18.07.2003 - Trepca.net

NĖ LEKO (LECCO) TĖ ITALISĖ DY DITĖ TĖ PLOTA KUSHTUAR NĖNĖS TEREZE

MANIFESTIMI «BIJA SHQIPTARE - NĖNA E BOTĖS MBARĖ - SHENJTĖRESHA E DASHURISĖ» DRITĖ SHKENCORE E SHPIRTĖRORE - MIKPRITJE TIPIKE SHQIPTARE, BASHKIM SHPIRTĖRASH DHE DĖFRIM


   
- Dr Don Valentino Salvoldi: Pėrmes Popullit Shqiptar e njoha Nėnėn Tereze dhe pėrmes Nėnės Tereze e njoha Popullin Shqiptar ! Ajo me angazhimin personal, i ka detyruar krerėt e vendeve tė BE-sė dhe tė SHBA-ve pėr ēlirimin e Kosovės.
 
- Dr Don Lush Gjergji, duke e cituar Nėnėn Tereze: Pa paqe e pa dashuri jeta nuk ka kuptim !
 
 
Leko (Lecco) ITALI, 14 qershor 2003
 
Shkruan Engjėll KOLIQI
 
Siē ishte paraparė dhe paralajmėruar, nė Lecco u zhvillua me mjaft sukses manifestimi dyditor ndėrkombėtar kushtuar Nėnės Tereze - «BIJA SHQIPTARE - NĖNA E BOTĖS MBARĖ - SHENJTĖRERSHA E DASHURISĖ», qė nga ora 9 e sė shtunės e deri nė ora 22 tė sė dielės - njė maratonė e vėrtetė dhe shumė e kėndshme - shpirtėrore, shkencore, kulturore, artistike, sportive... Ēdo gjė ishte pėrgatitur bukur nga veprimtarėt e Shoqatės «Nėna Tereze» e nė koordinim me Qendrėn Koordinuese Integruese Kulturore e Humanitare «Albeuropa».
     
Mysafirėt e nderuar kishin filluar tė vinin qė tė premtėn. Kush do tė mbėrrinte i pari, nė mos veprimtarja tashmė e dėshmuar dhe e njohur edhe si Nėnė Tereza e Triestes - Znj. Vitore Stefa-Leka, bashkė me tė bijėn - Mardena Kelmendi, me Sokol Galanxhi-un dhe Monica (vajza italiane nga Udine qė - e ndihmuar nga e nderuara Vitore, qė e thėrret Mama, ėshtė liruar nga varėsia narkotike dhe punon e bėn njė jetė shumė tė rregullt nė Trieste). Nuk e pėrmenda kot Monikėn, qė dikush mund ta njihni edhe nga njė udhėpėrshkrim imi nė Italinė verilindore, nė muajin maj. Monika kishte sjellur me vete shumė rroba dhe gjėsende tjera tė shoqeve dhe tė kolegeve tė saja tė punės - pėr t'i bekuar nga Dom Lush Gjergji, me bindjen se si pėrcjellės i Nėnės Tereze me bekimin e tij mund t'i sjellė mrekullitė e Shenjtėreshės Shqiptare.
    
Salla e teatrit tė famullisė nė lagjen Maggianico tė Lecco-s, si dhe bina e skenės verore jashtė ishin dekoruar nga tė rinjtė shqiptarė. Kremtja filloi tė shtunėn nė ora 9, me turneun e futbollit tė vogėl, ku dhjetė skuadra (shqiptarė, italianė, marokienė, algjerianė senegalezė) garuan fer. Ndeshjet i kanė referuar gjyqtarė zyrtarė tė Federatės Italiane tė Futbollit, tė vetofruar vullnetarisht. Pėr finalen e madhe janė kualifikuar skuadrat «Nėna Tereze» dhe «17 Nėntori» - e para me lojtarėt nga Stublla e Karadakut, kurse e dyta me lojtarė kryesisht nga Tirana.
    
Akademia solemne ka filluar rreth orės 18,30. Salla ishte e vogėl pėr t'i zėnė tė gjithė tė interesuarit.Udhėhequr nga sopranja e mirėnjohur - Lajde Mjeda, e ardhur posaēėrisht pėr kėtė manifestim, nga Zagrebi, tė gjithė tė pranishmit kemi kėnduar Hymnin Kombėtar! Ligjėrata e parė ishte ajo e Dr Don Valentino Salvoldi-t, i cili tha se ėshtė njohės i mirė i popullit shqiptar dhe posaēėrisht i Kosovės, ku shkon shpesh, i ftuar nga miku i madh i tij - presidenti ynė, Dr Ibrahim Rugova. duke folur nė temėn e tij: «Nėna Tereze - njė kulturė e paqes e llojit grua», ai ndėr tė tjera solli edhe dėshmi nga angazhimi i Shenjtėreshės Shqiptare pėr lirinė e Kosovės, nė takimet e saja me kryetarė e qeveritarė tė shteteve tė BE-sė dhe me ish presidentin amerikan Bill Klinton, i cili i kishte premtuar se do ta ēlirojė Kosovėn dhe e ka realizuar premtimin. Mu nė kėto ditė tė pluhurit tė grekėrve dhe sllavomaqedonasve, pėr ta "shpallur" Nėnėn Tereze si bijė tė kombeve tė tyre, Dr Salvoldi tha njė dėshmi shumė vulosėse: "Pėrmes Popullit Shqiptar e njoha Nėnėn Tereze dhe pėrmes Nėnės Tereze e njoha Popullin Shqiptar" !
    
Dr Antonella Lucchini, njė e re nga rrethi i Novarės, e cila kohė mė parė ka doktoruar mbi jetėn dhe veprėn e Nėnės Tereze, nė fakultetin e shkencave politike nė Milano, me entuziazėm tė madh dhe e emocionuar nga gėzimi qė ndodhej nė mesin e qindėra bashkėkombasve tė Shenjtėreshės Shqiptare, ka shtjelluar temėn: "I varfėri, i vuajturi - njė pėrngjajshmėri dhembshurie e Krishtit", duke potencuar se Nėna Tereze nė njeriun e vuajtur shihte vetė Jezu Krishtin dhe i ndihmonte me plot dashuri, qė ishte efikase mbi tė gjitha medikamentet.
Pastaj sopranja e shkėlqyeshme Lajde Mjeda, e shoqėruart nga tingujt e mrekullueshėm nė piano, nga Shtjefėn Dodes kėndoi pjesė nga opera "Mrika" tė Prenk Jakovės dhe kėngėn e mirėnjohur "Ave Maria", duke fascionuar tė gjithė tė pranishmit qė e pėrcollėn me duartrokitje frenetike.
    
Dr Adriano Stasi (anėtar i Akademisė Mariane Papnore), pėr njė urgjencė tė paparashikuar nuk ka mundur tė vijė personalisht, por e ka dėrguar sekretareshėn e tij - Francesca Losa, e cila ka lexuar temėn e tij: "Gruaja e krishterė nė shenjtėri", duke e krahasuar Nėnėn Tereze me Zonjėn e Bekuar dhe popullin shqiptar me popullin e zgjedhur tė Zotit.
    
  
Dr Don Lush Gjergji ligjėratėn e tij e ka mbajtur nė gjuhėn shqipe, edhepse gati gjysma e sallės ishte e mbushur me italianė, tė cilėve iu shpėrnda teksti i shkruar italisht i ligjėatės sė Dom Lushit.
 
Ai sė pari ka folur mbi origjinėn dhe gjendjen e Familjes Bojaxhiu e pastaj pėr jetėn dhe veprėn e Nėnės Tereze, duke sjellur shumė dėshmi nga takimet e tij tė shumta me Shenjtėreshėn Shqiptare.Gjatė ligjėratės sė tij, Dom Lushi ėshtė ndėrprerė shpesh me duartrokitje frenetike.
 
Pastaj moderatori Don Agim Qerkini ia ka dhėnė fjalėn arkitektit Umberto Trenta - autor i projektit famnoz «Tempulli i Lirisė - Nėna Tereze» qė sė shpejti do tė fillojė tė ndėrtohet nė Hajvali - afėr Prishtinės. Arkitekti Trenta ka theksuar se ndjehet i privilegjuar tė jetė autor i kėtij projekti tė madh dhe tė jetė mik i shqiptarėve - mik i popullit tė Nėnės Tereze, tė cilėn tha se pėrherė e ka nė zemėr.
 
Ai kishte pėrgatitur projektin, qė me nėnshkrime tė shumė pjesėmarrėsve, nga ky manifestim, me datėn 12 e 13 korrik 2003 nga Lecco t'i dėrgohet drejtėpėrdrejtė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė New York - Z. Kofi Annan.
Mbas mbarimit tė meshės - Imzot Merisi, me Dom Lushin e me Dom Agimin shkojnė nė skenėn verore, pėr tė marrė pjesė nė programin kulturo-artistik
 
Pėrveē ligjėruesve, projektin publikisht e solemnisht e kanė nėnshkruar edhe: ipeshkėvi i Lecco-s - Imzot Merisi, shumė priftėrinj italianė, pėrfaqėsues tė institucioneve tė pushtetit lokal dhe tė organizatave joqeveritarėve, gazetarė, artistėt e kėtij manifestimi, shumė veprimtarė tė ardhur nga tė gjitha anėt, si: Vitore Stefa - Leka, Mimoza Ahmeti, Nirvana Pistulli, Mardena Kelmendi, Hajredin Kaza, Sokol Galanxhi, Mark Topollaj, Zef Ahmeti, Albert Ramaj, Lajde Mjeda, Gjon Frroku, Albert Dani, Shtjefėn Dodes, Pashk Ballabani (kryetari i Shoqatės "Nėna Tereze"), Engjėll Koliqi (kryetar i Qendrės "Albeuropa") e shumė tė tjerė. Z. Umberto ka thėnė se gjatė ditėve pėrkujtimore qė Shoqata "Nėna Tereze" organizon nė Kosovė (26 gusht 5 shtator 2003) duhet tė bėhet rrethimi i truallit tė Sheshit tė Paqes dhe tė vėhet gurthemeli. Pėr mbikqyrjen e punimeve tha se janė emėruar dy studentė tė arkitekturės nė Prishtinė dhe dy tė tjerė - nė Ascoli Piceno, nė Itali. Ai tha - "Nėna Tereze ka lindur atje dhe ne duhet tė shkojmė atje e jo tė mblidhemi nė festat e Saj kėndej!" Edhe ai ėshtė ndėrprerė disa herė me duartrokitje frenetike.
 
Akademia solemne nė sallė ėshtė mbyllur me dy pika tė bukura artistike. Brizida Balla ka interpretuar jashtėzakonisht bukur rolin e Nėnės Tereze nė monodramėn e shkruar enkas pėr kėtė manifestim, nga Gjon Ballabani. Kantautori dhe rapsodi ynė i mirėnjohur, i ardhur enkas nga Lezha pėr manifestimin - Gjon Frroku i ka ngritur nė kėmbė tė gjithė tė pranishmit, me kėngėn e tij tė mrekullueshme kushtuar Nėnės Tereze.
    
Pastaj, nė binėn verore, ėshtė shtruar sofra shqiptare, me ushqime e me pije pėr qindėra pjesėmarrės. Mysafirėve posaēėrisht u kanė pėlqyer specialitetet tona (pite, byrekė, ėmbėlsira...), tė ofruara nga organizatorėt, si ushqim qė Nėna Tereze ka ngrėnė nė fėmijėri dhe nė rini. Aty organizatorėt, bashkė me mysafirėt janė dėfryer deri nė mesnatė. Pėrmes Luz Koliqit, rapsodi Gjon Frroku i ka aktivizuar nė kėngė e nė valle dhjetėra tė rinj tė pranishėm - qė nga Vlora e deri nė Mitrovicė. Lecco buēiste vetėm shqip. Edhe italianėt, qė e njohin si Madre Teresa, sonte shqiptonin: Nėna Tereze ! Rroftė populli shqiptar! Rrofshin tradidat, mikpritja dhe solidariteti shqiptar!!!
 
Tė dielėn, nė ora 11 filloi mesha solemne kushtuar Shenjtėreshės Shqiptare. Nė meshėn qė e udhėhoqi ipeshkėvi - Imzot Merisi bashkėēelebruan edhe: Dom Lush Gjergji, Dom Mikel Sopi, Dom Agim Qerkini, Dom Valentino Salvoldi, Dom Guido, Dom Gaudenzio, Dom Alessandro e disa priftėrinj tė tjerė italianė, emrat e tė cilėve nuk i mėsova. Me nivelin e lartė tė kėngėve kishtare, tė interpretuara nga kori shqiptar, udhėhequr nga Lajde Mjeda, Shtjefėn Dodes, Motra Maria Aurora Koliqi e nga Albert Dani - janė befasuar pėr tė mirė tė gjithė tė pranishmit. Jo vetėm kisha, por edhe oborri i saj ishte i vogėl pėr t'i pranuar tė gjithė tė pranishmit, qė tani mė nuk ishin disa qindėra, por mijėra.
    
Pjesėmarrja e madhe nė kėtė manifestim dhe kapaciteti i vogėl i sallės sė teatrit, na "detyruan" ta pėrgatisim skenėn verore, ku menjėherė pas meshe u rishtrua sofra shqiptare dhe u ulėn mysafirėt. Rreth orės 13 ka filluar maratona kulturo-artistike e sportive. Rrapsodėt Gjon Frroku e Nue Ēokaj kanė entuziazmuar tė pranishmit me kėngėt e tyre tė zgjedhura. Edhe Luz Koliqi ka interpretuar mjaft bukur kėngėn mbi Nėnėn Tereze, pėrgatitur enkas pėr kėtė manifestim. Albert Dani i ka kėnaqur tė pranishmit me interpretimin e jashtėzakonshėm tė tri kėngėve tė tij tė muzikės sė lehtė, si dhe me kėngė tė pėrpunuara tė Ansamblit "Trix".
 
Kaptinė nė vete ka qenė shou i komikėve tė mirėnjohur italianė Rosy-Salvi, ( tė njohur me humorin e tyre nga RAIUNO e CANALE5) tė ardhur enkas pėr kėtė manifestim, nga Mantova.Janė lexuar shumė pėrshėndetje e poezi kushtuar Nėnės Tereze, tė mbėrrijtura nga Shqipėria, nga Kosova, nga Presheva, nga SHBA-tė, nga Suedia, nga Gjermania, nga  Franca, nga Austria, Zvicra e nga vende tė tjera - nga shumė patriotė e krijues shqiptarė. Edhe mysafirėt - Vitore Stefa-Leka, Hajredin Kaza, Mardena Kelmendi, Nirvana Pistulli e tė tjerė, kanė pėrshėndetur manifestimin nga bina. E paraqitur me plot tė drejtė si Nėnė Tereza e Triestes - shkrimtarja, gazetarja e humanistja jonė e dėshmuar - Vitorja, ua ka pėrcjellur tė pranishmėve edhe pėrshėndetjet pėr manifestimin e sidomos pėr tė madhin Don Lush Gjergjin, tė bėra pėrmes telefonit, nga gazetarėt - Beqir Sina nė New York e Vasil Ēesari nė Bordo tė Francės, nga poeti Petraq Pali nga SHBA-tė, pėrshėndetjet e gazetares Irena Shabani nga Tirana  e nga veprimtarė tė tjerė. Nė ora 17 ka filluar ndeshja finale e turneut tė futbollit, nė mes skuadrave "Nėna Tereze" dhe "17 Nėntori". Fituese doli skuadra "Nėna Tereze". Programi festiv ka vazhduar deri nė ora 22.
 
 Ajo qė e ka karakterizuar kėtė manifestim madhėshtor dyditor kushtuar Nėnės Tereze - ishte pjesėmarrja masive edhe e grave dhe e fėmijėve, qė edhe kanė kontribuuar  me recitime e vallėzime, por edhe me shėrbime nė tryezėn shqiptare. Njė gjė qė tė gjithė e kemi dėshiruar - tė gjithė tė pranishmit janė shpėrndarė jashtėzakonisht tė kėnaqur, me mbarėvajtjen e kėtij manifestimi.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.