritur rezultate tė mira dhe se kanė pėrmirėsuar mbikqyrjen e pacientėve, njofton BBC.
 
 
Server: Statusi i Kosovės do tė arrihet pėrmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinės
 
Uashington, 18 korrik 2003 - Eksperti me pėrvojė i ēėshtjeve tė Ballkanit, Daniel Server thotė se fillimi i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit mund tė jetė rruga pėr tė shkuar tek negociatat pėr ēėshtjen e statusit pėrfundimtar pas disa vjetėsh.
 
Zoti Server, i cili drejton studimet ballkanike nė Institutin amerikan tė Paqes nė Uashington, tha pėr "Zėrin e Amerikės" se statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk do tė vendoset nė Uashington nga miqtė e shqiptarėve nė Kongresin amerikan.
 
Ai thotė se kjo do tė arrihet pėrmes njė procesi tė tė bazuar nė dialogun midis Beogradit dhe Prishtinės dhe me mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar.
 
 
AKK konstaton se komunat e Kosovės janė zhveshur tėrėsisht nga e drejta e posedimit tė pronave
 
Prishtinė, 18 korrik 2003 - Komunat e Kosovės janė zhveshur tėrėsisht nga e drejta e posedimit tė pronave. Ato janė vėnė nė njė situatė ku nuk kanė tė ndėrtojnė shkolla, spitale, terrene sportive e tjerė.
 
Kėshtu ka konstatuar delegacioni i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, tė cilin e drejtonte kryetari i tij, Lutfi Haziri, pas takimit me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės Nexhat Dacin.
 
Ky delegacion me kėtė rast ka kėrkuar nga kryeparlamentari Daci qė pronat komunale tė rregullohen me njė ligj tė veēantė. Ata kėrkojnė qė Agjencia Kosovare e Mirėbesimit t'ua kthejė komunave tė drejtėn e menaxhimit me pronat e tyre.

Kryetari i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės ka theksuar me kėtė rast se prona komunale ėshtė e drejtė elementare e garantuar edhe nga Kėshilli i Evropės pėrmes konventės evropiane.

Kryeparlamnetari Daci, nga ana e tij, ofroi mbėshtetjen e Kuvendit tė Kosovės pėr tė gjetur zgjidhje institucionale pėr kėtė ēėshtje.
 
 
Fondacionet ndėrkombėtare pėr kthimin e tė zhvendosurve po keqpėrdoren nga Qeveria e Serbisė
 
Mitrovicė, 18 korrik 2003 - Fondacionet ndėrkombėtare tė dedikuara pėr kthimin e tė zhvendosurve janė duke u keqpėrdorur nga Qeveria e Serbisė dhe nga e ashtuquajtuara "Qendra koordinuese serbe", ka deklaruar Faruk Korenica, anėtar i Bordit Kėshilldhėnės nė veri tė Mitrovicės nė njė letėr drejtuar administratores komunale.
 
Korenica ka kėrkuar nga administratorja qė tė ndalohet shitblerja e banesave dhe shtėpive nė pjesėn veriore tė Mitrovicės nga ana e Qeverisė sė Serbisė nėpėrmjet "Qendrės koordinuese serbe" me seli nė Mitrovicė.
 
Ai ka thėnė se mjetet e grumbulluara nėpėrmjet donacioneve ndėrkombėtare nuk shfrytėzohen pėr kthimin e serbėve nė patundshmėritė e tyre, por ato janė duke u shfrytėzuar pėr pastrim etnik tė pjesės veriore tė Kosovės.
 
Korenica ka kėrkuar nga administrata ndėrkombėtare qė tė fillojė me regjistrimin e familjeve shqiptare, qė janė dėbuar me dhunė nga pjesa veriore nė pjesėn jugore tė Mitrovicės.
 
 
Diplomati Salcano hedhi poshtė idenė e gjeneralit Mini pėr zėvendėsimin e trupave tė NATO-s nga njė ushtri ballkanike
 
Prishtinė, 18 korrik 2003 - Shefi i Zyrės italiane Paskuale Salcano e ka hedhur poshtė dhe politikisht si tė paqėndrueshme idenė e komandantit tė KFOR-it Fabio Mini pėr njė ushtri ballkanike qė do tė zėvendėsonte trupat e NATO-s nė Kosovė.

"Besoj se ka pasur njė pėrgjigje ndaj kėsaj ēėshtjeje pasi kjo ishte njė ide personale e tij dhe politikisht kjo ide nuk ėshtė miratuar", tha shefi i Zyrės italiane nė Prishtinė.
 
 
Prej 18 e deri mė 31 gusht nė Prishtinė do tė mbahet Seminari XXII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė shqipe
 
Prishtinė, 18 korrik 2003 - Prej 18 e deri mė 30 gusht nė Prishtinė do tė mbahet Seminari XXII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqipe. Seminari do tė tubojė mbi 100 pjesėmarrės nga e gjithė bota, ndėrkaq ka pėr qėllim pėrahpjen e gjuhės, letėrsisė dhe kulturės shqiptare nė Ballkan, Evropė e Botė.
 
Kėshtu dekalroi drejtori i kėtij seminari, Fadil Raka. Seminari organizohet nga Fakulteti Filologjik i Universitetit tė Prishtinės dhe Universiteti i Tiranės.
 
 
Robertson vlerėson pėrparimet nė procesin e reformimit tė ushtrisė sė Shqipėrisė
 
Tiranė, 18 korrik 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson dhe 19 ambasadorėt e NATO-s vlerėsuan dje nė Tiranė pėrparimet nė procesin e reformimit tė ushtrisė sė Shqipėrisė si dhe nė fushėn ekonomike dhe reformat institucionale.
 
Por ata theksuan se Shqipėria ka shumė pėr tė bėrė pėr forcimin e shtetit ligjor, luftėn kundėr trafiqeve dhe korrupsionit, si dhe thellimin e nevojave nė drejtėsi e tjera. Lordi Robertson i garantoi autoritetet e Shqipėrisė se ndihma e NATO-s do tė vazhdojė nė pėrpjekjet e ushtrisė shqiptare pėr tė arritur parametrat e NATO-s.
 
Anėtarėsimi nė NATO nuk ėshtė njė dhuratė, nuk ėshtė thjeshtė njė privilegj, por njė detyrė e rėndė qė pėrmban nė vetvete edhe privilegja, tha Robertson, duke theksuar se vendet qė duan tė anėtarėsohen nė NATO duhet tė jenė nė gjendje tė kontribuojnė pėr sigurinė dhe jo vetėm tė pėrfitojnė prej saj.

Lordi Robertson pėrkujtoi se ende janė tė freskta pėrpjekjet qė u bėnė nė vitin 1999 pėr t'i dhėnė fund gjenocidit tė ushtruar nga Milosheviqi ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė. Ai tha se nuk do tė harrojė kurrė atė qė bėri populli dhe qeveria shqiptare pėr tė ndihmuar NATO-n nė kėto pėrpjekje.
 
 
Statuja e Nėnės Tereze nė Romė nuk do tė ngritet, ka thėnė kryebashkiaku Veltroni
 
Romė 18 korrik 2003 - Kryetari i bashkisė sė Romės Valter Veltroni ka bėrė tė ditur se ēėshtja e ngritjes sė bustit tė Nėnės Tereze nė Romė me mbishkrimin, siē kanė propozuar maqedonasit, tashmė konsidorehet e mbyllur. Veltroni nė njė bisedė telefonike me kryetarin e bashkisiė sė Tiranės ka dhėnė garanci se statuja nuk do tė vendoset nė Romė.

Ambasadori i Shqipėrisė nė selinė e shenjtė Zef Bushati ka bėrė tė ditur se sekretari i shtetit i Vatikanit pėrmes njė note zyrtare ka vendosur qė nė tė rastet kur do tė pėrmendet emri i Nėnės Tereze do tė vendoset edhe kombėsia e saj shqiptare.
 
 
Ndihmėsit e kryeministrit serb para akuzohen pėr larje parash
 
Beograd, 18 korrik 2003 - Guvernatori i Bankės qendrore tė Serbisė, Mllagjan Dinkiq, ka akuzuar dy ndihmėsit e kryeministrit serb Zoran Zhivkoviq, pėr pėrfshirje nė pastrim parash.

Dinkiq u tregoi gazetarėve nė Beograd njė letėr qė siē tha ai policia serbe e kishte marrė nga kolegėt e tyre hungarezė, qė tregonte se tė dy personat nė fjalė kishin transferuar nė banka mė shumė se 1 milionė euro, prej kompanish tė rregjistruar nė Qipro dhe ishujt Seishell.

Ndihmėsit e kryeministrit i kanė mohuar kėto akuza, por korrespondentėt nga Beogradi thonė se ky zhvillim ėshtė i rėndė pėr kryeministrin Zoran Zhivkoviq.

Ai ėshtė ende i pėrfshirė nė debatin e nisur lidhur me ligjin pėr reformimin e bankės qendrore. Zhvikoviq ka thėnė se ndryshimet do t'i kushtojnė atij humbjen e postit.
                          
 
Gjashtė kushtet e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Serbinė
 
Bruksel, 18 korrik 2003 - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave rekomandon qė Serbisė t'i ndalohet anėtarėsimi nė Partneritetit pėr paqe nėse Qeveria e Beogradit nė afatin brenda njė viti nuk zbaton reformat e nevojshme dhe nėse aparati shtetėror i Serbisė nuk pastrohet nga mbeturinat e regjimit tė Millosheviqit.

KNK thekson se qeveria serbe nuk ėshtė nė gjendje tė zbatojė reformat me ngulm meqenėse ėshtė e varur nga oligarkia financiare nga koha e Millosheviqit dhe ėshtė e ballafaquar me rezistencėn e forcave tė patransformuara nė sektorin e sigurimit shtetėror dhe nė armatė.
 
Kjo organizatė kėrkon qė bashkėsia ndėrkombėtare qė qeverisė sė Beogradit t'ia parashtrojė gjashtė kushte tė cilat duhet plotėsuar brenda njė viti.
 
Kėto kanė tė bėjnė me ushtrimin e standardeve tė Kėshillit tė Evropės pėr tė drejtat e njeriut, e sidomos lirisė sė mediave e trajtimit human tė tė burgosurve, pastaj bashkėpunimit me Tribunalin e Hagės, pėrparimit nė reformėn e jurisprudencės, luftės kundėr krimit dhe korrupsionit tė organizuar.

KNK mendon se duhet tė shpėrbėhet Agjencia e Sigurimit dhe Informimit - BIA, duke e zėvendėsuar atė me njė shėrbim tė ri qė duhet t'i nėnshtrohet mbikqyrjes sė parlamentit dhe vėnien e ushtrisė nėn kontroll civil.
 
 
Nė Parlamentin e Maqedonisė u aprovua ligji i ri pėr arsimi n e lartė
 
Shkup, 18 korrik 2003 - Deputetėt e Parlamentit tė Maqedonisė me shumicė votash aprovuan Ligjin e ri pėr arsimi n e lartė, qė mundėson themelimin e universiteteve nga ato komunitete tė cilat pėrbėjnė mbi 20 pėr qind tė popullatės.
 
Me ndryshimin e kėtij ligji i hapet rruga zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės, i cili do tė jetė universiteti i tretė shtetėror, qė do tė financohet nga buxheti shtetėror i Maqedonisė. Deri me ndryshimin e kėtij ligji UT nuk njihej nga autoritetet e Shkupit.
 
 
Presidenti Moisiu dekretoi datėn 12 tetor pėr zhvillimin e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri
 
Tiranė, 18 korrik 2003 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu dekretoi datėn 12 tetor pėr zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Nė kėtė datė partitė politike do t'i drejtohen elektoratit me kandidatėt e pėrzgjedhur pėr kryetarė bashkie dhe komunash nė vend.
 
Vendimi i presidentit Moisiu sipas shtypit shqiptar u kushtėzua nga ceremonia qė do tė zhvillohet nė Vatikan pėr shenjėtėrimin e Nėnė Terezės. Kėto votime kėtė herė do tė mbahen vetėm njė ditė dhe do tė pėrfundojnė para shenjėtėrimit tė Nėnės Tereze.
 
 
Senati amerikan ka miratuar shumėn prej 368.6 milionė dollarėsh pėr shpenzimet e mbrojtjes pėr vitin 2004
 
Uashington, 18 korrik 2003 – Me votim tė njėzėshėm, pas njė diskutimi treditor, Senati amerikan ka miratuar shumėn prej 368.6 milionė dollarėsh pėr shpenzimet e mbrojtjes me destinim modernizimin e pajimeve ushtarake dhe ngritjen pėr 4.1 pėr qind tė pagave tė personelit ushtarak pėr vitin fiskal 2004, njofton AFP.
 
Nė kėtė shumė nuk hyjnė fondet qė mbulojnė shpenzimet e operacioneve aktuale nė Irak dhe nė Afganistan pėr vitin e ardhshėm fiskal. Kėto shpenzime thuhet se do tė mbulohen me njė ligj tė veēantė, kanė thėnė ligjvėnėsit.
 
 
Bush dhe Bler mbrojnė luftėn
 
Uashington, 18 korrik 2003 - Kryeminsitri britanik, Toni Bler, tha para njė seance tė Kongresit amerikan nė Uashington se njerėzimi nuk do t'i kishte falur udhėheqėsit botėror nėse ata do tė dėshtonin nė luftėn kundėr terrorizmit.

Nė njė fjalim qė u ndėrpre vazhdimisht nga duartrokitje, zoti Blair e pėrshkroi terrorizmin si njė virus tė ri vdekjeprurės ku aftėsia pėr tė shkaktuar dhembje ėshtė rritur nga teknologjia.

Nė fjalimin e tij Bler bėri thirrje qė Evropa dhe Amerika tė mos lejojnė dallimet e tyre t'i pėrēajnė ato.
"Pėr tė qenė partner serioz, Evropa duhet tė mund anti-amerikanizmin qė nganjėherė shndėrrohet nė debat politik", tha ai.
 
"Ndėrsa ajo qė Amerika duhet tė bėjė ėshtė qė tė tregojė se partneriteti me Evropėn ėshtė i ndėrtuar mbi bindje dhe jo urdhra", shtoi kryeministri britanik.

Zoti Bler tha gjithashtu se terrorizmi nuk do tė mposhtet pa arritur paqen nė Lindjen e Mesme.
 
 
Bush kėmbėngul se Iraku ka patur armė tė shkatėrrimit nė masė
 
Uashington, 18 korrik 2003 - Nė njė konferencė pėr shtyp me kryeministrin britanik, Presidenti amerikan Xhorxh Bush kėmbėnguli se Iraku ka patur armė tė shkatėrrimit nė masė, regjimi i Sadam Huseinit ka qenė njė varr dhe njė kėrcėnim nė rritje qė e justifikoi ndėrhyrjen ushtarake tė koalicionit.

Tė dy udhėheqėsit folėn edhe pėr planet e debatueshme pėr gjykimin nė njė gjykatė ushtarake nė SHBA tė dy tė dyshuarve si terroristė qė po mbahen nė Guantanamo nė Kuba.

Qeveria britanike do tė preferonte qė tė dyshuarit tė dilnin para gjyqit nė Britani dhe presidenti Bush premtoi tė bashkėpunonte.

Nė tė njėtėn kohė presidenti Bush theksoi se e dinte me siguri se tė dyshuarit qė po mbahen nė Guantanamo ishin njerėz tė kėqij dhe luftėtarė tė paligjshėm.
 
 
Policia ka gjetur njė trup tė pajetė qė besohet tė jetė i ish-ekspertit tė armėve tė OKB-sė, Dejvid Kelli
 
Londėr, 18 korrik 2003 – Policia ka bėrė tė ditur sot (e premte) se kanė gjetur njė trup tė pajetė derisa po kėrkonin ish-ekspertin e armėve tė OKB-sė, Dejvid Kelli, i cili ka qenė zhdukur ditė mė parė kur kishte dalė tė shetiste pa pallto pėrkundėr shiut me stuhi, njofton Rojter.
 
"Trupi i njė burri ėshtė gjetur", ka thėnė nė njė konferencė shtypi zėdhėnėsi i policisė, Dejv Purnell, por ka shtuar se nuk mund tė identifikohet identiteti i tij. Dejvid Kelli ishte njė mikrobiologjisty nė ministrinė e Mbrojtjes, i cili ka punuar me inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara nė Irak.
 
 
Rritet pėr 60 pėr qind falsifikimi i euros Rritet pėr 60 pėr qind falsifikimi i euros
 
Bruksel, 18 korrik 2003 - Sipas njė raporti mė tė ri tė Bankės Qendrore Evropiane, numri i banknotave tė falsifikuara tė euros, valutės sė pėrbashkėt tė 12 vendeve tė Bashkimit Evropian, ėshtė rritur nė gjysmėn e parė tė kėtij viti madje pėr 60 pėr qind.

Nė raportin e njėjtė thuhet se nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti nga qarkullimi janė tėrhequr mbi 230.000 banknota tė falsifikuara, gjė qė ėshtė pėr 85.000 mė shumė sesa nė periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar.
 
 
Hetime pėr korrupsion nė BE
 
Bruksel, 18 korrik 2003 - Parlamenti Evropian i ka bėrė thirrje Presidentit tė Komisionit Evropian, Romano Prodi, qė tė pėrgjigjet lidhur me dyshimet pėr skandale mashtrimi nė rritje nė tė cilat janė pėrfshirė zyrtarė tė lartė tė ekzekutivit.

Kėrkesa e Parlamentit Evropian ėshtė pjesė e hetimeve tė pėrgjithshme pėr llogari sekrete bankare dhe kontrata false nė zyrėn e statistikave tė Komisionit Evropian.

Mendohet se fonde qė kapin miliona euro janė zhdukur.

Komisioni Evropian thotė se nuk kishte dijeni pėr pretendimet lidhur me mashtrimet financiare deri ne maj, kur gazetat publikuan holėsitė e nje humbjeje nė shkallė tė gjerė nė njė sipėrmarrje tė pazbuluar nga hetuesit.
 
 
Njėmbėdhjetė pakistanezė qė po mbaheshin nė Guantanamo janė kthyer nė vendin e tyre
 
Baza Guantamano, 18 korrik 2003 - Njėmbėdhjetė pakistanezė qė po mbaheshin nė Guantanamo janė kthyer nė vendin e tyre. Personat nė fjalė janė mbajtur nė bazėn amerikane nė Kubė qė prej luftė nė Afganistan.

Qeveria pakistanize kishte thėnė se ata do tė liroheshin menjėherė pas mbarrimit tė marrjes nė pyetje.
Kėta burra janė ndėrmjet 50 shtetasve pakistanezėve qė po mbahen nė Kubė.

Ky ėshtė grupi i dytė qė lirohet. Katėr pakistanze u liruan nga Guantanamo nė fillim tė kėtij viti. Njėri prej tyre i ka kėrkuar qeverisė amerikane miliona dollarė kompesime pėr kohėn e klaur nė izolim.
 
 
Nė Tikrit ėshtė rrėnuar me eksploziv njė statujė e madhe e Sadamit
 
Tikrit, Irak, 18 korrik 2003 – Me njė shpėrthim buēitės tė njė sasie tė madhe eksplozivi, ushtria amerikane ka rrėnuar sot (e premte) statujėn 30 kėmbė tė lartė tė Sadam Hyseinit nė shpinė tė kalit me shikim tė drejtuar nga vendlindja e diktatorit, njofton AP.
 
Rrėnimi i kėsaj statuje ėshtė pritur mirė nga njė turmė e madhe vendėsish, tė cilėt rrėzimin e diktatorit e ndoqėn me plot gaz e qeshje. Ushtarėt kanė zbėrthyer gjithshtu edhe njė bombė tė madhe prodhim vendi afėr aeroportit tė Bagdadit.
 
 
Gjenet pėrcaktojnė prirjet pėr depresion tė njerėzve
 
Londėr, 18 korrik 2003 - Nėse njerėzit bėhen tė dėshpruar pasi tė kenė pasur ndonjė stres apo tension nervor kanė ndikim gjenet e tyre, kanė bėrė tė ditur shkencėtarėt, njofton BBCWorld. Njė studim ka treguar se prirja pėr tė rėnė nė dėshprim ėshtė pjesėrisht e pėrcaktuar nga ēfarė versioni tė gjeneve specifike ka personi nė fjalė.
 
Skencėtarėt kanė zbuluar se dikush qė ėshtė me version mė pak protektive tė gjeneve ka prirje dy herė mė shumė tė bjerė nė depresion se sa njė person me formėn mė tė lartė protektive tė gjeneve.
 
Ata thonė se zbulimet e tyre shpjegojnė pse disa njerėz pėrballojnė mė mirė pėrvojat, siē janė ndarjet bashkėshortore, papunėsinė dhe tė tjerat si kėto.
 
 
Amnesti Interneshėnėl ka dėnuar SHBA-tė pėr vazhdimin e ekzekutimit tė tinejxherėve pėr krime tė kryera
 
Gjenevė, 18 korrik 2003 - Organizata e tė drejtave tė njeriut, Amnesti Interneshėnėl, ka dėnuar SHBA-tė pėr vazhdimin e ekzekutimit tė fėmijėve pėr krime tė kryera, njofton BBCWorld.
 
Nė raportin e ri kjo organizatė thotė se SHBA-tė janė pėrgjegjėse pėr 13 nga 20 ekzekutimet e njohura nė mbarė botėn nė dekadėn e fundit pėr krimet e kryera para ditėlindjes sė tyre tė 18-tė.
 
Pesė nga ekzekutimet nė SHBA kanė ndodhur nė 18 muajt e fundit. Disa shtete tė SHBA-ve lejojnė ekzekutimin e personave pėr krimet e kryera nė moshėn tinejxhere.
 
 
Zėdhėnėsi i Al-Kaedės nė Iran
 
Kuvajt, 18 korrik 2003 - Autoritetet nė Kuvajt thanė se njė prej mė tė kėrkuarve, i dyshuar si zėdhėnėsi i rrjetit tė Al-Kaedės, Abu-Ghaith po mbahet nė arrest nė Iran. Agjencia zyrtare kuvajtiane e lajmeve KUNA, tha se qeveria e Kuvajtit ishte kontaktuar nga Teherani lidhur me ekstradimin e personave tė kėrkuar qė kanė qėnė rezident nė Kuvajt.

Ministri i Brendshėm kuvajtian citohet tė ketė thėnė se nuk ka ndėrmend tė kėrkojė ekstradimin e Abu-Ghaithit nga Irani, pasi atij i ishte hequr prej kohėsh nėnshtetėsia kuvajtiane.

Irani deklaroi nė qershor se po mbante nė izolim njė numėr personash tė dyshuar si anėtar tė Al-Kaedės, por ka identifikuar vetėm disa prej tyre.
 
 
Vendosja e rendit nė Irak mė e vėshtirė
 
Bagdad, 18 korrik 2003 - Njė ekip kėshillimor i nivelit tė lartė qė ėshtė dėrguar nė Irak, prej Departamentit amerikan tė Mbrojtjes, tha se Uashingtoni ka njė mundėsi tė vogėl pėr tė vendosur rendin nė Irak.
 
Ekipi i pėrshkroi tre muajt e ardhshėm si njė dritare mundėsish qė do tė mbyllej nėse nuk bėhej asnjė pėrparim pėr tė siguruar rendin, shėrbimet bazė dhe ofrimin e mundėsive politike dhe ekonomike pėr popullin irakian.

Raporti u hartua nga pesė grupe ekspertėsh tė pavarur, tė cilėt qėndruan gati dy javė nė Irak, me ftesė tė sekretarit tė mbrojtjes Donald Rumsfeld, dhe shefit tė adminitratės civile tė udhėhequr nga amerikanėt nė Bagdad, Paul Bremer.
 
 
Transmetohet njė kasetė ku mendohet se flet Sadami
 
Bagdad, 18 korrik 2003 - Njė kanal televiziv arab transmetoi njė kasetė qė thotė se pėrmban zėrin e Sadam Husseinit ku ai u bėn thirrje irakianėve qė tė luftojnė kundėr pushtimit amerikan.

Televizioni Al-Arabia me qendėr nė Dubai e transmetoi kasetėn sot, nė 35-vjetorin e revolucionit qė solli nė pushtet partinė Baath tė Sadam Husseinit.

Folėsi nė kasetė dėnon Kėshillin e ri Qeverisės Irakian gjė qė lė tė kuptohet se nėse kaseta ėshtė e vėrtetė, Saddam Husseini duhet tė jetė ende gjallė.

Folėsi e quan kėshillin njė shėrbėtor tė autoriteteve pushtuese. Ai u bėn thirrje irakianėve tė zhvillojnė luftė tė shenjtė kundėr forcave amerikane nė vend.

Njerėzit qė e njohin mirė zėrin e Saddamit dhe stilin e tij tė tė folurit thonė se zėri nė kasetė i ngjan atij, megjithatė vėrtetėsia e kasetės nuk ėshtė konfirmuar.
 
 
Zbulohet njė varr masiv nė veri tė Bagdadit
 
Bagdad, 18 korrik 2003 - Ushtria amerikane njofton pėr gjetjen e njė varri masiv nė veri tė Bagdadit ku mendohet tė jenė varrosur rreth 400 persona. Nė njė njoftim tė ushtrisė amerikane, thuhet sė hetuesit ushtarakė po punojnė nė vendin e varrit masiv nė zonėn e Al-Hatrės, e cila ndodhet nė jug tė qytetit tė Mosulit.

Zyrtarėt njoftojnė se mbėshtetur nė tė dhėnat e banorėve lokalė, varri masiv mund tė ketė trupat e 200 deri nė 400 personave. Agjencia franceze e shtypit, e cila citon banorėt vendas, thotė se personat e varrosur janė kurdė tė ekzekutuar nga regjimi i Sadam Husenit nė vitin 1988.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.